{"id":72259,"date":"2021-12-07T20:17:53","date_gmt":"2021-12-07T19:17:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionit-disiplinor-ne-kpa-i-kerkohet-shkarkimi-i-luan-dacit\/2021\/12\/07\/"},"modified":"2023-04-06T18:14:09","modified_gmt":"2023-04-06T16:14:09","slug":"komisionit-disiplinor-ne-kpa-i-kerkohet-shkarkimi-i-luan-dacit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionit-disiplinor-ne-kpa-i-kerkohet-shkarkimi-i-luan-dacit\/2021\/12\/07\/","title":{"rendered":"Komisionit Disiplinor n\u00eb KPA i k\u00ebrkohet shkarkimi i Luan Dacit"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari hetues i procedimit disiplinor, Ardian Hajdari k\u00ebrkoi shkarkimin e kolegut t\u00eb tij, Luan Daci me argumentin se pas rr\u00ebzimit t\u00eb rekursit nga Gjykata e Larta nuk ka vend m\u00eb p\u00ebr hetim. Daci e kund\u00ebrshtoi procedimin disiplinor dhe e cil\u00ebsoi d\u00ebnimin e tij si politik.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_71132\" aria-describedby=\"caption-attachment-71132\" style=\"width: 550px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Daci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-71132\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Daci-550x400.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"400\" data-id=\"71132\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-71132\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i pezulluar i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Luan Daci | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni Disiplinor i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA vendosi t\u00eb mart\u00ebn t\u00eb mbyll\u00eb shqyrtimin e procedimit disiplinor t\u00eb gjyqtarit Luan Daci, pasi gjyqtari hetues Ardian Hajdari paraqiti raportin p\u00ebrfundimtar dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e kolegut t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Daci e kund\u00ebrshtoi raportin dhe e cil\u00ebsoi \u2018nul\u2019 procedimin disiplinor t\u00eb nisur ndaj tij.<\/p>\n<p>Procedimi disiplinor ndaj Dacit filloi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, pas d\u00ebnimit t\u00eb Dacit me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve n\u00eb muajin mars, pasi gjat\u00eb aplikimit p\u00ebr nj\u00eb pozicion n\u00eb institucionet e vetingut nuk deklaroi shkarkimin nga detyra n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>P\u00ebr rreth dy or\u00eb e gjysm\u00eb, Komisioni Disiplinor i kryesuar nga Natasha Mulaj dhe me an\u00ebtare gjyqtaret Albana Shtylla dhe Ina Rama d\u00ebgjuan parashtrimet e pal\u00ebve. Gjyqtari hetues, Ardian Hajdari paraqiti fillimisht nj\u00eb historik t\u00eb fillimit dhe ecuris\u00eb s\u00eb procedimit disiplinor, nga k\u00ebrkesa e ONM p\u00ebr fillimin e hetimit disiplinor; pezullimin e procedimit prej tij n\u00eb muajin korrik p\u00ebr t\u00eb pritur vendimarrjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb; rifillimin e hetimeve pas mospranimit t\u00eb rekursit dhe seancat d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluara me Dacin.<\/p>\n<p>Hajdari tha se procedimi disiplinor \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb pik\u00ebn 2, g\u00ebrma (b) e Nenit 128 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrcaktohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia disiplinore e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. N\u00eb k\u00ebt\u00eb nen parashikohet se \u201c2.Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos p\u00ebr shkarkimin e tij kur: [\u2026] b) d\u00ebnohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Hajdarit, pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr mospranimin e rekursit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb KPA Luan Daci, tashm\u00eb ka nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb kryer prej tij dhe se jan\u00eb shteruar ankimet. \u201cNuk ka m\u00eb vend p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d, argumentoi Hajdari.<\/p>\n<p>Ai vijoi se kishte hartuar raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb hetimit dhe i k\u00ebrkoi Komisionit Disiplinor t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb raport dhe t\u00eb disponoj\u00eb me shkarkimin nga detyra t\u00eb Luan Dacit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij gjyqtari Luan Daci k\u00ebrkoi t\u2019i jepej mund\u00ebsia t\u00eb b\u00ebnte dy pyetje p\u00ebr gjyqtarin hetues, ai u ndal gjat\u00eb n\u00eb vendimin penal t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj tij nga Gjykata e Posa\u00e7me e t\u00eb dy shkall\u00ebve dhe e konfirmuar prej Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur her\u00eb pas here t\u00eb nj\u00ebjtat argumente dhe baz\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb raport nuk d\u00ebgjova asnj\u00eb koment t\u00eb kund\u00ebrshtimeve t\u00eb mia. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk ka asnj\u00eb g\u00ebrm\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb mia q\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb 23 faqe,\u201d u ankua Daci dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk mund t\u00eb d\u00ebnohet askush pa procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar k\u00ebrkimin e shkarkimit t\u00eb tij bazuar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe u shpreh se \u201cKushtetuta\u201d e Kolegjit \u00ebsht\u00eb aneksi kushtetues.<\/p>\n<p>\u201cLegjislatori ka qen\u00eb merak\u00e7i i madh dhe ka p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebnohemi pa ligj ashtu si u d\u00ebnova un\u00eb,\u201d pohoi Daci, duke pretenduar se shkarkimi i an\u00ebtarit t\u00eb KPA nuk parashikohej as n\u00eb aneksin e Kushtetut\u00ebs dhe as n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Daci u ankua gjithashtu p\u00ebr vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb ma jepte ligji, ata e quajt\u00ebn shkelje ligji. M\u00eb d\u00ebnuan pa fakt penal dhe pa vep\u00ebr penale duke shpikur falsifikimin intelektual q\u00eb nuk e ka ligji,\u201d argumentoi Daci dhe theksoi se gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb futet n\u00eb burg nj\u00eb i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryesuesja e Komisionit Disiplinor, Natasha Mulaj v\u00ebrejti se d\u00ebnimi penal nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb jurispudenc\u00ebn e KPA-s\u00eb, por megjith\u00ebse Daci tha se do t\u00eb t\u00ebrhiqej, u rikthye disa her\u00eb tek d\u00ebnimi i dh\u00ebn\u00eb ndaj tij p\u00ebr falsifikim, duke e cil\u00ebsuar edhe si politik. Daci theksoi se do ta ndiqte \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin p\u00ebrndjekur p\u00ebr 18 muaj \u201cnuk do ta kalojn\u00eb thjesht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai i drejtoi pyetje gjyqtarit hetues, se cil\u00ebn prej shkeljeve disiplinore t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 16 t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve kishte konsumuar. Sipas Dacit, ai nuk mund t\u00eb<\/p>\n<p>gjykohet sipas nenit 128 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasi edhe n\u00ebse do t\u00eb kishte ndodhur kjo duhej t\u00eb kryhej nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga KPA.<\/p>\n<p>Daci u ankua gjithashtu se i ishte hequr makina dhe rojet e sh\u00ebrbimit me urdh\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam problem se jam m\u00ebsuar t\u00eb eci n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por k\u00ebtu diskutohet dinjiteti im dhe nuk lejoj t\u00eb ma marrin persona injorant\u00eb. Duhet t\u00eb jemi objektiv\u00eb dhe duhet t\u00eb japim drejt\u00ebsi objektive,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar adresimin e ONM-s\u00eb p\u00ebr fillimin e hetimit disiplinor bazuar n\u00eb nenin 128 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli gjithashtu se nuk kishte b\u00ebr\u00eb shkelje disiplinore dhe k\u00ebrkoi drejt\u00ebsi t\u00eb bazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Luan Daci k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos jepet asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore ndaj tij me pretendimin se nuk ka asnj\u00eb shkak ligjor.<\/p>\n<p>Pasi mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor, Komisioni Disiplinor njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari hetues i procedimit disiplinor, Ardian Hajdari k\u00ebrkoi shkarkimin e kolegut t\u00eb tij, Luan Daci me argumentin se pas rr\u00ebzimit t\u00eb rekursit nga Gjykata e Larta nuk ka vend m\u00eb p\u00ebr hetim. Daci e kund\u00ebrshtoi procedimin disiplinor dhe e cil\u00ebsoi d\u00ebnimin e tij si politik.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72260,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2,362],"tags":[112,278,133],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Luan-Daci.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i pezulluar  i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Luan Daci | Foto : LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72259"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72259"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72259\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72261,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72259\/revisions\/72261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}