{"id":72304,"date":"2021-11-24T21:56:38","date_gmt":"2021-11-24T20:56:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-violeta-shkurta-jep-shpjegime-ne-kpk-per-balancat-negative-per-pasurine\/2021\/11\/24\/"},"modified":"2023-04-06T18:17:18","modified_gmt":"2023-04-06T16:17:18","slug":"prokurorja-violeta-shkurta-jep-shpjegime-ne-kpk-per-balancat-negative-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-violeta-shkurta-jep-shpjegime-ne-kpk-per-balancat-negative-per-pasurine\/2021\/11\/24\/","title":{"rendered":"Prokurorja Violeta Shkurta jep shpjegime n\u00eb KPK p\u00ebr balancat negative p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive nga prokurorja e Fierit, Violeta Shkurta, si dhe e vler\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte dy apartamente. Shkurta tha se pasurin\u00eb e kishte krijuar me burime t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81598\" aria-describedby=\"caption-attachment-81598\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkurta-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81598\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkurta-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81598\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81598\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca e dyt\u00eb d\u00ebgjimore e zhvilluar p\u00ebr drejtuesen e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fier, Violeta Shkurta zgjati rreth kat\u00ebr or\u00eb pasditen e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit relatoi pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa Shkurta tha se kishte v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Fides Shuli b\u00ebri me dije n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se hetimi administrativ p\u00ebr prokuroren Shkurta ishte p\u00ebrmbyllur vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb. Prokurorja Shkurta k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr dy kriteret e tjera; profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, por n\u00eb seanc\u00eb u b\u00eb me dije se shqyrtimi do t\u00eb kryhej pas parashtrimeve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Violeta Shkurta e ka nisur karrier\u00ebn si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb vitin 1989 dhe punon prej gati dy dekadash si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta \u00ebsht\u00eb promovuar si drejtuese e p\u00ebrkohshme e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>N\u00eb trupin gjykues q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Shkurt\u00ebn, ve\u00e7 kryesueses Firdes Shuli b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe komisioner\u00ebt Xhensila Pine dhe Olsi Komici, ky i fundit relator. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi burimesh p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb dy apartamenteve n\u00eb Fier, nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit me autorizim t\u00eb vitit 1992 dhe tjetrin t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, subjekti ka shpjeguar se prej vitit 1992 deri n\u00eb vitin 2002 ka jetuar s\u00eb bashku me familjen n\u00eb dhom\u00ebn q\u00eb gjendet tek ish-hotel Vjosa, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me autorizim si e pastreh\u00eb. Shkurta ka deklaruar se Bashkia e Fierit ia ka shitur k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 200 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie, Shkurta ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb prej motr\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2011. Ajo ka shpjeguar se rreth 200 mij\u00eb lek\u00eb nga huaja kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit t\u00eb privatizuar; 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn; 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kurimin e vjehrrit dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mobilim.<\/p>\n<p>Komici pohoi se nga analiza financiare ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsja nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokurorja Shkurta sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr apartament, por p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se huadh\u00ebn\u00ebsja kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro, pasi kishte qen\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr disa vjet dhe se ishte paguar me honorare 30 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj bruto. Shkurta shtoi se kunata ishte martuar n\u00eb vitin 2008 me nj\u00eb person q\u00eb zot\u00ebron nj\u00eb shoq\u00ebri automjetesh q\u00eb prej vitit 1996 dhe se ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme. Ajo pretendoi se nga analiza financiare e kryer prej nj\u00eb eksperti kontab\u00ebl t\u00eb pajtuar prej saj, huadh\u00ebn\u00ebsja rezultonte me balanc\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 180.3 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006 kundrejt \u00e7mimit 8 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb seanc\u00eb u rendit\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Komici shpjegoi se apartamenti ishte vendosur si garanci p\u00ebr nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb po at\u00eb vit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar prej subjektit si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, ku si burim jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga puna n\u00eb emigracion, vlera e shitjes s\u00eb aktivitetit t\u00eb nj\u00eb bingoje nga bashk\u00ebshorti n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion\u00eb lek\u00eb si dhe t\u00eb ardhura nga aktiviteti i tij privat.<\/p>\n<p>Komici pohoi se nuk ka qen\u00eb e mundur t\u00eb provohen t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga emigracioni. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai e cil\u00ebsoi t\u00eb paqart\u00eb n\u00ebse bashk\u00ebshorti i subjektit kishte shitur aktivitetin e bingos apo kishte shitur pajisjet dhe i k\u00ebrkoi shpjegime Shkurt\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja Shkurta shpjegoi se bashk\u00ebshorti kishte bler\u00eb pajisjet, t\u00eb cilat ia kishte dh\u00ebn\u00eb fillimisht me qira nj\u00eb shoq\u00ebrie tjet\u00ebr, e cila kishte hapur deg\u00ebn e saj n\u00eb Fier. Ajo deklaroi se kishte siguruar informacion nga Ministria e Financave p\u00ebr hapjen e deg\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb Fier q\u00eb quhej AS, si dhe p\u00ebr pun\u00ebsimin e nj\u00eb personi q\u00eb e administronte. Shkurta shtoi se kishte dor\u00ebzuar kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb shitjes s\u00eb pajisjeve.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion, Shkurta deklaroi se ishte fakt i njohur q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb shtetin grek punohej n\u00eb kushtet e informalitetit. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin si burime t\u00eb ligjshme shuma 1.9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e pajisjeve t\u00eb bingos si dhe t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortit. Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej edhe parimi i proporcionalitetit, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit ishin deklaruar burime p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb emigracion dhe para vitit 2000.<\/p>\n<p>Sipas Shkurt\u00ebs, konsiderimi i vler\u00ebs s\u00eb deklaruar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga qiradh\u00ebnia e pajisjeve t\u00eb bingos si shpenzim dhe investim nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ishte pasakt\u00ebsi n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rishikohet analiza financiare e periudh\u00ebs 1992-2002 bazuar edhe n\u00eb dokumentet e reja q\u00eb do t\u00eb dor\u00ebzoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00e9ance,\u201d k\u00ebrkoi Shkurta, duke pretenduar se e kishte p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb gabuar edhe konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se kredia q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb, \u00ebsht\u00eb disbursuar pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb n\u00eb vitin 2005 t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb likujduar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale. Sipas KPK-s\u00eb, ishte i paqart\u00eb destinacioni p\u00ebrfundimtar i kredis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Prokurorja Shkurta deklaroi se kontrata ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb mir\u00ebbesim pasi apartamenti nevojitej t\u00eb vendosej si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb. Ajo theksoi se kishte provuar me an\u00eb t\u00eb mandat pagesave se vlera e marr\u00eb kredi ishte paguar p\u00ebr llogari t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar t\u00eb dyshimt\u00eb deklarimin e subjektit se p\u00ebr mobilimin e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 180.3 m2 jan\u00eb shpenzuar vet\u00ebm 300 mij\u00eb lek\u00eb. Shkurta deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se p\u00ebr mobilimin ishin p\u00ebrdorur edhe mobiliet e m\u00ebparshme q\u00eb familja e saj kishte disponuar, si dhe kishin ndihmuar t\u00eb af\u00ebrm me profesion marangoz.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti gjithashtu dyshime lidhur me burimet e nj\u00eb shume 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb depozituar nga nj\u00eb 20-vje\u00e7ar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2001.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhura nga aktiviteti i bashk\u00ebshortit dhe kursime, KPK konstaton se vlera 6 milion\u00eb lek\u00eb kishte qen\u00eb fillimisht e depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e 20-vje\u00e7arit dhe m\u00eb pas ishte kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores. Komici sqaroi se subjekti ka deklaruar gjat\u00eb hetimit se i riu ishte djali i shokut t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe se ky i fundit i\u2019a kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019i depozituar n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u2019i jepet nj\u00eb djali nj\u00eb shum\u00eb aq e madhe?\u201d pyeti Komici.<\/p>\n<p>Shkurta sqaroi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb dijenin\u00eb e saj, 20-vje\u00e7ari e kishte depozituar shum\u00ebn direkt n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. \u201cNuk e di pse ia ka dh\u00ebn\u00eb. Pyetja ime \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse nuk u ble n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb apartament me at\u00eb shum\u00eb, pasi kishim nevoj\u00eb p\u00ebr strehim,\u201d pohoi Shkurta.<\/p>\n<p>Pas insistimit t\u00eb kryesueses Shuli, Shkurta tha se bashk\u00ebshorti i kishte shpjeguar se e njihte punonj\u00ebsen e bank\u00ebs pasi kryente shpesh transaksione dhe se i kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr t\u00eb depozituar shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza p\u00ebrfundimtare financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2002, KPK ka konstatuar balanca negative n\u00eb vler\u00ebn totale 13.9 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit 2003-2019 shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurta pranoi se kishte kryer pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, por faj\u00ebsoi ILDKPKI-n\u00eb q\u00eb nuk kishte kryer sakt\u00ebsimet n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen provat dhe shpjegimet e saj duke pretenduar se balancat negative p\u00ebrmbyseshin.<\/p>\n<p><strong>Kredia e but\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjetje e Komisionit lidhej me nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga Bashkia e Fierit n\u00eb vitin 2011, e cila sh\u00ebrbeu si burim p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Komici tha se nga verifikimi i situat\u00ebs faktike t\u00eb subjektit, duket se ajo nuk plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kredi t\u00eb but\u00eb si e pastreh\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn, pasi zot\u00ebronte dy apartamente, nj\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb prej vitit 1992 dhe t\u00eb privatizuar disa muaj para se t\u00eb shpallej fituese dhe tjetrin t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, subjekti ka ndryshuar destinacionin e kredis\u00eb, pasi nuk e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr strehim, por p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie tjet\u00ebr. Komici tha se subjekti \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse ka kryer hetime ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Fier apo kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Baftjar Zeqaj.<\/p>\n<p>Shkurta tha se kishte provuar dhe shpjeguar se nuk kishte zhvilluar asnj\u00ebher\u00eb hetime ndaj zyrtar\u00ebve apo ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Fier. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se kredin\u00eb e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr strehim dhe se kishte fituar statusin si e pastreh\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kishte jetuar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb 36 m2 prej vitit 1992 deri n\u00eb 2002-shin s\u00eb bashku me bashk\u00ebshotin dhe dy f\u00ebmij\u00ebt. Ajo deklaroi se n\u00eb momentin kur kishte kryer aplikimin p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb, kishte zgjidhur martes\u00eb me bashk\u00ebshortin dhe n\u00eb ato kushte i nevojitej nj\u00eb apartament i saj. Shkurta u mbrojt duke pretenduar se nuk kishte pasur si q\u00ebllim t\u00eb shlyente kredin\u00eb, por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia kishin sugjeruar punonj\u00ebsit e bank\u00ebs, q\u00eb sipas saj ishte e nj\u00ebjta ku kishte marr\u00eb kredin\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sipas Shkurt\u00ebs, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Bashkis\u00eb Fier ishte dh\u00ebn\u00eb para se t\u00eb p\u00ebrmbyllej privatizimi p\u00ebr dhom\u00ebn n\u00eb ish-hotel Vjosa. Ajo shtoi se n\u00eb aplikimin q\u00eb kishte kryer, kishte dor\u00ebzuar dokumentacion edhe p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn, q\u00eb e kishte vendosur si koletaral. \u201cNuk kam b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Edhe un\u00eb si gjith\u00eb shtetasit e tjer\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj kredi t\u00eb but\u00eb,\u201d theksoi Shkurta.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurorja Shkurta deklaroi se e konsideronte shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsohej edhe p\u00ebr profesionalizmin dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb konkludohej n\u00ebse kishte arritur nivele t\u00eb besueshme dhe n\u00eb k\u00ebto kritere dhe k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 26 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr krijimin e pasurive nga prokurorja e Fierit, Violeta Shkurta, si dhe e vler\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte dy apartamente. Shkurta tha se pasurin\u00eb e kishte krijuar me burime t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72305,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Shkurta-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Violeta Shkurta pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72304"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72304"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72304\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72306,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72304\/revisions\/72306"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72305"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72304"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72304"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72304"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}