{"id":72118,"date":"2022-01-07T19:11:43","date_gmt":"2022-01-07T18:11:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-eda-kaja-u-gjet-me-probleme-te-shumta-per-pasurine\/2022\/01\/07\/"},"modified":"2023-04-06T17:19:32","modified_gmt":"2023-04-06T15:19:32","slug":"gjyqtarja-eda-kaja-u-gjet-me-probleme-te-shumta-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-eda-kaja-u-gjet-me-probleme-te-shumta-per-pasurine\/2022\/01\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Eda Kaja u gjet me probleme t\u00eb shumta p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, Eda Kaja u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 n\u00ebntor 2021 pasi prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u konkludua se kishe kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e pamajftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb; deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe veprime fiktive; se ka zhvilluar procese gjyq\u00ebsore n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi interesi; \u00ebsht\u00eb gjenur n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn n\u00eb zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb nj\u00eb kantin\u00eb pijesh; si dhe n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar investimet dhe shpenzimet e kryera nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga nj\u00eb aktivitet privat. Megjith\u00ebse kryesuesja Valbona Sanxhaktari ka dal\u00eb me mendim paralel duke \u00e7muar se k\u00ebto t\u00eb ardhura duhej t\u00eb ishin konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ajo i bashkohet shumic\u00ebs n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr shkarkimin e Kaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs u p\u00ebrball m\u00eb 11 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, nd\u00ebrsa gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro kat\u00ebr or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr problemet e konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Eda Kaja e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 si ndihm\u00ebs gjyqtare dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb funksionin e gjyqtares n\u00eb 1994-\u00ebn. Ajo ka punuar p\u00ebr dy dekada si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Shmangie e detyrimeve dhe konflikt interesi <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 115.9 m2; nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 19.4 m2 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese dhe nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 23.79 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, Kaja ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 se i ka p\u00ebrfituar k\u00ebto pasuri n\u00ebp\u00ebrmjet shk\u00ebmbimit t\u00eb nj\u00eb trualli n\u00eb vitin 2009. Ajo ka sqaruar se ka shpenzuar edhe 10 mij\u00eb euro p\u00ebr punime, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb kredi si dhe t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk i ka deklaruar k\u00ebto pasuri n\u00eb vitin 2009, si dhe ka deklaruar sip\u00ebrfaqe t\u00eb ndryshme nd\u00ebr vite p\u00ebr k\u00ebto prona. Pretendimet e subjektit se kishte menduar se i kishte deklaruar n\u00eb vitin 2005 k\u00ebto tre pasuri p\u00ebr t\u00eb cilat kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb investimi n\u00eb vitin 2002, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse prej KPK q\u00eb konstaton se dhe at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer deklarim i sakt\u00eb lidhur me sip\u00ebrfaqet.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK v\u00ebren se Kaja nuk\u00a0 ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse lidhur me mosp\u00ebrputhjen e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn premtim-shitje t\u00eb vitit 2008 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera 46 mij\u00eb euro, kurse n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb vitit 2012 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 2.6 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas trup\u00ebs s\u00eb KPK, pasqyrimi i \u00e7mimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb k\u00ebto kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga subjekti me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb detyrimit tatimor.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Kaja ka shfaqur q\u00ebndrime kontradiktore lidhur me \u00e7mimet e ndryshme p\u00ebr shitjen e nj\u00ebsis\u00eb, pasi ka deklaruar se nuk ishte n\u00eb dijeni p\u00ebrse kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 2.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2012, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka n\u00ebnshkruar vet\u00eb kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar jo bind\u00ebs dhe pretendimi se shuma 2.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson vler\u00ebn e pashlyer, pasi n\u00eb kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar ndonj\u00eb klauzol\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb shuma e pasqyruar p\u00ebrcakton diferenc\u00ebn e mbetur p\u00ebr bashk\u00ebpronaren tjet\u00ebr, ashtu si ka deklaruar subjekti.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me ekzistenc\u00ebn e dy kontratave me \u00e7mime t\u00eb ndryshme, ku n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes t\u00eb vitit 2012 pasqyrohet nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb her\u00eb m\u00eb ul\u00ebt se n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim-shitjes s\u00eb vitit 2008, Komisioni krijon bindjen se nga subjekti jan\u00eb kryer veprime fiktive me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore\u201d, vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p>KPK nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar nga Kaja si t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2008 me kontrat\u00ebn e premtim-shitjes s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatim. Moskonsiderimi i k\u00ebsaj shume e ka penalizuar subjektin dhe n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 55 m2 n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2008, pasi ishte deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Komisioni konkludon se Kaja ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur vler\u00ebn e investimit t\u00eb kryer n\u00eb apartamentin 115.9 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar me shk\u00ebmbimin e truallit n\u00eb 2009-\u00ebn, pasi n\u00eb deklaratat periodike dhe at\u00eb veting ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa ka depozituar nj\u00eb preventiv punimesh n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr punimet, pasi ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 473 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtarja Kaja \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese me t\u00eb cil\u00ebn ka lidhur kontrat\u00ebn e investimit dhe at\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbimit. Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 ajo ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ankuese ishte administrator dhe ortaku i vet\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, P.Ll..<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Subjekti kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies interesi, duke filluar me kontrat\u00ebn e investimit t\u00eb vitit 2002 dhe, m\u00eb pas, me kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit t\u00eb vitit 2009, si dhe duke vijuar bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb me garazhin me sip. 19.4 m2\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Fiktivitet n\u00eb \u00e7mimin e shitjes ka rezultuar dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit, vjehrr\u00ebs dhe kunatit t\u00eb subjektit. Kaja ka deklaruar se nga shitja e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2004 jan\u00eb p\u00ebrfituar 4 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb i jan\u00eb l\u00ebn\u00eb familjes s\u00eb saj p\u00ebr shkak se kan\u00eb jetuar n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi s\u00eb bashku me vjehrr\u00ebn q\u00eb kur jan\u00eb martuar, por nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb hipotek\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar kontrat\u00eb me \u00e7mim sa gjysma e atij t\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb depozituar nga subjekti n\u00eb ILDKPKI dhe Komision, pasqyrohet vlera 4,000,000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb depozituar n\u00eb ASHK, me t\u00eb nj\u00ebjtat pal\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt numra repertori dhe koleksioni, e nj\u00ebjta dat\u00eb dhe e hartuar nga e nj\u00ebjta notere \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera 2,000,000 lek\u00eb\u201d, konstaton Komisioni dhe shton se n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb kaluar shuma 4.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast krijohet bindja se kontrata fiiktive me \u00e7mimin 2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb tatimit mbi t\u00eb ardhurat nga shitja. \u201cKy fakt p\u00ebrforcohet nga mandatpagesa e tatimit n\u00eb shum\u00ebn 10,000 lek\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 2,000,000 lek\u00eb, n\u00ebnshkruar nga znj. G.K.\u201d, v\u00ebren trupa e KPK dhe ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb paguar tatimi mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim komisioni konstaton mosdeklarim t\u00eb aksioneve t\u00eb subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb kantin\u00eb pijesh Durr\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2009, si dhe gjendjen e Kaj\u00ebs n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtarit n\u00eb zot\u00ebrimin e k\u00ebtyre kuotave.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen nga bashk\u00ebshorti t\u00eb nj\u00eb automjeti tip Mercedes-Benz n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u00e7mimin 5000 euro, ku si burim krijimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb mjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka paguar n\u00eb koh\u00eb reale tatimin p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr ndryshimin e \u00e7mimit t\u00eb blerjes dhe t\u00eb shitjes. Trupa e KPK ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb vet\u00ebm shum\u00ebn e p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 672 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e Benz-it n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro me burime t\u00eb deklaruara kursimet familjare nd\u00ebr vite dhe ato t\u00eb vjehrr\u00ebs, pasi Kaja nuk ka deklaruar kursime n\u00eb asnj\u00eb deklarat\u00eb periodike gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003 \u2013 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro q\u00eb subjekti ka shpjeguar se e ka marr\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vize, pasi rezulton t\u00eb jet\u00eb kthyer brenda nj\u00eb kohe mjaft t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr destinacionin e deklaruar. Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr nj\u00eb hua tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2006 prej djalit t\u00eb tezes.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni nuk ka konsideruar vler\u00ebn 3000 euro t\u00eb deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja n\u00eb vitin 2013 t\u00eb nj\u00eb mjeti me vler\u00eb 450 euro t\u00eb dhuruar nga vjehrra n\u00eb vitin 2011, pasi nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatimi fitimit.<\/p>\n<p><strong>Mendimi paralel <\/strong><\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs gjykues nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e deklaruara nga subjekti si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti prej autoshkoll\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2009, n\u00eb shum\u00ebn totale 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cReferuar t\u00eb dh\u00ebnave tatimore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d\/\u201c***\u201d sh.p.k. rezulton se ka realizuar fitim si shoq\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb cilin ka paguar tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, por nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dividend\u00eb te ortaku i vet\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb, E.K., duke n\u00ebnkuptuar q\u00eb ky fitim nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, por ka mbetur n\u00eb shoq\u00ebri dhe, si i till\u00eb, nuk mund t\u00eb pretendohet nga subjekti si e ardhur e ligjshme p\u00ebr aq koh\u00eb sa nuk \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe paguar tatimi sipas ligjit\u201d, vler\u00ebsojn\u00eb relatori Olsi Komci dhe an\u00ebtarja Xhensila Pine.<\/p>\n<p>Kryesuesja Valbona Sanxhaktari vler\u00ebson ndryshe, duke e konsideruar arsyetimin e shumic\u00ebs t\u00eb paharmonizuar me dispozitat ligjore e n\u00ebnligjore \u2018P\u00ebr Tatimin mbi t\u00eb Ardhurat nga aktiviteti tregtar Biznes i Vog\u00ebl\u2019.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026.]vler\u00ebsoj se subjekti rivler\u00ebsimit ka provuar se aktiviteti i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj ka q\u00ebn\u00eb subjekt i tatimit t\u00eb thjeshtuar mbi fitimin p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl, e se ai ka paguar rregullisht tatimin e thjeshtuar me k\u00ebste mujore\u201d, shprehet Shanxhaktari dhe \u00e7mon se trupi gjykues duhet t\u00eb kish arritur n\u00eb konkluzinin se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb t\u00eb ligjshme e se duhen njohur e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, konsiderimi k\u00ebsaj vlere nuk do t\u00eb ndryshonte rezultatin e vetingut ndaj Kaj\u00ebs, por do t\u00eb ndimonte p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe sa m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Pas konsiderimit t\u00eb shpjegimeve dhe provave t\u00eb dor\u00ebzuara nga gjyqtarja Kaja \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, Eda Kaja u shkarkua nga detyra m\u00eb 16 n\u00ebntor 2021 pasi prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u konkludua se kishe kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e pamajftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb; deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe veprime fiktive; se ka zhvilluar procese gjyq\u00ebsore n\u00eb situat\u00eb konflikti interesi interesi; \u00ebsht\u00eb gjenur n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72119,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117],"tags":[453,180,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1419.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs, pas vendimit t\u00eb KPK. Foto:Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72118"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72118"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72118\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72120,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72118\/revisions\/72120"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}