{"id":72139,"date":"2021-12-30T18:19:18","date_gmt":"2021-12-30T17:19:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/saemira-hila-nuk-provoi-dot-burimet-e-apartamentit-ne-tirane\/2021\/12\/30\/"},"modified":"2023-04-06T17:20:39","modified_gmt":"2023-04-06T15:20:39","slug":"saemira-hila-nuk-provoi-dot-burimet-e-apartamentit-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/saemira-hila-nuk-provoi-dot-burimet-e-apartamentit-ne-tirane\/2021\/12\/30\/","title":{"rendered":"Saemira Hila nuk provoi dot burimet e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtarja e Lushnj\u00ebs Saemira Hila nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e likujditeteve n\u00eb disa vite, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti.<!--more--><\/p>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnj\u00eb, Saemira Hila u shkarkua nga detyra m\u00eb 5 n\u00ebntor, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmbyll hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Hila k\u00ebrkoi gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ri\u00e7eljen e hetimit dhe p\u00ebr dy kriterte e tjer\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, provat dhe shpjegimet e saj nuk u konsideruan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs q\u00eb i ishte kaluar lidhur me mungesat financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament, p\u00ebr nj\u00eb automjet tip Mercedes-Benz dhe kursimet n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Samira Hila e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb e burimeve t\u00eb deklaruara<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe totale 112.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr \u00e7mimin 82 mij\u00eb e 500 euro, Hila ka deklaruar si burime krijimi nj\u00eb kredi bankare n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt e kishin p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit; si dhe t\u00eb ardhurat e kursyera nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me burimet e depozitave t\u00eb krijuara prej vitit 2004 deri n\u00eb 2009-\u00ebn me vler\u00eb p\u00ebrfundimtare 7.9 milion\u00eb lek\u00eb, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 392 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb konstatuar se Hila dhe prind\u00ebrit e saj kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2004. Po ashtu ka rezultuar se dhe bashk\u00ebshorti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb depozit\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb po at\u00eb vit me t\u00eb ardhurat e tij nga puna n\u00eb shtetin Italian gjat\u00eb periudh\u00ebs 1996 &#8211; 2002 dhe 2004, si dhe ato nga vet\u00ebpun\u00ebsimi si stomatolog n\u00eb vitet 2003-2004.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi bankar ka rezultuar se p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2005 subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb shtuar n\u00eb depozita likujditete n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb, por nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 392 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka konsideruar si burim n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit t\u00eb trash\u00ebguar, pasi ky transaksion rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer dy muaj pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka gjetur problem n\u00eb burimin e tret\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit, nj\u00eb kredi n\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d, n\u00eb shum\u00ebn prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Burime \u201ct\u00eb reja\u201d gjat\u00eb vetingut<\/strong><\/p>\n<p>E pyetur nga Komisioni p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro dhe burimin e t\u00eb ardhurave, subjekti ka deklaruar se kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shlyer prej saj dhe bashk\u00ebshortit, por \u00ebsht\u00eb parapaguar cash n\u00eb zyrat e shoq\u00ebris\u00eb nga miqt\u00eb e tyre F. dhe S.Q.. Hila ka pretenduar se nuk kan\u00eb p\u00ebrdorur depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 67 mij\u00eb USD q\u00eb ata kishin n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d, t\u00eb krijuar me kursimet nd\u00ebr vite, pasi maturohej m\u00eb von\u00eb dhe t\u00ebrheqja e shum\u00ebs do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb humbjen e interesave bankar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo ka shpjeguar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishin dakord\u00ebsuar me bashk\u00ebshort\u00ebt Q., q\u00eb t\u00eb paguanin ata k\u00ebstin e par\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i kan\u00eb pajisur me nj\u00eb prokur\u00eb noteriale q\u00eb u jepte t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00ebheqjen e depozit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb momentin e maturimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka dor\u00ebzuar si prova nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb vitit 2015 t\u00eb shtetasve S. dhe F. Q.; kontrat\u00eb paraprake t\u00eb shitjes dhe dokumentacion p\u00ebr p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj si stomatolog nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt Q. kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kat me subjektin dhe bashk\u00ebshortin e saj dhe se kur kan\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb, kan\u00eb shlyer dhe pages\u00ebn p\u00ebr gjyqtaren Hila. Dhe shtetasit Q. kan\u00eb sqaruar n\u00eb deklarat\u00eb se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk e kishin t\u00ebrhequr depozit\u00ebn pasi nuk donin t\u00eb humbisnin interesat.<\/p>\n<p>Shtetasja S.Q. ka deklaruar se, pasi ajo ka t\u00ebrhequr depozit\u00ebn e subjektit ka mbajtur shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro q\u00eb kishin paguar, kurse pjes\u00ebn tjet\u00ebr e ka p\u00ebrdorur bashk\u00ebshorti p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb aktivitetit t\u00eb tij valuator dhe ia ka kthyer subjektit t\u00eb konvertuara n\u00eb euro, n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK konstaton se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb deklarimin e saj t\u00eb vitit 2010 dhe at\u00eb \u201cveting\u201d p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej 25 mij\u00eb eurosh me an\u00eb t\u00eb depozit\u00ebs bankare, pasi nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb dat\u00ebn e pages\u00ebs depozita nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues konkludon se Hila nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb deklarimin e b\u00ebr\u00eb rishtazi gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ n\u00eb lidhje me pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti me t\u00eb ardhurat e shtetasve Q., duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb dhe faktin se ajo nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb burim t\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nuk q\u00ebndron as pretendimi i subjektit se depozita nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr shkak se nuk ishte maturuar. \u201c[\u2026]Depozita ishte e lir\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej nga subjekti n\u00eb dat\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb\u201d, konstaton trupi gjykues, bazuar n\u00eb faktet e rezultuara gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Komisioni nuk i ka konsideruar bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e subjektit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konkluduar dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Sipas KPK, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se k\u00ebsti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar me t\u00eb ardhurat nga t\u00ebrheqja e depozit\u00ebs s\u00eb deklaruar n\u00eb vitet 2010 dhe 2011, pasi nuk ka pasqyruar at\u00ebher\u00eb gjendjen e mbetur pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, si dhe as destinimin e vler\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Q..<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Hila ka pretenduar se transaksionet jan\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs dhe nuk ka pasur q\u00ebllime p\u00ebr fshehjen e tyre, KPK nuk i ka konsideruar pretendimet e subjektit se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer me shum\u00ebn e mbetur t\u00eb depozit\u00ebs t\u00eb kthyer nga shtetasit Q. dhe konkludon balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebstin e tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 37 mij\u00eb e 500 euro t\u00eb shlyer me an\u00eb t\u00eb kredis\u00eb s\u00eb mars n\u00eb shum\u00ebn rreth 5 milion\u00eb lek\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cMercedes-Benz\u201d n\u00eb vitin 2010 kundrejt shum\u00ebs 9000 euro. N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d subjekti ka deklaruar si burime krijimi kursimet e viteve t\u00eb m\u00ebparshme, si edhe t\u00eb ardhura nga fitimi i realizuar nga shitja n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb e automjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupi gjykues konstaton se Hila nuk ka pasqyruar n\u00eb vitin 2010 pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes cash t\u00eb kursimeve t\u00eb deklaruara m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ato nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb. Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb as vlera 500 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e mjetit, pasi subjekti nuk e deklaruar si burim n\u00eb 2010-\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb 2010-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas KPK, pamjaftueshm\u00ebri e burimeve t\u00eb ligjshme ka rezultuar dhe n\u00eb krijimin e gjendjeve cash p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2016, pasi n\u00eb vitin 2011 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb 2014-\u00ebn 175 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr arsye t\u00eb k\u00ebtyre balancave negative, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 10 mij\u00eb euro v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2015, kur Hila ka deklaruar se gjith\u00eb kursimet n\u00eb vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kunatit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr vitet 2003 \u2013 2016 ka reultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 5.9 milion\u00eb lek\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto gjetje, trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian ka vendosur t\u00eb shka\u00ebrkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren Saemira Hila.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, gjyqtarja e Lushnj\u00ebs Saemira Hila nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e likujditeteve n\u00eb disa vite, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72140,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,362],"tags":[211,107,118,456],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1267-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Saemira Hila dhe trupa q\u00eb kreu rivler\u00ebsimin e saj n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72139"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72139"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72141,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72139\/revisions\/72141"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}