{"id":72244,"date":"2021-12-09T12:37:43","date_gmt":"2021-12-09T11:37:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/semiramis-hoxholli-u-shkarkua-per-mosdeklarimin-e-denimit-te-vellait-per-trafik-droge\/2021\/12\/09\/"},"modified":"2023-04-06T18:13:38","modified_gmt":"2023-04-06T16:13:38","slug":"semiramis-hoxholli-u-shkarkua-per-mosdeklarimin-e-denimit-te-vellait-per-trafik-droge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/semiramis-hoxholli-u-shkarkua-per-mosdeklarimin-e-denimit-te-vellait-per-trafik-droge\/2021\/12\/09\/","title":{"rendered":"Semiramis Hoxholli u shkarkua p\u00ebr mosdeklarimin e d\u00ebnimit t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr trafik droge"},"content":{"rendered":"<p>Pretendimet e gjyqtares Semiramis Hoxholli p\u00ebr padijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e v\u00ebllait n\u00eb Greqi nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me provat prej Komisionit q\u00eb vendosi shkarkimin e saj p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80642\" aria-describedby=\"caption-attachment-80642\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2021-09-22-at-7.00.14-PM.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80642\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2021-09-22-at-7.00.14-PM-533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80642\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80642\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, Semiramis Hoxholli u shkarkua nga detyra m\u00eb 24 shtator, pasi u konstatua se nuk kishte deklaruar d\u00ebnimin e v\u00ebllait t\u00eb saj n\u00eb Greqi p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctrafikim i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, q\u00eb u konsiderua si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional nuk jan\u00eb gjetur probleme dometh\u00ebn\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u vendos mospenalizimi i k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi p\u00ebr transferimin e nj\u00eb shume monetare t\u00eb konsiderueshme n\u00eb Kin\u00eb kur ajo ishte studente, p\u00ebr llogari t\u00eb pedagogut t\u00eb saj q\u00eb ishte dhe biznesmen.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Hoxholli u krye nga trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Suela Zhegun.<\/p>\n<p>Semiramis Hoxholli p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2016. Pas nj\u00eb periudhe si gjyqtare stazhiere n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, ajo u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, ku e ushtroi funksionin deri n\u00eb momentin e shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimi i d\u00ebnimit t\u00eb v\u00ebllait <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar se Hoxholli e ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb formularin e deklarimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, si dhe nuk ka gjetur probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Por, megjith\u00ebse DSIK ka konkluduar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij subjekti p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, KPK ka m\u00ebsuar nga burime t\u00eb paspecifikuara se v\u00ebllai i saj ka qen\u00eb i d\u00ebnuar n\u00eb shtetin grek p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctrafikim i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb verifikuar informacionin, KPK ka k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Interpolit dhe Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror. Paralelisht, KPK ka pyetur subjektin q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur se \u00ebsht\u00eb shtangur dhe shokuar nga ky informacion, pasi nuk kishte pasur dijeni t\u00eb till\u00eb. Ajo ka k\u00ebrkuar koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur t\u00eb v\u00ebllan\u00eb me argumentin se nuk jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet dhe n\u00eb vijim\u00ebsi ka informuar se informacioni \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb pasi i v\u00ebllai i ka treguar se isht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shtetin grek n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201ctrafikim i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d.<\/p>\n<p>Ajo ka shpjeguar n\u00eb n\u00eb vitin 2014 v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb me 4 vjet burg dhe se d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb konvertuar me gjob\u00eb prej 10 euro p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb burgim. Hoxholli ka shtuar se gjat\u00eb gjykimit \u00ebsht\u00eb provuar se v\u00ebllai ka qen\u00eb p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike, pavar\u00ebsisht se hetimi ndaj tij ka filluar p\u00ebr trafikim.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb takon mua, n\u00eb vitet kur ai e ka vuajtur k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim penal, sigurisht q\u00eb nuk kam ditur gj\u00eb. Kemi folur \u00e7do fundjav\u00eb n\u00eb telefon (zakonisht telefononte t\u00eb shtunave, 15 vjet rresht), por n\u00eb asnj\u00eb moment, nuk ma ka rr\u00ebfyer vuajtjen, var\u00ebsin\u00eb e tij nga k\u00ebto substanca, si dhe d\u00ebnimin e tij\u201d, ka deklaruar Hoxholli dhe ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se kur i v\u00ebllai ka vuajtur d\u00ebnimin ajo ishte studente e diplomuar dhe m\u00eb von\u00eb kandidate p\u00ebr magjistrate n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Hoxholli ka pretenduar se nuk ka kryer fshehje apo mosdeklarim pasi nuk kishte pse ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebrderisa nuk mund t\u00eb quhet kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nj\u00eb familjar. Ajo ka shtuar faktin se p\u00ebr 15 vjet nuk jan\u00eb takuar por kan\u00eb pasur vet\u00ebm kontakte telefonike pasi ai jetonte n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Hoxholli s\u00ebrish i ka q\u00ebndruar deklarimit se ajo dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes e kan\u00eb m\u00ebsuar d\u00ebnimin e v\u00ebllait kur jan\u00eb informuar nga KPK. Duke pretenduar se nuk e ka fshehur k\u00ebt\u00eb fakt ajo ka konsideruar se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb apo t\u00eb fshehjes s\u00eb kontakteve me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor v\u00ebllai i subjektit ka siguruar n\u00eb Shqip\u00ebri dokumente noteriale. Hoxholli ka mohuar t\u00eb ket\u00eb patur dijeni dhe \u00ebsht\u00eb shprehur se p\u00ebr dokumentet mund ta ken\u00eb ndihmuar avokat\u00ebt e tij n\u00eb Greqi. Por, nga verifikimi i sistemit TIMS ka rezultuar se dy avokat\u00ebt e pajtuar nga v\u00ebllai i subjektit nuk kan\u00eb udh\u00ebtuar asnj\u00ebher\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai ishte n\u00eb hetim apo gjykim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni e ka pyetur subjektin n\u00ebse nj\u00eb vler\u00eb 57 mij\u00eb euro q\u00eb v\u00ebllai ka sjell\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe \u00ebsht\u00eb depozituar prej n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb bank\u00eb, mund t\u2019u kishte ngjallur dyshime &#8211; por Hoxholli e ka konsideruar si nj\u00eb shum\u00eb \u201cmodeste p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb ka jetuar n\u00eb Greqi p\u00ebr 15 vjet\u201d. Ajo i ka m\u00ebshuar faktit se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ka qen\u00eb studente dhe veprimet p\u00ebr depozitimin e vlerave monetare jan\u00eb kryer prej prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Po ashtu, Hoxholli \u00ebsht\u00eb pyetur se si ishte e mundur q\u00eb v\u00ebllai, pasi ishte kthyer nga Greqia dhe ishte i papun\u00eb, i kishte dhuruar asaj dhe n\u00ebn\u00ebs nj\u00eb automjet. Hoxholli ka pretenduar se nuk ishte dhurat\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebrdorim i nj\u00eb automjeti tip \u201cSmart\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK analizohen t\u00eb gjitha pretendimet e ngritur nga subjekti. Lidhur me q\u00ebndrimin e Hoxhollit se v\u00ebllai nuk mund t\u00eb konsiderohet kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, trupi gjykues shprehet se bazuar n\u00eb vendimet e gjykatave greke dhe n\u00eb ligjin p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve, v\u00ebllai i subjektit konsiderohet person i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. Po ashtu, lidhja e ngusht\u00eb e gjyqtares me k\u00ebt\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar \u00ebsht\u00eb \u00e7muar nj\u00eb fakt i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u konsideruar si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet e Hoxhollit se nuk ka deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe fshehje nga ana e saj t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb v\u00ebllait, KPK v\u00ebren se n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebcaktohet detyrimi i subjektit p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar sakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi deklarimin. Sipas trupit gjykues, subjekti ka deklaruar aty se \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijsh\u00ebme q\u00eb mosplot\u00ebsimi i sakt\u00eb dhe me v\u00ebrtet\u00ebsi mund t\u00eb passjell\u00eb shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje Komisioni rendit disa fakte t\u00eb rezultuara nga hetimi administrativ q\u00eb konsiderohen t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se Hoxholli ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figures, pasi ka fshehur faktin se v\u00ebllai ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krimin e organizuar n\u00eb shtetin grek.<\/p>\n<p>Vlerat monetare t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm dhe jan\u00eb krijuar pasuri; dhurimi de facto i makin\u00ebs kur ai ishte i papun\u00eb; fakti se avokat\u00ebt e v\u00ebllait nuk kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpiluar dhe marr\u00eb dokumentet noteriale n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb tij penal n\u00eb Greqi; si dhe kontaktet e vazhdueshme mes subjektit dhe v\u00ebllait pas kthimit t\u00eb tij nga Greqia, jan\u00eb konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e bindjes se Hoxholli ka pasur informacion mbi veprimtarin\u00eb e v\u00ebllait n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>\u201cKontaktet e subjektit me v\u00ebllain pas kthimit t\u00eb tij nga Greqia kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme, duke kuptuar q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb familjare dhe, p\u00ebrtej k\u00ebsaj, subjekti kishte t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit mbi automjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait, p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore pranoi q\u00eb ishte dhurim de facto\u201d, konstaton KPK dhe konkludon se Hoxholli duhet shkarkuar.<\/p>\n<p><strong>Transferta n\u00eb Kin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb mars t\u00eb vitit 2010, Hoxholli ka transferuar 34 mij\u00eb USD n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb nj\u00eb shtetasi kinez. Pas kryerjes s\u00eb transfert\u00ebs, subjekti e ka mbyllur llogarin\u00eb bankare me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ka kryer transfert\u00ebn drejt Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga KPK lidhur me k\u00ebt\u00eb transfert\u00eb, Hoxholli ka shpjeguar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte studente \u00a0dhe ka pretenduar se nuk mbart detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb transferuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo ka sqaruar se transfert\u00ebn e ka kryer p\u00ebr llogari t\u00eb pedagogut t\u00eb saj n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb, z.N.M.. Sipas subjektit, pedagogu N.M dhe bashk\u00ebshortja e tij i kan\u00eb shpjeguar se zot\u00ebronin nj\u00eb biznes familjar dhe importonin mallra t\u00eb ndryshme nga Kina, por u duhej ndihma e saj pasi \u00e7do shtetas shqiptar nuk mund t\u00eb transferonte jasht\u00eb shtetit m\u00eb shum\u00eb se 3.5 milion lek\u00eb n\u00eb vit &#8211; pretendim q\u00eb ka rezultuar i pav\u00ebrtet\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Nga sa analizohet n\u00eb vendimin e arsyetuar, rezulton se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb transferimi parash q\u00eb penalizoi edhe magjistratin Artor Ylli, i cili kishte transferuar disa vlera monetare drejt Kin\u00ebs, po p\u00ebr llogari t\u00eb N.M..<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Yllin dhe Hoxhollin i bashkon fakti se kan\u00eb kryer transferta n\u00eb vitin 2010 n\u00eb adres\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit shtetas kinez dhe p\u00ebr llogari t\u00eb pedagogut N.M., KPK ka \u00e7muar t\u00eb evidentoj\u00eb element\u00ebt q\u00eb i bashkojn\u00eb dhe ndajn\u00eb k\u00ebto dy raste.<\/p>\n<p>KPK konkludon se t\u00eb dy k\u00ebto subjekte i kan\u00eb kryer transfertat e shumave monetare pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, bazuar n\u00eb raporte mir\u00ebbesimi, por pa shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ylli ka qen\u00eb asistent avokat i N.M. dhe ka kryer disa transferta p\u00ebr periudh\u00ebn 2010- 2015, nd\u00ebrsa Hoxholli ka qen\u00eb student dhe ka kryer vet\u00ebm nj\u00eb transfert\u00eb duke mbyllur pas disa dit\u00ebsh llogarin\u00eb bankare t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion.<\/p>\n<p>Duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se subjekti ka qen\u00eb studente n\u00eb nivel master dhe kishte kryer nj\u00eb transfert\u00eb t\u00eb vetme, trupi gjykues \u00e7mon se kjo gjetje nuk mund t\u00eb jet\u00eb penalizuesue pasi nuk mund t\u00eb sjell\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek institucionet e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pretendimet e gjyqtares Semiramis Hoxholli p\u00ebr padijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e v\u00ebllait n\u00eb Greqi nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me provat prej Komisionit q\u00eb vendosi shkarkimin e saj p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72245,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[102,107,118,478],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/WhatsApp-Image-2021-09-22-at-7.00.14-PM.jpeg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72244"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72244"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72246,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72244\/revisions\/72246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72245"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}