{"id":72256,"date":"2021-12-08T19:08:31","date_gmt":"2021-12-08T18:08:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/standard-i-dyfishte-dritehijet-e-vendimmarrjes-se-spak-ndaj-zyrtareve-te-vetingut\/2021\/12\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:13:55","modified_gmt":"2023-04-06T16:13:55","slug":"standard-i-dyfishte-dritehijet-e-vendimmarrjes-se-spak-ndaj-zyrtareve-te-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/standard-i-dyfishte-dritehijet-e-vendimmarrjes-se-spak-ndaj-zyrtareve-te-vetingut\/2021\/12\/08\/","title":{"rendered":"Standard i dyfisht\u00eb? Drit\u00ebhijet e vendimmarrjes s\u00eb SPAK ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata a Posa\u00e7me dhe SPAK mbajt\u00ebn q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb hetimin e gjyqtarit t\u00eb KPA-s\u00eb Luan Daci dhe komisioneres s\u00eb KPK-s\u00eb, Alma Faskaj; megjithat\u00eb, Prokuroria Speciale insiston se edhe pse t\u00eb ngjashme k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje nuk jan\u00eb nj\u00ebtja.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81760\" aria-describedby=\"caption-attachment-81760\" style=\"width: 514px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210417_140233_160421_4_043-3_NtKSRa7.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81760\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210417_140233_160421_4_043-3_NtKSRa7-514x400.jpg\" alt=\"\" width=\"514\" height=\"400\" data-id=\"81760\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81760\" class=\"wp-caption-text\">An\u00ebtari i Kolegjit te Posa\u00e7\u00ebm te Apelimit, Luan Daci, duke folur p\u00ebr reporter\u00ebt pasi ka dal\u00eb nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK). .<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK dhe t\u00eb dy shkall\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, rezulton t\u00eb ken\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb ndryshme penale p\u00ebr dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb institucioneve q\u00eb po kryejn\u00eb procesin e vetingut p\u00ebr magjistrat\u00ebt, megjith\u00ebse fakti p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb kall\u00ebzuar penalisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>Daci dhe Faskaj u kall\u00ebzuan se nuk kan\u00eb pasqyruar n\u00eb aplikimin e tyre p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzgjedhur si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb vetingut, faktin se ishin shkarkuar m\u00eb par\u00eb nga detyra e gjyqtarit. Luan Daci u d\u00ebnua p\u00ebr falsifikim dokumentesh, nd\u00ebrsa p\u00ebr Faskajn u vendos pushimi hetimeve.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi i kryer n\u00eb SPAK p\u00ebr an\u00ebtarin e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Luan Daci, prej ish-an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Besnik Cani u gjet i drejt\u00eb nga SPAK, nga Gjykata e Posa\u00e7me e t\u00eb dy shkall\u00ebve, si dhe nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe kan\u00eb vler\u00ebsuar SPAK dhe dy shkall\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb rastin e kall\u00ebzimit t\u00eb kryer ndaj an\u00ebtares s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Alma Faskaj, e cila u kall\u00ebzua penalisht nga ish-gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata p\u00ebr t\u00eb njejt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dokumentet hetimore dhe gjyq\u00ebsore q\u00eb BIRN disponon tregojn\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb aplikimin e kryer prej tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb vetingut &#8211; ashtu si Daci edhe Faskaj nuk e ka deklaruar shkarkimin e saj nga detyra n\u00eb vitin 1996, n\u00eb rastin e komisioneres \u00ebsht\u00eb vendosur pushimi i \u00e7\u00ebshtjet pasi \u00ebsht\u00eb konkluduar se e kall\u00ebzuara nuk ka kryer vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, SPAK i tha BIRN se k\u00ebrkesat e Prokuroris\u00eb Speciale p\u00ebr t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebt e institucioneve t\u00eb vetingut jan\u00eb miratuar nga t\u00eb dy shkall\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtjet jan\u00eb individuale dhe zgjidhen bazuar n\u00eb provat e administruara dhe jo me ngjashm\u00ebri,\u201d tha Xhulieta Krasta, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e SPAK.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komisionerja Alma Faskaj nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes p\u00ebr koment q\u00eb iu drejtua n\u00ebp\u00ebrmjet koordinatores p\u00ebr marrdh\u00ebnien me mediet lidhur me mosdeklarimin e shkarkimit nga detyra n\u00eb aplikimin e kryer prej saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari i KPA-s\u00eb, Luan Daci \u2013 i cili po p\u00ebrballet me nj\u00eb procedur\u00eb disiplinore t\u00eb inicuar nga ONM, e ka cil\u00ebsuar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr d\u00ebnimin e tij si t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb d\u00ebnuan pa fakt penal dhe pa vep\u00ebr penale duke shpikur falsifikimin intelektual q\u00eb nuk e ka ligji,\u201d i tha ai t\u00eb mart\u00ebn trup\u00ebs disiplinor\u00eb t\u00eb KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rasti \u201cDaci\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit t\u00eb kryer nga ish-prokurori dhe ish-an\u00ebtari i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Besnik Cani p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve. Nj\u00eb kall\u00ebzim i dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale u dor\u00ebzua ndaj tij nga ish-prokurorja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Kor\u00e7\u00ebs, Elsion Sadiku; si dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiran\u00eb, Ervin Metalla.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho e gjet\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb bazuar kall\u00ebzimin e Canit t\u00eb kryer kund\u00ebr Dacit dhe konkluduan se ai kishte kryer falsifikim t\u00eb dokumenteve gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr pozicionin e tij p\u00ebrmes paraqitjes s\u00eb rrethanave t\u00eb rreme n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb shkarkimit nga detyra si gjyqtar n\u00eb vitin 1997. Ata k\u00ebrkuan deklarimin e tij fajtor dhe d\u00ebnimin me 1 vit heqje lirie, mas\u00eb q\u00eb u vendos edhe prej Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n<p>Nga hetimi rezultoi se Daci nuk e kishte pasqyruar n\u00eb aplikimin e tij p\u00ebr qen\u00eb pjes\u00eb e organeve t\u00eb vetingut t\u00eb dor\u00ebzuar pran\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit, faktin se kishte qen\u00eb i shkarkuar nga detyra n\u00eb vitin 1997 p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb ligj\u00ebs dhe paaft\u00ebsi n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai u d\u00ebnua p\u00ebr faktin se e ka fshehur k\u00ebt\u00eb fakt edhe gjat\u00eb intervistave n\u00eb Komisionet Ad Hoc n\u00eb Kuvend. Daci \u00ebsht\u00eb pyetur prej deputetit Ervin Bushati se \u00e7far\u00eb pune kishte kryer para vitit 2000, kur kishte nisur karrier\u00ebn e avokatit. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Bushati dhe kryetarja e Komisionit, Vasilika Hysi kan\u00eb evidentuar faktin se kjo p\u00ebrvoj\u00eb nuk gjendej e pasqyruar n\u00eb k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara dhe pas k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb tyre, Daci ka deklaruar se ishte larguar me dor\u00ebheqje, megjith\u00ebse n\u00eb fakt ishte shkarkuar nga detyra n\u00eb vitin 1997. An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit e kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim, prej nga rezulton se d\u00ebshtuan n\u00eb verifikimin e Dacit.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel, Gjykata e Posa\u00e7me e gjeti t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr d\u00ebnimin e Dacit.<\/p>\n<p>\u201cGjykata krijon bindjen se k\u00ebrkesa p\u00ebr aplikim e z.Luan Daci p\u00ebrb\u00ebn\u00eb dokument dhe paraqitje jo t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nj\u00eb rrethane. Veprimet e mosp\u00ebrmendjes, si dhe rrethana e rrem\u00eb e deklaruar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb komisionin ad hoc, tregon se i pandehuri e ka pohuar me dashje k\u00ebt\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb\u201d, u shpreh gjyqtari Simoni gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit m\u00eb 24 qershor 2020 dhe shtoi se nga ky akt Daci ka p\u00ebrfituar, pasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb k\u00ebrkohej gjykimi p\u00ebr falsifikim, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e SPAK p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs pezullim nga detyra t\u00eb Dacit u pranua nga Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, por u rr\u00ebzua m\u00eb pas nga trupa gjyq\u00ebsore e Apelit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Dhimit\u00ebr Lara dhe Nertina Kosova \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjyqtari Sokol Binaj ishte n\u00eb minoranc\u00eb.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e shumic\u00ebs argumentuan se paraqitja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb rreme gjat\u00eb procesit t\u00eb aplikimit p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb institucionet e vetingut nga Daci nuk ka element\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb falsifikimit.\u00a0 Sipas shumic\u00ebs, mos-paraqitja, mos-sh\u00ebnimi apo mohimi i Dacit p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore t\u00eb largimit nga puna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb i mungon kund\u00ebrligjshm\u00ebria.<\/p>\n<p>SPAK ushtroi rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi t\u00eb apelit. \u201c[\u2026]M\u00ebnyra se si gjykata e trajton k\u00ebrkes\u00ebn e dat\u00ebs 03.02.2017 \u00ebsht\u00eb aspak e pranueshme, pasi sipas logjik\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit aplikanti mund t\u00eb deklaroj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u2019i vij\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb dhe nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb deklaron, a thua jemi para nj\u00eb \u2018letre pa vler\u00eb,\u201d argumentoi at\u00ebher\u00eb SPAK n\u00eb rekurs.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebnimit t\u00eb Dacit me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb p\u00ebr falsfikim, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit u inicua procesi i shkarkimit t\u00eb tij nga KPA.<\/p>\n<p>Gjyqtar Hetues i \u00e7\u00ebshtjes u caktua Ardian Hajdari, edhe ky i kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale si Daci, se ka g\u00ebnjyer n\u00eb aplikimin e tij p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar n\u00eb KPA, pasi nuk e ka ushtruar profesionin e avokatit p\u00ebr 17 vite ashtu si ka deklaruar. Gjithashtu, ai kall\u00ebzua edhe p\u00ebr \u201cfshehjen e t\u00eb ardhurave\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, Hajdari vendosi t\u00eb pezulloj\u00eb hetimin disiplinor t\u00eb nisur ndaj Dacit, pasi ky i fundit ushtroi rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00ebd\u00ebnimit. Gjykata e Lart\u00eb nuk e pranoi rekursin e Dacit dhe Hajdari rifilloi hetimin disiplinor m\u00eb 29 tetor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Hajdari vendosi t\u00eb vijoj\u00eb me raportin p\u00ebr rezultatet e hetimit disiplinor dhe t\u00eb mart\u00ebn Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit mbajti seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore publike ndaj Dacit. Trupa p\u00ebr procedimin disiplinore kryesohet nga gjyqtarja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtare jan\u00eb gjyqtaret Ina Rama dhe Albana Shtylla.<\/p>\n<p>Rreth n\u00ebnt\u00eb muaj pas d\u00ebnimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr \u2018falsifikim dokumentesh\u2019 dhe rr\u00ebzimit t\u00eb rekursit nga Gjykata e Lart\u00eb, gjyqtari Luan Daci vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende pjes\u00eb e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, megjith\u00ebse i pezulluar nga detyra. Vendimi i KPA-s\u00eb ndaj tij pritet t\u00eb enjten.<\/p>\n<p><strong>Pushimi hetimit p\u00ebr Faskajn<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr an\u00ebtaren e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, Alma Faskaj, e kall\u00ebzuar n\u00eb SPAK nga ish-gjyqtarja e Apelit Shkod\u00ebr, Hajrie Mu\u00e7mata p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb si p\u00ebr Dacin, si prokuroria ashtu edhe Gjykata e Posa\u00e7me kan\u00eb vler\u00ebsuar ndryshe, duke e p\u00ebrjashtuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, q\u00eb BIRN e disponon, thuhet se Mu\u00e7mata ka pretenduar n\u00eb kall\u00ebzim se komisionerja Alma Faskaj, kur ka kryer aplikimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e KPK-s\u00eb, ka deklaruar n\u00eb jet\u00ebshkrimin e saj se ka punuar si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnj\u00eb, por ka fshehur faktin se ka qen\u00eb e shkarkuar nga detyra me vendimin nr.8, t\u00eb dat\u00ebs 23 gusht 1996 t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD me arsyetimin se \u201c\u00ebsht\u00eb konstatuar shkelje e ligjit dhe paaft\u00ebsi n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim, SPAK ka regjistruar procedim penal m\u00eb 4 qershor 2020. Pasi prokurori Sotir Kllapi ka kryer hetime p\u00ebr disa muaj, ka konkluduar ndryshe nga sa vler\u00ebsuan koleg\u00ebt e tij p\u00ebr Dacin, duke \u00e7muar se Faskaj nuk ka konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cfalsifikimi i dokumenteve\u201d dhe ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr pushimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Kllapi e bazon arsyetimin e tij n\u00eb provat dhe shpjegimet e t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs, e cila ka depozituar nj\u00eb kopje t\u00eb vendimit nr.15 t\u00eb dat\u00ebs 3 qershor t\u00eb vitit 1997 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si dhe nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Rustem Gjata.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Faskaj, Gjykata Kushtetuese e ka cil\u00ebsuar \u201cnul\u201d vendimin e ish-KLD p\u00ebr shkarkimin e magjistrat\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kryer ankim dhe e ka detyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb rishikoj\u00eb k\u00ebto vendimarje, pasi ka c\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre kushtetuese p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe mbrojtur. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb thuhet se Gjykata Kushtetuese e ka orientuar Faskajn q\u00eb t\u2019i drejtohej KLD-s\u00eb p\u00ebr rishqyrtim, pasi k\u00ebrkesa e saj kishte t\u00eb nj\u00ebjtin karakter.<\/p>\n<p>Gjithashtu, prokurori Kllapi konstaton se Faskaj ka pasqyruar n\u00eb aplikim faktin se ka punuar si gjyqtare dhe se \u00ebsht\u00eb thirrur tre her\u00eb nga Komisioni Ad Hoc p\u00ebr P\u00ebrzgjedhjen e Kandidat\u00ebve q\u00eb do t\u00eb em\u00ebroheshin n\u00eb institucionet e vetingut, por asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pyetur se p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Rezulton se ka parashtruar dhe faktin se ka punuar si gjyqtare, por nuk ka prezantuar arsyet se si \u00ebsht\u00eb larguar nga detyra e gjyqtares dhe asnj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit nuk e ka pyetur\u201d, v\u00ebren Kllapi lidhur me procesverbalin e dat\u00ebs 2 qershor 2017 t\u00eb mbajtur nga Komisioni Ad Hoc.<\/p>\n<p>Sipas Kllapit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mungojn\u00eb element\u00ebt e an\u00ebs objektive t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale dhe nuk rezulton q\u00eb Faksaj t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb dokument t\u00eb falsifikuar. Ai konsideron se nj\u00eb v\u00ebrtetim i l\u00ebshuar nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2011 q\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nga Faskaj, ku pasqyrohet vet\u00ebm fakti se ajo ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtares, nuk mund t\u00eb mund t\u00eb konsiderohet dokument i falsifikuar, pasi nuk p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se nuk \u00ebsht\u00eb pyetur asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e largimit nga detyra, Kllapi konkludon se subjekti nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb fshehur ndonj\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Konkluzionet dhe k\u00ebrkimet e prokuroris\u00eb jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga kall\u00ebzuesja Mu\u00e7mata, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjykim nga avokatja Irena Reso. Ajo ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb gjykat\u00ebs se Faskaj ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb si an\u00ebtare e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pasi n\u00eb pik\u00ebn \u201cdh\u201d t\u00eb nenit 6 t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, p\u00ebrcaktohet se an\u00ebtari i institucioneve t\u00eb vetingut mund t\u00eb zgjidhet kur \u201cndaj tij t\u00eb mos jet\u00eb marr\u00eb mas\u00eb disiplinore e largimit nga puna, ose ndonj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr disiplinore e cila \u00ebsht\u00eb ende ne fuqi, sipas legjislacionit n\u00eb momentin e aplikimit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Mu\u00e7matajt, Faskaj e ka fshehur faktin e shkarkimit nga detyra n\u00eb aplikim pasi vet\u00ebm k\u00ebshtu ajo mund t\u00eb kualifikohej n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret formale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Mu\u00e7mata shton se Faskaj nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe se masa disiplinore ndaj saj nuk mund t\u00eb konsiderohet e rehabilituar, pasi nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb ta ket\u00eb shfuqizuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Iliriana Olldashi e ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb konkludimin e prokuroris\u00eb dhe ka vendosur ta pushoj\u00eb procedimin penal p\u00ebr kall\u00ebzimin e kryer ndaj Faskajt.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e saj, Olldashi evidenton se Faskaj n\u00eb aplikimin e saj ka paraqitur jet\u00ebshkrimin ku ka p\u00ebrshkruar edhe faktin se ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtares p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 1995-shtator 1996 dhe po ashtu ka vendosur bashk\u00eblidhur kopje t\u00eb librez\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs e cila n\u00eb faqen e dyt\u00eb t\u00eb saj ka t\u00eb pasqyruar largimin nga detyra si gjyqtare.<\/p>\n<p>Ashtu si prokurori Kllapi dhe Olldashi konkludon se Faskaj nuk ka depozituar ndonj\u00eb fakt t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk ka deklaruar asnj\u00eb fakt t\u00eb rrem\u00eb apo t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb kur \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni Ad Hoc. [&#8230;]n\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto seanca d\u00ebgjimore nuk \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, v\u00ebren Olldashi.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr.15 t\u00eb vitit 1997 e ka konsideruar q\u00eb ka shfuqizuar vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb cilin ajo dhe disa koleg\u00eb t\u00eb saj gjyqtar\u00eb ishin shkarkuar nga detyra n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1996\u201d, argumenton Olldashi dhe shton se Faskaj ka shpjeguar se nuk ka pasur synim t\u00eb fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim shpjegohet se Faskaj e ka konsideruar rehabilituese nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ku orientohej q\u00eb ti drejtohej ish-KLD-s\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Faskaj ka deklaruar gjat\u00eb procesit penal se nuk i \u00ebsht\u00eb drejtuar n\u00eb vijim ish-KLD-s\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb tjera profesionale dhe se nuk \u00ebsht\u00eb thirrur kurr\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nj\u00ebjtin perceptim p\u00ebr Vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese Nr. 15 dat\u00eb 28 Maj 1997 kan\u00eb dhe shtetasit Lindita Durmishi dhe Alma Poshi, t\u00eb cilat jan\u00eb shkarkuar me t\u00eb nj\u00ebjtin vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, sjell n\u00eb v\u00ebmendje Olldashi p\u00ebr k\u00ebta ish-magjistrat\u00eb t\u00eb pyetur si deklaues.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb deklarimet dhe dokumentet e paraqitura nga Faskaj p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzgjedhur si komisionere n\u00eb KPK, Olldashi arrin n\u00eb konkluzionin se ajo nuk ka fshehur fakte t\u00eb v\u00ebrteta si dhe nuk ka deklaruar fakte t\u00eb pav\u00ebrteta. \u201c[\u2026]As ka nd\u00ebrhyr\u00eb mekanikisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e tyre duke mos u c\u00ebnuar p\u00ebrmbajtja dhe pasqyrimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tyre\u201d, vler\u00ebson Olldashi.<\/p>\n<p>Gjykata v\u00ebren gjithashtu se, n\u00eb procedur\u00ebn e aplikimit pran\u00eb institucionit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit nuk ka patur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tip dhe as nj\u00eb akt vet\u00ebdeklarimi p\u00ebr mospasjen e masave disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra, n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e nj\u00eb vet\u00ebdeklarimi t\u00eb dokumentuar me shkrim nga e kall\u00ebzuara Faskaj, ose deklaruar para intervistave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00ebndje fakti, mosekzistenca e t\u00eb cilit nuk e ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebn, por konfirmon se\u00a0 kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb i pabaz\u00eb\u201d, shprehet Olldashi dhe ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata a Posa\u00e7me dhe SPAK mbajt\u00ebn q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb hetimin e gjyqtarit t\u00eb KPA-s\u00eb Luan Daci dhe komisioneres s\u00eb KPK-s\u00eb, Alma Faskaj; megjithat\u00eb, Prokuroria Speciale insiston se edhe pse t\u00eb ngjashme k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje nuk jan\u00eb nj\u00ebtja.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72257,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,482,114],"tags":[107,112,278],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20210417_140233_160421_4_043-3_NtKSRa7.jpg","fifu_image_alt":"Anetari i Kolegjit te Posacem te Apelit, Luan Daci, duke folur per reporteret pasi ka dale nga Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK). Daci akuzohet se ka falsifikuar dokumentet me qellim fitimin e postit si gjyqtar i posacem i Kolegjit t&#xeb; Apelimit.\n\/r\/n\/r\/nDACI AT COURT - Former member of the Appeal Chamber, Luan Daci, speaking to reporters after leaving from the Special Court of First Instance for Corruption and Organized Crime (SPAK). Daci is accused of falsifying documents in order to gain the post of special judge of the Appellate Panel.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72256"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72256"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72256\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72258,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72256\/revisions\/72258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72257"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}