{"id":72112,"date":"2022-01-10T10:44:26","date_gmt":"2022-01-10T09:44:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-alfred-agollit\/2022\/01\/10\/"},"modified":"2023-04-06T17:19:20","modified_gmt":"2023-04-06T15:19:20","slug":"kpa-u-nda-per-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-alfred-agollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-per-pasurine-dhe-profesionalizmin-e-alfred-agollit\/2022\/01\/10\/","title":{"rendered":"KPA u nda p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin e Alfred Agollit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 13 korrik me shumic\u00eb votash l\u00ebnien n\u00eb fuqi vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Alfred Agolli.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00ebt Natasha Mulaj dhe Ardian Hajdari, konkluduan se Agolli ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia duke deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 68,5 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, si dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij n\u00eb hetimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve penale, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre ngrihen dyshime se ka favorizuar nj\u00eb magjistrat tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryesuesja Albana Stylla dhe an\u00ebtarja Ina Rama kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke vler\u00ebsuar mbi parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe i kan\u00eb konsideruar konkluzionet e Komisionit p\u00ebr kontrollin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019u kualifikuar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Ndryshe nga shumica q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra, pakica \u00e7mon se Agolli ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e t\u00eb tria kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga prokurori Agolli q\u00eb ngriti pretendime, si n\u00eb lidhje me procesin e rregullt ligjor, ashtu dhe p\u00ebr konkluzionet e arritura n\u00eb hetimin p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Kolegji i ka rr\u00ebzuar shkaqet q\u00eb lidhen me shkelje procedurale, pasi nuk ka gjetur veprime apo mosveprime t\u00eb Komisionit t\u00eb cilat t\u00eb ken\u00eb cenuar t\u00eb drejtat e subjektit p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p><strong>Mendimi ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Problemi kryesor q\u00eb u evidentua prej KPK n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb ishte mosdeklarimi i nj\u00eb huaje p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr. N\u00eb deklarat\u00ebn veting, ai kishte sh\u00ebnuar se ky apartament ishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe se likuidimi ishte kryer me l\u00ebvrimin e nj\u00eb kredie nga \u201cRaiffeisen Bank\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentacionin e kredis\u00eb, Komisioni ka identifikuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb subjektit ku tregohej se i ka marr\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb shtetasit N.Dh.. Kjo vler\u00eb ishte p\u00ebrcaktuar t\u00eb likuidohej pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d, por sipas KPK subjekti nuk e ka deklaruar huan\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK konstatoi se Agolli nuk e v\u00ebrtetoi me dokumentacion provues p\u00ebrdorimin dhe kthimin e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit N.Dh..<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs t\u00eb prov\u00ebs, Agolli ka sqaruar para Komisionit se nuk kishte pasqyruar marrjen e huas\u00eb n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb veting pasi ishte marr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pak dit\u00eb dhe e kishte harruar k\u00ebt\u00eb fakt. Por ky pretendim nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebs nga KPK.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Kolegj, Agolli ka paraqitur t\u00eb nj\u00ebjtin pretendim, duke sqaruar se huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr e q\u00ebllim p\u00ebrfundimin e procedurave t\u00eb kredis\u00eb. Ai e ka quajtur si nj\u00eb gabim q\u00eb i atribuohet harres\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb rikujtuar vet\u00ebm kur Komisioni ka paraqitur rrethanat.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti ka deklaruar data t\u00eb ndryshme p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb, duke krijuar konfuzion n\u00eb p\u00ebrcaktimin e sakt\u00eb t\u00eb situat\u00ebs reale q\u00eb ka ndodhur mes tij, shit\u00ebsit, huadh\u00ebn\u00ebsit dhe drejtueses rajonale t\u00eb bank\u00ebs, e cila shfaqet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmjet\u00ebseje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore sipas t\u00eb cilave do t\u00eb duhej t\u00eb kishte deklaruar huan nga z. Dh. si burim t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, dhe as t\u00eb dh\u00ebnat e huadh\u00ebn\u00ebsit\u201d, v\u00ebren shumica e Kolegjit dhe ashtu si KPK e konsideron jo bind\u00ebs argumentimin e Agollit se kishte harruar p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar prej 12 vitesh.<\/p>\n<p>\u201cLigji nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb diferencim mes llojit t\u00eb huave, afatgjata apo afatshkurtra, si burim krijimi pasurish. Subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka deklaruar lidhjen e tij t\u00eb interesit me z. Dh., duke u gjendur k\u00ebshtu n\u00eb situat\u00ebn e nj\u00eb deklarimi t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb\u201d, vler\u00ebson shumica.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Kolegji konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019, atyre gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dokumenteve t\u00eb koh\u00ebs dhe e konsideron k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb deklarimi t\u00eb paqart\u00eb dhe kofuze. [\u2026]Duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb sjellja e tij n\u00eb raport me q\u00ebllimin e procesit p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb t\u00eb mos arrij\u00eb nivelin e besuesh\u00ebm[\u2026], vler\u00ebson shumica dhe konkludon se Agolli me veprimet dhe mosveprimet e tij lidhur me deklarimet e tij t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit, ka c\u00ebnuar besimin e publikut.<\/p>\n<p>Pakica ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me shumic\u00ebn sa i p\u00ebrket pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 lidhur me mosdeklarimin e huas si burim krijimi p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Por sipas Shtyll\u00ebs dhe Ram\u00ebs, k\u00ebto pasakt\u00ebsi nuk mund t\u00eb konsiderohen se jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb konkluzionin se subjekti nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Gjithashtu, pakica vler\u00ebson se Agolli nuk ka kryer veprime apo sjellje t\u00eb tilla q\u00eb mund t\u00eb passjellin c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, deklarata noteriale e vitit 2007 e n\u00ebnshkruar nga subjekti dhe huadh\u00ebn\u00ebsi, e administruar n\u00eb dosjen e kredis\u00eb s\u00eb Raiffeisen Bank, merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr vler\u00ebn e saj provuese si nj\u00eb akt i krijuar n\u00eb koh\u00ebn kur ka ndodhur transaksioni p\u00ebr pagimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]E par\u00eb n\u00eb harmoni me provat e tjera t\u00eb sip\u00ebrcituara, \u00e7mohet nga pakica se krijon bindjen se burimi q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagimin e \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, n\u00eb dat\u00ebn 20.06.2007, ka qen\u00eb huaja e dh\u00ebn\u00eb nga z. N. Dh.\u201d, \u00e7mojn\u00eb Shtylla dhe Rama dhe konsiderojn\u00eb se koha shum\u00eb e shkurt\u00ebr e ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnieje dhe shuarja e saj n\u00ebp\u00ebrmjet kredis\u00eb zbehin pesh\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb<\/p>\n<p>Pakica shton se nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb mbuloj\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb me burime t\u00eb ligjshme dhe \u00e7mon se subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Agolli pretendon se Komisioni ka kryer interpretim t\u00eb zgjeruar t\u00eb parashikimeve p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia n\u00eb aspektin profesional. Subjekti argumenton se duhej t\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb raporti i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe e konsideron vendimin e KPK t\u00eb pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, duke shkelur parimin themelor t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor<\/p>\n<p>Agolli ka pretenduar se KPK ka marr\u00eb rolin e gjykat\u00ebs duke konkluduar se nj\u00eb vendim i tij p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal ndaj nj\u00eb gjyqtari n\u00eb vitin 2013 ka qen\u00eb i padrejt\u00eb.\u00a0 Sipas subjektit faktet objekt kall\u00ebzimi ishin t\u00eb nj\u00ebjta me ato q\u00eb ishin hetuar edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2011, kur ishte vendosur pushimi hetimeve.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara pretendimet e Agollit duke theksuar faktin se kall\u00ebzimi i vitit 2013 nuk referon t\u00eb nj\u00ebjtat fakte dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr hetim sikurse ai i vitit 2011.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se n\u00eb kall\u00ebzim pretendohej se pala nd\u00ebrgjyq\u00ebse kishte hartuar dhe i dor\u00ebzoi gjyqtarit vendimin q\u00eb do t\u00eb shpallej nga ky i fundit, n\u00eb ambientet e gjykat\u00ebsvt\u00eb mbik\u00ebqyrura nga elementet e siguris\u00eb t\u00eb instaluara pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u201cKonkluzionet e Komisionit se subjekti nuk ka respektuar detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb filluar procedimin penal, nuk ka kryer hetime paraprake, si dhe nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb mjaftueshme hetimore p\u00ebr kall\u00ebzimin e vitit 2013, apo se nuk ka arsyetuar vendimin e mosfillimit, nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb tejkalim t\u00eb tagrave t\u00eb Komisionit\u201d, vler\u00ebson KPA.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb rast tjet\u00ebr, Agolli pretendon se Komisioni ka anashkaluar problemet q\u00eb jan\u00eb eidentuar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, q\u00eb i jan\u00eb atribuar nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr q\u00eb e ka hetuar \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e cil\u00ebson t\u00eb paqart\u00eb vler\u00ebsimin e KPK se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb aspektin profesional nuk mund t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit. Por nga ana tjet\u00ebr, shumica vler\u00ebson se dy \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb analizuara n\u00eb funksion t\u00eb kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit profesional, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb cilat lidhet me kall\u00ebzimin penal n\u00eb ngarkim t\u00eb nj\u00eb funksionari t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshmuar se subjekti i rivler\u00ebsimit me veprimet dhe mosveprimet e tij q\u00eb favorizonin nj\u00eb magjistrat tjet\u00ebr, krijonte kushtet e klim\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut duke c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Lidhur me kall\u00ebzimin penal t\u00eb kryer ndaj gjyqtarit, pakica sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pretendimi i kall\u00ebzuesit nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb shoq\u00ebruar me ndonj\u00eb element provues apo q\u00eb jepte indicie p\u00ebr ngjarjen e ndodhur.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga argumentimi i Agollit n\u00eb vendimin e mosfillimit, i cili ka sqaruar se k\u00ebqyrja e pamjeve filimike ishte e pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb kishte kaluar, pakica vler\u00ebson se kall\u00ebzimi penal ka mbetur i pamb\u00ebshtetur me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Pakica \u00e7mon se vler\u00ebsimi i rrethanave konkrete t\u00eb pretenduara n\u00eb kall\u00ebzim e t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dijeni t\u00eb subjektit me vones\u00eb, nuk lejonin plot\u00ebsisht ushtrimin e funksioneve n\u00eb nivelin e duhur e t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm, n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore procedurale n\u00eb fuqi\u201d, arsyeton pakica. Edhe gjetjet e tjera jan\u00eb vler\u00ebsuar se nuk mundt\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkelje q\u00eb vler\u00ebsohet me pesh\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb, problematikat e hasura n\u00eb t\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet e analizuara, nuk konsiderohen as serioze dhe as t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebr pasoj\u00eb ato nuk afektojn\u00eb konkluzionin se subjekti arrin nivel minimal kualifikues\u201d, vler\u00ebsojn\u00eb Shtylla dhe Rama dhe konkludojn\u00eb vendimi i KPK p\u00ebr Agollin duhej t\u00eb ishte ndryshuar dhe subjekti t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 13 korrik me shumic\u00eb votash l\u00ebnien n\u00eb fuqi vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Gjirokast\u00ebr, Alfred Agolli. Ashtu si KPK, shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00ebt Natasha [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72113,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114],"tags":[451,107,112,452],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alfred-Agolli.jpg","fifu_image_alt":"Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Alfred Agolli, | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72112"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72112"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72112\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72114,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72112\/revisions\/72114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}