{"id":72154,"date":"2021-12-30T14:36:26","date_gmt":"2021-12-30T13:36:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-merr-vendim-te-ri-per-shkelqim-mirin-pasi-kpa-rrezoi-vendimarrjen-e-pare\/2021\/12\/30\/"},"modified":"2023-04-06T18:07:43","modified_gmt":"2023-04-06T16:07:43","slug":"kpk-merr-vendim-te-ri-per-shkelqim-mirin-pasi-kpa-rrezoi-vendimarrjen-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-merr-vendim-te-ri-per-shkelqim-mirin-pasi-kpa-rrezoi-vendimarrjen-e-pare\/2021\/12\/30\/","title":{"rendered":"KPK merr vendim t\u00eb ri p\u00ebr Shk\u00eblqim Mirin pasi KPA rr\u00ebzoi vendimarrjen e par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e ndryshimit t\u00eb vendimit, ku shumica ka k\u00ebrkuar prishjen duke sjell\u00eb nj\u00eb proces dhe vendimarrje t\u00eb re t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebson se do t\u00eb ishte e mjaftueshme vet\u00ebm t\u00eb ndryshohej disponimi p\u00ebrfundimtar.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_47271\" aria-describedby=\"caption-attachment-47271\" style=\"width: 590px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Miri.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-47271\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Miri-590x400.jpg\" alt=\"\" width=\"590\" height=\"400\" data-id=\"47271\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-47271\" class=\"wp-caption-text\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb foto arkiv\u00eb, gjyqtari Shk\u00eblqim Miri po flet p\u00ebr gazetar\u00ebt pasi fitoi postin e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 2007. Foto: Gent Shkullaku, LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka dal\u00eb me vendim t\u00eb ri p\u00ebr vetingun e ish-gjyqtarit Shk\u00eblqim Miri, i cili u shkarkua nga detyra prej K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor pasi u d\u00ebnua me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr korrupsion. Ndryshe nga vendimi i par\u00eb kur u \u00e7mua nd\u00ebrprerja e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, n\u00eb vendimarrjen e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar i p\u00ebrfunduar procesi i rivler\u00ebsimit pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Me vendimin e 23 prillit, trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin e nd\u00ebpreu procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr Mirin, duke arsyetuar se shkarkimi nga KLGJ ka sjell\u00eb p\u00ebrfundimin e statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik, Darjel Sina duke u bazuar dhe n\u00eb nj\u00eb arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb KPK-s\u00eb n\u00eb vendimin ndaj ish-gjyqtarit Ibrahim Hoxha, edhe ky i d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion. Sipas Sin\u00ebs, jan\u00eb organet e reja kushtetuese t\u00eb vler\u00ebsimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ q\u00eb duhet t\u00eb vendosi p\u00ebrfundimisht mbi pasojat q\u00eb sjell procesi i vetingut.<\/p>\n<p>Duke iu referuar parashikimeve kushtetuese, Sina argumentoi se pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Komisionit, \u00e7\u00ebshtjet e pap\u00ebrfunduara t\u00eb rivler\u00ebsimit shqyrtohen nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe se klasifikimi si t\u00eb pap\u00ebrfunduara u mund\u00ebson organeve t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb rivler\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mbahej n\u00eb konsiderat\u00eb fakti se Miri e kishte rekursuar vendimin p\u00ebr d\u00ebnimin penal dhe n\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb do t\u00eb dispononte n\u00eb t\u00eb ardhmen ndryshe nga apeli, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej q\u00eb ti jepej mund\u00ebsia KLGJ-s\u00eb q\u00eb t\u00eb trajtonte \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Ankimi i Sin\u00ebs u shqyrtua nga trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e kryesuar nga Sokol \u00c7omo, me relatore Natasha Mulajn dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari, q\u00eb me shumic\u00eb votash vendosi m\u00eb 7 tetor prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Megjith\u00ebse shumica dhe pakica e Kolegjit kan\u00eb \u00e7muar se Komisioni duhej t\u00eb kishte deklaruar t\u00eb p\u00ebrfunduar procedur\u00ebn administrative pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disponimin p\u00ebrfundimtar &#8211; ku t\u00eb par\u00ebt kan\u00eb vendosur prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa pakica orienton ndryshimin.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi shumic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Sokol \u00c7omo, relatorja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtari Ardian Hajdari e cil\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gabuar vendimin e par\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb, duke argumentuar se arsyet e p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk p\u00ebrputhen me institutin e nd\u00ebrprerjes ashtu si \u00ebsht\u00eb parashikuar nga neni \u201cG\u201d, pika 1 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes nga detyra t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, ku p\u00ebrcaktohet dhe sanksioni q\u00eb ndalon rikthimin n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15 vjet.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit v\u00ebren se vet\u00eb KPK konstaton se Shk\u00eblqim Mirit i ka p\u00ebrfunduar statusi i magjistratit p\u00ebr shkak t\u00eb shkarkimit nga detyra dhe jo si pasoj\u00eb e dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji evidenton se n\u00eb rastin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha, edhe pse rastet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, zgjidhja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebrmjet nenit 95 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedurave Administrative, duke deklaruar p\u00ebrfundimin e vetingut pa vendim p\u00ebrfundimtar, pasi pas shkarkimit t\u00eb k\u00ebtij subjekti kishte humbur objekti p\u00ebr t\u00eb cilin kishte nisur vetingu.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse procedura administrative zhvillohet n\u00eb Komision, Kolegji vler\u00ebson se KPK duhej ta kishte aplikuar Kodin e Procedurave Administrative dhe t\u00eb deklaronte t\u00eb p\u00ebrfunduar vetingun e Shk\u00eblqim Mirit pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, me arsyetimin se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka humbur statusin e magjistratit p\u00ebr shkak t\u00eb shkarkimit nga detyra prej KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e konsideron pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Mirin n\u00eb kontradikt\u00eb me pjes\u00ebn urdh\u00ebruese. Kjo, pasi n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese Komisioni e ka p\u00ebrfshir\u00eb rastin e Mirit si t\u00eb parashikuar n\u00eb Kodin e Procedurave Administrative, kur rivler\u00ebsimi p\u00ebrfundon pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar &#8211; nd\u00ebrsa pjesa urdh\u00ebruese ku \u00ebsht\u00eb disponuar me nd\u00ebrprerje t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit aplikohet vet\u00ebm n\u00eb rastet e dor\u00ebheqjes sipas Nenit G t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Trupi gjykues i Kolegjit \u00e7mon se ky vendim \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i kund\u00ebrligjsh\u00ebm, por edhe alogjik, q\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja juridike t\u00eb ligjshme dhe, si i till\u00eb, ai nuk mund t\u00eb lihet n\u00eb fuqi\u201d, vler\u00ebson shumica dhe ka vendosur t\u00eb prish\u00eb vendimin e Komisionit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb KPA-s\u00eb, Komisioni ka vendosur q\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb Kodit t\u00eb Procedurave\u00a0 Administrative t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb procesin p\u00ebr Shk\u00eblqim Mirin pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, p\u00ebr shkak se ka humbur statusin e magjistratit.<\/p>\n<p><strong>Mendimi pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtaret Rezarta Schuetz dhe Ina Rama kan\u00eb votuar kund\u00ebr shumic\u00ebs duke e konsideruar k\u00ebndv\u00ebshtrimin p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb KPK n\u00eb kund\u00ebrshtim me logjik\u00ebn dhe me analiz\u00ebn e dispozitave ligjore.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, disponimi i shumic\u00ebs ka interpretim formal dhe nuk i jep p\u00ebrgjigje vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb nevojshme rip\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb procesi administrativ n\u00eb Komision.<\/p>\n<p>\u201cKjo tejzgjatje e procesit, q\u00eb merr shkak kryek\u00ebput nga p\u00ebrdorimi pasakt\u00ebsisht i nj\u00eb termi [nd\u00ebrprerje] nga Komisioni, mund t\u00eb ishte evituar n\u00ebse n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 66, pika 2 e ligjit nr. 84\/2016, Kolegji do t\u2019i jepte orientim Komisionit p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngjashme, duke ndryshuar vendimin\u201d, vler\u00ebson pakica.<\/p>\n<p>Schuetz dhe Rama e vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb pretendimin e Komisionerit Sina lidhur me ndryshimin e situat\u00ebs s\u00eb Shk\u00eblqim Mirit n\u00ebse Gjykata e Lart\u00eb do t\u00eb pranonte rekursin e tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]\u00c7do pretendim q\u00eb mund t\u00eb ngrihet n\u00eb t\u00eb ardhmen rreth siguris\u00eb s\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje juridike, p\u00ebr shkak t\u00eb ngjarjeve q\u00eb mund t\u00eb ndodhin, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Kolegjit, n\u00eb kontekstin e situat\u00ebs faktike t\u00eb p\u00ebrshkruar m\u00eb lart, nuk i p\u00ebrket vendimmarrjes s\u00eb organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kuptim t\u00eb zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes objekt gjykimi\u201d, vler\u00ebson pakica dhe v\u00ebren se vendimi i KPK u shqyrtua n\u00eb drejtim t\u00eb zbatimit t\u00eb dispozitave ligjore n\u00eb fuqi dhe nuk u konstatua shkelje e asnj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cHumbja e statusit t\u00eb magjistratit me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb organit kompetent, kusht\u00ebzon edhe humbjen e statusit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit sipas dispozitave t\u00eb cituara, e p\u00ebr pasoj\u00eb rr\u00ebzon vet\u00eb objektin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, shprehen Schuetz dhe Rama.<\/p>\n<p>Ato vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb kushtet kur procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr ish-magjistratin Shk\u00eblqim Miri ka mbetur pa objekt dhe e ka humbur q\u00ebllimin kushtetues t\u00eb kthimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pastrimit t\u00eb radh\u00ebve t\u00eb magjistrat\u00ebve nga ata q\u00eb nuk e g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb besim, pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00ebp\u00ebrmjet shkarkimit nga ana e KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pakica konkludon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk duhej t\u00eb ishte prishur vendimi i KPK, por vet\u00ebm t\u00eb ndryshohej duke deklaruar t\u00eb p\u00ebrfunduar procedur\u00ebn administrative pa vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e ndryshimit t\u00eb vendimit, ku shumica ka k\u00ebrkuar prishjen duke sjell\u00eb nj\u00eb proces dhe vendimarrje t\u00eb re t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebson se do t\u00eb ishte e mjaftueshme vet\u00ebm t\u00eb ndryshohej disponimi p\u00ebrfundimtar.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,117,362],"tags":[125,107,112,118,460],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkelqim-Miri.jpg","fifu_image_alt":"N\u00eb k\u00ebt\u00eb foto arkiv\u00eb, gjyqtari Shk\u00eblqim Miri po flet p\u00ebr gazetar\u00ebt pasi fitoi postin e an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb 7 dhjetor 2007. Foto: Gent Shkullaku, LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72154"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72154"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72156,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72154\/revisions\/72156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}