{"id":72217,"date":"2021-12-13T21:02:17","date_gmt":"2021-12-13T20:02:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-arbana-selmanaj-jep-shpjegime-per-nje-kompensim-te-fituar-nga-prinderit\/2021\/12\/13\/"},"modified":"2023-04-06T18:12:10","modified_gmt":"2023-04-06T16:12:10","slug":"gjyqtarja-arbana-selmanaj-jep-shpjegime-per-nje-kompensim-te-fituar-nga-prinderit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-arbana-selmanaj-jep-shpjegime-per-nje-kompensim-te-fituar-nga-prinderit\/2021\/12\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Arbana Selmanaj jep shpjegime p\u00ebr nj\u00eb kompensim t\u00eb fituar nga prind\u00ebrit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Arbana Selmanaj dha shpjegime p\u00ebr 900 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara si kompensim p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga pjesa takuese e apartamentit t\u00eb familjes \u2013nd\u00ebrsa mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81835\" aria-describedby=\"caption-attachment-81835\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arbana-Selmanaj.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81835\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arbana-Selmanaj-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81835\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81835\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Arbana Selmanaj e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Arbana Selmanaj e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur po kryhet procesi i vetingut p\u00ebr t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Selmanaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Arbana Selmanaj i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs. Prej vitit 2011, Selmanaj e ushtron funksionin pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu tha n\u00eb seanc\u00eb se subjekti kishte porositur n\u00eb prill 2016 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 95 m2 n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro n\u00eb Dajt t\u00eb Tiran\u00ebs, kur ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn paraprake dhe ka paguar k\u00ebstin e par\u00eb prej 12 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti, Selmanaj ka deklaruar kursimet nga paga si gjyqtare dhe\u00a0kompensimin prej 900 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfituar nga heqja dor\u00eb e pjes\u00ebs takuese n\u00eb apartamentin e familjes, sipas nj\u00eb akti noterial t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb n\u00ebntor 2016. P\u00ebr shum\u00ebn e marr\u00eb nga prind\u00ebrit, subjekti ka deklaruar si burim kursimet e realizuara prej tyre n\u00eb vite dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga emigracioni.<\/p>\n<p>Duke ju referuar shpjegimeve t\u00eb Selmanajt, relatorja Zhegu sqaroi se\u00a0apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb nuk ka kaluar ende n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit, si dhe nuk rezulton q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb banuar aty, pasi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Selmanaj ka deklaruar se ka marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj banese dhe se detyrimi i mbetur i pashlyer \u00ebsht\u00eb 16 983 euro.<\/p>\n<p>Relatorja evidentoi pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e kryer cash n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb. Zhegu tha gjithashtu se duket i pasakt\u00eb deklarimi i subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb heqjes dor\u00eb nga bashk\u00ebpron\u00ebsia e apartamentit n\u00eb Lushnj\u00eb, pasi referuar aktit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb evidentohen se pronar\u00eb t\u00eb ligjsh\u00ebm jan\u00eb vet\u00ebm prind\u00ebrit. N\u00eb seanc\u00eb u tha se subjekti nuk mund t\u00eb kishte p\u00ebrfituar pjes\u00eb takuese, pasi nuk kishte qen\u00eb n\u00eb mosh\u00eb madhore n\u00eb periudh\u00ebn kur kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi legjislacioni p\u00ebr privatizimin e banesave.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga analiza financiare ka rezultuar se familjar\u00ebt e subjektit nuk kan\u00eb dokumentuar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Zhegut, subjekti kishte rezultuar me balanc\u00eb negative prej 1.4 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit prej 12 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Selmanaj i kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK-s\u00eb. Ajo theksoi se ka pasqyruar pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb apartamentin e prind\u00ebrve q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006. \u201cN\u00ebse nuk do ta kisha deklaruar do t\u00eb isha p\u00ebrpara faktit se p\u00ebrse nuk e kam deklaruar,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Selmanaj u ndal n\u00eb dh\u00ebnien e shum\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u201cPrind\u00ebrit kan\u00eb dashur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kujt duan t\u2019ia l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Kan\u00eb dashur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb balancim,\u201d tha ajo, nd\u00ebrsa shtoi se ata kishin vendosur q\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u2019ia linin v\u00ebllait t\u00eb madh dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, e kishin kompesuar at\u00eb me shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl i kishin mbuluar shpenzimet e dasm\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se kontrat\u00ebn e vitit 1993 p\u00ebr privatizimin e apartamentit figuronte dhe emri i saj s\u00eb bashku me prind\u00ebrit. Sipas Selmanajt, kan\u00eb qen\u00eb punonj\u00ebsit e nd\u00ebrmarrjes q\u00eb e kishin p\u00ebrcaktuar t\u00eb ishte dhe ajo si bashk\u00ebpronare.<\/p>\n<p>\u201cSituata \u00ebsht\u00eb ajo e deklaruar\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli Selmanaj.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Theo Jacobs evidentoi faktin se nuk rezultonte asnj\u00eb dokument i vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte dh\u00ebnien e shum\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>\u201cProva e vetme \u00ebsht\u00eb q\u00eb jam f\u00ebmija i tyre dhe e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb cash. Jan\u00eb dhe deklaratat e prind\u00ebrve,\u201d u p\u00ebrgjigj gjyqtarja.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Jacbos u ndal n\u00eb faktin se n\u00eb vendimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie nuk figuronte emri i subjektit, por vet\u00ebm i prind\u00ebrve t\u00eb saj. Ai shtoi se subjekti nuk figuron as n\u00eb padin\u00eb e kryer prej prind\u00ebrve p\u00ebr regjistrimin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk jeni n\u00eb at\u00eb padi do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk keni t\u00eb drejta reale mbi at\u00eb pron\u00eb\u201d, konstatoi Jacobs dhe shtoi se k\u00ebto fakte ngrinin dyshime se \u00e7\u00ebshtja ishte ngritur p\u00ebr t\u00eb justifikuar vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien dhe marrien e t\u00eb cil\u00ebs nuk kishte evidenca.<\/p>\n<p>Selmanaj pohoi se kishte zgjedhur ajo vet\u00eb t\u00eb mos ishte pjes\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor, pasi kishte hequr dor\u00eb nga pjesa takuese. Megjithat\u00eb, sipas saj, gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ka nxjerr\u00eb t\u00eb drejtat dhe detyrimet q\u00eb kishte. \u201c\u00cbsht\u00eb fakt i pamohuesh\u00ebm q\u00eb prind\u00ebrit m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Selmanaj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja u pyet n\u00eb seanc\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrdorimin pa shp\u00ebrblim t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit K.Gj., megjith\u00ebse nga hetimi ka rezultuar se ky i fundit e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb disa vite p\u00ebrpara se subjekti t\u00eb fillonte detyr\u00ebn. Selmanaj shpjegoi se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte pasur miq\u00ebsi me familjen e hall\u00ebs, e cila kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2016 kundrejt vler\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb llogari bankare n\u00eb shum\u00ebn 385 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb \u00e7elur n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr Selmanajn dhe e ka konsideruar at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs. Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se ndaj subjektit jan\u00eb kryer pes\u00eb kall\u00ebzime penale p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, ku p\u00ebr kat\u00ebr \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi i procedimit penal, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast pushimi i hetimit. Zhegu pohoi se nuk \u00ebsht\u00eb povuar ndonj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe se nuk jan\u00eb gjetur indicie n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Selmanaj jan\u00eb depozituar kat\u00ebr denoncime nga publiku, ku p\u00ebr tre nuk jan\u00eb gjetur indicie. KPK ka k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr nj\u00ebrin prej tyre.<\/p>\n<p>Denoncuesi K.L. ka pretenduar se ka denoncuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti shum\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb arrestuar nd\u00ebrtuesi dhe kryetari i Bashkis\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2017, q\u00eb megjith\u00ebse nuk u p\u00ebrmend emri n\u00eb seanc\u00eb, u kuptua se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr ish-kryebashkiakun e Vlor\u00ebs, Shp\u00ebtim Gjika. Sipas denoncuesit, subjekti e ka liruar Gjik\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, prej KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore e b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb media, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb kryer inspektim edhe nga ish-KLD, lidhur me lirimin e 7 personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr 15 ton hashash, t\u00eb \u00a0cil\u00ebt jan\u00eb arrestuar gjat\u00eb muajit korrik t\u00eb vitit 2017 n\u00eb fshatin Drithas, Llakatund t\u00eb Vlor\u00ebs. Sipas Komisionit, nga inspektimi i kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar asnj\u00eb shkelje ligjore n\u00eb vendimarrjen e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Selmanaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 15 dhjetor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Vlor\u00ebs, Arbana Selmanaj dha shpjegime p\u00ebr 900 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara si kompensim p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga pjesa takuese e apartamentit t\u00eb familjes \u2013nd\u00ebrsa mori vler\u00ebsime pozitive p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72218,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arbana-Selmanaj.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Arbana Selmanaj e Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72217"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72217"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72217\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72219,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72217\/revisions\/72219"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}