{"id":72271,"date":"2021-12-06T14:34:59","date_gmt":"2021-12-06T13:34:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-binas-nina-gjendet-me-probleme-te-pasurise-dhe-dyshime-per-favorizime\/2021\/12\/06\/"},"modified":"2023-04-06T18:14:49","modified_gmt":"2023-04-06T16:14:49","slug":"prokurori-binas-nina-gjendet-me-probleme-te-pasurise-dhe-dyshime-per-favorizime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-binas-nina-gjendet-me-probleme-te-pasurise-dhe-dyshime-per-favorizime\/2021\/12\/06\/","title":{"rendered":"Prokurori Binas Nina gjendet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe dyshime p\u00ebr favorizime"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe ngriti dyshime p\u00ebr fiktivitetin e nj\u00eb deklarate noteriale, nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin e figur\u00ebs u relatuan favorizime t\u00eb mundshme p\u00ebr disa t\u00eb pandehur.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81715\" aria-describedby=\"caption-attachment-81715\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pa-Binas-Nina.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81715\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pa-Binas-Nina-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81715\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81715\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Binas Nina mungoi edhe n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Elbasanit, Binas Nina nuk u paraqit as n\u00eb seanc\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 6 dhjetor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e tij t\u00eb vetingut. Ndryshe nga seanca e par\u00eb e mbajtur m\u00eb 22 n\u00ebntor ku subjekti pretendoi se kishte probleme sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ai nuk paraqiti asnj\u00eb justifikim dhe seanca u zhvillua pa pranin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Nina po kryhet nga trupa e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitjan dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Binas Nina e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 n\u00eb prokurorin\u00eb e Librazhdit dhe n\u00eb vitin 1998 \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Elbasan, ku e ushtron edhe aktualisht funksionin e prokurorit.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se p\u00ebr prokurorin Nina hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Mungesa financiare<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK jan\u00eb konstatuar balanca negative n\u00eb krijimin e disa pasurive. P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 106 m2 n\u00eb Elbasan, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2000 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012, KPK ka gjetur paqart\u00ebsi n\u00eb koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Hamitaj pohoi se kur subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr koh\u00ebn e pagesave, ka deklaruar se e gjith\u00eb vlera \u00ebsht\u00eb shlyer brenda vitit 2003, por nuk i kujtohej se kur \u00ebsht\u00eb paguar secili prej k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimin e vitit 2003, Nina ka pasqyruar si vler\u00eb t\u00eb apartamentit shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e pasuris\u00eb ka rezultuar 4.5 milion\u00eb lek\u00eb. Relatori Hamitaj tha se \u00ebsht\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje e vler\u00ebs s\u00eb deklaruar edhe me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>Si burim krijimi, subjekti ka deklaruar shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb vitin 2001 dhe 1.9 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 2003-in. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb lek\u00eb ka deklaruar se ka pasur si burim kursimet nga pagat. Sipas KPK, nga analiza financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Nina ka deklaruar se n\u00eb vitin 2007 ka krijuar t\u00eb ardhura nga kund\u00ebrshp\u00ebrblimi prej nj\u00eb nd\u00ebrtuesi, me t\u00eb cilin kan\u00eb n\u00ebnshkruar deklarat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrcaktohet se subjektit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shuma 1 milion lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se Nina ka ngritur padi civile ndaj nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese, duke pretenduar se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb pallati p\u00ebrbri pallatit ku ai ka apartamentin i sillte d\u00ebme, pasi objekti do t\u00eb ngrihej pran\u00eb dritareve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb tij. N\u00eb padi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb person tjet\u00ebr, i cili ka ngritur t\u00eb nj\u00ebjtin pretendim.<\/p>\n<p>Pasi nd\u00ebrtuesi dhe subjekti i rivler\u00ebsimit kan\u00eb n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn noteriale p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb n\u00eb form\u00ebn e kund\u00ebrshp\u00ebrblimit, prokurori Nina ka t\u00ebrhequr dor\u00eb nga padia dhe \u00e7\u00ebshtja civile \u00ebsht\u00eb pushuar. Lidhur me padit\u00ebsin tjet\u00ebr, gjykata ka argumentuar se ai nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi se nga hetimi adminstrativ ka rezultuar se pallati n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ende. Nga verifikimi n\u00eb terren ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm nj\u00eb kat dhe se subjekti nuk ka pasur shkak real p\u00ebr t\u00eb ngritur padin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, padit\u00ebsi tjet\u00ebr nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar kund\u00ebrshp\u00ebrblim, ndryshe nga prokurori Nina.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfitimi i vler\u00ebs 1 milion lek\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb fiktiv, pasi nuk ka pasur nj\u00eb shkak real p\u00ebr ngritjen e pretendimit, p\u00ebrderisa dhe aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti,\u201d tha relatori Hamitaj.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e dy depozitave q\u00eb jan\u00eb deklaruar prej prokurorit Nina se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burime p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2010 n\u00eb shum\u00ebn 17 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK konstaton balanc\u00eb negative dhe n\u00eb depozitimin e nj\u00eb shume 1.4 milion lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb vitin 2016. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj vlere, Nina ka deklaruar kursimet nga pagat p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2014, me p\u00ebrjashtim t\u00eb vitit 2007, kur ka pretenduar dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara si kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Hamitaj evidentoi se n\u00eb vitin 2007 Nina ka deklaruar shtes\u00eb t\u00eb kursimeve vet\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb e ka deklaruar si t\u00eb ardhur. Duke mos p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 980 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr depozitimin e shum\u00ebs 1.4 milion lek\u00eb n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse Komisioni do t\u00eb p\u00ebrfshinte shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej analiza finaciare e vitit 2016, por do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohej ajo e vitit 2007 dhe n\u00eb analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme financiare do t\u00eb rezultonte e nj\u00ebjta balanc\u00eb negative,\u201d sqaroi relatori Hamitaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2013 kundrejt \u00e7mimit 600 mij\u00eb lek\u00eb, u konstatua se shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb n\u00eb Gjermani nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb dhe se kishte shpenzuar gjithsej 701 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cDuke se nuk ka logjik\u00eb ekonomike,\u201d pohoi Hamitaj dhe evidentoi se ishte i paqart\u00eb edhe transaksioni i shitjes s\u00eb nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr nga subjekti, i cili vler\u00ebn e p\u00ebrfituar e ka deklaruar si burim. Sipas KPK-s\u00eb, Nina e kishte shitur makin\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim q\u00eb e kishte bler\u00eb 10 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy depozita 5000 USD dhe 4000 USD p\u00ebr t\u00eb cilat Nina ka deklaruar si burime rimbursimin e taksave si rezident n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, Komisioni v\u00ebren paqart\u00ebsi lidhur me shum\u00ebn e taksave t\u00eb paguara nga prokurori Nina. Hamitaj sqaroi se subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime lidhur me taksat e paguara n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Nina ka deklaruar si t\u00eb ardhura n\u00eb vitin 2016 edhe dy shuma nga 2000 USD, por nga hetimi ka rezultuar se ato jan\u00eb futur n\u00eb ekonomin\u00eb familjare n\u00eb vitin 2017 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Nina nuk ka deklaruar nga viti 2003 deri para deklarat\u00ebs veting pjes\u00ebt takuese n\u00eb dy ngastra tok\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituara nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, KPK ka gjetur munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Raport negativ p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacioni t\u00eb klasifikuar, DSIK ka raportuar n\u00eb Komision informacione q\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e prokurorit Binas Nina n\u00eb korrupsion pasiv dhe n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto informacione, KPK ka verifikuar disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej prokurorit Nina prej nga jan\u00eb ngritur dyshime se ai mund t\u00eb ket\u00eb favorizuar t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se prokurori Nina ka k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehuri p\u00ebr prodhim e shitje t\u00eb narkotik\u00ebve dhe drejtimin e mjetit n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga gjykata. Gjithashtu, ai ka ndar\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr nj\u00eb person tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb duke e d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykim vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duke evituar bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, ka rezultuar se subjekti nuk ka hetuar p\u00ebr dy persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje. \u201c\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb se p\u00ebrse nuk jan\u00eb hetuar edhe dy personat e tjer\u00eb,\u201d konstatoi Hamitaj dhe shtoi se Nina nuk ka argumentuar se p\u00ebrse ka k\u00ebrkuar pezullimin e burgimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin.<\/p>\n<p>Nina ka pushuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr nj\u00eb person t\u00eb proceduar p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, megjith\u00ebse nga akti-ekspertimit ka rezultuar se ka udh\u00ebtuar me shpejt\u00ebsi tej maksimales s\u00eb lejuar dhe kan\u00eb ndodhur pasoja t\u00eb r\u00ebnda. \u201cNuk ka hetime t\u00eb plota dhe duket se ka favorizuar t\u00eb pandehurin,\u201d tha Hamitaj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, megjith\u00ebse hetimi \u00ebsht\u00eb filluar p\u00ebr tre persona p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vjedhje, nisur nga fakti se nj\u00ebri prej t\u00eb proceduarve ka deklaruar se e ka kryer ai gjith\u00e7ka, prokurori Nina ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim vet\u00ebm at\u00eb person, duke p\u00ebrjashtuar nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Po ashtu, Nina ka pushuar edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruar p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm. Hamitaj tha se subjekti duket se ka favorizuar personin n\u00eb hetim edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb ka d\u00ebrguar raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Binas Nina. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga burimet arkivore \u00ebsht\u00eb gjetur se Nina \u00ebsht\u00eb pezulluar n\u00eb vitin 2006 nga detyra, por brenda atij viti \u00ebsht\u00eb rikthyer me urdh\u00ebr t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb dy denoncimet e kryera nga publiku nuk jan\u00eb gjetur probleme, nd\u00ebrsa i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuara n\u00eb media. N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve ka rezultuar se subjekti e ka pushuar hetimin, megjith\u00ebse disponoheshin dy akte ekspertime t\u00eb kund\u00ebrta. Gjykata e ka prishur vendimin e prokurorit Nina dhe ka k\u00ebrkuar kryerjen e nj\u00eb aktekspertim t\u00eb ri q\u00eb t\u00eb shprehej edhe p\u00ebr dy aktet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimin ka pushuar hetimin duke injoruar nj\u00eb prej akteve t\u00eb ekspertimit,\u201d evidentoi Hamitaj.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 9 dhjetor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe ngriti dyshime p\u00ebr fiktivitetin e nj\u00eb deklarate noteriale, nd\u00ebrsa n\u00eb kriterin e figur\u00ebs u relatuan favorizime t\u00eb mundshme p\u00ebr disa t\u00eb pandehur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72272,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pa-Binas-Nina.jpg","fifu_image_alt":"KPK gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72271"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72271"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72271\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72273,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72271\/revisions\/72273"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}