{"id":72289,"date":"2021-11-30T14:11:32","date_gmt":"2021-11-30T13:11:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-gjyqtares-manjola-bejleri\/2021\/11\/30\/"},"modified":"2023-04-06T18:16:25","modified_gmt":"2023-04-06T16:16:25","slug":"kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-gjyqtares-manjola-bejleri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-gjyqtares-manjola-bejleri\/2021\/11\/30\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e gjyqtares Manjola Bejleri"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i shkarkimit t\u00eb gjyqtares Manjola Bejleri pasqyron q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga babai dhe dy hua t\u00eb marra nga v\u00ebllez\u00ebrit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81058\" aria-describedby=\"caption-attachment-81058\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Manjola-Bejleri-pas-vendimit.png\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81058\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Manjola-Bejleri-pas-vendimit-533x400.png\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81058\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81058\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Manjola Bejleri pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi m\u00eb 20 tetor t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren e Tiran\u00ebs, Manjola Bejleri p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasurive dhe muges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr justifikimin e tyre.<\/p>\n<p>Shkarkimi u vendos me shumic\u00eb votash nga komisioner\u00ebt Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari, nd\u00ebrsa kryesuesja e trup\u00ebs, Xhensila Pine doli n\u00eb pakic\u00eb, duke vler\u00ebsuar n\u00eb analiz\u00ebn e saj se subjekti kishte provuar thuajse gjith\u00eb burimet financiare t\u00eb pasurive dhe balanca negative prej 1 milion lek\u00ebsh nuk ishte penalizuese.<\/p>\n<p>Bjeleri u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr aspektin profesional u konsiderua se kishte arritur nivelin minimal kualifikues.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb q\u00ebndrime p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb deklaruar nga Bejleri si t\u00eb dhuruar nga babai i ndjer\u00eb, p\u00ebr dy hua nga v\u00ebllez\u00ebrit si dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebrit prej v\u00ebllez\u00ebrve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Deklarimet vjetore dhe \u2018veting\u2019 t\u00eb gjyqtares Bejleri lidhur me trash\u00ebgimin\u00eb e shum\u00ebs 3.2 milion\u00eb lek\u00eb nga babai dhe huat\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit jan\u00eb gjetur t\u00eb paprovura prej shumic\u00ebs, nd\u00ebrsa Pine i konsideron si prova deklarimet periodike dhe argumenton se k\u00ebto shuma duhen konsideruar, p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i tyre.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb depozite bankare n\u00eb shum\u00ebn 38 mij\u00eb e 899 euro, subjekti ka deklaruar dhe nj\u00eb shum\u00eb 3.2 milion\u00eb lek\u00eb si t\u00eb trash\u00ebguar nga babai i ndjer\u00eb n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se n\u00eb maj 2012, subjekti ka depozituar me afat nj\u00eb vje\u00e7ar shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga Bejleri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014. N\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb 2014-\u00ebs t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb mars t\u00eb 2015-\u00ebn, Bejleri ka sqaruar se shuma 3.2 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr blerjen e nj\u00eb banese, por ka shtuar se transaksioni nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Bejleri ka pretenduar se e ka p\u00ebrfituar shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb me trash\u00ebgimi nga babai dhe si burim ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij nga puna n\u00eb vite, nga hetimi ka rezultuar se sipas D\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Trash\u00ebgimis\u00eb Ligjore t\u00eb vitit 2016, jan\u00eb p\u00ebrcaktuar si trash\u00ebgimtar\u00eb edhe tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes ve\u00e7 subjektit, t\u00eb gjith\u00eb me pjes\u00eb takuese 1\/4.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtur pretendimin e saj, subjekti ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2019 t\u00eb dy prej trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb deklaruar se babai ia ka l\u00ebn\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij, Manjola Bejleri.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se si burim p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs s\u00eb dhuruar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e babait nd\u00ebr vite nga puna si inspektor n\u00eb Inspektoratin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1998-2006; si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn maj 1980 \u2013 janar 1988; gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1990 \u20131992; si dhe k\u00ebshilltar n\u00eb Kryeministri p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 1996. Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se p\u00ebr periudh\u00ebn 1990-2012 jan\u00eb provuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhura t\u00eb babait n\u00eb shum\u00ebn totale 11 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shumica nuk \u00ebsht\u00eb bindur se subjekti ka trash\u00ebguar nga i ati shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, duke argumentuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar me ndonj\u00eb dokument t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kjo shum\u00eb ka ekzistuar realisht. Gjithashtu, vler\u00ebsohet se nuk \u00ebsht\u00eb provuar n\u00ebse e gjith\u00eb kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar vet\u00ebm subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cDokumenti i vet\u00ebm i koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklarimi periodik vjetor, i b\u00ebr\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, i cili nuk u vler\u00ebsua nga trupi gjykues si i mjaftuesh\u00ebm,\u201d vler\u00ebson shumica dhe shprehet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka provuar se shuma e derdhur n\u00eb bank\u00eb n\u00eb vitin 2015 \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr blerje banese.<\/p>\n<p>Kryesuesja Xhensila Pine n\u00eb pakic\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2013 \u00e7eljen e depozit\u00ebs me vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, duke pasqyruar si burim trash\u00ebgimin\u00eb e p\u00ebrfituar nga i ati. Ajo thekson se ligji p\u00ebr vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve i ka njohur vler\u00ebn e prov\u00ebs deklarat\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Pine konstaton se rezultoi e provuar jasht\u00eb \u00e7do dyshimi mund\u00ebsia e babait p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 3.2 milion\u00eb lek\u00ebve dhe \u00e7mon se nuk mund t\u00eb ngrihen dyshime.<\/p>\n<p>Pine nuk pajtohet edhe me konkluzionin e shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues p\u00ebr paqart\u00ebsin\u00eb e destinacionit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi lidhur me shum\u00ebn e t\u00ebrhequr nga llogaria bankare n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2014, e cila nuk u deklarua si gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2014, duhet t\u00eb b\u00ebhej duke analizuar edhe n\u00eb DPV-n\u00eb e vitit 2015, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ridepozitimi i k\u00ebsaj shume kishte si burim shum\u00ebn e t\u00ebrhequr prej saj nga banka n\u00eb vitin 2014,\u201d vler\u00ebson Pine.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme paraqitet edhe p\u00ebr dy hua, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti ka deklaruar si i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u00a0 v\u00ebllez\u00ebrit, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb USD p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2003 dhe tjetr\u00ebn n\u00eb 2007-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb.<\/p>\n<p>Bejleri ka deklaruar se huan\u00eb 12 mij\u00eb USD e ka marr\u00eb nga v\u00ebllai A.B. q\u00eb jeton n\u00eb Sydney t\u00eb Australis\u00eb, pa afat. Megjith\u00ebse subjekti ka shpjeguar se v\u00ebllai ka jetuar dhe punuar prej vitit 1994 e n\u00eb vijim n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb Kanada, Greqi e prej vitit 1999 n\u00eb Australi, si dhe ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e tij, KPK vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 12 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nuk rezultuan t\u00eb dh\u00ebna mbi t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij shtetasi p\u00ebr periudh\u00ebn 2000 \u2013 2002 n\u00eb Australi, si dhe nga dokumentacioni p\u00ebr gjith\u00eb pun\u00ebsimet n\u00eb vendet e tjera nuk u provua mund\u00ebsia financiare p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn prej 12 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Po ashtu, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk ka provuar me asnj\u00eb dokumentacion se v\u00ebllai ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2002, kur pretendohet dh\u00ebnia e huas\u00eb dhe nuk e ka konsideruar shum\u00ebn 12 mij\u00eb USD n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Shumica konstaton pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2003.\u00a0 Si burim p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb deri n\u00eb vitin 2007, Bejleri ka deklaruar t\u00eb ardhurat e saj nga paga si gjyqtare, hua nga v\u00ebllai F.B. n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb pa afat dhe t\u00eb shlyer me k\u00ebste deri n\u00eb 2014-\u00ebn, si dhe nj\u00eb shum\u00eb 250 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb automjeti.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, subjekti nuk provoi se v\u00ebllai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb vitin 2007, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb automjeti ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb shitur pas shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se deklarimi i subjektit p\u00ebr marrjen e huas\u00eb 12 mij\u00eb euro n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 p\u00ebrputhet me at\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2003, si dhe \u00ebsht\u00eb pasqyruar fakti se ka sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. Ajo konkludon se subjekti n\u00eb t\u00eb dyja rastet ka provuar me dokumentacion ligjor mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr dh\u00ebnien e huave.<\/p>\n<p>Sipas Pines, balanca negative n\u00eb shum\u00ebn 494 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb mbetet pas konsiderimit t\u00eb k\u00ebtyre vlerave \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Nga hetimi i l\u00ebvizjeve t\u00eb nj\u00eb llogarie bankare t\u00eb subjektit ka rezultuar se ajo ka depozituar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2008 shum\u00ebn totale 1.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe e ka t\u00ebrhequr n\u00eb muajin korrik t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Bejleri ka pretenduar se shuma 1.6 milion\u00eb lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua nga babai vet\u00ebm me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00eb dokument t\u00eb ardhurash p\u00ebr t\u2019u pajisur me viz\u00eb australiane ajo dhe i biri, p\u00ebr t\u00eb vizituar v\u00ebllain. Gjithashtu, ajo ka deklaruar se kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shpenzuar dhe nuk duhet konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Shumica thekson se nuk u gjet asnj\u00eb prov\u00eb apo fakt q\u00eb mund t\u00eb provonte ekzistenc\u00ebn e vler\u00ebs s\u00eb derdhur n\u00eb bank\u00eb nga babai i subjektit dhe as dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume prej tij dhe e ka konsideruar si shpenzim n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2008. Shumica konstaton se ky burime \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas d\u00ebrgimit t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Pine shprehet kund\u00ebr dhe argumenton se subjekti ka arritur t\u00eb provoj\u00eb dhe t\u00eb shpjegoj\u00eb q\u00ebllimin e k\u00ebtij depozitimi referuar veprimit bankar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr garanci dhe kthimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Sipas saj, edhe provueshm\u00ebria e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait duhet t\u00eb passillnin heqjen e k\u00ebsaj vlere si shpenzim n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Pine arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00ebse do t\u00eb konsiderohen t\u00eb gjitha vler\u00ebsimet e saj p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e deklarimit, gjyqtarja Bejleri do t\u00eb gjendej n\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb negative totale 1 milion lek\u00eb, duke konsoderuar se kjo munges\u00eb financiare nuk e vendos k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi n\u00eb asnj\u00eb prej rasteve t\u00eb shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shumica e kryen analiz\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 pa p\u00ebrfshir\u00eb shumat e m\u00ebsip\u00ebrme dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Bejleri zot\u00ebron pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikoj\u00eb ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Po ashtu, shumica konkludon se Bejleri ka fshehur nj\u00eb mjet n\u00eb emrin e t\u00eb v\u00ebllait, megjith\u00ebse ajo e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e tij. N\u00eb vendim thuhet se nga sistemi TIMS rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb udh\u00ebtuar disa her\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me k\u00ebt\u00eb automjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i v\u00ebllai si pronar i mjetit nuk ka udh\u00ebtuar asnj\u00ebher\u00eb, por ka p\u00ebrdorur automjet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i shkarkimit t\u00eb gjyqtares Manjola Bejleri pasqyron q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga babai dhe dy hua t\u00eb marra nga v\u00ebllez\u00ebrit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72290,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Manjola-Bejleri-pas-vendimit.png","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Manjola Bejleri pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72289"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72291,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72289\/revisions\/72291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}