{"id":72157,"date":"2021-12-28T12:12:27","date_gmt":"2021-12-28T11:12:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ervin-trashi-u-penalizua-per-balancat-negative-dhe-mosdeklarimin-e-nje-procedimi\/2021\/12\/28\/"},"modified":"2023-04-06T18:08:09","modified_gmt":"2023-04-06T16:08:09","slug":"gjyqtari-ervin-trashi-u-penalizua-per-balancat-negative-dhe-mosdeklarimin-e-nje-procedimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-ervin-trashi-u-penalizua-per-balancat-negative-dhe-mosdeklarimin-e-nje-procedimi\/2021\/12\/28\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Ervin Trashi u penalizua p\u00ebr balancat negative dhe mosdeklarimin e nj\u00eb procedimi"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngre dyshime se gjyqtari i Vlor\u00ebs, Ervin Trashi ka fshehur zot\u00ebrimin e nj\u00eb automjeti p\u00ebr disa vite, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb duke d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb tyre. Shkarkues u konsiderua edhe mosdeklarimi i nj\u00eb procedimi penal p\u00ebr korrupsion ndaj tij.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81375\" aria-describedby=\"caption-attachment-81375\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81375\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81375\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81375\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ervin Trashi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Ervin Trashi u shkarkua nga detyra m\u00eb 12 n\u00ebntor, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti se kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se Trashi u gjet me balanc\u00eb negative prej 5.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa ngrihen gjithashtu dyshime p\u00ebr fshehjen e posedimit t\u00eb nj\u00eb automjeti. Trashi u vler\u00ebsua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb figures, pasi nuk ka deklaruar nj\u00eb procedim penal p\u00ebr korrupsion t\u00eb regjistruar n\u00eb ngarkim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton se ka pasur raste kur subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje apo t\u00eb ket\u00eb dor\u00ebzuar dokumente lidhur me disa prej gjetjeve t\u00eb hetimit administrativ, si dhe ka mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb paqarta dhe kontradiktore n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konsaton mosp\u00ebrputhje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb deklaruar nga Trashi me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb; pamund\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb hua 1.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb kredie q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr banes\u00ebn; si dhe p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsaj vlere nga subjekti n\u00eb vitet e pretenduara prej tij.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Vlor\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro n\u00eb 2008-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb porositur, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb kryer blerja dhe n\u00eb at\u00eb veting \u00ebsht\u00eb deklaruar 24 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se vlera reale e paguar ka qen\u00eb 24 mij\u00eb euro, pasi nga pala shit\u00ebse nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e dakord\u00ebsura m\u00eb par\u00eb, por Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur dhe ka vler\u00ebsuar t\u00eb konsideroj\u00eb si shpenzim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri shum\u00ebn 27 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr ndryshimin e \u00e7mimit mbeten n\u00eb nivel deklarativ dhe t\u00eb pakonfirmuara n\u00eb koh\u00eb reale me dokumentacion n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb apo m\u00ebnyr\u00eb,\u201d konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Po ashtu, evidentohet se subjekti nuk ka pasqyruar burimet e k\u00ebsaj pasurive n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave periodike dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d. Megjith\u00ebse Komisioni v\u00ebren se Trashi ka marr\u00eb nj\u00eb kredi 20 mij\u00eb euro p\u00ebr shlyerjen e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, ai ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 7000 eurosh.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb mosjustifikimit t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs 7000 euro, mosdeklarimi i burimit t\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb \u00e7muar prej KPK si pasakt\u00ebsi me pesh\u00eb me pesh\u00eb specifike dhe \u00ebsht\u00eb konsideruar si pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se v\u00ebllai i gjyqtarit Trashi nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 1.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011me afat 10 vje\u00e7ar dhe pa interes, shum\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se kontrata e huamarrjes nuk ka qen\u00eb noteriale dhe kalimi i shum\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar. Nisur nga balanca negative, shuma 1.8 milion\u00eb lek\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, gjyqtari Trashi ka rezultuar me balanca negative p\u00ebr vitet 2011, 2012 dhe 2015 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi pr t\u00eb shlyer huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai G.T..<strong>\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, KPK konkludon se ve\u00e7 deklarimeve t\u00eb pasakta, Trashi nuk ka justifikuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme investimin total prej 27 mij\u00eb euro t\u00eb apartamentit, si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Si shkak p\u00ebr shkarkim \u00ebsht\u00eb konsideruar dhe mungesa financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz, si dhe dyshimet e ngritura se subjekti mund ta kishte disponuar k\u00ebt\u00eb makin\u00eb disa vite para se t\u00eb n\u00ebnshkruante aktin noterial.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka pasqyruar blerjen e automjetit tip \u201cMercedes-Benz\u201d n\u00eb vitin 2016, kundrejt shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb, por nuk ka sh\u00ebnuar burimin e krijimit, si dhe nuk ka identifikuar targat. Megjith\u00ebse ILDKPKI nuk ka konstatuar probleme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka konstatuar se subjekti e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb mjet prej vitit 2012.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se m\u00eb 7 shtator 2012, makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga shtetasi A.M. p\u00ebr shum\u00ebn 10,330 euro, i cili ka paguar dhe 343 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin. Pas 10 dit\u00ebsh A.M. ia ka shitur k\u00ebt\u00eb mjet bashk\u00ebshortit t\u00eb tezes s\u00eb gjyqtarit Trashi, shtetasit Z.B., p\u00ebr shum\u00ebn totale 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00ebm dy dit\u00eb pasi automjeti \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb subjektit, makina \u00ebsht\u00eb pajisur me sigurim t\u00eb detyruesh\u00ebm, ku ka figuruar si i siguruar gjyqtari Trashi.\u00a0Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, bashk\u00ebshorti i tezes ka n\u00ebnshkruar deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb mjetit n\u00eb favor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2016, mjeti i \u00ebsht\u00eb shitur shtetasit A.L. p\u00ebr 800 mij\u00eb lek\u00eb, i cili megjith\u00ebse e ka regjistruar n\u00eb emrin e tij,\u00a0n\u00eb polic\u00ebn e sigurimit ka figuruar subjekti i rivler\u00ebsimit. Dy \u00a0jav\u00eb pasi ka \u00a0bler\u00eb mjetin, A.L. ka em\u00ebruar si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb posa\u00e7\u00ebm subjektin, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb plota, qoft\u00eb dhe p\u00ebr ta shitur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, n\u00eb dhjetor t\u00eb 2016-\u00ebs, A. L. i ka shitur subjektit Ervin Trashi automjetin n\u00eb \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb e cila sipas subjektit \u00ebsht\u00eb paguar cash.<\/p>\n<p>\u201c\u2026v\u00ebrtetohet se subjekti e ka p\u00ebrdorur automjetin, objekt shqyrtimi, menj\u00ebher\u00eb pasi bler\u00ebsi i par\u00eb Z. B. e ka regjistruar automjetin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb dat\u00ebn 26.9.2012, e n\u00eb vijim\u00ebsi, menj\u00ebher\u00eb pasi bler\u00ebsi i dyt\u00eb A. L. e ka bler\u00eb automjetin n\u00eb dat\u00ebn 5.2.2016, deri n\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebt\u00eb automjet e ka bler\u00eb vet\u00eb nga shtetasi A. L. n\u00eb dat\u00ebn 27.12.2016\u201d, v\u00ebren KPK dhe i ka konsideruar dy pronar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb mjetit si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se kur mjeti ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Z.B., ai ka p\u00ebrdorur tjet\u00ebr makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa Benz-i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se subjekti e ka bler\u00eb dhe deklaruar automjetin n\u00eb vitin 2016 me \u00e7mimin 600.000 lek\u00eb, gjat\u00eb hetimit administrativ u administruan prova e fakte, sipas t\u00eb cilave subjekti \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronar i mjetit q\u00eb n\u00eb vitin 2012, duke krijuar dyshime t\u00eb forta se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej tij gjat\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb \u00e7mimin 13.000 euro,\u201d konstaton KPKdhe v\u00ebren se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e bashk\u00ebshortit t\u00eb tezes p\u00ebr ta bler\u00eb makin\u00ebn n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>KPK ngre dyshime se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb posedimin e mjetit p\u00ebr kat\u00ebr vjet, por analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare e kryer sipas pretendimeve t\u00eb tij, bazuar dhe n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e KPA, duke u konsideruar si shpenzim shuma 600 mij\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 433 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm edhe lidhur me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie banimi me tre kate n\u00eb Lushnj\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb subjektit. Trashi ka deklaruar se kjo sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar para vitit 2006, por nga hetimi \u00ebsht\u00eb konkuduar se deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishin nd\u00ebrtuar vet\u00ebm dy katet e para, nd\u00ebrsa papafingo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vjijim dhe ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shtimin e k\u00ebtij kati.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme, deklarimet cash jan\u00eb p\u00ebrllogaritur si gjendje t\u00eb disponuara n\u00eb fund t\u00eb vitit dhe jo si shtesa. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konsideruar nj\u00eb pjes\u00eb e pretendimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia duke ulur shpenzimet jetike t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, balanca negative p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb reduktuar pjes\u00ebrisht duke mbetur n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme edhe pas rishikimeve t\u00eb analiz\u00ebs &#8211; nga 7.7 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka rezultuar nga hetimi paraprak n\u00eb 5.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Procedimi p\u00ebr korrupsion \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Siguris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Ervin Trashi, pasi nuk ka deklaruar nj\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar n\u00eb ngarkim t\u00eb tij p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ckorrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Subjekti ka preteduar se n\u00eb formularin p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, pasi sipas tij asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari q\u00eb lidhen me krimin e organizuar. Ai ka theksuar se ish-Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda ka vendosur t\u00eb pushohen hetimet e procedimit penal, pasi nuk ka rezultuar asnj\u00eb prov\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Duke iu referuar ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, KPK v\u00ebren se parashikohet q\u00eb personi do t\u00eb konsiderohet i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar edhe n\u00eb rastin kur procedimi penal i filluar ndaj tij pushohet nga organi procedues, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit kur \u00ebsht\u00eb deklaruar i pafajsh\u00ebm me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar se subjekti nuk ka plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs q\u00eb \u00e7mohet se \u00ebsht\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin e tij, s\u00eb bashku me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb deklarime n\u00eb lidhje me kriterin pasuror.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngre dyshime se gjyqtari i Vlor\u00ebs, Ervin Trashi ka fshehur zot\u00ebrimin e nj\u00eb automjeti p\u00ebr disa vite, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb duke d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb tyre. Shkarkues u konsiderua edhe mosdeklarimi i nj\u00eb procedimi penal p\u00ebr korrupsion [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72158,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,362],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto-3.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ervin Trashi u penalizua p\u00ebr balancat negative dhe mosdeklarimin e nj\u00eb procedimi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72157"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72157"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72157\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72159,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72157\/revisions\/72159"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72158"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}