{"id":72295,"date":"2021-11-25T20:04:32","date_gmt":"2021-11-25T19:04:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-arben-dosti-nuk-provon-32-4-milione-leke-te-ardhura\/2021\/11\/25\/"},"modified":"2023-04-06T18:16:49","modified_gmt":"2023-04-06T16:16:49","slug":"kpk-gjyqtari-arben-dosti-nuk-provon-32-4-milione-leke-te-ardhura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-arben-dosti-nuk-provon-32-4-milione-leke-te-ardhura\/2021\/11\/25\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtari Arben Dosti \u2018nuk provon\u2019 36.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kuafikimit i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs gjyqtarit Arben Dosti t\u00eb provoj\u00eb 36.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb padokumentuara, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni n\u00eb Greqi, nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, si dhe nga shitja e nj\u00eb lokali n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81612\" aria-describedby=\"caption-attachment-81612\" style=\"width: 587px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Arben-Dosti-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81612\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Arben-Dosti-duke-dal\u00eb-nga-KPK-587x400.jpg\" alt=\"\" width=\"587\" height=\"400\" data-id=\"81612\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81612\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Arben Dosti duke dal\u00eb nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK t\u00eb enjten, q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr or\u00eb, gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs, Arben Dosti rr\u00ebfeu dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai pretendon se s\u00eb bashku me familjar\u00ebt ka krijuar dhe kursyer m\u00eb shum\u00eb se 200 mij\u00eb euro likuiditete.<\/p>\n<p>K\u00ebto shuma dhe transaksionet e kryera nd\u00ebr vite Dosti i ka pasqyruar n\u00eb deklarime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rezulton se gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb gjyqtarit ka pasur pak\u00ebsim dhe jo shtim t\u00eb pasuris\u00eb. Gjithashtu, Dosti dha shpjegime edhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb profesional.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb KPK, subjekti rivler\u00ebsimit justifikon me \u2018dokumentacion ligjor\u201d vet\u00ebm 10.2 milion\u00eb lek\u00eb nga 46.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>Edhe pse Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, e ka cil\u00ebsuar subjektin e rivler\u00ebsimit si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, KPK deklaroi se ky p\u00ebrfundim bazohej n\u00eb informacione t\u00eb \u2018pakonfirmuara\u2019 dhe Komisioni nuk ka gjetur prova p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshem t\u00eb subjektit me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Gjyqtari Arben Dosti e jodhi posht\u00eb raportin e DSIK-s\u00eb dhe u shpreh i hapur ndaj ccdo hetimi p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb sean\u00ebs d\u00ebgjimore ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Dosti po kryhet nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Arben Dosti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe deri n\u00eb korik t\u00eb vitit 2014 kreu stazhin pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb. Nga tetori 2015 kur u em\u00ebra si gjyqtar dhe aktualisht e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cI pasur\u201d para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka deklaruar se n\u00eb vitin 2014 u ka dh\u00ebn\u00eb hua 100 mij\u00eb euro dy shtetasve. Ai ka shpjeguar se kjo vler\u00eb rrjedh nga depozitat n\u00eb shum\u00eb totale 200 mij\u00eb euro me burim krijimi t\u00eb ardhura t\u00eb \u2018padokumentuara\u2019 nga emigracioni; nga puna dhe bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare; nga qiraja dhe shtija e nj\u00eb lokali, si dhe nga puna si avokat.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn fillestare para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, subjekti ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro dhe dy depozita n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebs n\u00eb shumat 50 mij\u00eb dhe 49 mij\u00eb euro. Dosti ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likuiditeteve.<\/p>\n<p>Nga verifikimi Komisionit ka rezultuar se subjekti e ka depozituar me afat shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013 dhe pas maturimit, n\u00eb 2014-\u00ebn ka deklaruar se i\u2019u ka dh\u00ebn\u00eb hua miqve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb I.E. dhe A.E., pasi donin t\u00eb blinin nj\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko raportoi se subjekti ka pretenduar se e ka t\u00ebrhequr cash shum\u00ebn p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb hua, pasi transaksioni bankar kushtonte. Nga hetimet ka rezultuar se pas t\u00ebrheqjes s\u00eb shum\u00ebs, A.E. ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb notereje vler\u00ebn 100 mij\u00eb euro p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>\u201cDuket se konfirmohen deklarimet e subjektit\u201d, pohoi Qirko.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konsideron t\u00eb sakt\u00eb deklarimin e bashk\u00ebshortes p\u00ebr depozit\u00ebn 49 mij\u00eb euro dhe t\u00eb konfirmuar deklarimin p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb depozit\u00ebs tjet\u00ebr 50 mij\u00eb euro nga subjekti n\u00eb vitin 2014, si dhe kthimin e saj n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve bankare.<\/p>\n<p>Dosti ka deklaruar edhe likuiditete n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb s\u00eb bashku, n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj vlere ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2006 nga shitja e nj\u00eb lokali n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn totale 12.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko tha se konfirmohet privatizimi i k\u00ebsaj pasurie me sip\u00ebrfaqe 59 m2 nga n\u00ebna e subjektit, por nga dokumentacioni i administruar ka rezultuar n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas relatores, rezulton se Dosti n\u00eb vitin 2006 ka transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb. Qirko e konsideroi t\u00eb sakt\u00eb edhe deklarimin e n\u00ebn\u00ebs p\u00ebr shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko renditi t\u00eb ardhurat e deklaruara nga subjekti se jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e likuiditeteve; rreth 14 milion\u00eb lek\u00eb nga puna n\u00eb emigracion p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000; 10 milion\u00eb lek\u00eb nga pun\u00ebsimi dhe bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri; 12.8 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb lokali; 5 milion\u00eb lek\u00eb nga puna si avokat; 1 milion lek\u00eb nga bursa e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs; 2 milion\u00eb lek\u00eb nga puna e bashk\u00ebshortes; 1.5 milion\u00eb lek\u00eb prej pensionit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, si dhe t\u00eb ardhura nga qiraja e lokalit dhe m\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb nj\u00eb universitet privat n\u00eb Fier &#8211; q\u00eb sipas KPK arrijn\u00eb n\u00eb total shum\u00ebn 46.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb hetimit administrativ \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohen vet\u00ebm 10.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e pretenduara me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, ato t\u00eb siguruara nga emigracioni; prej shitjes dhe qiras\u00eb s\u00eb lokalit dhe pun\u00ebs e bashk\u00ebpunimit me nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u201cHistoria ime e pasuris\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti rr\u00ebfeu nj\u00eb histori t\u00eb ngjashme me skenare filmash p\u00ebr jet\u00ebn e tij mjaft t\u00eb suksesshme, duke filluar me emigrimin n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 1992 kur ishte vet\u00ebm 18 vje\u00e7 deri n\u00eb 2000-in, periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpjegoi se ishte treguar mjaft bujare e fitimprur\u00ebse; m\u00eb pas si bashk\u00ebpun\u00ebtor me nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs; si avokat; p\u00ebr angazhime n\u00eb politik\u00eb dhe duke mb\u00ebrritur tek funksioni i gjyqtarit, q\u00eb sipas Dostit e kishte filluar n\u00eb mosh\u00ebn 42 vje\u00e7are dhe jo \u201cdirekt nga bankat e shkoll\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb dija disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe punova n\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve, si pjatalar\u00ebs, banakier e m\u00eb pas kamarier\u201d, shpjegoi Dosti p\u00ebr fillimet e tij n\u00eb emigracion &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb pyetej nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kessler, mbante kufjet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebrkthimin.<\/p>\n<p>Pasi Kessler insistoi t\u00eb m\u00ebsonte se si kishte shkuar n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, Dosti deklaroi se n\u00eb vitin 1992 ishte larguar n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore. Ai u kujdes t\u00eb sqaronte se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale kalimi i kufirit dhe se parashikimet ligjore ishin p\u00ebrcaktuar n\u00eb 95-\u00ebn. Dosti pretendoi se nga viti 1996 e n\u00eb vijim ishte pajisur me viz\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, ndryshe nga shumica e shqiptar\u00ebve q\u00eb punonin n\u00eb nd\u00ebrtim, puna si kamarier n\u00eb ishullin Tinos t\u00eb Greqis\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb njohje me individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, mes tyre edhe nj\u00eb arkitekt q\u00eb i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb bashk\u00ebpunonin. Dosti pohoi se daja kishte nj\u00eb brigad\u00eb pun\u00ebtor\u00ebsh dhe ishte i angazhuar n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. Ai theksoi n\u00eb at\u00eb ishull jetojn\u00eb edhe aktualisht pjesa m\u00eb e madhe e fisit.<\/p>\n<p>\u201cPagesat i kryente pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi me z\u00ebra pun\u00ebsh dhe jo me pagesa p\u00ebr dit\u00eb pune. Si nd\u00ebrmjet\u00ebs un\u00eb kaloja pagesat tek daja dhe pun\u00ebtor\u00ebt, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb gjitha detyrimet n\u00eb shtet kujdesej arkitekti\u201d, deklaroi Dosti.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb Kessler n\u00ebse daja sip\u00ebrmarr\u00ebs kishte arritur t\u00eb fitonte po aq para sa ai, subjekti ju p\u00ebrgjigj se kishte fituar, por jo kaq shum\u00eb. \u201cAi ka nxjerr\u00eb t\u00eb ardhura, por un\u00eb n\u00eb hierarki isha m\u00eb lart, pasi un\u00eb paguaja\u201d, pohoi Dosti.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb adhurat e siguruara nga puna n\u00eb emigracion, Dosti deklaroi se kishte arritur q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb hapte nj\u00eb llogari n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb private n\u00eb Rodos t\u00eb Greqis\u00eb dhe se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb vet\u00ebm tre mujore ishin depozituar aty shuma n\u00eb vler\u00eb 8 milion\u00eb dhrahmi.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kishte pasur edhe librez\u00ebn, por nuk e ka gjetur dot at\u00eb at\u00eb dhe as dokumentacionin provues, megjith\u00ebse i kishte shteruar t\u00eb gjitha k\u00ebrkimet e mundshme duke pajtuar edhe dy avokat\u00eb. P\u00ebr ilustrim ai solli nj\u00eb rast q\u00eb e quajti t\u00eb ngjash\u00ebm, kur prokuroria shqiptare kishte d\u00ebrguar let\u00ebr-porosi p\u00ebr llogarin\u00eb bankare t\u00eb nj\u00eb shtetasi shqiptar n\u00eb Greqi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn drejt\u00ebsia helene nuk kishte arritur t\u00eb gjente informacion dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar.<\/p>\n<p>\u201cKam ardhur nga Greqia m\u00eb 29 maj t\u00eb vitit 2000 kur nd\u00ebrroi jet\u00eb babai. Ai kurohej nga zemra dhe doja ta t\u00ebrhiqja e ta kuroja n\u00eb Greqi\u201d, pohoi Dosti dhe shpjegoi se p\u00ebr transplantin e zemr\u00ebs nevojitej shum\u00eb e madhe dhe se ai dhe prind\u00ebrit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishin krijuar kursime n\u00eb shum\u00ebn 20 milion\u00eb dhrahmi.<\/p>\n<p>Edhe relatorja Qirko evidentoi n\u00eb seanc\u00eb se nga hetimi kishte rezultuar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale e vitit 2000 e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit q\u00eb i jepte hua shum\u00ebn 20 milion\u00eb dhrahmi shtetasit A.C., administratorit t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Dosti tha se e kishte t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb kalonte n\u00eb kufi k\u00ebt\u00eb shum\u00eb kaq t\u00eb madhe si individ dhe kishte kontaktuar me administrator\u00ebt e dy shoq\u00ebrive q\u00eb ishin miq t\u00eb tij e t\u00eb familjes, t\u00eb cil\u00ebt ushtronin aktivitet treg\u00ebtar mes Greqis\u00eb dhe Ship\u00ebris\u00eb. Sipas tij k\u00ebta persona mundeshin t\u00eb transferonin k\u00ebto shuma n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, si dhe I kishin premtuar se do ta ndihmonin edhe financiarisht n\u00ebse do t\u00eb nevojitej. \u201cN\u00ebna \u00ebsht\u00eb treguar e kujdeshme dhe e kishte kryer vet\u00eb kontrat\u00ebn e huadh\u00ebnies\u201d, pohoi Dosti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se pjesa m\u00eb e madhe e vler\u00ebs 20 milion\u00eb dhrahmi p\u00ebrfaq\u00ebsonin kursimet e tij n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, pasi babai nd\u00ebrroi jet\u00eb, A.C. t\u00eb cilit n\u00ebna i kishte dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 20 milion\u00eb dhrahmi e kishte ftuar t\u00eb bashk\u00ebpunonin duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb k\u00ebto likujditete. Sipas tij shoq\u00ebria n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte pasur shum\u00eb pun\u00eb dhe kishte pranuar, pasi kishte vendosur t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri duke qen\u00eb se i duhej t\u00eb kujdesej edhe p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Dosti pretendoi se fitimi ka qen\u00eb thuajse p\u00ebr gjysm\u00eb, megjith\u00ebse ka qen\u00eb i regjistruar si pun\u00ebtor. \u201cT\u00eb gjith\u00eb na dinin bashk\u00ebpronar\u201d, tha ai dhe sqaroi se n\u00eb vitin 2002 kishte filluar studimet e larta q\u00eb i kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se e kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb gjith\u00eb konkurrimet n\u00eb prokurime, pasi administratori A.C. emocionohej dhe nuk d\u00ebshironte t\u00eb ishte i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti se si kishte arritur t\u00eb transferonte vler\u00ebn 14 milion\u00eb lek\u00eb nga Greqia n\u00eb Shqip\u00ebri para vitit 2000. Dosti deklaroi se pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e kishte sjell\u00eb vet\u00eb pjes\u00eb pjes\u00eb, pasi ishte i pajisur me viz\u00eb dhe vinte n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e kishte d\u00ebrguar me t\u00eb af\u00ebrmit. Ai vijoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk kishte banka t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se ishte e pamundur t\u00eb transferoheshin n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dosti deklaroi se me t\u00eb ardhurat e tij nga emigracioni kishte kryer investime n\u00eb lokalin e privazituar nga n\u00ebna dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se lokali \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb shum\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005. Sipas subjektit, shuma 12 milion\u00eb ishte ndar\u00eb mes tij dhe n\u00ebn\u00ebs dhe se e v\u00ebrtetonte k\u00ebt\u00eb fakt edhe me depozitimin e vler\u00ebs 6 milion\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e saj, si dhe me deklarat\u00ebn e bler\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se n\u00eb kontrat\u00eb ishte vendosur shuma 3.9 milion\u00eb lek\u00eb pasi ishte zygjeruar nga noteri p\u00ebr t\u00eb paguar tarif\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe ishte k\u00ebrkuar nga bler\u00ebsi q\u00eb duhej t\u00eb paguante detyrimet.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb historia ime e pasuris\u00eb, sa e thjesht\u00eb dhe e v\u00ebrtet\u00eb. E deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2013\u201d, pohoi Dosti dhe shtoi se t\u00eb adhurat nga puna si avokat i kishte shpenzuar duke mos krijuar kursime prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Kessler u ndal tek huadh\u00ebniet e subjektit duke e cil\u00ebsuar t\u00eb paqart\u00eb situat\u00ebn se si mund t\u00eb jepeshin vlera kaq t\u00eb m\u00ebdha duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb vitin 2012 kishte dh\u00ebn\u00eb hua 120 mij\u00eb euro nj\u00eb personi, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb hua tjet\u00ebr 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Dosti deklaroi se gjithmon\u00eb huat\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb pa interes. \u201cEdhe kur vijn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla n\u00eb gjykat\u00eb i rr\u00ebzoj pasi hua me interes mund t\u00eb japin vet\u00ebm bankat\u201d, pohoi subjekti. Lidhur me huan\u00eb e vitit 2012 ai shpjegoi se kishte qen\u00eb nj\u00eb mik i tij q\u00eb njihte huamarr\u00ebsin, me t\u00eb cilin kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb noteriale dhe kishte l\u00ebn\u00eb si garanci nj\u00eb pasuri me vler\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb tjet\u00ebr dh\u00ebn\u00eb shtetasit I.E. ai tha se ishin shok\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie dhe ishin si v\u00ebllez\u00ebr me nj\u00ebri tjetrin. Subjekti deklaroi se n\u00eb momentin q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar formalizimi i k\u00ebtyre transaksioneve e ka kryer.<\/p>\n<p>\u201cJu jeni nj\u00eb pun\u00ebtor i madh dhe biznesmen i zoti. Ju b\u00ebni shum\u00eb para, por i jepni hua edhe pse ata nuk kan\u00eb nevoja emergjente\u201d, konstatoi Kessler dhe pyeti se p\u00ebrse vet\u00eb nuk dispononte nj\u00eb apartament ve\u00e7 atij n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb.<\/p>\n<p>Dosti sqaroi se s\u00eb fundmi kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb porosie m\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese n\u00eb nj\u00eb truall q\u00eb ka bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka ndryshuar raportin fillestar duke konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr dyshime t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb Dostit. Qirko deklaroi se DSIK ka b\u00ebr\u00eb me dije se informacionet jan\u00eb t\u00eb pakonfirmuara.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara nga subjekti, por sipas relatores nuk jan\u00eb gjetur element\u00eb p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme apo veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb kryera nga Dosti.<\/p>\n<p>Gjyqtari Arben Dosti i filloi shpjegimet e tij p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs dhe e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb pabazuar raportin e DSIK-s\u00eb. Ai k\u00ebrkoi deklasifikimin plot\u00ebsisht t\u00eb raportit duke e cil\u00ebsuar figur\u00ebn si kriterin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.\u00a0 \u201cJam i gatsh\u00ebm t\u00eb vendos n\u00eb dispozicion shenjat e gisht\u00ebrinjve p\u00ebr \u00e7do institucion vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe ti n\u00ebnshtrohem testit t\u00eb poligrafit\u201d, pohoi Dosti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizimin subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr disa prej 16 denoncimeve t\u00eb kryera nga publiku. Dosti i konsideroi t\u00eb drejta vendimarjet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Dosti deklaroi se kishte sakrifikuar dhe arritur gjith\u00e7ka me djers\u00eb. \u201c\u00c7far\u00eb kam arritur nuk ka lidhje me detyr\u00ebn e gjyqtarit\u201d, p\u00ebrfundoi ai. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 dhjetor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kuafikimit i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs gjyqtarit Arben Dosti t\u00eb provoj\u00eb 36.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb padokumentuara, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni n\u00eb Greqi, nga bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb shoq\u00ebri tregtare, si dhe nga shitja e nj\u00eb lokali n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72296,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,2,362],"tags":[426,230,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Arben-Dosti-duke-dal\u00eb-nga-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arben Dosti duke dal\u00eb nga KPK | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72295"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72295"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72295\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72297,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72295\/revisions\/72297"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}