{"id":72130,"date":"2022-01-06T15:35:26","date_gmt":"2022-01-06T14:35:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ne-vetingun-e-arbena-ahmetit-u-konsiderua-vendimi-per-konfirmimin-e-bashkeshortit\/2022\/01\/06\/"},"modified":"2023-04-06T17:20:02","modified_gmt":"2023-04-06T15:20:02","slug":"ne-vetingun-e-arbena-ahmetit-u-konsiderua-vendimi-per-konfirmimin-e-bashkeshortit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ne-vetingun-e-arbena-ahmetit-u-konsiderua-vendimi-per-konfirmimin-e-bashkeshortit\/2022\/01\/06\/","title":{"rendered":"N\u00eb vetingun e Arbena Ahmetit u konsiderua vendimi p\u00ebr konfirmimin e bashk\u00ebshortit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative Tiran\u00eb, Arbena Ahmeti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 n\u00ebntor 2021, duke arritur t\u00eb bind\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, ashtu si dhe bashk\u00ebshorti i saj, prokurori Arens \u00c7ela \u2013 i cili e kaloi vetingun me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, megjith\u00ebse me shumic\u00eb votash. Po ashtu, Ahmeti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe u konsiderua se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb s\u00eb Ahmetit \u00ebsht\u00eb bazuar dhe n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin e bashk\u00ebshortit, duke u konsideruar si gj\u00eb e gjykuar. M\u00eb 23 mars 2021, ish-prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, aktualisht shef sektori n\u00eb Sektorin e Monitorimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Arens \u00c7ela u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash, pasi trupa e KPK-s\u00eb u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe kriterin profesional.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK, kryesuesja Pamela Qirko dhe relatorja Firdes Shuli vler\u00ebsuan se prokurori \u00c7ela ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 67 m2 + 9 m2 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2008 kundrejt vler\u00ebs 60 mij\u00eb e 800 euro. Nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Xhensila Pine konkludon se \u00c7ela gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi.<\/p>\n<p>Pine ngriti problem dhe p\u00ebr profesionalizmin e \u00c7el\u00ebs, duke vler\u00ebsuar se ai nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb besimin e publikut p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Ahmetit, an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb kryesuar Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin, kan\u00eb ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim, duke i vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar gjyqtares Ahmeti barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, si burime krijimi t\u00eb t\u00eb cilit ka deklaruar t\u00eb ardhura e saj nga paga si magjistrate, gjyqtare dhe juriste pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb; t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si prokuror dhe si magjistrat; kontrat\u00eb huamarrje verbale n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro me n\u00ebn\u00ebn e saj, N.T dhe 5000 euro n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb nga vjehrri I.\u00c7; si dhe kontrat\u00eb kredie bankare me \u201cAlpha Bank\u201d, n\u00eb vler\u00ebn prej 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Ahmetaj nuk ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 se sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga paga q\u00eb i jan\u00eb paguar pal\u00ebs shit\u00ebse, megjith\u00ebse ka pasur detyrimin ligjor t\u00eb kryej\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se subjekti ka deklaruar n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2008 se i ka paguar shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k., shum\u00ebn 7,000 euro (por as n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb periodike nuk deklarohet burimi), si pages\u00eb e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, duket se 10,000 +5,000 euro ishin nga huat dhe 22,000 euro duket se jan\u00eb p\u00ebrballuar nga t\u00eb ardhurat nga paga\u201d, vler\u00ebson n\u00eb vijim KPK.<\/p>\n<p>P\u00ebr huamarrjen nga n\u00ebna nuk ka rezultuar asnj\u00eb dokumnt shkresor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb transaksion, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti e ka deklaruar n\u00eb vitin 2008 kur pretendon se e ka marr\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, si dhe ka pasqyruar shlyerjen deri n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 493 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ahmeti e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb konstatim. Ajo ka preteneduar se e \u00ebma e ka pasur t\u00eb disponueshme shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, duke argumentuar se huadhn\u00ebsja kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb Lushnj\u00eb. Ajo ka shtuar se shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs jan\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhurat nga paga e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjar\u00ebve, pun\u00ebs s\u00eb saj, disponimet n\u00eb shumat monetare q\u00eb kan\u00eb pasur si rezultat i llogarive bankare q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb prej vitit 2001, si dhe nga shitja e pasurive.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht pamund\u00ebsis\u00eb sime aktuale p\u00ebr t\u00eb provuar me dokumentacion burimin e tyre, por mbi baz\u00ebn e dokumentacionit shkresor t\u00eb depozituar arrij t\u00eb provoj\u00eb disponibilitetin e tyre, [\u2026] dhe nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb shpenzimet apo investime p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera, por vet\u00ebm p\u00ebr shpenzime t\u00eb familjes\u201d, ka argumentuar Ahmeti dhe ka pretenduar se e ka shteruar detyrimin kushtetues p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK i ka konsideruar bind\u00ebse shpjegimet e Ahmetit p\u00ebr burimet financiare t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, si dhe p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb vitin 2012, duke konkluduar p\u00ebrfundimisht vet\u00ebm nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1759 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb nga vjehrri I.\u00c7. n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro, ku fillimisht \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Duke ju referuar hetimit administrativ p\u00ebr bashk\u00ebshortin, Ahmeti ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb provuar se vjehrri kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb kreu vetingun p\u00ebr prokurorin \u00c7ela e filloi analiz\u00ebn financiare nga viti 2006, kur prind\u00ebrit i kan\u00eb dhuruar dhe shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti, duke e shtrir\u00eb deri n\u00eb dh\u00ebnien e huas\u00eb 5 mij\u00eb euro n\u00eb 2008-\u00ebn prej nga ka rezultuar fillimisht nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb e 918 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u00c7ela i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konstatime duke pretenduar se, blerja e dy apartamenteve n\u00eb Lushnj\u00eb nga prind\u00ebrit \u00ebsht\u00eb pasqyruar si shpenzim i kryer n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb vitet 2006 dhe 2007, p\u00ebrpara dh\u00ebnies s\u00eb huas. Shumica i vler\u00ebsoi bind\u00ebse k\u00ebto shpjegime dhe e p\u00ebrmbysi balanc\u00ebn negative t\u00eb \u00c7el\u00ebs, n\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme dhe p\u00ebr nj\u00eb huadh\u00ebnie tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 1,4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2011-\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e Ahmetit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb origjin\u00ebs dhe ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare huan\u00eb 10 mij\u00eb euro &#8211; nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit p\u00ebr shum\u00ebn 5000 euro \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vendimi p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit, duke e p\u00ebrfshir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vler\u00eb si t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se vendimi p\u00ebr prokurorin \u00c7ela ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe konkludimet e asaj vendimarrje jan\u00eb konsideruar si gj\u00eb e gjykuar. \u201cNj\u00eb konflikt q\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhur me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nuk mund t\u00eb gjykohet p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 kur ligji parashikon ndryshe\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, pas konsiderimit t\u00eb shpjegimeve t\u00eb subjektit, ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 115 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsiderur penalizuese.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrfunduar e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se Ahmeti ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe se ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve nga fillimi i detyr\u00ebs, deri n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative Tiran\u00eb, Arbena Ahmeti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 n\u00ebntor 2021, duke arritur t\u00eb bind\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb, ashtu si dhe bashk\u00ebshorti i saj, prokurori Arens \u00c7ela \u2013 i cili e kaloi vetingun me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, megjith\u00ebse me shumic\u00eb votash. Po [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72131,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117],"tags":[421,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Arbena-Ahmeti.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Arbena Ahmeti | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72130"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72130"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72130\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72132,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72130\/revisions\/72132"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72131"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}