{"id":72133,"date":"2022-01-05T18:13:30","date_gmt":"2022-01-05T17:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pamundesia-per-te-provuar-burimet-e-nje-banese-3-kate-penalizoi-ariola-kriston\/2022\/01\/05\/"},"modified":"2023-04-06T17:20:12","modified_gmt":"2023-04-06T15:20:12","slug":"pamundesia-per-te-provuar-burimet-e-nje-banese-3-kate-penalizoi-ariola-kriston","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pamundesia-per-te-provuar-burimet-e-nje-banese-3-kate-penalizoi-ariola-kriston\/2022\/01\/05\/","title":{"rendered":"Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e nj\u00eb banese 3 kate penalizoi Ariola Kriston"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se gjyqtarja e Kor\u00e7\u00ebs, Ariola Kristo d\u00ebshtoi t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e gjith\u00eb burimeve t\u00eb deklaruara se kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese me tre kate + bodrum, si dhe p\u00ebr mobilimin dhe investimet e tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80362\" aria-describedby=\"caption-attachment-80362\" style=\"width: 490px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9845.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80362\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-9845-490x400.jpg\" alt=\"\" width=\"490\" height=\"400\" data-id=\"80362\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80362\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Ariola Kristo. Foto: Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, Ariola Kristo u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 shtator 2021, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb, si dhe nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizmin u konkludua se ka arritur nivel kualifikues.<\/p>\n<p>Ariola Kristo p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs, ku punoi prej gati dy dekadash.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese me tre kate + bodrum n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, penalizoi gjyqtaren Ariola Kristo. Ajo ka deklaruar se trualli \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2005 dhe se sht\u00ebpia ka filluar t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb vitin 2007, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punimet kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb 2008-\u00ebn, kur edhe \u00ebsht\u00eb regjistruar.<\/p>\n<p>Sipas Kristos, n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb jetojn\u00eb edhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kontribuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e saj, si dhe kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim katin e par\u00eb dhe bodrumin, q\u00eb i kan\u00eb arreduar ata vet\u00eb.<\/p>\n<p>Vlera totale e pron\u00ebs e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting nga subjekti \u00ebsht\u00eb 14.9 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat trualli n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb; banesa 10 milion\u00eb lek\u00eb; mobilimi 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb kan\u00eb kushtuar grilat e jashtme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2006 nd\u00ebrtimin e objektit dhe prishjen e banes\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb bler\u00eb prej bashk\u00ebshortit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2005-\u00ebs. Gjithashtu, nuk ka deklaruar p\u00ebr vitet 2006 dhe 2007 lejen e nd\u00ebrtimit, kontrat\u00ebn me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cN.\u201d sh.p.k, si dhe lejen p\u00ebr prishjen e nd\u00ebrtimit dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Si burime t\u00eb krijimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, subjekti ka deklaruar nj\u00eb hua marr\u00eb me kontrat\u00eb verbale n\u00eb vitin 2005 nga xhaxhai i bashk\u00ebshortit S.K., n\u00eb vler\u00ebn 1,5 milion\u00eb lek\u00eb; dy kredi marr\u00eb n\u00eb \u201cAlpha Bank\u201d, e para ka vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro dhe e dyta 2,5 milion\u00eb lek\u00eb; si dhe nj\u00eb hua marr\u00eb nga Th. L., me kontrat\u00eb noteriale t\u00eb tetorit 2011 n\u00eb shum\u00ebn 2,5 milion\u00eb lek\u00eb. Huaja e marr\u00eb n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kryesisht p\u00ebr t\u00eb shlyer kredin\u00eb e dyt\u00eb nga \u201cAlpha Bank\u201d, n\u00eb vler\u00ebn 2,5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kristo ka deklaruar si burime dhe kursimet e gjith\u00eb familjar\u00ebve para martes\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn totale 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb dy llogari bankare, si dhe kursime t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ka deklaruar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb kontribuar dhe me nj\u00eb vler\u00eb 20 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Kristo nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb marrjen e huas\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2005 q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e truallit dhe as burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret jeni para situat\u00ebs kur: [\u2026]Marrja dhe dh\u00ebnia e huas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb sistemit bankar dhe e vetmja prov\u00eb shkresore p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e saj \u00ebsht\u00eb DIPP-ja e vitit 2005 dhe DIPP-t\u00eb 2006 dhe 2007, p\u00ebr pasoj\u00eb, t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar dh\u00ebnien dhe shlyerjen e huas\u201d, vler\u00ebson KPK. Gjithashtu, prej KPK-s\u00eb konstatohet se nuk u provua bindsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese vlera e t\u00eb ardhurave familjare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb trupi gjykues \u00e7mon se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb shum\u00ebs 1.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare e pjesshme ka rezultuar dhe n\u00eb krijimin e kursimeve para martes\u00ebs, pasi p\u00ebr dy llogarit\u00eb bankare n\u00eb shum\u00ebn totale 2.1 milion\u00eb lek\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 190 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting si t\u00eb p\u00ebrfituar nga t\u00eb ardhurat prej pagave gjat\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb kredin\u00eb me vler\u00eb 30 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje lidhur me q\u00ebllimin e marrjes s\u00eb saj. Ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb dokumentacionin bankar, ku \u00ebsht\u00eb deklaruar se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me q\u00ebllim rikonstruksionin e banes\u00ebs, gjat\u00eb hetimit administrativ Kristo ka deklaruar se shuma 2.5 milion\u00eb lek\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr mbulimin e mobilimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues ka \u00e7muar q\u00eb pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarim p\u00ebr destinacionin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj kredie ta p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi Th. L., shum\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer kryesisht p\u00ebr t\u00eb shlyer kredin\u00eb e dyt\u00eb nga \u201cAlpha Bank\u201d, po n\u00eb vler\u00ebn 2,5 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni konkludon se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb dhe shuma 20 mij\u00eb euro e deklaruar si e dhuruar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, q\u00eb sipas subjektit e kan\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb vler\u00eb nga shitja e banes\u00ebs. Kristo ka deklaruar se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb d\u00ebrguar prej bler\u00ebsit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb nga shteti grek, veprim q\u00eb \u00ebsht\u00eb dokumentuar te nxjerrja e llogaris\u00eb nga \u2018ProCredit Bank\u2019.<\/p>\n<p>Sipas KPK, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar krerja e transfertws bankare tw vlerws 21 mijw e 967 euro nga shteti grek prej pal\u00ebs bler\u00ebse, n\u00eb llogarin\u00eb e babait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar penalizuese nw konsiderimin e kwsaj shume pasakt\u00ebsit\u00eb e Kristos, qw n\u00eb vitin 2008 ka deklaruar se shuma 20 mij\u00eb euroka qenw dhurim nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit; n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 wshtw pasqyruar si burim i krijimi i banes\u00ebs dhe si t\u00eb ardhura nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit; nd\u00ebrsa gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb pretenduar si kontribut p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, Komisioni ka konstatuar se Kristo nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 si burim krijimi t\u00eb truallit dhe sht\u00ebpis\u00eb tre kate nj\u00eb kredi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2013, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shpjeguar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit se ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr vendosjen e grilave t\u00eb jashtme. Megjithat\u00eb, KPK e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si burim t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb analizimit t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb truallit dhe objektit tre kate + bodrum, si dhe t\u00eb mobilimit dhe grilave t\u00eb jashtme, Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 323 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti tip Mercedes-Benz n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr \u00e7mimin 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe balanc\u00eb negative 27 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb Benz-i n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vler\u00ebson se gjyqtarja e Kor\u00e7\u00ebs, Ariola Kristo d\u00ebshtoi t\u00eb provonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e gjith\u00eb burimeve t\u00eb deklaruara se kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese me tre kate + bodrum, si dhe p\u00ebr mobilimin dhe investimet e tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72134,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,362],"tags":[455,147,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Ariola-Kristo.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Ariola Kristo","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72133"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72133"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72135,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72133\/revisions\/72135"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}