{"id":72262,"date":"2021-12-07T15:31:30","date_gmt":"2021-12-07T14:31:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-vjosa-zaimi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/12\/07\/"},"modified":"2023-04-06T18:14:25","modified_gmt":"2023-04-06T16:14:25","slug":"gjyqtarja-vjosa-zaimi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-vjosa-zaimi-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2021\/12\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Vjosa Zaimi jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Vjosa Zaimi dha shpjegime lidhur me balanc\u00ebn negative p\u00ebr nj\u00eb prej burimeve financiare n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe gjykimet tej afateve n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81734\" aria-describedby=\"caption-attachment-81734\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zaimi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81734\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zaimi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81734\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81734\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjosa Zaimi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjosa Zaimi u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u relatuan gjetjet p\u00ebr t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Zaimi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Vjosa Zaimi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 filloi pun\u00eb si gjyqare n\u00eb Elbasan. N\u00eb vijim ajo punoi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kolonj\u00ebs dhe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, nd\u00ebrsa prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2011 e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia shpjegoi se hetimi administrativ p\u00ebr pasurin\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb gjetjet e rivler\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Qemal Zaimi, ish-inspektor pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe aktualisht n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebsimit etik e profesional n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. Qemal Zaimi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK m\u00eb 10 dhjetor 2012 dhe vendimi mori form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit t\u00eb Kontrollit Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtarja Zaimi nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe se\u00a0ka munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor lidhur me burimin financiar p\u00ebr huamarrjen n\u00eb shum\u00ebn 4.7 lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 98.3 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013 kundrejt \u00e7mimit 12.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia sqaroi se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 ka pasqyruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat e kursyera nga paga e saj dhe e bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 7.5 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhurat nga interesi i bonove t\u00eb thesarit n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb; si dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2013, ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat e investuara n\u00eb bono thesari n\u00eb shum\u00ebn 6,9 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhurat e kursyera nga paga gjat\u00eb vitit 2013 n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 nuk ka pasqyruar si burim huan\u00eb e marr\u00eb nga shtetasi F.T. p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, ajo e ka deklaruar at\u00eb tek seksioni \u00a0\u2018detyrime financiare\u2019.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar lidhur me huadh\u00ebnien, prej nga ka rezultuar se n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit \u00ebsht\u00eb depozituar shuma 33 mij\u00eb e 500 euro prej shtetasit F.T. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga bashk\u00ebshorti i subjektit nj\u00eb dit\u00eb pas depozitimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion, subjekti ka paraqitur si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb janarit 2014, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn deklarohet se F.T. i ka dh\u00ebn\u00eb hua pa interes shum\u00ebn 4.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb 2013-\u00ebs. N\u00eb deklarat\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se shlyerja do t\u00eb kryehet me marrjen e nj\u00eb kredie bankare. Sipas Komisionit, shlyerja e huas\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar nga dokumentacioni p\u00ebr nj\u00eb transfert\u00eb bankare t\u00eb marsit 2014 t\u00eb vler\u00ebs 4 milion\u00eb e 664 mij\u00eb lek\u00eb, e depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e F.T..<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 33 mij\u00eb e 500 euro, prej nga ka rezultuar se ai zot\u00ebron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve t\u00eb kryera n\u00eb vite n\u00eb bono thesari, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj, ka bler\u00eb bono thesari t\u00eb cilat jan\u00eb maturuar nd\u00ebr vitet 2007-2013.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 425 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb investuar n\u00eb vitin 2007, si dhe ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr investimin n\u00eb bono thesari n\u00eb maj t\u00eb 2008-\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, balanca negative p\u00ebr vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb ka ardhur pasi Zaimi nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb vitin 2006. Nisur nga ky konstatim, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat cash t\u00eb pretenduara nga viti 2006.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr gjith\u00eb investimet n\u00eb bono thesari ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 1.1 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson mungesat n\u00eb maj t\u00eb vitit 2007 dhe n\u00eb maj t\u00eb 2008-\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Komisioni i ka kaluar Zaimit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zaimi k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb vitin 2006 t\u00eb p\u00ebrfshihet si burim vlera 500 mij\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse nuk ishte deklaruar n\u00eb at\u00eb vit si kursim. Zaimi solli si argument faktin se e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2007 se kishte pasur kursime t\u00eb atij viti dhe t\u00eb 2006-\u00ebs. Ajo theksoi se ky fakt ishte deklaruar at\u00ebher\u00eb edhe para ILDKPKI-s\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb vlera 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konsiderohet si burim dhe jo si diferenc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e shum\u00ebs 900 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2008, Zaimi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej si pamund\u00ebsi vet\u00ebm balanca negative rreth 207 mij\u00eb lek\u00eb dhe e jo e gjith\u00eb vlera. Ajo shtoi se provonte me an\u00eb t\u00eb dokumentacionit bankar q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2008 kishte pasur gjendje n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe se e mbulonte munges\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj edhe p\u00ebr p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture\u00a0t\u00eb llojit Peugeot n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 172 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 236 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zaimi pretendoi se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb nuk kishte mundur t\u00eb siguronte prova p\u00ebr t\u00eb mbuluar balanc\u00ebn negative n\u00eb blerjen e makin\u00ebs. Ajo theksoi se kjo pasuri ishte bler\u00eb me t\u00eb ardhurat nga pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb kryhet vler\u00ebsimi bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ nuk jan\u00eb gjetur probleme t\u00eb tjera n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht balancave negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe makin\u00ebs, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, KPK konstaton pamjaftueshm\u00ebri totale n\u00eb shum\u00ebn 115 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet p\u00ebr profesionalizmin\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Zaimi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr profesionalizmin u evidentuan gjetje lidhur me tejkalim t\u00eb afteve n\u00eb shqyrtimin e proceseve gjyq\u00ebsore, si dhe u pyet lidhur me nj\u00eb denoncim ku pretendohej se subjekti kishte shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje jasht\u00eb kompetencave tok\u00ebsore, si dhe kishte pyetur f\u00ebmij\u00ebn e mitur pa i marr\u00eb leje n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, ka rezultuar se gjykimi ka zgjatur p\u00ebr 3 vjet e 10 muaj, duke e tejkaluar afatin standard 6-mujor. N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr t\u00eb shqyrtuar prej KPK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar num\u00ebr i madh i seancave p\u00ebrgatitore q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb produktive. Sipas relatorit Ilia, subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje shteruese p\u00ebr ta njoftuar pal\u00ebn padit\u00ebse. \u201cNga shtat\u00eb seanca p\u00ebrgatitore, pes\u00eb prej tyre nuk kan\u00eb qen\u00eb produktive,\u201d evidentoi Ilia dhe shtoi se kjo situat\u00eb ka sjell\u00eb zvarritjen e procesit tej afatit t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Zaimi sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se shtyrja e 5 seancave p\u00ebrgatitore kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb njoftimit t\u00eb pal\u00ebve. \u201cShtyrja ka qen\u00eb p\u00ebr shkaqe objektive dhe jo p\u00ebr shkak t\u00eb mosorganizimit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs,\u201d pohoi Zaimi.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen shqyrtimi t\u00eb cil\u00ebs kishte zgjatur afro kat\u00ebr vjet, Zaimi shpjegoi se ajo e kishte marr\u00eb nga ish-gjyqtari i m\u00ebparsh\u00ebm, pasi kishin kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy vjet.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se shtyrjet kishin ndodhur m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb njoftimit t\u00eb pal\u00ebve, duke faj\u00ebsuar zinxhirin e institucioneve q\u00eb e kryejn\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Gjithashtu, Zaimi v\u00ebrejti se mungon nj\u00eb regjist\u00ebr i sakt\u00eb adresash.<\/p>\n<p>Denoncuesja E.L. ka pretenduar se Zaimi ka shtyr\u00eb nj\u00eb proces p\u00ebr zgjidhje martese p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb njoftimit t\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse, megjith\u00ebse duhej t\u00eb kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen pasi kishte filluar nj\u00eb gjykim tjet\u00ebr n\u00eb Itali ku dhe jetonin pal\u00ebt. Sipas denoncueses, kur pal\u00ebt jetonin n\u00eb Itali, nuk kishte pse t\u00eb zhvillohej nj\u00eb proces paralel edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e intervistimit t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb mitur pa i marr\u00eb leje. Sipas denoncueses, psikologia e ka zhvilluar intervist\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet skype, por pa konstatur se n\u00eb \u00e7far\u00eb gjuhe.<\/p>\n<p>Zaimi pohoi se seancat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e denoncuar ishin shtyr\u00eb, pasi pala padit\u00ebse nuk arrihej t\u00eb kontaktohej n\u00eb adres\u00ebn e sh\u00ebnuar prej vet\u00eb atij. Lidhur me pretendimin se \u00e7\u00ebshtja duhej zgjidhur n\u00eb shtetin fqinj, ajo deklaroi se nuk parashikohej n\u00eb ligjin shqiptar di\u00e7ka e till\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Ilia solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb subjektit se legjislacioni shqiptar e p\u00ebrcakton kompetenc\u00ebn tok\u00ebsore, ku parashikohet si gjykat\u00eb kompetente ajo ku \u00ebsht\u00eb adresa e fundit e pal\u00ebve. \u201cT\u00eb dy e kan\u00eb pasur n\u00eb Itali adres\u00ebn. Ku e gjet\u00ebt kompetenc\u00ebn,\u201d pyeti Ilia.<\/p>\n<p>Zaimi u mbrojt duke argumentuar se ishte bazuar n\u00eb adres\u00ebn e fundit q\u00eb kishin pasur pal\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ata vazhdonin t\u00eb ishin shtetas shqiptar\u00eb. Ajo shtoi se gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor pala e paditur nuk kishte dor\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkesa procedurale lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim. Sipas subjektit, denoncuesja nuk kishte ngritur pretendime n\u00eb gjykim as p\u00ebr intervistimin e s\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo denoncuese i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe kam dor\u00ebzuar si prov\u00eb vendimin e k\u00ebtij institucioni, q\u00eb nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb gjetur shkelje,\u201d pohoi Zaimi.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs i k\u00ebrkoi gjyqtares Zaimi q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e kujdeshme n\u00eb plot\u00ebsimin e deklaratave, si dhe konstatoi se drejt\u00ebsia e vonuar nuk ishte drejt\u00ebsia e duhur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Zaimi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor, ora 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Vjosa Zaimi dha shpjegime lidhur me balanc\u00ebn negative p\u00ebr nj\u00eb prej burimeve financiare n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe gjykimet tej afateve n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK-n\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72263,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Zaimi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Vjosa Zaimi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72262"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72262"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72262\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72264,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72262\/revisions\/72264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}