{"id":72187,"date":"2021-12-17T18:50:25","date_gmt":"2021-12-17T17:50:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjon-kodra-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise-dhe-nje-kontakt-te-papershtatshem\/2021\/12\/17\/"},"modified":"2023-04-06T18:10:18","modified_gmt":"2023-04-06T16:10:18","slug":"gjon-kodra-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise-dhe-nje-kontakt-te-papershtatshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjon-kodra-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise-dhe-nje-kontakt-te-papershtatshem\/2021\/12\/17\/","title":{"rendered":"Gjon Kodra jep shpjegime p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb dhe nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Gjon Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashk\u00ebshortes para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs; p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kall\u00ebzues administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ku kishte bler\u00eb apartamentin; si dhe p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb telefonike me v\u00ebllain e nj\u00eb deputeti, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.\u00a0\u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81902\" aria-describedby=\"caption-attachment-81902\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gjon-Kodra.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-81902 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gjon-Kodra-600x384.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"384\" data-id=\"81902\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81902\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Gjon Kodra | Foto : Edmodn Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Tiran\u00ebs Gjon Kodra u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatua m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr mosdeklarimin e kursimeve cash t\u00eb deklaruara si t\u00eb kursyera nga bashk\u00ebshortja, shtetase italiane, p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi dhe p\u00ebr nj\u00eb komunikim telefonik me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokurorin Kodra kryesohet nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pine. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Kodra e ka filluar karrier\u00ebn si prokuror n\u00eb vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore ai u ndihmua n\u00eb mbrojtjen e tij dhe nga avokati Plator Bilibashi.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Mospasqyrimi n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2005 t\u00eb kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, t\u00eb pretenduara se jan\u00eb krijuar p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs u disktuan gjat\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Relatori Komici sqaroi se prokurori Gjon Kodra e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb vitin 2006 si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 126 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn rreth 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kodra ka deklaruar se bashk\u00ebshortja, shtetase italiane, e ka kursyer k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb ardhurat e siguruara p\u00ebr periudh\u00ebn 1980-1999 nga puna n\u00eb Itali dhe p\u00ebrpara se t\u00eb lidhnin martes\u00eb. Megjith\u00ebse ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kursyer k\u00ebt\u00eb vler\u00eb nga t\u00eb ardhurat e deklaruara, p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebpasshme, deri n\u00eb vitin 2005 ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 4000 mij\u00eb euro p\u00ebr mbulimin e gjith\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Komici sqaroi, se nisur nga fakti se k\u00ebto kursime nuk jan\u00eb deklaruar deri n\u00eb 2005-\u00ebn, nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar me bilanc negativ.<\/p>\n<p>Prokurori Kodra v\u00ebrejti se legjislacioni dhe formatet e deklarimit t\u00eb pasurive kishin ndryshuar shtat\u00eb her\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2017. Sipas Subjektit, n\u00eb periudh\u00ebn 2003-2005 ka pasur paqart\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e deklarimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasqyrimin e kursimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2006, ai pretendoi se at\u00eb vit e lejonte formati. \u201cMund\u00ebsia e bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn e deklaruar konfirmohet dhe nga vet\u00eb KPK\u201d, pohoi Kodra dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb evidentuar mosp\u00ebrputhje e deklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr koh\u00ebn e shlyerjes s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit, pasi ai ka deklaruar se pagesat jan\u00eb kryer n\u00eb vitet 2006, 2007 dhe 2008, kurse n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se \u00ebsht\u00eb paguar e gjith\u00eb vlera. Sipas Komicit, nga krahasimi i kryer me \u00e7mimet e referenc\u00ebs s\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, ka rezultuar se Kodra e ka bler\u00eb apartamentin m\u00eb lir\u00eb nga vlera reale e tij.<\/p>\n<p>Kodra e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendim qeverie t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr miratimin e kostove minimale t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb p\u00ebrllogarijet t\u00eb kryheshin sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb k\u00ebtij vendimi. Gjithashtu, ai pohoi se kishte dor\u00ebzuar disa kontata t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit objekt ku shitjet ishin kryer me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se prokurori Kodra \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb hetimin e nj\u00eb kall\u00ebzimi penal t\u00eb kryer nga administratori i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese A.P., t\u00eb kryer ndaj disa punonj\u00ebsve t\u00eb OSHE. Megjithat\u00eb, Komici sqaroi se subjekti ka vendosur t\u00eb pushoj\u00eb hetimin lidhur me kall\u00ebzimin e kryer nga nd\u00ebrtuesi i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Kodra pretendoi se nuk ishte gjendur n\u00eb kushtet e konliktit t\u00eb interesit. Ai sqaroi se i kishte komunikuar eprorit faktin se ishte n\u00eb marrdh\u00ebnie me k\u00ebt\u00eb person p\u00ebr blerjen e apartamentit, por k\u00ebrkesa e tij nuk ishte pranuar. Sipas Kodr\u00ebs, drejtuesi i prokuroris\u00eb i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb vazhdonte hetimet dhe n\u00ebse do rezultonte se punonj\u00ebsit e OSHE kishin konsumuar vep\u00ebr penale at\u00ebher\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror.<\/p>\n<p>Si pohoi se nga hetimi kishte rezultuar se nuk kishte konsumim t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar dhe l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga gjykata, megjith\u00ebse ishte ankimuar prej kall\u00ebzuesit. Prokurori Kodra k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes nuk ka konflikt interesi, pasi ai e ka pushuar kall\u00ebzimin e ngritur nga administratori pallatit ku kishte bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 250 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vler\u00eb dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe pas tre vitesh p\u00ebrdorim. Kodra ka deklaruar si burim t\u00eb krijimi p\u00ebr Benz-in dhe t\u00eb adhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb automjeti tip Ford, por ka rezultuar se shitja e k\u00ebtij t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb kryer dy muaj m\u00eb von\u00eb dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se mjetin Ford subjekti e ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimit, megjith\u00ebse ai ka deklaruar se e ka bler\u00eb, q\u00ebndrim t\u00eb cilin e mbajti dhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Kodra pretendoi se noterja u kishte sygjeruar ta sh\u00ebnonin si dhurim pasi mjeti e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb regjistrimin. Ai shtoi se nuk kishte pasur arsye p\u00ebr t\u00eb mos e deklaruar si dhurim n\u00eb vitin 2003 n\u00ebse do t\u00eb ishte i till\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Kodra nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2009 nga shtetasit Gj.R.. Komici shpjegoi se, megjith\u00ebse Gj.R. rezultonte me likujditete t\u00eb mjaftueshme, nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar burimi i ligjsh\u00ebm p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua.<\/p>\n<p>Avokati Bilibashi deklaroi se ishte provuar se huadh\u00ebn\u00ebsi Gj.R. kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se sipas ekstraktit historik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb zot\u00ebruar nga huadh\u00ebn\u00ebsi, ai kishte investuar n\u00eb vitin 2003 kapitalin 10 milion\u00eb e 120 mij\u00eb lek\u00eb dhe se kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme dhe n\u00eb vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Komisioni evidentoi dhe mosdeklarimin e nj\u00eb banese dy kate n\u00eb Lecce t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007, ku bashk\u00ebshortja e subjektit rezulton bashk\u00ebpronare me \u00bd t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi nga prind\u00ebrit e ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti dhe avokati i tij deklaruan se gjith\u00eb pasuria e bashk\u00ebshortes ishte e regjistruar, kontrolluar dhe raportuar pran\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb shtetin Italian. Ata soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje faktin se Italia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian dhe pretenduan se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes ishin t\u00eb mir\u00ebkontrolluara. \u201cMosdeklarimi ka ardhur si pasoj\u00eb e moskuptimit dhe p\u00ebr shkak t\u00eb mostrajtimit t\u00eb k\u00ebsaj situate nga ILDKPKI\u201d, pohoi avokati Bilibashi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb seanc\u00eb nuk u konstatua nj\u00eb vler\u00eb konkrete e balanc\u00ebs negative totale, Komici sqaroi se subjekti rezulton se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve n\u00eb disa vite.<\/p>\n<p><strong>Informacionet p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka depozituar dy raporte p\u00ebr p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurorit Gjon Kodra p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Por, n\u00eb raportin e dyt\u00eb ka referuar kontaktin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb informacionin e DSIK jan\u00eb ngritur dyshime se prokurori Kodra mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb trafik. Komici sqaroi se DSIK ka informuar gjithashtu, se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb hershme ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb siguroheshin t\u00eb dh\u00ebna dhe e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto informacione. DSIK ka rekomanduar q\u00eb t\u00eb konsiderohet si rrethant\u00eb leht\u00ebsuese fakti se kontakti ka ndodhur n\u00eb koh\u00eb t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>Shtetasi P.A. \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh nga ish-Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar. Gjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera ndaj tij, \u00ebsht\u00eb regjistruar dhe nj\u00eb bised\u00eb telefonike q\u00eb ka kryer me prokurorin Kodra. Ky i fundit ka deklauar p\u00ebr Komisionin se shtetasin P.A. e njeh si v\u00ebllan\u00eb e nj\u00eb deputeti t\u00eb kuvendit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe ka pretenduar se nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb lidhje apo shoq\u00ebri me k\u00ebt\u00eb person.<\/p>\n<p>N\u00eb seanca u tha se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitormit, ONM ka depozituar informacione dhe dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se P.A. ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr p\u00ebrshirje n\u00eb krim t\u00eb organizuar dhe trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Komici deklaroi se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove lidhur me kontaktin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe p\u00ebr mosdeklarimin e k\u00ebsaj rrethane.<\/p>\n<p>Subjekti dhe avokati i tij theksuan se njohja me P.A., i cili rezulton t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb prej vitit 2011, ka qen\u00eb rast\u00ebsore, pasi ka qen\u00eb v\u00eblla i nj\u00eb deputeti t\u00eb Kuvendit. \u201cSubjekti \u00ebsht\u00eb telefonuar prej tij, nuk ka qen\u00eb subjekti ai i cili ka krijuar kontaktin. Biseda ka qen\u00eb e shkurt\u00ebr dhe nuk ka pasur t\u00eb tjera n\u00eb vijim q\u00eb tregon se nuk kan\u00eb pasur komunikim\u201d, theksoi avokati Bilibashi.<\/p>\n<p>\u201cNa ka vrar\u00eb pjesa ku thuhet se mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dhe prokurori i p\u00ebrfshir\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr \u00e7do shtetas dhe jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prokuror\u201d, pohoi Bilibashi dhe v\u00ebrejti se n\u00ebse do kishte pasur informacion serioz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte njoftuar Prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. \u201cKjo e dh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar e par\u00ebnd\u00ebsishme dhe ka mbetur n\u00eb arkiv\u00eb\u201d, argumentoi Bilibashi.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se Kodra nuk ka pasur dijeni se P.A. ka qen\u00eb n\u00eb procedim dhe se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi totale ta dinte k\u00ebt\u00eb fakt. Megjith\u00ebse u pyet lidhur me bised\u00ebn, Kodra deklaroi se nuk i kujtohej se \u00e7far\u00eb ishte diskutuar pasi kishte kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb. Ai tha se kur merrte telefonata nga persona q\u00eb nuk i priste, p\u00ebrpiqej q\u00eb ti largonte \u201cme lezet\u201d ata me t\u00eb cil\u00ebt nuk donin t\u00eb kishin komunikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Nd\u00ebrsa kryesuesja Sanxhaktari evidentoi se biseda dukej miq\u00ebsore prandaj ishin duke e pyetur.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komici dhe v\u00ebzguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Gerit Sprenger lidhur me komunikimin me P.A, Kodra deklaroi se nuk kishte pasur kurr marrdh\u00ebnie ose shoq\u00ebri me k\u00ebt\u00eb person dhe as me v\u00ebllain e tij deputet. \u201cPo t\u00eb kisha premtuar di\u00e7ka do t\u00eb kishte marr\u00eb s\u00ebrish ai\u201d, pohoi Kodra sipas t\u00eb cilit numrat nuk i kishte nd\u00ebrruar asnj\u00ebher\u00eb dhe se ishte mjaft e leht\u00eb t\u00eb gjendeshin pasi oborri i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs rri gjithmon\u00eb i mbushur me njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin, u relatua problem vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga prokurori Kodra n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cprodhim dhe shitje e l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, nga ka rezultuar se subjekti nuk ka marr\u00eb mendim t\u00eb ekpspertit p\u00ebr kryerjen e aktit toksikologjik t\u00eb t\u00eb proceduarit.<\/p>\n<p>Prokurori Kodra shpjegoi se n\u00eb rastet kur kishte procedime ndaj personave me sasi m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se 4 gram\u00eb cannabis sattiva, Prokuroria e Tiran\u00ebs e ka si praktik\u00eb q\u00eb nuk e kryen aktin toksikologjik.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs prokurori Gjon Kodra k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Ai deklaroi se besonte se e meritonte konfirmimin. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 21 dhjetor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Gjon Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashk\u00ebshortes para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs; p\u00ebr hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kall\u00ebzues administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ku kishte bler\u00eb apartamentin; si dhe p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb telefonike me v\u00ebllain e nj\u00eb deputeti, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.\u00a0\u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72188,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[311,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Gjon-Kodra.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Gjon Kodra | Foto : Edmodn Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72187"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72189,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72187\/revisions\/72189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}