{"id":72280,"date":"2021-12-02T14:50:35","date_gmt":"2021-12-02T13:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurorit-ardian-braho\/2021\/12\/02\/"},"modified":"2023-04-06T18:15:41","modified_gmt":"2023-04-06T16:15:41","slug":"kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurorit-ardian-braho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vleresimin-e-prokurorit-ardian-braho\/2021\/12\/02\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit Ardian Braho"},"content":{"rendered":"<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK, prokurori Ardian Braho nuk ka provuar burimet e prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti ku jeton, nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebson se n\u00ebse do t\u00eb kryhet analiza kumulative nd\u00ebr vite, rezulton me balanc\u00eb pozitive. Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe p\u00ebr depozitimin e disa shumave n\u00eb llogarin\u00eb e babait nga tezja n\u00eb SHBA, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime se pjes\u00ebrisht mund ti p\u00ebrkasin familjes s\u00eb subjektit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81154\" aria-describedby=\"caption-attachment-81154\" style=\"width: 531px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1220.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81154\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1220-531x400.jpg\" alt=\"\" width=\"531\" height=\"400\" data-id=\"81154\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81154\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Ardian Braho pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 1 n\u00ebntor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Tiran\u00ebs, Ardian Braho pasi konkludoi se nuk ka deklaruar sakt\u00eb pasurin\u00eb dhe jan\u00eb konstatuar elemente q\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i shkarkimit u mor me shumic\u00eb votash nga komisioner\u00ebt Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj, nd\u00ebrsa relatorja Suela Zhegu kund\u00ebrshton analiz\u00ebn e tyre dhe shprehet se balancat negative q\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb shtrira n\u00eb vite nuk mund t\u00eb sjellin penalizimin e prokurorit Braho. Gjithashtu, ajo vler\u00ebson se nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe konkudon se braho duhej t\u00eb ishte konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Braho u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe i aft\u00eb p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Debati mes trupit gjykues t\u00eb KPK zhvillohet lidhur me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti prej tyre n\u00eb vitin 2007, ku jeton edhe subjekti i rivler\u00ebsimit. Megjith\u00ebse trupi gjykues \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr mos konsiderimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve nga sektori privat nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata ishin n\u00eb pension, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore, shumica ka dal\u00eb me analiz\u00eb financiare t\u00eb ndryshme nga pakica.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica q\u00eb nuk i ka konsideruar mund\u00ebsit\u00eb e kursimit pasi nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb vite si gjendje likujditetesh, Zhegu n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se n\u00ebse do t\u00eb kryhej analiza financiare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative nd\u00ebr vite, do t\u00eb rezultonte se subjekti dhe prind\u00ebrit kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme financiare, edhe pa u p\u00ebrfshir\u00eb shumat e deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga puna e prind\u00ebrve n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren paqart\u00ebsi n\u00eb destinacionin e disa shumave monetare t\u00eb d\u00ebrguara nga tezja q\u00eb jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA n\u00eb llogarin\u00eb e babait t\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa Zhegu argumenton se jan\u00eb provuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr krijimin e vlerave n\u00eb fjal\u00eb, si dhe nuk rezulton q\u00eb Braho apo familjar\u00ebt e tij ti ken\u00eb p\u00ebrdorur apo t\u00eb ken\u00eb pasur interes p\u00ebr to.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr apartamentin<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 53 m3 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt shum\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb, ngjitur me banes\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Braho ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat nga paga e tij si prokuror dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga pensionet dhe puna n\u00eb sektorin privat gjat\u00eb periudh\u00ebs 2001-2007.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb bank\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro n\u00eb majt t\u00eb vitit 2007 dhe e ka t\u00ebrhequr at\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb atij viti kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj vlere, subjekti ka depozituar dokumentacion provues lidhur me t\u00eb ardhurat e tij, t\u00eb babait dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe nga ato n\u00eb sektorin privat.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se ka rezultuar munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr pagesat e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara prej prind\u00ebrve nga sektori privat gjat\u00eb periudh\u00ebs 2001-2007 dhe ato nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb si prej shumic\u00ebs, ashtu dhe nga pakica.<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, shumica shprehet se ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dokumentuar pagesa e detyrimeve tatimore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e kursimit pasi nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb vite gjendje likujditetesh. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Zhegu n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se analiza e shumic\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me faktet dhe rrethanat e administruara gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe me deklarimet e subjektit. Relatorja sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb subjekti jeton me prind\u00ebrit dhe se ka deklaruar q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontribues n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe faktin se gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb ardhurat e tyre familjare jan\u00eb menaxhuar nga babai n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, prind\u00ebrit e subjektit nuk kan\u00eb qen\u00eb subjekte deklarues dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb deklarimet periodike vjetore subjekti nuk ka pasur detyrim t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre nga pun\u00ebsimi n\u00eb sektor\u00eb privat\u00eb, shpenzimet, si dhe kursimet e tyre vjetore.<\/p>\n<p>Ajo ka vler\u00ebsuar t\u00eb analizoj\u00eb t\u00eb ardhurat e ligjshme familjare duke p\u00ebrdorur metod\u00ebn kumulative p\u00ebr periudh\u00ebn 2001 \u2013 gusht 2007, prej nga ka rezultuar bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga pun\u00ebsimi n\u00eb sektor\u00eb privat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb provuar pagimi i detyrimeve.<\/p>\n<p><strong>Transfertat nga jasht\u00eb vendit<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimi i llogarive bankare t\u00eb babait t\u00eb subjektit jan\u00eb evidentuar fonde t\u00eb mb\u00ebrritura me transferta nga jasht\u00eb vendit, n\u00eb shum\u00ebn totale 46 mij\u00eb e 561 USD gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2004, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar nga subjekti. Gjithashtu, nga verifikimi i llogarive bankare t\u00eb babait jan\u00eb evidentuar depozitime cash n\u00eb monedhat euro dhe dollar.<\/p>\n<p>Braho ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve bankare t\u00eb kryera nga babai i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka m\u00ebsuar prej t\u00eb atit se jan\u00eb d\u00ebrguar nga tezja dhe bashk\u00ebshorti i saj, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA q\u00eb prej vitit 1993.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se babai i ka treguar se llogarin\u00eb bankare e ka \u00e7elur me k\u00ebrkes\u00ebn e tezes dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, me q\u00ebllim transferimin e vlerave monetare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe q\u00eb kur t\u2019u nevojiteshin do t\u00eb t\u00ebrhiqeshin po nga i ati.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit t\u00eb tezes, q\u00ebllimi i d\u00ebrgimit t\u00eb vlerave monetare n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive bankare apo fizikisht, ka qen\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar dot pasi kan\u00eb kryer shpenzime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe lidhur me depozitimin e nj\u00eb vlere 30 mij\u00eb USD cash nga babai i subjektit n\u00eb vitin 2005, prej nga ka rezultuar se tezja dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb qen\u00eb fizikisht n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion sjellja e shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse tezja dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj kan\u00eb rezultuar t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kur jan\u00eb mbyllur llogarit\u00eb bankare n\u00eb vitin 2007, shumica vler\u00ebson se nuk ka dokumentacion q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb q\u00eb likujditetet tu jen\u00eb kthyer atyre apo t\u00eb jen\u00eb transferuar n\u00eb SHBA me transaksione bankare.<\/p>\n<p>KPK ka kryer analiz\u00ebn financiare t\u00eb familjes s\u00eb tezes p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2005, prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative fondesh n\u00eb shum\u00ebn 24 mij\u00eb USD p\u00ebr vlerat e depozituara.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shumica ngre dyshime p\u00ebr destinacionin dhe kthimin e vlerave monetare tezes s\u00eb subjektit. N\u00eb vendimin e KPK thuhet se kan\u00eb mbetur pa p\u00ebrgjigje dhe shpjegime bind\u00ebse nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e futjes n\u00eb territorin shqiptar t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb vlerave t\u00eb depozituara cash; p\u00ebrse nuk jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar; p\u00ebrse tezja nuk i depozitoi n\u00eb llogari t\u00eb saj\u00ebn kursimet nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrse nuk u p\u00ebrdor\u00ebn kurr\u00eb n\u00eb territorin shqiptar. Gjithashtu, shumica ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr faktin se babai i subjektit i ka t\u00ebrhequr k\u00ebto vlera n\u00eb vitin 2007 koh\u00eb p\u00ebrpara se tezja t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Bungo dhe Hamitaj shprehen se kan\u00eb krijuar bindjen se shumat e derdhura cash nga babai i subjektit, n\u00eb llogarit\u00eb e veta bankare, jan\u00eb pasuri e luajtshme e familjes s\u00eb prokurorit Braho dhe se ai ka tentuar t\u00eb evitoj\u00eb verifikimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrjedhin nga pamjaftueshm\u00ebria financiare.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu n\u00eb pakic\u00eb paraqet mendim ndryshe lidhur me shumat e d\u00ebrguara nga tezja n\u00eb vitet 2003-2005 n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar apo cash. \u201c[\u2026]Nga hetimi i kryer nga Komisioni nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur nga personi i lidhur (babai i subjektit) dhe as t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie, as si p\u00ebrfitim n\u00eb form\u00eb \u2018dhurate\u2019\u201d, konstaton Zhegu.<\/p>\n<p>Lidhur me analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb tezes p\u00ebr kursimin e shumave t\u00eb transferuara, Zhegu argumenton se tezja dhe familjar\u00ebt e saj nuk e g\u00ebzonin statusin e personit tjet\u00ebr t\u00eb lidhur p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1998 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishin detyrim t\u00eb tregoheshin t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb ruajtjen e dokumentacionit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi subjekti ka provuar t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tezes p\u00ebr periudh\u00ebn 1999-2005 n\u00eb shum\u00ebn afro183 mij\u00eb USD, Zhegu ka rishikuar analiz\u00ebn financiare prej nga ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb nekative n\u00eb shum\u00ebn 8723 USD.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb konfirmohet ndonj\u00eb interes pasuror i subjektit apo babait me vlerat e depozituara dhe konkludon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi q\u00eb k\u00ebto shuma t\u00eb lidhen me funksionin e subjektit dhe t\u00eb vijn\u00eb nga burime t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, merr nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi fakti q\u00eb subjekti nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore, mbi nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paparashikuar ligjore\u201d, shprehet Zhegu dhe e cil\u00ebson konkluzionin e shumic\u00ebs si nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebrtej asaj q\u00eb ligj\u00ebrisht subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i ngarkuar t\u00eb mbaj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 shumica konkludon pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa Zhegu vler\u00ebson se pamund\u00ebsia ka qen\u00eb 1.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe e shtrir\u00eb n\u00eb disa vite, q\u00eb lidhet m\u00eb s\u00eb shumti me baban\u00eb e subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, balancat negative nuk jan\u00eb t\u00eb asaj shkalle q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb penalizojn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPK, prokurori Ardian Braho nuk ka provuar burimet e prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti ku jeton, nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebson se n\u00ebse do t\u00eb kryhet analiza kumulative nd\u00ebr vite, rezulton me balanc\u00eb pozitive. Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe p\u00ebr depozitimin e disa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72281,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[484,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1220.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ardian Braho pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72280"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72280"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72282,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72280\/revisions\/72282"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}