{"id":72238,"date":"2021-12-09T21:51:08","date_gmt":"2021-12-09T20:51:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arqile-basho-kundershton-gjetjet-e-kpk-me-fabulen-cfare-uji-i-ke-dhene-gomarit\/2021\/12\/09\/"},"modified":"2023-04-06T18:13:16","modified_gmt":"2023-04-06T16:13:16","slug":"arqile-basho-kundershton-gjetjet-e-kpk-me-fabulen-cfare-uji-i-ke-dhene-gomarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arqile-basho-kundershton-gjetjet-e-kpk-me-fabulen-cfare-uji-i-ke-dhene-gomarit\/2021\/12\/09\/","title":{"rendered":"Arqile Basho kund\u00ebrshton gjetjet e KPK me fabul\u00ebn \u2018\u00e7far\u00eb uji i ke dh\u00ebn\u00eb gomarit\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i quan t\u00eb paprovuara t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bujq\u00ebsia si dhe ngriti dyshime p\u00ebr fshehjen e tre pronave nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Arqile Basho \u2013nd\u00ebrsa ky i fundit k\u00ebrkoi nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare si dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81791\" aria-describedby=\"caption-attachment-81791\" style=\"width: 594px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Basho-ne-KPK-111.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81791\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Basho-ne-KPK-111-594x400.jpg\" alt=\"\" width=\"594\" height=\"400\" data-id=\"81791\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81791\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Arqile Basho i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Arqile Basho u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro kat\u00ebr or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr mungesat financiare, p\u00ebr dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr nj\u00eb raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn. Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Basho po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Arqile Basho e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si ndihm\u00ebs gjyqtar dhe n\u00eb vitin 2000 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si gjyqtar. Ai e ka ushtruar funksionin n\u00eb gjykatat e Tepelen\u00ebs, t\u00eb Gjirokastr\u00ebs dhe prej vitit 2011 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur mungesa financiare p\u00ebr krijimin e dy depozitave n\u00eb vitin 2016, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetr\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr depozitat, Basho ka renditur nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb pretenduara gjat\u00eb viteve 1992-2016. Sipas relatores Pine, ai ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat si emigrant n\u00eb vitet 1991-1992; pagat n\u00eb vite; pensionin e n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia e pemtaria; t\u00eb ardhura nga nj\u00eb kontrat\u00eb kund\u00ebrshp\u00ebrblimi p\u00ebr pem\u00ebt; subvension p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb; si dhe t\u00eb adhura nga puna e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake t\u00eb ardhurat nga pagat si ndihm\u00ebs gjyqtar dhe gjyqtar n\u00eb shum\u00ebn totale 16 milion\u00eb lek\u00eb; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat e tjera t\u00eb pretenduara jan\u00eb konsideruar si t\u00eb padokumentuara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet se e \u00ebma \u00ebsht\u00eb trajtuar me pension pleq\u00ebrie, subjekti nuk ka depozituar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb mas\u00ebn e pensionit. Nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb as t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, pasi Basho ka pranuar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2014 prodhimet nga pemtaria dhe bujq\u00ebsia jan\u00eb shitur n\u00eb tregun informal. Pine sqaroi se bashk\u00ebshortja Bashos rezulton e regjistruar si fermere p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2016.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se pasja e tok\u00ebs nuk provon t\u00eb ardhurat bujq\u00ebsore. Pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se nuk ka pasur legjislacion p\u00ebr formalizimin e k\u00ebtij aktiviteti p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2014 nuk q\u00ebndron,\u201d v\u00ebrejti relatorja Pine.<\/p>\n<p>KPK nuk ka konsideruar si kursim dhe t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb grant p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 10 mij\u00eb USD, pasi \u00ebsht\u00eb konsideruar se ato jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>Lidhur me kund\u00ebrshp\u00ebrblimin e pretenduar si t\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr shkak t\u00eb prishjes s\u00eb nj\u00eb pemtoreje, KPK v\u00ebren se nuk mund t\u00eb konsiderohen pasi toka ka qen\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, megjith\u00ebse ata i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje. Po ashtu, sipas KPK nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen as t\u00eb ardhurat e vajz\u00ebs nga pun\u00ebsimi n\u00eb vitet 2008-2009 n\u00eb shum\u00ebn totale 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr vitin 2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Basho u ndal gjat\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e tij lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia, duke u shprehur se deklarimet e tij ishin paragjykuar prej ILDKPKI. P\u00ebr t\u00eb ilustruar m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb jetes\u00ebs, ai tregoi pas viteve \u201990 ishte larguar n\u00eb emigrim p\u00ebr t\u00eb siguruar \u201cbuk\u00ebn e goj\u00ebs\u201d dhe pasi kishte punuar p\u00ebr dy vjet, ishte kthyer p\u00ebr t\u00eb realizuar \u00ebndrr\u00ebn e tij p\u00ebr arsimim.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se pasi kishte studiuar p\u00ebr jurispudenc\u00eb kishte filluar pun\u00eb si ndihm\u00ebs gjyqtar e m\u00eb pas si gjyqtar, por pa mundur t\u00eb shk\u00ebputej dot nga fshati.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt donim t\u00eb largoheshim nga fshati q\u00eb t\u2019u jepnin mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe ti arsimonim, por d\u00ebshtuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Nuk kam mundur t\u00eb iki nga fshati, jo se nuk doja,\u201d pohoi Basho dhe sqaroi se bashk\u00ebshortja ishte e paarsimuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vendos\u00ebn q\u00eb tokat bujq\u00ebsore q\u00eb ishin p\u00ebrfituar nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d, t\u2019i mbillnin lajthi.<\/p>\n<p>Basho pohoi se ka deklaruar rregullisht q\u00eb prej vitit 2004 t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe theksoi se ndihej i paragjykuar nga ILDKPKI dhe p\u00ebr faktin se ky institucion e kishte gjobitur me 300 mij\u00eb lek\u00eb gjob\u00eb p\u00ebrse kishte vazhduar t\u00eb deklaronte t\u00eb ardhura prej k\u00ebtij aktiviteti gjat\u00eb periudh\u00ebs 2017-2020.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kujton at\u00eb fabul\u00ebn \u2018\u00e7far\u00eb uji i ke dh\u00ebn\u00eb gomarit\u2019,\u201d u shpreh Basho lidhur me deklarimet e t\u00eb ardhurave nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb mos vler\u00ebsohen si t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb aktivitet tregtar, por sipas legjislacionit q\u00eb p\u00ebrcakton t\u00eb ardhurat e familjes bujq\u00ebsore. Basho k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, at\u00ebher\u00eb balanca do t\u00eb rezultonte pozitive.<\/p>\n<p>\u201cDhe n\u00ebse konsiderohen sipas prezumimeve t\u00eb INSTAT do t\u00eb rezultoj me balanc\u00eb pozitive,\u201d tha Basho.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej dhe vlera e p\u00ebrfituar nga subvencionimi, duke argumetuar se shuma rreth 10 mij\u00eb USD ishte kryer pas investimit dhe ishte kursyer. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai pretendoi se investimi ishte kryer nga puna e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes. Basho pretendoi se kishte p\u00ebrfituar dhe kund\u00ebrshp\u00ebrblimin e pretenduar, pasi pem\u00ebt q\u00eb ishin shkat\u00ebrruar p\u00ebr nd\u00ebrtimin \u00a0kishin qen\u00eb t\u00eb tijat dhe jo t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>Basho deklaroi se me t\u00eb ardhurat nga emigracioni pas viteve \u201990 kishte kryer p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte mundur t\u00eb kursente n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Gjithashtu, ai pretendoi se kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku kishte punuar e bija dhe se nuk kishte qen\u00eb detyrimi i saj p\u00ebr t\u00eb paguar kontributet.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb tip BMW t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn nga djali i subjektit kundrejt shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro, jan\u00eb deklaruar si burim krijimi kursimet familjare. Relatorja Pine tha se ka rezultuar mosp\u00ebrputhje mes \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes ku rezulton 15 mij\u00eb euro, me at\u00eb t\u00eb deklaruar nga Basho n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro, si dhe balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 352 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Basho deklaroi se djali i kishte treguar at\u00ebher\u00eb se ve\u00e7 vler\u00ebs 15 mij\u00eb euro, kishte paguar dhe 1000 euro p\u00ebr dogan\u00ebn dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte deklaruar shum\u00ebn reale t\u00eb shpenzuar 16 mij\u00eb euro. P\u00ebr burimin ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i ka kaluar Bashos barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe p\u00ebr mosdeklarimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kalimit t\u00eb t\u00eb drejtave mbi sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fshatin Andon Po\u00e7i n\u00eb Gjirokast\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 1956 si dhe p\u00ebr mosprovimin me dokumente t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Basho deklaroi se regjistrimi i banes\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij ishte kryer nga ish-komuna n\u00eb vitin 1995 sipas nj\u00eb vendimi qeverie t\u00eb koh\u00ebs dhe jo me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij. P\u00ebr token, ai tha se e kan\u00eb fituar falas nga shteti p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehura<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se nj\u00eb magazin\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli dhe tok\u00eb ar\u00eb q\u00eb jan\u00eb bler\u00eb dhe investuar n\u00eb vitin 2011 nga vajza dhe ish-bashk\u00ebshorti i saj i ndjer\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb pron\u00eb e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Relatorja Pine sqaroi se nga hetimi ka rezultuar se gjyqtari Basho ka kryer pagesat e detyrimeve p\u00ebr kalimin n\u00eb pron\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vajza dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb jetuar jasht\u00eb shtetit n\u00eb Greqi. \u201cDuket se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs madhore,\u201d pohoi Pine.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb gjyqtarit Basho n\u00eb dy apartamente, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe tjetrin n\u00eb Vlor\u00eb, ku n\u00eb t\u00eb parin rri me qira i biri, kurse tjetri p\u00ebrdoret nga subjekti i rivler\u00ebsimit. Sipas relatores, megjith\u00ebse apartamentet jan\u00eb porositur vite m\u00eb par\u00eb prej pronar\u00ebve de jure, ata jetojn\u00eb jasht\u00eb shtetit dhe nuk i kan\u00eb p\u00ebrdorur si dhe nuk i kan\u00eb regjistruar n\u00eb emrin e tyre \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Basho ka deklaruar shpenzime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr qiran\u00eb n\u00eb vite. Pine u shpreh se jan\u00eb ngritur dyshime se pronari de facto mund t\u00eb jet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit dhe i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Basho theksoi se fakti se si vajza e tij, ashtu dhe pronar\u00ebt e apartamenteve t\u00eb marr\u00eb me qira jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb jasht\u00eb shtetit, tregojn\u00eb se kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre investimeve. Ai deklaroi se pagesat p\u00ebr detyrimet e regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb vajz\u00ebs i kishte kryer pasi ajo dhe bashk\u00ebshorti do ta kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb orientoheshin n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti sqaroi se ishte e provuar se pasurit\u00eb jan\u00eb bler\u00eb prej vajz\u00ebs dhe ish-dh\u00ebndrit t\u00eb ndjer\u00eb dhe se aty kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar ata. Ai shtoi se djali ishte pun\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar motr\u00ebn pasi mbeti e ve dhe se vazhdonte t\u00eb punonte aty, pasi vajza e madhe ishte larguar jasht\u00eb shtetit s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebt pas ndarjes nga jeta t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Sipas Bashos, pronar\u00ebt e apartamenteve q\u00eb kan\u00eb me qira jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb qyteteve ku kan\u00eb bler\u00eb k\u00ebto pasuri dhe sipas tij \u2018\u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb ata t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb pasuri n\u00eb qytetin e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb emigrim\u2019. Ai shtoi se kishte siguruar dokumente q\u00eb v\u00ebrtetonin se pasurit\u00eb ishin t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstatoi se Basho nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 23 mij\u00eb euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb jeton s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin n\u00eb Gjermani, q\u00eb subjekti e ka deklaruar n\u00eb vitin 2018. Basho tha se p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacionin p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tyre, vajza dhe bashk\u00ebshorti duhet t\u00eb paguajn\u00eb rreth 1350 euro dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk u ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Raporti negativ p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar raport negativ p\u00ebr gjyqtarin Arqile Basho p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb vitit 2015 p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre. Pine sqaroi se procedimi \u00ebsht\u00eb regjistruar nga Prokuroria e Vlor\u00ebs, e cila m\u00eb pas e ka transferuar p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Fier, ku \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar brenda vitit 2015. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb DSIK-s\u00eb, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs lidhur me mosdeklarimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Gjyqtari Basho shpjegoi se n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 ai kishte pasqyruar faktin se kishte qen\u00eb disa her\u00eb i kall\u00ebzuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ushtron dhe se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet ishte vendosur mosfillimi ose pushimi \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Basho k\u00ebrkoi rikryerjen e analiz\u00ebs financare sipas provave dhe shpjegime t\u00eb dor\u00ebzuara, ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr kriterin profesional dhe konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Kryesuesi Komici sqaroi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb njoftohet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i quan t\u00eb paprovuara t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bujq\u00ebsia si dhe ngriti dyshime p\u00ebr fshehjen e tre pronave nga gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Arqile Basho \u2013nd\u00ebrsa ky i fundit k\u00ebrkoi nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb re financiare si dhe konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72239,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Basho-ne-KPK-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arqile Basho i Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72238"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72238"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72238\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72240,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72238\/revisions\/72240"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72238"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72238"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72238"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}