{"id":72121,"date":"2022-01-07T15:20:01","date_gmt":"2022-01-07T14:20:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-erjon-shehaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise\/2022\/01\/07\/"},"modified":"2023-04-06T17:19:39","modified_gmt":"2023-04-06T15:19:39","slug":"prokurori-erjon-shehaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-erjon-shehaj-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise\/2022\/01\/07\/","title":{"rendered":"Prokurori Erjon Shehaj jep shpjegime p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mbyllur hetimi administrativ paraprak.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Shehaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Erjon Shehaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtroj\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Lezh\u00eb, ku prej prillit t\u00eb vitit 2021 mban dhe funksionin e drejtuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u sqarua se \u00ebsht\u00eb pranuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e subjektit p\u00ebr shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa tjet\u00ebr p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin do t\u00eb shqyrtohet gjat\u00eb vendimarrjes p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p><strong>Pasakt\u00ebsi dhe munges\u00eb burimesh<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI q\u00eb nuk ka gjetur asnj\u00eb problem n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb tyre &#8211; Komisioni konstaton pasakt\u00ebsi, mosp\u00ebrputhje dhe mungesa financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatuan gjetjet p\u00ebr dy pasurit\u00eb e zot\u00ebruara nga familja e prokurorit Shehaj, nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe totale 94 m2 n\u00eb vler\u00ebn 62 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb automjet tip \u201cBenz\u201d t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Qirko, subjekti ka deklaruar se apartamentin e ka porositur n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009 kur ka paguar shum\u00ebn 45 mij\u00eb e 600 euro e n\u00eb vijim ka lidhur kontrat\u00eb premtim shitje n\u00eb vitin 2014, kur ka paguar dhe shum\u00ebn 13 mij\u00eb e 500 euro, nd\u00ebrsa kan\u00eb mbetur pa u likujduar 2900 euro.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Shehaj ka deklaruar nj\u00eb kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb si dhe dy hua t\u00eb marra nga babai i tij, nj\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetr\u00ebn n\u00eb 2013-\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 14 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i deklarat\u00ebs p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs t\u00eb vitit 2012 t\u00eb prokurorit Shehaj dhe nga deklarimet e bashk\u00ebshortes, edhe ajo subjekt rivler\u00ebsimi prej vitit 2009, KPK ka konstatuar se apartamenti i porositur n\u00eb vitin 2009 ka qen\u00eb me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe kundrejt \u00e7mimit 48 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, subjekti ka deklaruar revokimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2009 dhe lidhjen e kontrat\u00ebs s\u00eb premtim shitjes p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe. Gjithashtu, ka deklaruar dhe nj\u00eb hua tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga babai, n\u00eb shum\u00ebn 14 mij\u00eb euro, edhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb formalizuar me deklarat\u00eb noteriale.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2009 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb shlyhej brenda majit 2009, nd\u00ebrsa k\u00ebsti i dyt\u00eb 18 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb apartamentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ve\u00e7 shlyerjes s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 30 mij\u00eb euro, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2009 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar deklarat\u00eb noteriale se nga k\u00ebsti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer vlera 15 mij\u00eb e 600 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, n\u00eb kontrat\u00ebn e premtim- shitjes n\u00eb janar t\u00eb 2014-\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7mimi total 62 mij\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb sip\u00ebrfaqes; se shuma 45 mij\u00eb e 600 euro \u00ebsht\u00eb likujduar sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2009; si dhe \u00ebsht\u00eb pasqyruar shlyerja e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 13 mij\u00eb e 500 euro, nd\u00ebrsa k\u00ebsti i fundit 2900 euro \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar t\u00eb likujdohet me n\u00ebnshrkimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb deklaruara nga Shehaj dhe bashk\u00ebshortja e tij prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se kredia nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb disbursuar rreth 5 muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga babai, Shehaj ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat nga pagat e prind\u00ebrve dhe shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb Sarand\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga ILDKPKI n\u00eb vitin 2014, ka deklaruar se burim i huadh\u00ebnies kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigracioni dhe shitja e truallit, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit subjekti ka sqaruar se ve\u00e7 pagave dhe t\u00eb ardhurave nga shitja e truallit, ka sh\u00ebrbyer dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb i ati ka marr\u00eb prej nj\u00eb kush\u00ebriri, duke dor\u00ebzuar dhe dokumentacion v\u00ebrtetues.<\/p>\n<p>Sipas KPK, prind\u00ebrit e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur q\u00eb prej pagave t\u00eb kishin kursyer shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e truallit nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb paguar tatimi p\u00ebrkat\u00ebs. Po ashtu, huaja nga kush\u00ebriri i babait nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar prej KPK me arsyetimin se Shehaj ka pasur detyrimin ta deklaroj\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, Shehaj pretendoi se kishte depozituar si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2009 q\u00eb v\u00ebrtetonte se babai kishte marr\u00eb hua t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro tek nj\u00eb subjekt, ku ishte p\u00ebrcaktuar se duhej t\u00eb shlyhej brenda vitit. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb provonin mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit dhe se kur ishte disbursuar kredia ishte mund\u00ebsuar shlyerja.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vite se ishte nj\u00eb hua e p\u00ebrkohshme dhe ishte shlyer brenda vitit. Mendoj se kam kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, pasi huaja ishte e p\u00ebrkohshme dhe nuk ka qen\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019u deklaruar\u201d, pohoi Shehaj.<\/p>\n<p>Edhe kur u pyet nga relatorja Qirko se p\u00ebrse nuk e kishte p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb para kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs k\u00ebt\u00eb hua, Shehaj theksoi se si burime t\u00eb apartamentit kishte konsideruar gjithmon\u00eb kredin\u00eb dhe huat\u00eb e marra nga i ati.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti deklaroi se kishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion edhe marrjen e huave nga i ati, si dhe mund\u00ebsit\u00eb finaciare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr kursimin e tyre.<\/p>\n<p>KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb 15.600 euro t\u00eb shlyer me nj\u00eb pjes\u00eb s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr k\u00ebstin tjet\u00ebr 13 mij\u00eb e 500 euro t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2014 pas ndryshimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e apartamentit \u00ebsht\u00eb konstatuar s\u00ebrish pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Qirko tha se prej hetimit ka rezultuar se huaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2013 dhe nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si gjendje e disponuar n\u00eb fund t\u00eb atij viti dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit n\u00eb janar t\u00eb 2014-\u00ebs.<\/p>\n<p>Munges\u00eb financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 300 mij\u00eb lek\u00eb, ku si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 359 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet p\u00ebr gjendjet cash n\u00eb vite me at\u00eb \u2018veting\u2019, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb dhe vler\u00ebn 1450 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e shumave t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklaratat vjetore duhej t\u00eb disponohej shuma 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb gjendjes cash, Shehaj ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat dhe nga kontrata e bashk\u00ebshortes e lidhur me prezenc\u00ebn e OSBE n\u00eb Shqip\u00ebri. Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs lidhur me mosp\u00ebrputhjet p\u00ebr gjendjen cash dhe p\u00ebr t\u00eb depozituar n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji kontratat e lidhura me OSBE, me q\u00ebllim v\u00ebrtetimin e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore mbi t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>Shehaj deklaroi se shpjegimet dhe provat e tij e p\u00ebrmbysnin balanc\u00ebn negative t\u00eb vitit 2016 dhe se rezultonte t\u00eb kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e Benz-it. Ai theksoi se t\u00eb ardhurat e siguruara prej bashk\u00ebshortes nga bashk\u00ebpunimi me prezenc\u00ebn e OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ishin burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2008-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. Balanc\u00eb negative \u00ebsht\u00eb gjetur dhe n\u00eb vitin 2017, n\u00eb shum\u00ebn 897 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam shpjeguar dhe provuar mund\u00ebsin\u00eb e babait p\u00ebr dh\u00ebnien e huave. N\u00ebse konsiderohen at\u00ebher\u00eb rezultoj me balanc\u00eb pozitive,\u201d deklaroi prokurori Shehaj dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb edhe shpjegimet e dh\u00ebna gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Shehajt i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kunatit t\u00eb tij. Sipas Qirkos, kunati i ka dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtij mjeti, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb e ka bler\u00eb kundrejt \u00e7mimit 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj pohoi se e kishte deklaruar n\u00eb 2016-\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e aktit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb mjetit. Ai shtoi se nuk e kishte p\u00ebrdor m\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet, pasi kishte bler\u00eb makin\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Erjon Shehaj k\u00ebrkoi t\u00eb konstatohet se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe t\u00eb ri\u00e7elet hetimi p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 10 janar, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mbyllur hetimi administrativ paraprak. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Shehaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72122,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,299],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Erjon-Shehaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shehaj (majtas) pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72121"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72121"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72121\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72123,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72121\/revisions\/72123"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72122"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}