{"id":72184,"date":"2021-12-20T11:42:50","date_gmt":"2021-12-20T10:42:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-endrit-bimi\/2021\/12\/20\/"},"modified":"2023-04-06T18:10:07","modified_gmt":"2023-04-06T16:10:07","slug":"kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-endrit-bimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-rivleresimin-e-prokurorit-endrit-bimi\/2021\/12\/20\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb rivler\u00ebsimin e prokurorit Endrit Bimi"},"content":{"rendered":"<p>Shumica nuk i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs Endrit Bimi p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara nga vjehrri dentist, nga prind\u00ebrit dhe v\u00ebllai nga puna n\u00eb Kanada e SHBA, pasi ka konkluduar se kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme &#8211; nd\u00ebrsa komisioneri Lulzim Hamitaj konstaton munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme t\u00eb personave t\u00eb lidhur dhe ngre dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pronave n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81281\" aria-describedby=\"caption-attachment-81281\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Endrit-Bimi-pas-seances-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-81281 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Endrit-Bimi-pas-seances-1-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"81281\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81281\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Endrit Bimi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Endrit Bimi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb 3 n\u00ebntor pas rivleresimit t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. Kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Genta Tafa Bungo n\u00eb shumic\u00eb vler\u00ebsuan se prokurori Bimi nuk zot\u00ebron pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikoj\u00eb ligj\u00ebrishta, si dhe i ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht ato. Gjithashtu, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe sipas shumic\u00ebs nuk u gjet\u00ebn probleme penalizuese n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>An\u00ebtari n\u00eb pakic\u00eb, Lulzim Hamitaj vler\u00ebson ndryshe duke konkluduar se subjekti nuk provoi dot burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb krijuara nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses si dhe ngriti dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb dy pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Hamitaj \u00e7mon se Bimi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia dhe duhet shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>Bimi e ka filluar karrier\u00ebn si jurist n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe organizata jo-fitimprur\u00ebse. Ai ndoqi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2004-2007 dhe u em\u00ebrua m\u00eb pas prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnjes. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtit\u00eb p\u00ebr burimet<\/strong><\/p>\n<p>Rezultatet e ndryshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare kan\u00eb ardhur pasi shumica vler\u00ebson se Bimi ka qen\u00eb bind\u00ebs n\u00eb v\u00ebrtetimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij dhe t\u00eb bashkejetueses,\u00a0nd\u00ebrsa Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb konsideron se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm bazuar n\u00eb dokumentacion provues.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetuesja e prokurorit Bimi ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d likujditete bankare n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, si dhe gjendje cash n\u00eb banes\u00eb. Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likujditeteve ka deklaruar kursimet e familjes s\u00eb saj t\u00eb origjin\u00ebs n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb subjektit, babai i bashk\u00ebjetueses ka zot\u00ebruar nj\u00eb klinik\u00eb dentare prej vitit 1994 ku vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb profesionin s\u00eb bashku me t\u00eb bij\u00ebn. Prej vitit 2010, klinika dentare \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb prokurorit Bimi.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 likujditeteve, KPK ka analizuar dhe mund\u00ebsin\u00eb e dhurimit t\u00eb nj\u00eb shume 5500 euro bashk\u00ebjetueses nga prind\u00ebrit e saj n\u00eb vitin 2013 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz.<\/p>\n<p>Komisioni ka analizuar dhe vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e babait t\u00eb bashk\u00ebjetueses vet\u00ebm n\u00eb kufijt\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb dhuruar, duke analizuar t\u00eb ardhurat e tij q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e depozitave dhe p\u00ebr blerjen e Benz-it. N\u00eb vendimin e arsyetuar thuhet se hetimi \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb jan\u00eb krijuar pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga prokurori Bimi.<\/p>\n<p>Shumica i ka kryer p\u00ebrllogaritjet bazuar n\u00eb marzhet e fitimit t\u00eb p\u00ebrcaktuara prej Urdh\u00ebrit t\u00eb Stomatologut duke analizuar mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve kumulative nd\u00ebr vite prej t\u00eb ardhurave nga klinika dentare dhe prej qiradh\u00ebnies s\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, nga ka rezultuar bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se depozitat jan\u00eb disponuar dhe n\u00eb momentin e deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, Hamitaj vler\u00ebson se subjekti ka detyrimin e justifikimit ligkor t\u00eb tyre. Ndryshe nga shumica ai vler\u00ebson se nuk u v\u00ebrtetua me dokumentacion ligjor q\u00eb familja e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit t\u00eb kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb kursyer shumat e deklaruara deri n\u00eb vitin 2012 q\u00eb kan\u00eb shqrbyer si burim krijimi p\u00ebr likujditetet dhe konstaton\u00a0balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 17.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi k\u00ebto pamjaftueshm\u00ebri rezultojn\u00eb para nisjes s\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs mes subjektit dhe L.K., duke ju referuar dhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Hamitaj vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb jet\u00eb shkak m\u00eb vete shkarkimi. Por, sipas tij k\u00ebto gjetje mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu Hamitaj konkludon pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr blerjen e Benz-it.<\/p>\n<p><strong>\u201cDyshimet e pakic\u00ebs p\u00ebr fshehje pasurie\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Konkluzione t\u00eb ndryshme jan\u00eb arritur dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb nga babai i bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2017 p\u00ebr \u00e7mimin 130 mij\u00eb euro. Megjith\u00ebse kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar pas deklarat\u00ebs veting, Komisioni ka vler\u00ebsuar ta hetoj\u00eb pasi subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb hua vjehrrit gjith\u00eb kursimet e tij, si dhe ato t\u00eb bashk\u00ebjetueses.<\/p>\n<p>Sipas Faskajt dhe Bungos, subjekti dhe bashk\u00ebjetuesja kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huave. Shumica konsideron se dh\u00ebnia e huave babait t\u00eb bashk\u00ebjetueses nuk e b\u00ebjn\u00eb Bimin person t\u00eb lidhur apo tjet\u00ebr t\u00eb lidhur n\u00eb lidhje me apartamentin, pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb interes pasuror nd\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA, shumica argumenton se subjektet e rivler\u00ebsimit mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb, v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e deklarimeve dhe gjendjes s\u00eb pasuris\u00eb deri n\u00eb dor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Hamitaj bie dakord p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e shum\u00ebs 39 mij\u00eb euro q\u00eb subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb hua vjehrrit, ai\u00a0vler\u00ebson se shuma e transferuar nga bashk\u00ebjetuesja e subjektit n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro nuk mund t\u00eb konsiderohet si e krijuar me burime t\u00eb ligjshme pasi rrjedh nga t\u00eb ardhurat e periudh\u00ebs 1994-2013, q\u00eb sipas tij rezultojn\u00eb t\u00eb paprovuara.<\/p>\n<p>Hamitaj ngre dyshime se ky apartament mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Bimi. Ai i bazon dyshimet n\u00eb faktet se subjekti e ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb pa interes dhe pa afat; se ai ka t\u00eb drejta reale vet\u00ebm p\u00ebr 1\/9 e nj\u00eb apartamenti t\u00eb legalizuar nga prind\u00ebrit; se familja e bashk\u00ebjetueses zot\u00ebron dhe pasuri t\u00eb tjera t\u00eb paluajtshme dhe mund t\u00eb shiste nj\u00eb prej tyre p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin e ri; si dhe tek pamjaftueshm\u00ebria financiare e konkuduar prej tij.<\/p>\n<p>Dyshime t\u00eb ngjashme Hamitaj ngre dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb prokurorit Bimi n\u00eb vitin 2019 kundrejt \u00e7mimit 95 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb prej n\u00ebn\u00ebs nga nj\u00eb shum\u00eb e trash\u00ebguar prej bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait i cili ka jetuar dhe punuar prej vitesh n\u00eb Kanada dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se deklarimet e Bimit jan\u00eb p\u00ebrputhur me l\u00ebvizjet bankare t\u00eb kryera p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga dokumentacioni i dor\u00ebzuar nga subjekti prej Agjencis\u00eb s\u00eb t\u00eb Ardhurave n\u00eb Kanada dhe sigurimeve shoq\u00ebrore n\u00eb SHBA, \u00ebsht\u00eb konkluduar se v\u00ebllai i tij ka pasur t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2001-2007 dhe 429 mij\u00eb USD p\u00ebr vitet 2007-2020 q\u00eb jan\u00eb konsideruar prej shumic\u00ebs t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr justifikimin e shumave t\u00eb d\u00ebrguara t\u00eb deklaruara nga subjekti. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb,\u00a0shumica ka vler\u00ebsuar t\u00eb mos i kaloj\u00eb subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Hamitaj konsideron se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion transferimin nga v\u00ebllai t\u00eb gjith\u00eb vlerave t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti dhe \u00e7mon t\u00eb mos i p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare depozitat e prind\u00ebrve q\u00eb pretendohet se jan\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait. \u00a0Sipas Hamitajt, duket alogjike q\u00eb dikush t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2012 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hamitaj v\u00ebren se subjekti i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij pjes\u00ebn takuese t\u00eb p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia ligjore e babait t\u00eb ndjer\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb likujditetesh n\u00eb shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb. Shuma 1.4 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn takuese t\u00eb subjektit, konsiderohet prej Hamitajt si investim i prokurorit Bimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. \u201c[\u2026]Kjo vler\u00eb monetare de facto \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut (i heshtur) i subjektit, p\u00ebr sa koh\u00eb prej tij as nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar ndonj\u00eb akt mospranimi i trash\u00ebgimis\u00eb dhe as nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar shuma n\u00eb fjal\u00eb si dhurim apo huadh\u00ebnie n\u00eb favor t\u00eb n\u00ebn\u00ebs\u201d, vler\u00ebson Hamitaj.<\/p>\n<p>Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka t\u00ebrhequr pjes\u00ebn takuese dhe ia kaluar s\u00ebrish n\u00ebn\u00ebs. Sipas Hamitajt q\u00ebndrimi mohues i subjektit i cili ka pretenduar se t\u00eb gjitha likujditet ishin t\u00eb prind\u00ebrve,\u00a0ngre dyshime se k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim evitimin e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Pakica\u00a0k\u00ebrkon q\u00eb q\u00ebndrimi mohues t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e procesit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konkluzione, Hamitaj ka analizuar likuditetet n\u00eb vler\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb l\u00ebna trash\u00ebgimi nga babai i ndjer\u00eb i subjektit, i cili i kishte p\u00ebrfituar me an\u00eb t\u00eb veprimeve p\u00ebrmbarimore, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb huadh\u00ebnie t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb vitet 1999 dhe 2000, shtetasi italian R. S., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cC. A. S.\u201d sh.p.k., i ka dh\u00ebn\u00eb babait t\u00eb subjektit nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb t\u00eb zbatonte detyrat dhe t\u00eb ushtronte t\u00eb drejtat q\u00eb burojn\u00eb nga statuti i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas nj\u00eb shkrese t\u00eb thjesht\u00eb me shkrim dore t\u00eb vitit 2000, R. S. kishte njohur marrjen e nj\u00eb huaje nga babai i prokurorit Bimi n\u00eb periudh\u00ebn gusht 1993 \u2013 n\u00ebntor 1994, n\u00eb shum\u00ebn 45 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto prokura, n\u00eb vitin 2013 babai i subjektit ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi me shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmbarimore \u201cA.\u201d sh.p.k., me q\u00ebllim ekzekutimin e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb i njihte huamarr\u00ebsit R. S. t\u00eb drejta kreditore n\u00eb vler\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb nga persona t\u00eb tret\u00eb. Gjithashtu babai i subjektit ka paraqitur padi civile ndaj R. S. lidhur me detyrimin monetar 45 mij\u00eb USD dhe n\u00eb vitin 2015 i \u00ebsht\u00eb njohur kredia e pretenduar.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, huamarr\u00ebsi ka k\u00ebrkuar pezullimin e ekzekutimit t\u00eb veprimeve p\u00ebrmbarimore p\u00ebr kredin\u00eb e tij dhe ky fakt sipas pakic\u00ebs ngre dyshime mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb ekzekutimit p\u00ebrmbarimor.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb faktin se n\u00eb vitin 1992 n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur inflancion t\u00eb lart\u00eb, Hamitaj ngre dyshime p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro nga babai i prokurorit Bimi dhe k\u00ebrkon q\u00eb kjo shum\u00eb t\u00eb mos konsiderohet n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr blerjen e apartamentit duke konkluduar balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, k\u00ebto balanca negative t\u00eb konstatuara prej tij n\u00eb pakic\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit e subjektit pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij, jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkimin. Gjithashtu, ai k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb vler\u00ebsohen dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Faskaj dhe Bungo n\u00eb shumic\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se\u00a0kreditimi i shum\u00ebs 4.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb babait t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien kontraktuale t\u00eb krijuar mes tij dhe huamarr\u00ebsiht R.S..<\/p>\n<p>Po ashtu, shumica ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar dhe konkluzionin e pakic\u00ebs se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb procedimi penal p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre ndaj p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor B.N., duke argumentuar se ai e ka hetuat k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme nga ajo e ekzekutimit t\u00eb vendimit prej nga i ati p\u00ebrfitoi shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj \u00e7mon se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor duhet t\u00eb konstatohet se prokurori Endrit Bimi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, nd\u00ebrsa shumica e ka vler\u00ebsuar pozitivisht n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe e ka konfirmuar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica nuk i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs Endrit Bimi p\u00ebr pasurit\u00eb e krijuara nga vjehrri dentist, nga prind\u00ebrit dhe v\u00ebllai nga puna n\u00eb Kanada e SHBA, pasi ka konkluduar se kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme &#8211; nd\u00ebrsa komisioneri Lulzim Hamitaj konstaton munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme t\u00eb personave t\u00eb lidhur dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72185,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[469,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Endrit-Bimi-pas-seances-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Endrit Bimi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72184"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72184"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72184\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72186,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72184\/revisions\/72186"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}