{"id":72103,"date":"2022-01-11T16:54:27","date_gmt":"2022-01-11T15:54:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-artan-lulaj-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/01\/11\/"},"modified":"2023-04-06T17:18:50","modified_gmt":"2023-04-06T15:18:50","slug":"prokurori-artan-lulaj-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-artan-lulaj-perballet-me-barre-prove-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2022\/01\/11\/","title":{"rendered":"Prokurori Artan Lulaj p\u00ebrballet me barr\u00eb prove p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Artan Lulaj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Alma Faskaj, vuri n\u00eb dukje se kishte vler\u00ebsuar paraprakisht se Lulaj nuk kishte qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunues, nd\u00ebrsa nuk kishte kthyer disa p\u00ebrgjigje, nuk kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar t\u00eb b\u00ebnte transparenc\u00eb mbi pasurin\u00eb e s\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Genta Tafa Bungo replikoi disa her\u00eb me Lulajn dhe avokaten e tij, Romina Zano, sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimeve t\u00eb prokurorit mbi nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje dhe refuzimin e shpjegimeve mbi pasurit\u00eb e s\u00eb bij\u00ebs dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Tafa k\u00ebmb\u00ebnguli se e bija, e p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligj si \u201cf\u00ebmij\u00eb madhor\u201d ishte person i lidhur. \u00a0Por Zano dhe m\u00eb pas Lulaj pretenduan se kjo pasuri nuk mund t\u00eb hetohej prej procesit t\u00eb vetingut, nd\u00ebrsa pretenduan se i kishin treguar KPK-s\u00eb burimin e saj.<\/p>\n<p>Artan Lulaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2001. Ai ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme si dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebrpara se t\u00eb transferohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p><strong>Hetimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatoja vuri n\u00eb dukje se Lulaj rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ mbi 5 milion\u00eb lek\u00eb nga analiza financiare e b\u00ebr\u00eb n\u00eb KPK. Bilanci negativ, si\u00e7 doli nga relatimi, krijohej kryesisht nga mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2001, rimodelimin e tij, blerja e nj\u00eb makine, kursimet cash dhe shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, Lulaj kishte n\u00eb vite disa mosdeklarime apo deklarime t\u00eb pasakta, nd\u00ebrsa shitja e tre pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Sarand\u00eb q\u00eb ishin deklaruar si burim krijimi p\u00ebr apartamentin nuk ishin marr\u00eb parasysh.<\/p>\n<p>Relatorja tha se k\u00ebto pasuri ishin shitur pas blerjes s\u00eb apartamentit dhe nuk mund t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer si t\u00eb ardhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb pyetjeve, Bungo dhe an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn t\u00eb dinin n\u00ebse Lulaj mund t\u00eb dokumentonte koh\u00ebn kur i kishte marr\u00eb parat\u00eb nga shitjet, por ky i fundit tha se nuk kishte dokumentacion.<\/p>\n<p>Avokatja Zano kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se deklarimet vjetore dhe shpjegimet e dh\u00ebna ishin t\u00eb mjaftueshme dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e KPK p\u00ebr t\u00eb mos i marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat nga shitjet.<\/p>\n<p>Zano tha se p\u00ebrkund\u00ebr analiz\u00ebs s\u00eb KPK, Lulo rezultonte me nj\u00eb bilanc pozitiv prej 11 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb me ekspert\u00eb t\u00eb kontraktuar prej tyre.<\/p>\n<p>Zano kund\u00ebrshtoi edhe gjetjet e KPK-s\u00eb se Lulaj nuk kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas avokates, prokurori nuk e kishte gjetur dot k\u00ebt\u00eb dokument dhe kjo ishte arsye pse nuk e kishte sjell\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet n\u00eb lidhje me moskthimin e disa p\u00ebrgjigjeve dhe tha se klienti i saj kishte bashk\u00ebpunuar me hetimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb replik\u00eb mes pal\u00ebve pati edhe n\u00eb lidhje me apartamentin e bler\u00eb nga vajza e prokurorit dhe bashk\u00ebshorti i saj. Sipas KPK-s\u00eb, \u00e7ifti kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb shum\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb vet\u00ebm pak koh\u00eb pasi apartamenti ishte vler\u00ebsuar 15 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por sipas relatores, prokurori kishte refuzuar t\u00eb jap\u00eb shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb apartament edhe pse vajza konsiderohej person i lidhur.<\/p>\n<p>Zano tha n\u00eb seanc\u00eb se vajza e prokurorit nuk mund t\u00eb konsiderohej person i lidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe se kjo pasuri nuk ishte n\u00eb ato q\u00eb mund t\u00eb hetohej nga vetingu, pasi nuk ishte pasuri e personave q\u00eb deklaronin s\u00eb bashku me subjektin.<\/p>\n<p>Por relatorja k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK duhej t\u2019i viheshin n\u00eb dispozicion dokumentet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb vendoste n\u00ebse ajo kishte apo jo lidhje me subjektin.<\/p>\n<p><strong>Rasti \u201cMihali\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Lulaj, i cili b\u00ebri mbrojtjen sa i p\u00ebrket profesionalizmit, tha se n\u00eb materialet q\u00eb i ishin d\u00ebrguar atij nga Komisioni kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se avokatja q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shit\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb shit-blerje n\u00eb vitin 2021 ishte po ajo q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb mbrojtjen e t\u00eb pandehurve t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e Marvin Mihalit n\u00eb vitin 2018. Lulaj tha se kjo ishte nj\u00eb insinuat\u00eb e papranueshme p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebrsa tha se ai nuk kishte qen\u00eb prokuror i \u00e7\u00ebshtjes kur avokatja n\u00eb fjal\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Por relatorja dhe kryesuesi Hamitaj i than\u00eb Lulajt se po replikonte bazuar n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk ishte as barr\u00eb prove dhe p\u00ebr t\u00eb cilin nuk i ishte k\u00ebrkuar shpjegim. Megjithat\u00eb, Hamitaj k\u00ebmb\u00ebnguli se gjetjet e hetimit p\u00ebrmendeshin t\u00eb gjitha pasi materiali sh\u00ebrbente edhe p\u00ebr pal\u00ebt e tjera n\u00eb proces. \u201cKy \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb citim i nj\u00eb fakti,\u201d tha Hamitaj.<\/p>\n<p>Nga sa u kuptua nga relatimi, KPK i kishte kaluar barr\u00eb prove Lulajt n\u00eb lidhje me hetimin e vrasjes s\u00eb Marvin Mihalit. Relatorja vuri n\u00eb dukje disa mungesa t\u00eb hetimit, mosvler\u00ebsim t\u00eb disa rrethanave, munges\u00ebn e hetimet n\u00eb lidhje me rolin e tre personave ve\u00e7 autorit t\u00eb dyshuar dhe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Relatorja tha se Lulaj kishte b\u00ebr\u00eb ndryshimin e akuz\u00ebs ndaj tre t\u00eb akuzuarve, nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb moskall\u00ebzim krimi dhe kishte pranuar zbutjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj tyre, edhe pse nj\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebsaj dha dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p>Lulaj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai tha se hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe p\u00ebrfundimet q\u00eb ai kishte arritur ishin t\u00eb sakta. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte larguar nga \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr shkak t\u00eb akuzave n\u00eb disa portale. Lulaj megjithat\u00eb nuk u fut n\u00eb detaje, pasi tha se \u00e7\u00ebshtja ishte ende n\u00eb gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe se ai nuk donte t\u00eb dukej se po mbronte t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Faskaj dhe relatorja than\u00eb se prind\u00ebrit e viktim\u00ebs kishin k\u00ebrkuar largimin e Lulajt nga \u00e7\u00ebshtja 12 dit\u00eb para se ky t\u00eb pranonte zbutjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr tre nga t\u00eb akuzuarit. Ato pyet\u00ebn prokurorin p\u00ebr konflikt interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe p\u00ebr vijimin e veprimeve prej tij, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Lulaj k\u00ebmb\u00ebnguli se ai kishte qen\u00eb i detyruar t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e masave t\u00eb siguris\u00eb dhe se nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime proceduriale, pasi zbutja e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Lulaj k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Seanca e njoftimit t\u00eb vendimit u caktua n\u00eb 13 janar, ora 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Artan Lulaj u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me barr\u00eb prove n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb profesionalizmit. Trupa q\u00eb hetoi rastin e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtare Alma Faskaj, vuri n\u00eb dukje se kishte vler\u00ebsuar paraprakisht se [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72104,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Lulaj-ne-KPK-22.jpg","fifu_image_alt":"Artan Lulaj, prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72103"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72103"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72103\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72105,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72103\/revisions\/72105"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}