{"id":72181,"date":"2021-12-20T17:00:11","date_gmt":"2021-12-20T16:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anita-jella-paraqet-qendrimet-per-denoncimet-dhe-pyetjet-e-relatores-natasha-mulaj\/2021\/12\/20\/"},"modified":"2023-04-06T18:09:57","modified_gmt":"2023-04-06T16:09:57","slug":"anita-jella-paraqet-qendrimet-per-denoncimet-dhe-pyetjet-e-relatores-natasha-mulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anita-jella-paraqet-qendrimet-per-denoncimet-dhe-pyetjet-e-relatores-natasha-mulaj\/2021\/12\/20\/","title":{"rendered":"Anita Jella paraqet q\u00ebndrimet p\u00ebr denoncimet dhe pyetjet e relatores Natasha Mulaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Anita Jella i konsideroi t\u00eb pabazuara 7 denoncime nga publiku dhe dor\u00ebzoi dhjet\u00ebra dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00ebndrimin e saj. Gjithashtu, ajo i cil\u00ebsoi pyetjet e ngritura nga relatorja Natasha Mulaj t\u00eb shteruara nga shpjegimet q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Komision dhe jasht\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit.\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81874\" aria-describedby=\"caption-attachment-81874\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81874\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81874\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81874\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Anita Jella pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, Anita Jella paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA q\u00ebndrimet e saj lidhur me 7 denoncime nga publiku t\u00eb depozituara se fundmi, si dhe p\u00ebr 11 pyetjet e ngritura nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Albana Shylla n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar m\u00eb 15 dhjetor, kryesisht mbi shk\u00ebmbimin e apartamentit q\u00eb zot\u00ebron aktualisht subjekti.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019, por v\u00ebzhguesit e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, i k\u00ebrkuan Komisionerit Publik q\u00eb t\u00eb apeloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me arsyetimin se ajo duhej t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mang\u00ebsi n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe probleme t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Ankimimi i Komisionerit Darjel Sina bazohet kryesisht mbi veprimet dhe mosveprimet e Jell\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Liridon Pul\u00ebs, drejtues i Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs Durr\u00ebs dhe n\u00eb ato p\u00ebr nj\u00eb gjyqtare t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, q\u00eb ishte trasferuar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs. P\u00ebr pasurin\u00eb problemet jan\u00eb fokusuar n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin Sina konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjafutesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jella theksoi n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb h\u00ebn\u00ebs se p\u00ebr dy prej denoncimeve nuk q\u00ebndronin pretendimet e ankuesve, pasi sipas saj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dejtueses vet\u00ebm kishte kryer p\u00ebrcjellje t\u00eb shkresave. P\u00ebr nj\u00eb prej denoncimeve ajo sqaroi se kall\u00ebzueses i ishin vendosur n\u00eb dispozicion gjith\u00eb aktet dhe se nuk q\u00ebndron pretendimi p\u00ebr hetim t\u00eb cek\u00ebt.<\/p>\n<p>Po ashtu, Jella konsideroi si t\u00eb pabazuara dy denoncime anonime, ku n\u00eb nj\u00eb prej tyre ankohet p\u00ebr vendimarrjen e prokuroris\u00eb p\u00ebr pushimin e hetimeve pa e k\u00ebrkuar n\u00eb gjykat\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetrin ngrihen pretendime se subjekti ka favorizuar nj\u00eb oficer t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore duke mos i dh\u00ebn\u00eb ngarkes\u00eb pune.<\/p>\n<p>Jella shpjegoi se Gjykata e Apelit Durr\u00ebs kishte krijuar praktik\u00eb q\u00eb p\u00ebr veprat penale q\u00eb parashikojn\u00eb deri n\u00eb dy vjet burgim t\u00eb jet\u00eb prokuroria q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb pushimin e \u00e7\u00ebshtjeve. Megjithat\u00eb ajo sqaroi se prokuror\u00ebt e Prokuroris\u00eb Durr\u00ebs kishin mbajtur q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme, pasi ka pasur raste q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar pushimin e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb pretendimin p\u00ebr favorizimin e nj\u00eb oficeri t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe depozitoi si prov\u00eb dokumentacion p\u00ebr ndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr secilin prej tyre. Prokurorja Jella i kund\u00ebrshtoi dhe denoncimet e tjera. Ajo theksoi se veprimet e saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtueses lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara n\u00eb denoncime jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor. Jella depozitoi si prova dhjet\u00ebra vendime dhe dokumentacione n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj ndaj 7 denoncimeve t\u00eb depozituara nga publiku n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Edhe Komisioneri Darjel Sina i konsideroi t\u00eb k\u00ebnaqshme parashtrimet e subjektit p\u00ebr denoncimet e publikut, q\u00eb sipas tij nuk p\u00ebrmbajn\u00eb fakte apo indicie. Megjithat\u00eb, pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues i KPA vendosi t\u00eb administroj\u00eb gjith\u00eb provat e dor\u00ebzuara nga subjekti n\u00eb funksion t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb saj ndaj denoncimeve, si dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim n\u00ebse do t\u00eb kryhet hetim ose jo p\u00ebr pretendimet e ankuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Jella paraqiti q\u00ebndrimin e saj lidhur me 11 pyetjet e ngritura nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Natasha Mulaj. N\u00eb seanc\u00ebn parardh\u00ebse Komisioneri Darjel Sina konsideroi se prokurorja Jella ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, konkretisht lidhur me nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 113 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, me vler\u00eb 67 mij\u00eb e 900 euro.<\/p>\n<p>Komisioneri evidentoi faktin se n\u00eb vitin 2016 subjekti ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebmbimi i apartamentit me sip\u00ebrfaqe 97 m2 i porositur n\u00eb 2011-\u00ebn nga bashk\u00ebshorti me apartamentin me sip\u00ebrfaqe 113 m2 t\u00eb porositur nga kunati, i cili ka hequr dor\u00eb dhe kompania nd\u00ebrtuese i ka kthyer atij shum\u00ebn 71 mij\u00eb e 190 euro. Sipas tij, subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb pretenduar, q\u00eb sipas saj ka qen\u00eb shkak p\u00ebr mosndryshimin e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe pse ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb sip\u00ebrfaqe nga shk\u00ebmbimi i vitit 2016 me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese, t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur me at\u00eb t\u00eb prenotuar nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson se Jella nuk e ka deklaruar apartamentin q\u00eb p\u00ebrdor prej vitit 2011 dhe i konsideroi t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit se n\u00eb deklarimet periodike, p\u00ebrpara ndryshimeve ligjore, nuk ka qen\u00eb e detyrueshme dhe nuk k\u00ebrkohej deklarimi i sendeve t\u00eb paluajtshme n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Mulaj e pyeti Jell\u00ebn p\u00ebr mosdeklarimin e adres\u00ebs s\u00eb plot\u00eb n\u00eb vitin 2011 kur kan\u00eb filluar t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs; p\u00ebr mosdeklarimin e investimit dhe ndryshimin e \u00e7mimit; p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e regjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb; lidhur me kredit\u00eb e marra p\u00ebr dy apartamentet dhe se cili e paguan; p\u00ebr katin ku gjendet apartamenti; deklarimin e vler\u00ebs q\u00eb shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese i ka kthyer kunatit p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb n\u00eb vitin 2013; p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb provave p\u00ebr shk\u00ebmbimin si dhe p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vlere monterare nga vjehrra nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dispononin.<\/p>\n<p>Prokurorja Jella solli n\u00eb v\u00ebmendje se p\u00ebr pyetjet e drejtuara kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe p\u00ebrgjigje shteruese gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK. Sipas saj, pyetjet q\u00eb i jan\u00eb drejtuar lidhur me v\u00ebllain e bashk\u00ebshortit nuk q\u00ebndrojn\u00eb, pasi nuk rezulton q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb person i lidhur apo person tjet\u00ebr i lidhur. Subjekti theksoi se pasurit\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit nuk mund ti n\u00ebnshtrohen hetimit. Jella sqaroi n\u00eb q\u00ebndrimin e saj se kur kunati kishte porositur apartamentin e tij, ajo dhe bashk\u00ebshorti ishin p\u00ebr kurim n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb disa pyetje tejkalohen dhe shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik\u201d, v\u00ebrejti Jella dhe u shpreh se nuk mund t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga Kolegji. Sipas subjektit, jo vet\u00ebm q\u00eb disa pyetje jan\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura nga Komisoneri, por jan\u00eb dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar. \u201cLigji parashikon se gjykata gjykon brenda k\u00ebrkimit t\u00eb ankimeve\u201d, pohoi Jella.<\/p>\n<p>Ajo deklaroi se megjith\u00ebse p\u00ebrgjigja e pyetjeve e vendos jasht\u00eb siguris\u00eb juridike, do t\u00eb paraqiste shpjegime e q\u00ebndrim p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre.<\/p>\n<p>Jella pohoi se kishte deklaruar vet\u00ebm adres\u00ebn e lagjes dhe t\u00eb rrug\u00ebs ku gjendet pallati ku jeton, pasi objekti nuk ishte regjistruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb drejta reale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri kishte fituar vet\u00ebm me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb vitit 2016. Lidhur me mospasqyrimin e investimeve t\u00eb kryera, Jella pohoi se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte deklaruar se \u00e7mimi nuk ndryshonte p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin paguanin kredin\u00eb e marr\u00eb prej tyre, nd\u00ebrsa kunati vijonte t\u00eb shlyente kredin\u00eb e tij. Subjekti vendosi n\u00eb dispozicion t\u00eb Kolegjit v\u00ebrtetime t\u00eb bank\u00ebs q\u00eb sipas saj provojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Jella pohoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr legalizim \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit t\u00eb apartamenteve dhe se sipas lejes s\u00eb legalizimit apartamenti gjendet n\u00eb katin e pest\u00eb t\u00eb banimit.<\/p>\n<p>Lidhur me marrjen e nj\u00eb vlere monetare nga vjehrra, Jella k\u00ebmb\u00ebnguli se ishin p\u00ebrdorur vet\u00ebm p\u00ebr marrjen e viz\u00ebs dhe se ky veprim ishte kryer p\u00ebr shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Publik deklaroi se parashtrimet dhe q\u00ebndrimet e subjektit nuk kan\u00eb arritur t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb shkaqet e ankimit dhe sipas tij Jella nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Seanca kur pritet q\u00eb KPA t\u00eb vendosi lidhur me hetimin ose jo t\u00eb denoncimeve nga publiku u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 10 janar 2022, ora 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Anita Jella i konsideroi t\u00eb pabazuara 7 denoncime nga publiku dhe dor\u00ebzoi dhjet\u00ebra dokumente p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00ebndrimin e saj. Gjithashtu, ajo i cil\u00ebsoi pyetjet e ngritura nga relatorja Natasha Mulaj t\u00eb shteruara nga shpjegimet q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Komision dhe jasht\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit.\u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72182,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[347,112,149,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Anita-Jella.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Anita Jella pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72181"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72181"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72183,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72181\/revisions\/72183"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}