{"id":72283,"date":"2021-12-02T14:42:22","date_gmt":"2021-12-02T13:42:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-per-ceshtjen-e-lindita-zigurit\/2021\/12\/02\/"},"modified":"2023-04-06T18:15:49","modified_gmt":"2023-04-06T16:15:49","slug":"kpa-degjon-konkluzionet-per-ceshtjen-e-lindita-zigurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-konkluzionet-per-ceshtjen-e-lindita-zigurit\/2021\/12\/02\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon konkluzionet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Lindita Zigurit"},"content":{"rendered":"<p>Komsioneri Publik Florian Ballhysa konstatoi se prokurorja Lindita Ziguri Male ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasuris\u00eb duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, nd\u00ebrsa ajo e kund\u00ebrshtoi duke argumentuar se arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81069\" aria-describedby=\"caption-attachment-81069\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81069\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81069\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81069\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurorja Lindita Ziguri Male paraqit\u00ebn t\u00eb enjten n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin e kryer ndaj vendimit t\u00eb Komisionit q\u00eb e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa k\u00ebrkoi n\u00eb ankimin e tij, kur Ballhysa u shpreh p\u00ebr ndryshimin ose l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit, pas hetimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, konkludoi se prokurorja Lindita Ziguri Male duhet shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Ziguri Male e kund\u00ebrshtoi fort k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Komisionerit dhe u shpreh se pavar\u00ebsisht vendimit q\u00eb do merret, nuk mund ta humbas\u00eb kurr ndershm\u00ebrin\u00eb profesionale q\u00eb e ka kultivuar gjat\u00eb tre dekadave q\u00eb ka ushtruar detyr\u00ebn. \u201cDo humbas vet\u00ebm nj\u00eb rrog\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ushqej familjen\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioneri konstatoi se nga hetimi n\u00eb KPA ishte provuar se bashk\u00ebshorti i subjektit apo shoq\u00ebria e tij nuk kishin kryer investime dhe nuk kishin pasur p\u00ebrfitime nga veprimtaria n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007, ai theksoi nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar detyrimi p\u00ebr t\u00eb deklaruar transaksionet.<\/p>\n<p>Ballhysa evidentoi se nuk rezultonte t\u00eb ishte dokumentuar kthimi i nj\u00eb shume 40 mij\u00eb euro q\u00eb sipas nj\u00eb kontrate porosie sh\u00ebnohej se ishte p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti i subjektit prej porosit\u00ebsit. Sipas Komisionerit, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej pretendimi i Zigurit se vlera 40 mij\u00eb euro nuk ishte dor\u00ebzuar nga porosit\u00ebsi R.K., por ishte vendosur formalisht, ka rezultuar se pasojat juridike kan\u00eb vijuar. \u201cK\u00ebto veprime nuk gjejn\u00eb pasqyrim n\u00eb deklarimet vjetore dhe n\u00eb at\u00eb \u2018veting\u2019\u201d, pohoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Prokurorja Lindita Ziguri Male e nisi fjal\u00ebn e saj me nj\u00eb portretizim t\u00eb karakterit t\u00eb saj dhe profesionalizmit. \u201cKam 30 vjet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. T\u00eb dal\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast q\u00eb mund t\u00eb jem korruptuar. Kam punuar gjithmon\u00eb me nd\u00ebrshm\u00ebri dhe profesionaliz\u00ebm. N\u00eb vitin 1997 kur kam qen\u00eb drejtuese jam goditur me arm\u00eb dhe nuk m\u00eb ka p\u00ebrkrahur askush, as shteti, asnj\u00eb. Kam kandiduar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb shk\u00ebputjen nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb asaj pjese t\u00eb molepsur q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vuajm\u00eb. Me rrog\u00ebn time kam p\u00ebrballuar shpenzimet p\u00ebr kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes. I kam veshur f\u00ebmijt\u00eb me rroba t\u00eb p\u00ebrdorura, jo si koleg\u00ebt e mi\u201d, deklaroi e emocionuar Ziguri dhe theksoi se kur kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr veprimtarin\u00eb e bashk\u00ebshortit, e kishte th\u00ebn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebrejti se konstatimet e paraqitura nga Komisioneri gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimare nuk i kishte gjetur n\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs. \u201cT\u00ebr\u00ebsia e gjith\u00eb provave t\u00eb administruara nga Komisioni dhe n\u00eb Kolegj v\u00ebrtetojn\u00eb se plot\u00ebsoj gjith\u00eb kriteret dhe se vendimi \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb ligj e prova\u201d, pohoi subjekti dhe u ndal n\u00eb konstatimet p\u00ebr veprimtarin\u00eb private t\u00eb bashk\u00ebshortit gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2007.<\/p>\n<p>Sipas Zigurit, bashk\u00ebshorti ishte t\u00ebrhequr nga kontrata e sip\u00ebrmarrjes dhe kredia pasi firma nd\u00ebrtuese kishte dal\u00eb nga projekti fillestar. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ishte v\u00ebrtetuar se bashk\u00ebshorti nuk kishte kryer asnj\u00eb shpenzim si dhe nuk kishte p\u00ebrfituar asgj\u00eb, as ai dhe as shoq\u00ebria e tij. \u201cKy konkluzion p\u00ebrkon dhe me parashtrimet e Komisionerit Publik. Rezulton se i vetmi veprim juridik \u00ebsht\u00eb lidhja e kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb e zgjidhur pas dy muajve dhe pa pasoja\u201d, pohoi Ziguri.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro ajo tha se ka qen\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb formale n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndihmohej porosit\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi. Ajo shtoi se nuk ishte dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shum\u00eb dhe lidhur me konstatimin p\u00ebr moskthimin e k\u00ebsaj vlere, argumentoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb proces civil p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs. Sipas subjektit, n\u00ebse do t\u00eb kishte pasur nj\u00eb detyrim real t\u00eb pashlyer, porosit\u00ebsi do ta kishte k\u00ebrkuar n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore k\u00ebt\u00eb shum\u00eb. Gjithashtu, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe deklarimin e porosit\u00ebsit se nuk kishte dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb n\u00eb moemntin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, nga nj\u00eb raport kontrolli i tatimeve rezultonte se bashk\u00ebshorti nuk kishte kryer asnj\u00eb shitje. Ziguri theksoi se nga hetimi kishte rezultuar se nuk ishte gjendur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me individ\u00ebt apo shoq\u00ebrit\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kishte pasur marrdh\u00ebnie pune apo kontraktuale bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Komisionerit Publik gjat\u00eb parashtrimeve m\u00eb 18 n\u00ebntor se Prokuroria e Tiran\u00ebs kishte informuar vet\u00ebm p\u00ebr vitet 2014-2021, Ziguri shpjegoi se ajo nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e task-forc\u00ebs p\u00ebr p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebparshme dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte kryer asnj\u00eb hetim ndaj shoq\u00ebrive q\u00eb ishin subjekt i asaj strukture.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ziguri theksoi se nga hetimi gjyqsor n\u00eb Kolegj ishte v\u00ebrtetuar se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit as me personat t\u00eb cil\u00ebve bashk\u00ebshorti u ka marr\u00eb hua n\u00eb vitet 1933-1994, kur ende nuk kishin lidhur martes\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri vijoi me shkakun tjet\u00ebr t\u00eb ankimit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me huan\u00eb 5000 euro q\u00eb subjekti i ka marr\u00eb daj\u00ebs n\u00eb vitin 2008, shum\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 68.8 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Ballhy\u00ebs, nga provat e administruara n\u00eb Kolegj, nuk u arrit t\u00eb provohej se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 5000 euro n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Ziguri theksoi se, n\u00ebse n\u00eb analiz\u00ebn financiare do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb daj\u00ebs q\u00eb ishin v\u00ebrtetuar nga institucioni i sigurimeve shoq\u00ebrore, si dhe n\u00ebse do t\u00eb zbriteshin shpenzimet jetike t\u00eb kush\u00ebrir\u00ebs q\u00eb jetonte prej vitesh n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, at\u00ebher\u00eb familja e v\u00ebllait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs rezulton se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 5000 euro. Ajo kund\u00ebrshtoi konsiderimin e huas\u00eb si shpenzim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrllogaritet si e ardhur.<\/p>\n<p>Avokati i Zigurit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht djali i daj\u00ebs q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb, pohoi n\u00eb seanc\u00eb se kishin pasur mund\u00ebsi n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji ta marri n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimin e tij p\u00ebr t\u00eb krijuar bindjen e brendshme. Ai sqaroi se familja e tij kishte bler\u00eb dy automjete n\u00eb vitet 2006 dhe 2009, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 4000 euro dhe 5000 euro dhe i konsideroi k\u00ebto fakte si argumente q\u00eb tregonin se familja e tij kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijonte kursime n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Ballhysa konstaton se subjekti nuk ka deklaruar detyrimet e marra p\u00ebrsip\u00ebr nga bashk\u00ebshorti i saj n\u00ebp\u00ebrmjet marrdh\u00ebnieve me z\u00ebvend\u00ebsim debitori n\u00eb shum\u00ebn totale 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit t\u00eb vitit 2002. Sipas Komisionerit, pretendimi i subjektit se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni bie n\u00eb konflikt me faktin se m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshorti ka qen\u00eb m\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebshillit mbikqyr\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me administrator personin q\u00eb i ka kaluar kredin\u00eb si detyrim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Ballhysa konkludoi se prokurorja Lindita Siguri Male ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>Ziguri mohoi q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshoti t\u00eb kishin pasur dijeni p\u00ebr procesin gjyq\u00ebsor q\u00eb kishte sjell\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e debitorit. \u201cPrezenca e bashk\u00ebshortit tim n\u00eb gjykim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i rrem\u00eb. Gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e noterit pasi pal\u00ebt duhej t\u00eb dakord\u00ebsoheshin tek noteri p\u00ebr kalimin e kredis\u00eb\u201d, pohoi Ziguri dhe e cil\u00ebsoi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit t\u00eb pavlefsh\u00ebm. Sipas saj, gjykata duhej t\u00eb kishte shpallur moskompetenc\u00ebn p\u00ebr gjykimin e padis\u00eb.<\/p>\n<p>Ziguri argumentoi se edhe shteti nuk e njeh vendimin e gjykat\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb kryer kall\u00ebzim penal ndaj debitorit t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00ebr\u00ebsia e hetimeve t\u00eb kryera n\u00eb Kolegj del se nuk ka veprime t\u00eb paligjshme t\u00eb kyera nga ana ime, se kam shpjeguar bindsh\u00ebm pasurin\u00eb, se jam figur\u00eb e p\u00ebrshtatshme dhe g\u00ebzoj profesionalizmin e duhur\u201d, deklaroi prokurorja LIndita Ziguri Male dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPA vendosi ti jap\u00eb fund shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendimarrjen p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 6 dhjetor, ora 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komsioneri Publik Florian Ballhysa konstatoi se prokurorja Lindita Ziguri Male ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasuris\u00eb duke c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, nd\u00ebrsa ajo e kund\u00ebrshtoi duke argumentuar se arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tri kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72284,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,114,2,362],"tags":[476,112,393,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72283"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72283"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72283\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72285,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72283\/revisions\/72285"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}