{"id":72151,"date":"2021-12-30T15:02:18","date_gmt":"2021-12-30T14:02:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ermir-lelci-nuk-provoi-te-ardhurat-e-babait-nga-blegtoria\/2021\/12\/30\/"},"modified":"2023-04-06T18:07:39","modified_gmt":"2023-04-06T16:07:39","slug":"kpk-ermir-lelci-nuk-provoi-te-ardhurat-e-babait-nga-blegtoria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ermir-lelci-nuk-provoi-te-ardhurat-e-babait-nga-blegtoria\/2021\/12\/30\/","title":{"rendered":"KPK: Ermir Lel\u00e7i nuk provoi t\u00eb ardhurat e babait nga blegtoria"},"content":{"rendered":"<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb t\u00eb ardhurat neto t\u00eb babait nga blegtoria q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, si dhe u gjet me mang\u00ebsi profesionale.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81217\" aria-describedby=\"caption-attachment-81217\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ermir-Lelci-vendimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81217\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ermir-Lelci-vendimi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81217\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81217\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i pas vendimit t\u00eb sjhkarkimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i u shkarkua nga detyra m\u00eb 28 tetor pasi u konkludua se ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Problemet kryesore n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb jan\u00eb gjetur p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 138 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtar Roland Ilian ngre dyshime se prokurori Lel\u00e7i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Shkod\u00ebr kundrejt \u00e7mimit 6.2 milion\u00eb lek\u00eb, ku ai ka deklaruar se g\u00ebzon 33% pjes\u00eb takuese, kurse babai N.L, 67% t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni, konstaton se babai i subjektit vijon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb fshat dhe se ky apartament \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjith\u00eb koh\u00ebs prej subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit ka figuruar si bler\u00ebs vet\u00ebm subjekti i rivler\u00ebsimit. Po ashtu, n\u00eb dy transferta t\u00eb kryera nga babai n\u00eb vitin 2006, \u00ebsht\u00eb specifrikuar se pagesat nga i ati jan\u00eb kryer p\u00ebr djalin e tij, Ermir Lel\u00e7i dhe kontratat e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, duke paraqitur si bashk\u00ebpronar dhe kontribues t\u00eb atin, subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb nga kontrolli apo verifikimi marrdh\u00ebnien e plot\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit n\u00eb shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb nga ana e babait.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr shlyerjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit subjekti ka deklaruar kursimet e babait nga vet\u00ebpun\u00ebsimi n\u00eb bujq\u00ebsi dhe blegtori prej vitit 1991 e n\u00eb vijim dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar thuhet se subjekti ka dor\u00ebzuar dokumente se babai ka p\u00ebrfituar 40.2 dynym\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d. Lel\u00e7i ka depozituar si prova dhe v\u00ebrtetime p\u00ebr pages\u00ebn e kontributeve dhe sigurimeve shoq\u00ebrore t\u00eb prind\u00ebrve si t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi prej vitit 1993 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb hetimit edhe dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se babai kishte bler\u00eb nj\u00eb traktor me vler\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe se kishte krijuar nj\u00eb miniferm\u00eb ku n\u00eb vitin 2004 kishte pasur t\u00eb regjistruara 8 krer\u00eb lop\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb 2007-\u00ebn 50 specie t\u00eb leshta dhe 8 gjedh\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e emergjencave civile t\u00eb vitit 2011, prind\u00ebrit e subjektit rezultonin se kishte pasur 6 krer\u00eb lop\u00eb, 40 dele dhe 10 derra.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb konkluduar mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb krijuar prej babait t\u00eb subjektit nga blegotoria, Komisioni i ka k\u00ebrkuar informacion Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, MBZHR lidhur me dat\u00ebn e regjistrimit si fermer dhe statusin jet\u00ebsor t\u00eb gjedh\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, KPK ka k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr rendimentin vjetor t\u00eb qum\u00ebshtit t\u00eb prodhuar p\u00ebr \u00e7do vit kalendarik nga nj\u00eb krer gjedh; konsumin vjetor t\u00eb qum\u00ebshtit nga secili vi\u00e7 dhe at\u00eb p\u00ebr nevoja personale familjare; se sa vi\u00e7a kishte lindur secila prej gjedh\u00ebve; \u00e7mimin mesatar t\u00eb shitjes s\u00eb qum\u00ebshtit dhe mishit p\u00ebr cdo vit; si dhe kostot p\u00ebr mbar\u00ebsshtimin e tyre.<\/p>\n<p>Por, kjo k\u00ebrkes\u00eb ka mbetur pa p\u00ebrgjigje pasi MBZHR ka informuar se regjistrimi individual i kafsh\u00ebve dhe funksionimi i sistemit t\u00eb informacionit blegtoral \u201cRUDA\u201d ka filluar n\u00eb vitin 2011 dhe se nuk mund t\u00eb verifikohen t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr periudhat e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, MBZHR-ja ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit tabelat n\u00eb lidhje mbi prodhimin e mundsh\u00ebm t\u00eb kafsh\u00ebve, p\u00ebr rendimentin e qum\u00ebshtit n\u00eb nivel qarku dhe p\u00ebr \u00e7mimin mesatar t\u00eb shitjeve me pakic\u00eb t\u00eb qum\u00ebshtit dhe mishit t\u00eb vi\u00e7it.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni krijoi bindjen se babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka ushtruar aktivitet n\u00eb blegtori, por subjekti nuk ka provuar t\u00eb ardhurat neto t\u00eb realizuara nga ky aktivitet, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit D, t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, vler\u00ebson Komisioni dhe nuk i ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb pagesat e kryera nga babai i subjektit p\u00ebr apartamentin, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat arsye ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga subjekti, me shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga babai.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur konkluzionin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e kursimeve t\u00eb deklaruara, n\u00eb vijim Komision v\u00ebren se n\u00eb depozitat q\u00eb dispononte i ati jan\u00eb kryer derdhje cash n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr para pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb tij q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit dhe t\u00eb pagimit t\u00eb kredis\u00eb, ngren\u00eb dyshimin lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr krijimin e shumave t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme\u201d, argumenton trupi gjykues.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Komsisioni ka gjetur mang\u00ebsi t\u00eb hetimeve n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga subjekti i rivler\u00ebsimit, q\u00eb jan\u00eb konsideruar si t\u00eb pariparueshme n\u00ebp\u00ebrmejt trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se subjekti ka shfaqur mang\u00ebsi profesionale, p\u00ebr sa i p\u00ebrket aspektit t\u00eb njohurive ligjore, bazuar n\u00eb treguesin e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb logjikisht hetimin, sipas k\u00ebrkesave ligjore, p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj dhe p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin\u201d, konkludon trupa e KPK p\u00ebr nj\u00eb vendim mosfillimi t\u00eb prokurorit Lel\u00e7i, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykata pas ankimit t\u00eb kall\u00ebzuesit i cili ka kryer n\u00eb vijim kall\u00ebzim penal dhe ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Prokuroria e Lezh\u00ebs nuk ka gjetur shkelje t\u00eb ligjit nga prokurori Lel\u00e7i dhe ka vendosur t\u00eb mos e filloj\u00eb procedimin ndaj tij, KPK evidenton se denoncuesi ka pretenduar se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pushuar nga subjekti ka pasur prova p\u00ebr falsifikim dokumentesh.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Lel\u00e7i ka vendosur mosfillim duke konkluduar se ishte parashkruar ndjekja penale, por pa kryer m\u00eb par\u00eb asnj\u00eb veprim hetimor. \u201c[\u2026]n\u00eb vendim nuk shprehet dhe n\u00eb dosjen penale nuk pasqyrohen veprimet hetimore q\u00eb provojn\u00eb faktin n\u00ebse i akuzuari e ka p\u00ebrdorur ose jo dokumentin, dhe n\u00ebse e ka p\u00ebrdorur kur \u00ebsht\u00eb momenti i fundit i p\u00ebrdorimit dhe m\u00eb pas t\u00eb vijonte me arsyetimin n\u00ebse jan\u00eb plot\u00ebsuar ose jo afatet e parashkrimit t\u00eb ndjekjes penale\u201d, arsyeton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, ka rezultuar se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime pse e ka pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d ndaj nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e vitit 2014 \u201cP\u00ebr dh\u00ebnie Amnistie\u201d. Hetimi ndaj k\u00ebsaj shoq\u00ebrie ka nisur nga subjekti n\u00eb vitin 2014, d\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtuesi i prokuroris\u00eb i ka bashkuar dhe nj\u00eb procedim tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb aksident n\u00eb pun\u00eb me pasoj\u00eb vdekje n\u00eb vitin 2015. Po at\u00eb vit ka rezultuar nj\u00eb tjet\u00ebr aksident me pasoj\u00eb vdekjen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim, Lel\u00e7i ka arsyetuar se vepra penale \u201cnd\u00ebrtim i paligjsh\u00ebm\u201d duhej pushuar pasi ishte amnistuar. Ai ka argumentuar se aksidenti me pasoj\u00eb vdekje nuk ka ndodhur n\u00eb pun\u00eb, pasi punimet ishin t\u00eb pezulluara me vendim t\u00eb INUV Velipoj\u00eb. Sipas tij, viktima ka shkuar n\u00eb kantierin e objektit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa vegla pune kur ka humbur jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, sipas KPK nga dokumentacioni administruar ka rezultuar se punimet kan\u00eb vazhduar pa lejen e organeve p\u00ebrkat\u00ebse dhe se plot\u00ebsohen elementet e nj\u00eb vepre penale me karakter vazhdues p\u00ebrsa i p\u00ebrket nd\u00ebrtimit pa leje.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara nga publiku, KPK ka gjetur se subjekti nuk ka verifikuar pretendimet e kall\u00ebzuesit ndaj disa punonj\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb, duke mos analizuar veprimet e k\u00ebtyre t\u00eb fundit; p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb tyre si dhe nuk ka hetuar lidhur me falsifikimin e pretenduar nga denoncuesi.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se subjekti ka pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj DAR Shkod\u00ebr, pa kryer hetime dhe pa verifikuar pretendimet e kall\u00ebzuesit lidhur me parregullsin\u00eb e nj\u00eb procedure konkurrimi p\u00ebr nj\u00eb vend pune n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb. N\u00eb vendim sqarohet se subjekti e ka bazuar vendimin e pushimit n\u00eb konkluzionet e Gjykat\u00ebs Administrative, e cila ka konkluduar se aktet e kund\u00ebrshtuara nga padit\u00ebsja lidhur me procedur\u00ebn e konkurrimit nuk jan\u00eb t\u00eb llojit administrativ.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Gjykatat administrative nuk kan\u00eb shqyrtuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e akteve t\u00eb kund\u00ebrshtuara nga padit\u00ebsja apo ligjshm\u00ebrin\u00eb e procedurave t\u00eb ndjekura nga institucionet dhe, si pasoj\u00eb, referenca q\u00eb b\u00ebn subjekti n\u00eb k\u00ebto vendime p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se fakti nuk parashikohet si vep\u00ebr penale \u00ebsht\u00eb e pavend\u201d, konkludon Komisioni dhe vler\u00ebson se Lel\u00e7i nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, Lel\u00e7i rezulton t\u00eb mos ket\u00eb kryer detyrat e l\u00ebna nga gjykata q\u00eb kishte prishur nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb tijin, si dhe i ka zgjatur tej afatit hetimet.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb t\u00eb ardhurat neto t\u00eb babait nga blegtoria q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, si dhe u gjet me mang\u00ebsi profesionale.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72152,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,362],"tags":[459,118,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/ermir-Lelci-vendimi.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i pas vendimit t\u00eb sjhkarkimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72151"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72151"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72153,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72151\/revisions\/72153"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}