{"id":72274,"date":"2021-12-03T13:24:19","date_gmt":"2021-12-03T12:24:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-dhe-profesionalizmit-te-gjyqtarit-ramiz-lala\/2021\/12\/03\/"},"modified":"2023-04-06T18:15:14","modified_gmt":"2023-04-06T16:15:14","slug":"kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-dhe-profesionalizmit-te-gjyqtarit-ramiz-lala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-dhe-profesionalizmit-te-gjyqtarit-ramiz-lala\/2021\/12\/03\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit t\u00eb gjyqtarit Ramiz Lala"},"content":{"rendered":"<p>Balanca negative n\u00eb shum\u00ebn totale 939 mij\u00eb lek\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb 4 vite, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar jo shkarkuese prej shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPA, nd\u00ebrsa pakica e cler\u00ebson t\u00eb gabuar zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke argumentuar se mungesa financiare p\u00ebrb\u00ebn\u00eb gati 1\/5 e t\u00eb ardhurave t\u00eb gjyqtarit Ramiz Lala dhe konkludon se duhej t\u00eb ishte shkarkuar. Kolegji \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe n\u00eb vler\u00ebsimin profesional.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79100\" aria-describedby=\"caption-attachment-79100\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79100\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"79100\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79100\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ramiz Lala duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb denoncim i firmosur nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit rihapi procesin e vetingut p\u00ebr gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala, pasi pretendohej se kishte gjykuar gj\u00eb t\u00eb gjykuar dhe jasht\u00eb kompetencave t\u00eb tij lidhur me zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve mbi gradat policore.<\/p>\n<p>Pretendimeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Komisioneri Publik Florian Ballhysa u shtoi k\u00ebrkesa edhe p\u00ebr rihetimin e z\u00ebrave n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr disa vite n\u00eb t\u00eb cilat pretendoi se kishte balanca negative dhe ushtroi ankim m\u00eb 3 dhjetor 2019 ndaj vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e Lal\u00ebs, duke k\u00ebrkuar ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegj, Komisioneri konkludoi se asnj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim nuk mund t\u00eb c\u00ebnonin konfirmimin e Lal\u00ebs, q\u00eb u vler\u00ebsua n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe prej shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi Sokol \u00c7omo, relatori Ardian Hajdari dhe an\u00ebtare Ina Rama. Nd\u00ebrsa dy gjyqtaret Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz dol\u00ebn n\u00eb pakic\u00eb duke i konsideruar argumentet e shumic\u00ebs t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj dhe n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit, si dhe k\u00ebrkuan shkarkimin e Lal\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Ramiz Lala u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 26 korrik 2019 nga KPK. Vendimi erdhi pas hetimit t\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Hetimi i KPK-s\u00eb u fokusua n\u00eb nj\u00eb apartament prej 86.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli t\u00eb ndodhur n\u00eb Paskuqan t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe mbi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dy-kat\u00ebshe t\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb truall. Gjithashtu, pjes\u00eb e verifikimeve u b\u00ebn\u00eb edhe t\u00eb ardhurat n\u00eb vitet 2003-2006 nga puna si avokat, p\u00ebr t\u00eb cilat gjyqtarit Lala iu kalua barra e prov\u00ebs dhe ai dor\u00ebzoi dokumente shtes\u00eb n\u00eb KPK, q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebrmbysjen e balanc\u00ebs negative.<\/p>\n<p><strong>Mendimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit rivler\u00ebzimin e z\u00ebrave n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016, ku Komisioni ka reduktuar z\u00ebrin e pages\u00ebs s\u00eb shpenzimeve dhe transportit n\u00eb P\u00ebrmet dhe Gjirokast\u00ebr, pasi n\u00eb k\u00ebto vite subjekti i rivler\u00ebsimit ka rezultuar me balanc\u00eb negative. Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konkludohet mbi mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb mbuluar me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e deklaruara dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr t\u00eb ardhurat e dokumentuara, shpenzimet, investimet, likuiditetet n\u00eb cash dhe gjendjet bankare, subjekti i rivler\u00ebsimit ka rezultuar me balanc\u00eb negative totale 939 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik nuk ka paraqitur kund\u00ebrshtime p\u00ebr analiz\u00ebn financiare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lala k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rishikohej konsiderimi i shpenzimeve p\u00ebr mobilimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb tre vite. Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe t\u00eb ardhurat nga prodhimet bujq\u00ebsore e blegtorale, dietat n\u00eb funksion t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe bonusi i nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>Kolegji ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rishikimin e analiz\u00ebs p\u00ebr shpenzimet e arredimit ku balanca negative totale \u00ebsht\u00eb reduktuar me 250 mij\u00eb lek\u00eb, duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 689 mij\u00eb lek\u00eb. Por, sipas k\u00ebsaj p\u00ebrllogaritje \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb burimesh n\u00eb shum\u00ebn 928 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Shpjegimet dhe dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia jan\u00eb konsideruar deklarative dhe t\u00eb padokumentuara plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]rezulton i besuesh\u00ebm shpjegimi se t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore mund t\u00eb ken\u00eb ndikuar apo ndikojn\u00eb n\u00eb reduktimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj\u201d, vler\u00ebson shumica e trupit gjykues dhe \u00e7mon se diferencat negative t\u00eb konstatuara bazuar n\u00eb dokumente nuk duket se jan\u00eb realisht t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e dietave n\u00eb analiz\u00ebn financiare, Kolegji v\u00ebren se ato nuk jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019, si dhe nuk jan\u00eb konfirmuar ve\u00e7mas n\u00eb v\u00ebrtetimet e pagave nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb k\u00ebto kushte nuk \u00ebsht\u00eb pranuar as kjo k\u00ebrkes\u00eb e subjektit dhe balanca negative totale \u00ebsht\u00eb konkluduar po n\u00eb shum\u00ebn 939 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duke ju referuar parimit t\u00eb proporcionalitetit, shumica argumenton se balanca negative e konstatuar ka qen\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite dhe si pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e nj\u00eb shkaku shkarkimi.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, gjyqtaret Mulaj dhe Schuetz n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk gjente vend zbatimi i parimit t\u00eb proporcionalitetit p\u00ebr vler\u00ebn negative prej 939 mij\u00eb lek\u00ebsh. Ato vwrejnw se legjislatori nuk ka p\u00ebrcaktuar \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb proporcionalisht t\u00eb ul\u00ebt, duke e l\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb \u00e7mimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pakica konstaton se balanca negative p\u00ebrb\u00ebn\u00eb mesatarisht 19.5 % t\u00eb pagave vjetore t\u00eb subjektit n\u00eb ato vite dhe vler\u00ebson se mungesa e burimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb konsiderohet e pap\u00ebrfillshme. Sipas dy gjyqtareve n\u00eb pakic\u00eb, n\u00eb k\u00ebto kushte proporcionaliteti nuk mund t\u00eb diktoj\u00eb p\u00ebrjashtimin e gjendjes s\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]n\u00ebse thuajse 1\/5 e t\u00eb ardhurave vjetore do t\u00eb konsiderohen t\u00eb atilla sa edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb tyre, ligjshm\u00ebria e mjaftueshm\u00ebria e burimeve \u00ebsht\u00eb pa efekt n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, raporti mes burimeve t\u00eb ligjshme dhe atyre t\u00eb pajustifikuara ligj\u00ebrisht, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren si standard q\u00eb e \u00e7on nj\u00eb subjekt drejt shkarkimit, do t\u00eb jet\u00eb arbitrar, i pabazuar n\u00eb nj\u00eb diskrecion t\u00eb njohur nga legjislatori p\u00ebr institucionet e rivler\u00ebsimit dhe n\u00eb mosp\u00ebrputhje me standardin e p\u00ebrdorur nga Kolegji n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e tij t\u00eb deritanishme\u201d, vler\u00ebson pakica dhe konkludon se Lala nuk rezulton i besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se duhet t\u00eb shkarkohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtit\u00eb p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPA analizohen t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjet e denoncuaara nga Policia e Shtetit. N\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen me pal\u00eb padit\u00ebse A.Gj. dhe pal\u00eb e paditur Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ka rezultuar se vendimi i subjektit p\u00ebr pranimin e padis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar dhe ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se gjen mb\u00ebshtje n\u00eb prova pretendimi i Komisionerit, se nuk rezultonte q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb kishte arsyetuar p\u00ebr shterimin e ankimit administrativ, sipas ligjit \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka hetuar plot\u00ebsisht procedur\u00ebn e ankimit administrativ, por \u00ebsht\u00eb mjaftuar me konstatimin e njw p\u00ebrgjigje negative t\u00eb Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Gjirokast\u00ebr. Por, nisur nga fakti se Policia e Shtetit nuk e ka ankimuar k\u00ebt\u00eb vendim, shumica e trupit gjykues vler\u00ebson se gjetja nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nivelin e mosrespektimit normalisht t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Pretendimi i Komisionerit Publik p\u00ebr dh\u00ebnien pa konkurs t\u00eb grad\u00ebs \u2018Drejtues\u2019, nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar prej Kolegjit pasi kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb shtruar p\u00ebr njehsim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tjet\u00ebr me pal\u00eb padit\u00ebse punonj\u00ebsin e policis\u00eb S.R., ku policia e Shtetit pretendon se subjekti ka gjykuar mbi nj\u00eb objekt t\u00eb gjykuar, KPA v\u00ebren se Lala ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim dhe i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebtij pretendimi t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb paditur n\u00eb proces. Shumica e trupi gjykues shprehet se gjendet n\u00eb penges\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pretendimin e ngritur nga Komisioneri n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim, sepse vler\u00ebsimi i k\u00ebtyre rrethanave nga Kolegji do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte interpretimin dhe logjik\u00ebn e gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Shumica i ka gjetur t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit konstatimet p\u00ebr profesionalizmin. Nisur nga fakti se Policia e Shtetit i ka drejtuar ankes\u00eb edhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Kolegji shprehet se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb trajtohen edhe sipas ligjit \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebsis\u00eb\u201d, nga organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtaret n\u00eb pakic\u00eb, Natsha Mulaj dhe Rezarta Schuetz \u00e7mojn\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet duhej t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb shqyrtohet edhe prej KLGJ-s\u00eb bazuar n\u00eb ankes\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, pakica e vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pasi e konsideron evitim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb rrjedhin nga ligji p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKolegji do t\u00eb duhet t\u00eb ishte shprehur minimalisht p\u00ebr orientimin e k\u00ebsaj gjetjeje n\u00eb funksion t\u00eb vler\u00ebsimit periodik t\u00eb subjektit nga institucioni p\u00ebrkat\u00ebs [K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor]\u201d, konstaton pakica.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, pakica konkludon se ka elemente p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tejkalimit t\u00eb tagrave q\u00eb ligji u njeh gjykatave n\u00eb zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjeve n\u00eb fush\u00ebn e gradave dhe n\u00eb shkelje t\u00eb parimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Mulaj dhe Schuetz \u00e7mojn\u00eb se gjyqtari Ramiz Lala nuk ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare n\u00eb disa vite. \u201cShumica e trupit gjykues ka gabuar kur ka vendosur lidhur me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit\u201d, \u00e7mon pakica.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Balanca negative n\u00eb shum\u00ebn totale 939 mij\u00eb lek\u00eb e shtrir\u00eb n\u00eb 4 vite, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar jo shkarkuese prej shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPA, nd\u00ebrsa pakica e cler\u00ebson t\u00eb gabuar zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke argumentuar se mungesa financiare p\u00ebrb\u00ebn\u00eb gati 1\/5 e t\u00eb ardhurave t\u00eb gjyqtarit Ramiz Lala dhe konkludon [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72275,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[444,107,112,483],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Ramiz-Lala-duke-dal\u00eb-nga-seanca-n\u00eb-Kolegjin-e-Posa\u00e7\u00ebm-t\u00eb-Apelimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ramiz Lala duke dal\u00eb nga seanca n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72274"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72274"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72276,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72274\/revisions\/72276"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72275"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}