{"id":72286,"date":"2021-12-01T13:01:08","date_gmt":"2021-12-01T12:01:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-klorinda-cela-fshehu-pasurine-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2021\/12\/01\/"},"modified":"2023-04-06T18:16:05","modified_gmt":"2023-04-06T16:16:05","slug":"vendimi-i-kpk-klorinda-cela-fshehu-pasurine-dhe-cenoi-besimin-e-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-klorinda-cela-fshehu-pasurine-dhe-cenoi-besimin-e-publikut\/2021\/12\/01\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Klorinda \u00c7ela fshehu pasurin\u00eb dhe c\u00ebnoi besimin e publikut"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Klorinda \u00c7ela \u00ebsht\u00eb gjetur me munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe fshehje pasurie gjat\u00eb procesit t\u00eb saj t\u00eb vetingut, nd\u00ebrsa Komisioni vler\u00ebson se ajo nuk ishte gjithashtu bashk\u00ebpunuese.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81156\" aria-describedby=\"caption-attachment-81156\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klorinda-seanca-degjimore.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81156\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klorinda-seanca-degjimore-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81156\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81156\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK p\u00ebr gjyqtaren Klorinda \u00c7ela. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Klorinda \u00c7ela u shkarkua nga detyra m\u00eb 28 tetor, pasi rezultoi me munges\u00eb burimesh financiare prej 55 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr justifikimin e pasurive familjare. Ashtu si n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj, gjyqtarin Ken Dhima, u konkludua se \u00c7ela kishte fshehur pasurin\u00eb, kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunuese gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut t\u00eb saj, duke cenuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Klorinda \u00c7ela p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Elbasanit. Prej vitit 2013 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2014, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Klorinda \u00c7ela dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Ken Dhima p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me pasurin\u00eb &#8211; por k\u00ebrkesa u rr\u00ebzua nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Dejt\u00ebsis\u00eb. Dhima u shkarkua m\u00eb 29 korrik 2021, pasi nga hetimi i KPK-s\u00eb rezultoi gjithashtu me bilanc negativ n\u00eb 12 vite si dhe me pasuri t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p><strong>Pasuri me hua dhe dhurime<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 114.6 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 dhe t\u00eb bler\u00eb 10 vite m\u00eb von\u00eb kundrejt shum\u00ebs 74 mij\u00eb euro. Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, \u00c7ela ka deklarur t\u00eb ardhurat nga pagat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, t\u00eb ardhurat nga shitja e librit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb hua 2 milion\u00eb lek\u00eb marr\u00eb shtetasit A. \u00c7.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e gjith\u00eb likujditeteve t\u00eb zot\u00ebruara n\u00eb dy depozita n\u00eb vitin 2004 dhe se nuk kan\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit A.\u00c7.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2015 huadh\u00ebn\u00ebsi A. \u00c7. ka marr\u00eb me qira nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 44 m2, kundrejt shum\u00ebs prej 172 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb v\u00ebrtetimi t\u00eb vitit 2016, qiramarr\u00ebsi ka deklaruar se ka paguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt deri n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti qirat\u00eb mujore n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 2.9 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti nuk e kishte shlyer ende huan\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKonstatohet se e gjitha marr\u00ebdh\u00ebnia financiare e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me shtetasin A. \u00c7. paraqitet kontradiktore dhe pa logjik\u00eb ekonomike dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Komisioni ngre dyshime t\u00eb arsyeshme lidhur me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 2,000,000 lek\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb qiras\u00eb me k\u00ebt\u00eb shtetas,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues nuk ka konsideruar as t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti prej botimit t\u00eb librit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar shitja e tyre.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e kat\u00ebr pasurive nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi e tregtare n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga prind\u00ebrit prej shpron\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb bar-restoranti n\u00eb Pogradec n\u00eb vler\u00ebn 14.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe 311 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr truallin.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, \u00c7ela ka deklaruar se babai i ka dhuruar nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 44 m2 pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por Komisioni konstaton se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion justifikues ligjor mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga pala dhuruese, si dhe p\u00ebr t\u00eb evidentuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka ezultuar se ky ambjent i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira n\u00eb vitin 2013 me afat 2 vje\u00e7ar shtetasit E.Dh., por nga hetimi ka rezultuar se prej vitit 2009 e n\u00eb vijim aty ka ushtruar aktivitet \u201cbar-kafe\u201d edhe babai i subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, \u00c7ela ka deklaruar nj\u00eb ambient sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 46 m2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb me hua nga prind\u00ebrit prej t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shpron\u00ebsimi, si dhe t\u00eb ardhura nga qiraja prej A.\u00c7. Nga hetimi jan\u00eb konstatuar deklarime kontradiktore lidhur me huan\u00eb e marr\u00eb nga prind\u00ebrit, pasi \u00ebsht\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua vlera 14.7 milion\u00eb lek\u00eb, por shuma 700 mij\u00eb lek\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb depozituar me afat prej prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ngre dyshime lidhur me shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit shtetasit A. \u00c7., pasi subjekti dhe bashk\u00ebshorti pretendonin p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave prej tij nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin ende detyrime t\u00eb pashlyera p\u00ebr huan\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7ela ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve nga shpron\u00ebsimi, edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 47 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Po n\u00eb vitin 2015, \u00c7ela ka porositur edhe nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe totale 188.18 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb vogla, p\u00ebrkat\u00ebsisht me sip\u00ebrfaqe 47.23 m2, 42.62 m2 dhe 98.33 m2, kundrejt \u00e7mimit total 246 mij\u00eb euro n\u00ebse do t\u00eb merreshin n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb p\u00ebrfunduara plot\u00ebsisht dhe me vler\u00eb 105 mij\u00eb euro n\u00ebse do t\u00eb dor\u00ebzoheshin n\u00eb gjendje karabina.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebto pasuri, subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej prind\u00ebrve nga shpron\u00ebsimi, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 ka pasqyruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 21 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e dy nj\u00ebsive, si dhe pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 18.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues konstaton se gjat\u00eb viteve 2016 \u2013 2017 jan\u00eb depozituar cash nga persona t\u00eb tret\u00eb vlera monetare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb kredis\u00eb. Nisur nga fakti se subjekti nuk ka paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e personave q\u00eb kan\u00eb depozituar shumat cash, si p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebtyre huave apo dhurimeve, trupi gjykues ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb se e gjith\u00eb vlera e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Gjyqtarja \u00c7ela nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2015 blerjen e dy garazheve n\u00eb Tiran\u00eb, me sip\u00ebrfaqe 18.9 m2 dhe 18.2 m2, me vler\u00eb 4500 euro secili. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 ka deklaruar si burime krjimi t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit nga pagat si gjyqtar\u00eb, t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e shtetasit E. Dh. t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se krahas mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, \u00c7ela nuk ka deklaruar as pak\u00ebsimin e gjendjes cash t\u00eb vitit 2014 dhe as n\u00eb vitet e m\u00ebpasshme. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar likujditetet e pretenduara nga \u00c7ela, q\u00eb ka rezultuar me balanc\u00eb negative fondesh n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasuri t\u00eb fshehura<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin e ILDKPKI-s\u00eb, bazuar n\u00eb informacionin e marr\u00eb nga agjencit\u00eb ligjzbatuese \u00ebsht\u00eb evidentuar se n\u00eb dat\u00ebn 3 shkurt 2011, bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka porositur nga shoq\u00ebria \u201cS. C.\u201d sh.p.k. nj\u00eb pasuri t\u00eb llojit apartament n\u00eb Sh\u00ebngjin m\u00eb sip\u00ebrfaqe 190 m2. Kjo pasuri e porositur nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitet 2011, 2012 dhe 2013 dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019.<\/p>\n<p>Subjekti ka d\u00ebrguar deklarimin e bashk\u00ebshortit t\u00eb vitit 2013, ku bashk\u00ebngjitur jan\u00eb gjendur kontrata e sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2011, deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr prishjen e k\u00ebsaj kontrate e vitit 2013 dhe kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje e vitit 2013 e lidhur mes t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese dhe v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, shtetasit E.Dh..<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse bashk\u00ebshorti i \u00c7el\u00ebs ka pretenduar se kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar prej tij, pasi v\u00ebllai jetonte si emigrant n\u00eb Greqi dhe nuk mund t\u00eb ishte i pranish\u00ebm, nga verifikimi i kryer n\u00eb sistemin TIMS ka rezultuar se E. Dh. ka qen\u00eb n\u00eb territorin shqiptar dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Transferimi i t\u00eb drejtave t\u00eb k\u00ebsaj pasurie tek i v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit konsiderohet se \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim shmangien e kontrollit dhe verifikimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat e kryera. Gjithashtu, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme ka rezultuar edhe p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi tregtare me sip\u00ebrfaqe 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb vitin 2010, subjekti ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, por pa pasqyruar destinacionin e vler\u00ebs monetare.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00c7ela ka pretenduar se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e saj p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie treg\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, pasi ai nuk ishte n\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kredi, KPK ka gjetur se kontrata e furnizimit me uj\u00eb rezulton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni konstaton se v\u00ebllai i saj nuk ka deklaruar t\u00eb dh\u00ebna mbi kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb n\u00ebnshkruar me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cS.\u201d sh.p.k., \u00e7mimin e k\u00ebsaj pasurie, pagesat e kryera, burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr kryerjen e pagesave dhe detyrimin e mbetur.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto fakte, KPK ngre dyshime se kjo pasuri de facto \u00ebsht\u00eb porositur nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorti, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 17.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr ta bler\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb ardhura n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme nga disa hua, dhurime, sponsorizime, ndihma financiare dhe t\u00eb ardhura nga shitja e librave t\u00eb deklaruara n\u00eb vite nga subjekti i rivler\u00ebsimit pasi nuk \u00ebsht\u00eb provuar p\u00ebrfitimi i tyre, shkaqet dhe burimet tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar dot prej subjektit m\u00ebnyra e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti banimi me sip\u00ebrfaqe 92 m2 n\u00eb Kavaj\u00eb n\u00eb vitin 2018, p\u00ebr t\u00eb cilin ka pretenduar se e ka trash\u00ebguar nga babai.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 55,5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Klorinda \u00c7ela \u00ebsht\u00eb gjetur me munges\u00eb burimesh financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe fshehje pasurie gjat\u00eb procesit t\u00eb saj t\u00eb vetingut, nd\u00ebrsa Komisioni vler\u00ebson se ajo nuk ishte gjithashtu bashk\u00ebpunuese.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72287,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klorinda-seanca-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK p\u00ebr gjyqtaren Klorinda \u00c7ela. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72286"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72286"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72286\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72288,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72286\/revisions\/72288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72287"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}