{"id":72193,"date":"2021-12-16T14:00:38","date_gmt":"2021-12-16T13:00:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denimi-bashkeshortit-dhe-deklarimi-i-pasakte-i-burimeve-te-pasurise-penalizuan-ajola-prencin\/2021\/12\/16\/"},"modified":"2023-04-06T18:10:48","modified_gmt":"2023-04-06T16:10:48","slug":"denimi-bashkeshortit-dhe-deklarimi-i-pasakte-i-burimeve-te-pasurise-penalizuan-ajola-prencin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denimi-bashkeshortit-dhe-deklarimi-i-pasakte-i-burimeve-te-pasurise-penalizuan-ajola-prencin\/2021\/12\/16\/","title":{"rendered":"D\u00ebnimi bashk\u00ebshortit dhe deklarimi i pasakt\u00eb i burimeve t\u00eb pasuris\u00eb penalizuan Ajola Pren\u00e7in"},"content":{"rendered":"<p>Mosdistancimi dhe mosmbajtja e nj\u00eb q\u00ebndrimi ndaj d\u00ebnimit t\u00eb bashk\u00ebshortit ish-prokuror p\u00ebr korrupsion, si dhe deklarimi i pasakt\u00eb i burimeve financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament, soll\u00ebn shkarkimin e prokurores s\u00eb Kurbinit, Ajola Pren\u00e7i.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81261\" aria-describedby=\"caption-attachment-81261\" style=\"width: 555px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjola-Prenci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81261\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjola-Prenci-555x400.jpg\" alt=\"\" width=\"555\" height=\"400\" data-id=\"81261\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81261\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Ajola Prenci n\u00eb KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nuk gjeti probleme me etik\u00ebn dhe integritetin e prokurores s\u00eb Kurbinit, Ajola Pren\u00e7i dhe e vler\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb aft\u00eb profesionalisht, vendosi ta shkarkoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosdistancimit t\u00eb saj nga bashk\u00ebshorti i d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion dhe pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Pren\u00e7i u shkarkua m\u00eb 1 n\u00ebntor nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Ajola Pren\u00e7i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, ajo u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Matit, nd\u00ebrsa prej vitit 2016 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Ajola Pren\u00e7i p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, megjith\u00ebse nuk jan\u00eb disponuar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ajo personalisht t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme. Raporti negativ i DSIK \u00ebsht\u00eb konkluduar p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshorti ish-prokuror, P\u00ebllumb Pren\u00e7i, \u00ebsht\u00eb proceduar dhe d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb vitin 2014, se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb v\u00ebllait gjyqtar, si dhe \u00ebsht\u00eb evidentuar deklarim i pasakt\u00eb i dat\u00eblindjes.<\/p>\n<p>Ashtu si DSIK dhe KPK ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim lidhur me faktin se subjekti vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb me bashk\u00ebshortin pas d\u00ebnimit t\u00eb tij p\u00ebr korrupsion. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies bashk\u00ebshortore q\u00eb ka me personin e lidhur, [\u2026], nuk mund t\u00eb shmanget nga pap\u00ebrshtatshm\u00ebria p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, p\u00ebr sa koh\u00eb bashk\u00ebshorti i saj kategorizohet n\u00eb parashikimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 15, t\u00eb nenit 3, t\u00eb po k\u00ebtij ligji\u201d, vler\u00ebson KPK dhe v\u00ebren se marr\u00ebdh\u00ebnia bashk\u00ebshortore nuk hyn n\u00eb kategorin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pashmangshme me lidhje gjaku. \u201cHyn n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie familjare, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka mbetur e q\u00ebndrueshme nga vet\u00eb zgjedhja q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb subjekti\u201d, argumenton Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim trupi gjykues konstaton se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur ndonj\u00eb reagim i subjektit n\u00eb koh\u00ebn e ndodhis\u00eb s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, qoft\u00eb edhe n\u00eb publik, me q\u00ebllim distancimin e saj si prokurore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb besueshm\u00ebri n\u00eb vijimin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Faktet se bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe se vazhdoj\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku pa mbajtur asnj\u00eb q\u00ebndrim, Komisioni i vler\u00ebsohen si rrethana q\u00eb perceptohen negativisht dhe jan\u00eb \u00e7muar se c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut.<\/p>\n<p>Prej DSIK jan\u00eb disponuar informacione dhe p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e v\u00ebllait t\u00eb subjektit A.Y. n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit. Lidhur me informacione p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb v\u00ebllait, KPK ka t\u00ebrhequr deklarimin e tij p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nga ka rezultuar se ka deklaruar se ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb ish-kryetar komune n\u00eb Shkod\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr trafik n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e saj, prokurorja Pren\u00e7i \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni n\u00ebse ndonj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes ka pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. Megjithat\u00eb, KPK e vler\u00ebson jo penalizues p\u00ebr subjektin k\u00ebt\u00eb fakt, duke konsideruar se p\u00ebr v\u00ebllain e Pren\u00e7it po kryhet hetim administrativ dhe se \u00ebsht\u00eb e panevojshme p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>DSIK ka konstatuar gjithashtu se Ajola Pren\u00e7i ka plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dat\u00ebn, muajin dhe vitin e lindjes, n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs. Por, Komisioni e ka vler\u00ebsuar bind\u00ebs deklarimin e Pren\u00e7it se pasakt\u00ebsia ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb lapsus dhe konkludon se nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 75 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr kundrejt shum\u00ebs 2 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004, subjekti ka pasqyruar si burime krijimi n\u00eb deklarat\u00ebn veting kursimet nd\u00ebr vite dhe kredi bankare. N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2004 nuk e ka sh\u00ebnuar burimin e krijimit, por n\u00eb rubrik\u00ebn e detyrimeve financiare ka deklaruar se ka marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, ILDKPKI-ja ka konstatuar munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor lidhur me burimin financiar, pasi kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004, nd\u00ebrsa kredia 2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb disbursuar n\u00eb shkurt t\u00eb 2005-\u00ebs. Nga verifikimi dokumenteve ka rezultuar se si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb apartamenti i bler\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje, Komisioni konstatoi se kredia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar rreth dy muaj pas formalizimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, e cila datonte m\u00eb 24.11.2004 dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim n\u00eb dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d, v\u00ebren Komisioni.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me gjetjet e KPK, prokurorja Pren\u00e7i ka deklaruar se kjo banes\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb fillimisht nga nj\u00eb hua monetare n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe nga kursimet e bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn rreth 1 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo ka sqaruar se bashk\u00ebshorti prej tetorit t\u00eb vitit 2002 deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2004-\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb banesa, ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurorit dhe kishte arritur t\u00eb kursente vler\u00ebn e pretenduar.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e kursimeve n\u00eb deklaratat periodike nga ana e bashk\u00ebshortit, Pren\u00e7i ka deklaruar se ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb padijenis\u00eb dhe gabimit njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se huaja \u00ebsht\u00eb formalizuar me kontrat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2004, e n\u00ebnshkruar nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb blihej apartamenti. \u201c[\u2026]Dua t\u00eb theksoj se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht, derisa banka t\u00eb l\u00ebvronte kredin\u00eb, n\u00eb kushtet q\u00eb nuk kishim kolateral p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb si garanci, p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb\u201d, ka pohuar Pren\u00e7i dhe ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk e kan\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb huan\u00eb pasi nuk e kan\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar sakt\u00ebsin\u00eb e pretendimeve, subjekti ka depozituar kopje t\u00eb kotrat\u00ebs noteriale t\u00eb huadh\u00ebnies t\u00eb vitit 2004.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar dhe mbi mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004, por sipas trupit gjykues nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet ushtrimi i aktivitetit privat i t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb subjektit, i pretenduar prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar e paqart\u00eb n\u00ebse nj\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrfituar nga huadh\u00ebn\u00ebsit prej shitjes s\u00eb nj\u00eb pasurie n\u00eb vitin 2001 kundrejt vler\u00ebs 1.7 milion lek\u00eb ka sh\u00ebrbyer ose jo p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb bankare prej nga \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nj\u00eb shum\u00eb 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebrpara huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara gjat\u00eb vitit 2004 dhe duke mos konsideruar huan\u00eb dhe kursimet e pretenduara si t\u00eb krijuara m\u00eb par\u00eb nga bashk\u00ebshorti, nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr gjith\u00eb vitin 2004 ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb, ku ve\u00e7 shpenzimeve p\u00ebr apartamentin jan\u00eb konsideruar edhe ato p\u00ebr arredimin dhe jetes\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPK konkludon se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb saj n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb koh\u00ebs; se nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb huas; si dhe nuk ka deklaruar kursimet n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb t\u00eb disponuara nga bashk\u00ebshorti, duke \u00e7muar se Pren\u00e7i ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata noteriale e huadh\u00ebnies nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se mund t\u00eb vendoste kushtet p\u00ebr aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit, pasi sipas trupit gjykues, subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolks\u00ebagen Polo\u201d n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 60 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosdistancimi dhe mosmbajtja e nj\u00eb q\u00ebndrimi ndaj d\u00ebnimit t\u00eb bashk\u00ebshortit ish-prokuror p\u00ebr korrupsion, si dhe deklarimi i pasakt\u00eb i burimeve financiare p\u00ebr nj\u00eb apartament, soll\u00ebn shkarkimin e prokurores s\u00eb Kurbinit, Ajola Pren\u00e7i.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72194,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[471,118,149,472],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arjola-Prenci.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Ajola Prenci n\u00eb KPK | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72193"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72193"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72193\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72195,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72193\/revisions\/72195"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72194"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}