{"id":72292,"date":"2021-11-27T14:36:12","date_gmt":"2021-11-27T13:36:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-erjon-celaj-u-shkarkua-per-shtepine-e-dhuruar-nga-vjehrri-dhe-cenim-te-besimit\/2021\/11\/27\/"},"modified":"2023-04-06T18:16:35","modified_gmt":"2023-04-06T16:16:35","slug":"prokurori-erjon-celaj-u-shkarkua-per-shtepine-e-dhuruar-nga-vjehrri-dhe-cenim-te-besimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-erjon-celaj-u-shkarkua-per-shtepine-e-dhuruar-nga-vjehrri-dhe-cenim-te-besimit\/2021\/11\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori Erjon \u00c7elaj u shkarkua p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e \u2018dhuruar\u2019 nga vjehrri dhe cenim t\u00eb besimit"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, prokurori i Vlor\u00ebs, Erion \u00c7elaj nuk provoi dot burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb apartamenti q\u00eb pretendoi se ia kishte dhuruar vjehrri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim me nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb u cil\u00ebsua si \u2018cenim i besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80620\" aria-describedby=\"caption-attachment-80620\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/erjon-\u00e7ela-kpk-shkarkimi-.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80620\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/erjon-\u00e7ela-kpk-shkarkimi--534x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"80620\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80620\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Erion \u00c7elaj pas seanc\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Vlor\u00ebs, Erion \u00c7elaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 21 shtator p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit evidentohet se prokurori \u00c7elaj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb burimet e ligjshme financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, q\u00eb ai pretendon se i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga vjehrri \u2013nj\u00eb pasuri q\u00eb sipas Komisionit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat e Kodit Civil.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi mohues i mbajtur prej subjektit p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim me nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb dhe k\u00ebrkimi i d\u00ebnimit minimal p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur, pronar i nj\u00eb banese ku \u00c7elaj jetoi me qira n\u00eb koh\u00ebn kur drejtonte Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs jan\u00eb konsideruar si cenim i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Erion \u00c7elaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror n\u00eb P\u00ebrmet dhe n\u00eb Fier. Prej vitit 2008 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti \u201ci dhuruar\u201d nga vjehrri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, subjekti ka deklaruar se zot\u00ebron nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 116 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me vler\u00eb 48 mij\u00eb euro, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012. Si burim krijimi, ai ka deklaruar akt-marr\u00ebveshjen e porosis\u00eb mes vjehrrit t\u00eb ndjer\u00eb dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2007. Edhe n\u00eb vitin 2012, \u00c7elaj ka deklaruar se t\u00eb nj\u00ebjtin apartament e ka p\u00ebrfituar nga vjehrri.<\/p>\n<p>Por nga hetimi ka rezultuar se kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar vet\u00ebm nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe se nuk \u00ebsht\u00eb shprehur pretendimi se kjo pasuri rrjedh nga aktmarr\u00ebveshja e porosis\u00eb s\u00eb vjehrrit t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7elaj ka deklaruar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit se apartamenti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar si kompensim i sh\u00ebrbimit q\u00eb vjehrri ka kryer p\u00ebr punimet elektrike n\u00eb pallatin ku gjendet banesa. Ai ka shpjeguar se n\u00eb koh\u00ebn kur vjehrri ishte n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, ka pasur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb apartamentin t\u2019ia dhuronte vajz\u00ebs dhe subjektit.<\/p>\n<p>Prokurori \u00c7elaj deklaron se n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, nuk i ka kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrmbajtjes s\u00eb saj, pasi nuk kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament dhe e dinte qart\u00ebsisht se vinte si rezultat i pun\u00ebs s\u00eb kryer nga vjehrri i tij i ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me faktin se ka qen\u00eb vet\u00ebm ai q\u00eb e ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e shitblerjes, \u00c7elaj ka pretenduar se bashk\u00ebshortja e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb vinte n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb impenjimit me familjen.<\/p>\n<p>Administratori i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ka deklaruar se n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2007 ka lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr kryerjen e punimeve elektrike me nj\u00eb shoq\u00ebri tjet\u00ebr dhe vjehrrin e subjektit dhe se pagesa p\u00ebr punimet do t\u00eb ishte n\u00eb shum\u00ebn 94 mij\u00eb euro dhe do t\u00eb kompesohej me kalimin e dy apartamenteve me sip\u00ebrfaqe totale 116 m2, n\u00eb vler\u00ebn 47 mij\u00eb euro secili. Ai ka shtuar se punimet jan\u00eb kryer sipas kontrat\u00ebs dhe se familjar\u00ebt e vjehrrit t\u00eb prokurorit \u00c7elaj kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin q\u00eb prona t\u00eb kalohej t\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb thuhet se gjat\u00eb hetimit nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet marr\u00ebveshja e pretenduar dhe ka rezultuar se vjehrri i subjektit nuk ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb do t\u00eb kryente punimet elektrike.<\/p>\n<p>\u00c7elaj ka paraqitur nj\u00eb akt-marr\u00ebveshje t\u00eb tetorit 2007, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar numri i pasuris\u00eb s\u00eb apartamentit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitohej. Komisioni vler\u00ebson se ka qen\u00eb e pamundur q\u00eb n\u00eb vitin 2007 t\u00eb dihej numri q\u00eb do t\u00eb merrte apartamenti, pasi sipas legjislacionit n\u00eb fuqi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, regjistrimi i objektit n\u00eb ZVRPP kryhej pasi t\u00eb ishte kryer aktkolaudimi i objektit ku duhet t\u00eb p\u00ebrfshiheshin t\u00eb gjitha punimet e kryera, s\u00eb bashku me ato elektrike.<\/p>\n<p>\u201cNgrihen dyshime mbi momentin e p\u00ebrpilimit dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e aktmarr\u00ebveshjes dhe ekzistenc\u00ebn e saj q\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga subjekti i rivler\u00ebsimit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni vler\u00ebson se sipas dispozitave t\u00eb Kodit Civil, e drejta p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e apartamentit i takon vjehrr\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm as legjitimitetin e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri dhe as burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij apartamenti dhe t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb p\u00ebrfituara nga vjehrri p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie,\u201d vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, \u00c7elaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as krijimin e dy depozitave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nga 3919 USD secila, si burim t\u00eb t\u00eb cilave ka deklaruar nj\u00eb vler\u00eb prej 6 mij\u00eb eurosh t\u00eb d\u00ebrguara nga kunati q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Itali. Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb gjetur edhe p\u00ebr blerjen e dy autovetomjeteve tip Benz, nj\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr shum\u00ebn 6500 euro dhe tjetrin n\u00eb 2011-\u00ebn p\u00ebr \u00e7mimin 980 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Udh\u00ebtimi me nj\u00eb person me precedent\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb konstatimin e DSIK-s\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, Komisioni kreu verifikime t\u00eb sistemit TIMS, prej nga ka rezultuar se m\u00eb 7 dhjetor 2013, \u00c7elaj ka l\u00ebvizur me automjetin e tij s\u00eb bashku me shtetasin F.D. dhe persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Prokuroria e Vlor\u00ebs, ku subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pozicionin e drejtuesit dhe t\u00eb prokurorit, ka regjistruar ndaj shtetasit F.D. disa procedime penale; n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d; n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u201ckund\u00ebrshtim t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d; nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2013 \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr \u201ctrafikim t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Prokuroria e Vlor\u00ebs e leht\u00ebsoi pozit\u00ebn e F.D. duke e ndryshuar akuz\u00ebn nga \u201ctrafikim i narkotik\u00ebve\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe n\u00eb tentativ\u00eb, n\u00eb vepr\u00ebn penale \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d. N\u00eb vitin 2020, F.D. \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 8 muaj burgim p\u00ebr \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi F.D. rezulton i d\u00ebnuar disa her\u00eb p\u00ebr shkeljen e ligjit dhe kryerjen e disa veprave penale, fakte k\u00ebto t\u00eb njohura, t\u00eb publikuara dhe t\u00eb dokumentuara nga regjistrat p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb organeve ligjzbatuese, ku subjekti i rivler\u00ebsimit nuk mund t\u00eb mos kishte dijeni,\u201d konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni, \u00c7elaj pretendoi se shtetasin F.D e njeh me em\u00ebr tjet\u00ebr, pasi \u00ebsht\u00eb pronari i nj\u00eb restoranti q\u00eb frekuentohet \u2018nga njer\u00ebz me integritet\u2019. Ai shtoi se nuk i kujtohej n\u00ebse kishte udh\u00ebtuar me t\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Komisioni e cil\u00ebsoi jobind\u00ebs edhe pretendimin e \u00c7elajt se ai nuk ka qen\u00eb drejtues i prokuroris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb proceduar F.D. dhe se nuk kishte nga ta dinte nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se kur F.D. \u00ebsht\u00eb proceduar p\u00ebr \u201cmbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake, subjekti ka qen\u00eb drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka udh\u00ebtuar drejt Kosov\u00ebs me shtetasin F.D., vet\u00ebm tre jav\u00eb pasi ndaj k\u00ebtij t\u00eb fundit ishte referuar nga policia materiali p\u00ebr trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike si pjes\u00eb e grupit t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebtij fakti, organet ligjzbatuese kan\u00eb konstatuar se midis prokurorit \u00c7elaj dhe F.D. ka pasur komunikime telefonike. \u201cNdon\u00ebse kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky shtetas nuk ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb akuzuar, por t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet, vler\u00ebsohen nga Komisioni si rrethana t\u00eb cilat konfirmojn\u00eb se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se shtetasi F.D. do t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim,\u201d konstaton trupi gjykues dhe konsideron se udh\u00ebtimi me k\u00ebt\u00eb shtetas nuk ka qen\u00eb rast\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka qen\u00eb i hapur, i besuesh\u00ebm dhe i plot\u00eb n\u00eb lidhje me deklarimin e k\u00ebtij udh\u00ebtimi, si dhe komunikimin telefonik me k\u00ebt\u00eb shtetas n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur nga Komisioni.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson gjithashtu se \u00c7elaj ka cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, duke shprehur bindjen se ai mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se F.D do t\u00eb ishte i pranish\u00ebm gjat\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018C\u00ebnim i besimit t\u00eb publikut\u2019 \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe pretenca minimale e k\u00ebrkuar ndaj nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr plagosje t\u00eb leht\u00eb, n\u00eb banes\u00ebn e s\u00eb cilit prokurori \u00c7elaj vijonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb jetonte me qira.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar tek prokurori i \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mas\u00ebn minimale t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson se fakti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit banonte me qira n\u00eb godin\u00ebn e shtetasit V.A., ku dhe vet\u00eb ky i fundit banonte n\u00eb nj\u00eb kat tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj godine n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, t\u00eb krijon dyshime mbi paan\u00ebsin\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb rolin e drejtuesit, n\u00eb lidhje me procesin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje tek prokurori i cili mund t\u00eb ndikohet nga subjekti p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme,\u201d arsyeton Komisioni.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, prokurori i Vlor\u00ebs, Erion \u00c7elaj nuk provoi dot burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb apartamenti q\u00eb pretendoi se ia kishte dhuruar vjehrri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim me nj\u00eb person me precedent\u00eb penal\u00eb u cil\u00ebsua si \u2018cenim i besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72293,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[118,119,275],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/erjon-\u00e7ela-kpk-shkarkimi-.jpeg","fifu_image_alt":"Prokurori Erion \u00c7elaj pas seanc\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72292"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72292"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72292\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72294,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72292\/revisions\/72294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72292"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72292"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72292"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}