{"id":72142,"date":"2021-12-30T15:34:58","date_gmt":"2021-12-30T14:34:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nazmi-troka-u-shkarkua-per-mungesat-financiare-dhe-aktivitetin-si-fermer\/2021\/12\/30\/"},"modified":"2023-04-06T17:20:52","modified_gmt":"2023-04-06T15:20:52","slug":"nazmi-troka-u-shkarkua-per-mungesat-financiare-dhe-aktivitetin-si-fermer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nazmi-troka-u-shkarkua-per-mungesat-financiare-dhe-aktivitetin-si-fermer\/2021\/12\/30\/","title":{"rendered":"Nazmi Troka u shkarkua p\u00ebr mungesat financiare dhe aktivitetin si fermer"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideron deklarative pretendimet e gjyqtarit t\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Nazmi Troka se kishte p\u00ebrfituar miliona nga bujq\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja punonin me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb institucione shtet\u00ebrore.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81298\" aria-describedby=\"caption-attachment-81298\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81298\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81298\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81298\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka pas sanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit Vlor\u00eb, Nazmi Troka u shkarkua nga detyra m\u00eb 4 n\u00ebntor pasi d\u00ebshtoi t\u00eb provonte burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb zot\u00ebron, si dhe u gjet se ushtronte aktivitetin e fermerit n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit thuhet se gjyqtari Troka nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia, p\u00ebr vler\u00ebn e t\u00eb cilave u konstatua mosp\u00ebrputhje, si dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb kunatit p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shkarkimi \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb nga t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues, kryesusi Lulzim Hamitaj an\u00ebtarja Firdes Shuli dhe relatorja Suela Zhegu, kjo e fundit ka paraqitur mendim paralel p\u00ebr huan\u00eb, duke vler\u00ebsuar se subjekti provoi mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Nazmi Troka e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar p\u00ebr gati dy dekada si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb i k\u00ebrkoi K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor q\u00eb t\u00eb vendoste mas\u00ebn disiplinore \u201culje me 40% t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr 1 vit\u201d p\u00ebr Trok\u00ebn, me pretendimin se kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr rishikim mase sigurie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb u pezullua nga KLGJ deri n\u00eb nj\u00eb vendim nga institucionet e vetingut.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Troka p\u00ebr dy banesat q\u00eb zot\u00ebron, nj\u00eb sht\u00ebpi me dy kate n\u00eb fshatin Tapi t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative Perondi n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Troka ka deklaruar se nd\u00ebrtimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat ka filluar para vitit 1991 dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb 2000-in. N\u00eb deklarat\u00ebn veting ka sh\u00ebnuar se vlera e sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb 3.5 milion\u00eb lek\u00eb nd\u00ebrsa n\u00eb 2003-in 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga dhe toka bujq\u00ebsore, si dhe materiale nd\u0451rtimi t\u0451 marra nga shp\u0451rb\u0451rja e kooperativ\u0451s bujq\u0451sore n\u0451 vitin 1991, si tulla, gur\u0451 nga prishja e nj\u0451 magazine dhe hekur.<\/p>\n<p>Komisioni e konsideron t\u00eb paqart\u00eb momentin e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb banes\u00ebs pasi n\u00eb deklarimin fillestar n\u00eb vitin 2003 subjekti nuk ka sakt\u00ebsuar katet e sht\u00ebpis\u00eb. Trupi gjykues ka vler\u00ebsuar q\u00eb shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti ti p\u00ebrllogaris\u00eb sipas \u00e7mimeve t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB prej nga ka rezultuar nj\u00eb kosto totale 3.1 milion\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia deri n\u00eb vitin 2000, pasi subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se kishte paguar taks\u00ebn e tok\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr vitet 2004 \u2013 2006, si dhe nga 2011 e n\u00eb vijim. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK \u00ebsht\u00eb bindur se aktiviteti bujq\u00ebsor kishte mund t\u00eb ndihmonte n\u00eb ekonomin\u00eb familjare t\u00eb gjyqtarit Troka, duke zbritur shpenzimet e jetes\u00ebs. Nga analiza financiare ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 67 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burime krijimi dy depozita, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 24 mij\u00eb e 970 euro dhe tjetr\u00ebn 5700 euro; hua n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro marr\u00eb kunati dhe gjendje cash deri n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn 11 mij\u00eb e 330 euro.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr depozit\u00ebn 24 mij\u00eb e 970 euro, Troka ka deklaruar kursimet e pag\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore dhe interesat bankare. Nga verifikimi i akteve ka rezultuar se kjo depozit\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nga viti 2003 dhe subjekti e ka deklaruar sakt\u00eb s\u00eb bashku me shtesat n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Por nga hetimi jan\u00eb gjetur deklarime kontradiktore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bujq\u00ebsia si dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion p\u00ebrfitimi i tyre p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2014.<\/p>\n<p>\u201cDuket i paqart\u00eb angazhimi n\u00eb pun\u00ebt e bujq\u00ebsis\u00eb dhe pem\u00ebtaris\u00eb, pasi subjekti dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrsa 3 vajzat kan\u00eb ndjekur studimet pa nd\u00ebrprerje\u201d, konstaton trupi gjykues. N\u00eb vendim theksohet se subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion vet\u00ebm faktin se kishte paguar taks\u00ebn e tok\u00ebs p\u00ebr vitet 2004-2006 si dhe nga viti 2011 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb si p\u00ebr depozitat \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr krijimin e gjendjes cash. Megjithat\u00eb, KPK ka konsideruar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pretendimet e Trok\u00ebs se aktiviteti bujq\u00ebsor kishte mundur t\u00eb ndihmonte ekonomin\u00eb e tij familjare dhe jan\u00eb ulur shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, Troka nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro. Subjekti ka deklaruar se kunati A.M. ka emigruar n\u00eb Greqi q\u00eb prej vitit 1992 dhe nga verifikimi i dokumenteve t\u00eb l\u00ebshuara nga autoriteti tatimor Grek, ka rezultuar se ai ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb siguruara p\u00ebr periudh\u00ebn 2002 -2015 n\u00eb shum\u00ebn tutale 161 mij\u00eb euro. KPK ka hetuar p\u00ebr investimet e kryera nga huadh\u00ebn\u00ebsi nga ka rezultuar se ai ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe nj\u00eb garazh 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke i p\u00ebrllogaritur shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore t\u00eb Eurostat, KPK konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 16 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Troka ka depozituar si prov\u00eb dhe dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se huadhn\u00ebsi p\u00ebr periudh\u00ebn 2000-2014 kishte kryer transaksione t\u00eb p\u00ebrvitshme bankare n\u00eb Greqi, depozitime dhe t\u00ebrheqje dhe se n\u00eb vitin 2011 kishte t\u00ebrhequr dy shuma, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro dhe tjetr\u00ebn 20 mij\u00eb euro t\u00eb cilat i kishte depozituar n\u00eb 2013-\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka arritur ta bind\u00eb KPK-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Shumica e trupit gjykues arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas n\u00eb shum\u00ebn 25.000 euro\u201d, citohet n\u00eb vendim dhe konkludohet balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu ka shfaqur mendim paralel lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit A.M.. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se subjekti e ka provuar me dokumentacion ligjor marrjen e huas dhe se ky veprim \u00ebsht\u00eb kryer me transaksion bankar.<\/p>\n<p>Zhegu konstaton se pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Troka ka depozituar prova ku pasqyrohen transaksionet n\u00eb vite q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb llogarin\u00eb bankare prej huadh\u00ebn\u00ebsit. \u201cNga analizimi i k\u00ebsaj llogarie n\u00eb depozit\u00ebn bankare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit A.M [\u2026] ,duken qart\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime n\u00eb bank\u00eb\u201d, argumenton Zhegu dhe shton se subjekti provoi se kunati ka t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2011 shumat 35 mij\u00eb euro dhe 20 mij\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb depozituar n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo rendit dhe faktet se ve\u00e7 t\u00eb ardhurave t\u00eb provuara nga puna n\u00eb Greqi n\u00eb shum\u00ebn 161 mij\u00eb euro, \u00a0kunati subjektit ka shitur nj\u00eb apartament n\u00eb vitin 1996 kundrejt \u00e7mimit 10 mij\u00eb USD; se ka p\u00ebrfituar nj\u00eb dhurim n\u00eb shum\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe se n\u00eb 2013-\u00ebn ka t\u00ebrhequr nj\u00eb k\u00ebst d\u00ebmshp\u00ebrblimi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga analizimi i t\u00eb dh\u00ebnave bankare ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka disponuar depozit\u00eb bankare me afat n\u00eb shum\u00ebn 30.000 euro dat\u00eb m\u00eb 27.10.2014, dhe e ka prishur k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb duke i transferuar shum\u00ebn 25.000 euro, n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit me p\u00ebrshkrimin \u2018kalim p\u0451r blerje apartamenti n\u0451 \u2018Raiffeisen Bank\u2019 n\u0451 favor t\u0451 z. Nazmi Troka\u2019\u201d, argumenton Zhegu dhe duke ju referuar jurispudenc\u00ebn se Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, \u00e7mon se subjekti ka provuar bindsh\u00ebm se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bujq\u00ebsia ka sjell\u00eb balanc\u00eb negative dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p><strong>Gjyqtar dhe fermer <\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Nazmi troka ka deklaruar gjat\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ai dhe familjar\u00ebt kan\u00eb ushtruar aktivitet privat bujq\u00ebsor q\u00eb nga vitit 1992 e n\u00eb vijim. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2016, Troka \u00ebsht\u00eb regjistruar personalisht si fermer dhe \u00ebsht\u00eb pajsiur me NIPT n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Berat.<\/p>\n<p>\u201cNga aktet e administruar rezulton se subjekti ushtron aktivitetin si \u2018fermer\u2019 dhe ka l\u00ebshuar fatura tatimore, ku paraqitet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shit\u00ebsit, p\u00ebr shitje t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>Trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje dispozitat kushtetuese, sipas t\u00eb cilave \u201cq\u00ebnia gjyqtar nuk pajtohet me asnj\u00eb veprimtari tjet\u00ebr politike ose shtet\u00ebrore, si dhe veprimtari profesionale q\u00eb ushtrohet kundrejt pages\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb aktivitetit t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies, akademik shkencor, si dhe delegimit pran\u00eb institucioneve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, sipas ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ILDKPKI nuk ka evidentuar konflikt t\u00eb interesit nga subjekti n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit n\u00eb lidhje me ushtrimin e aktivitetit privat, Komisioni \u00e7mon se regjistrimi si fermer dhe gjendja n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e shit\u00ebsit nga subjekti, duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb papajtueshm\u00ebri me detyr\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideron deklarative pretendimet e gjyqtarit t\u00eb Apelit Vlor\u00eb, Nazmi Troka se kishte p\u00ebrfituar miliona nga bujq\u00ebsia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai dhe bashk\u00ebshortja punonin me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb institucione shtet\u00ebrore.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72143,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,362],"tags":[191,107,118,457],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka pas sanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72142"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72142"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72144,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72142\/revisions\/72144"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}