{"id":72328,"date":"2021-11-22T12:55:37","date_gmt":"2021-11-22T11:55:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huaja-60-mije-euro-per-blerjen-e-nje-apartamenti-penalizoi-gjyqtaren-irena-hoxha\/2021\/11\/22\/"},"modified":"2023-04-06T18:18:34","modified_gmt":"2023-04-06T16:18:34","slug":"huaja-60-mije-euro-per-blerjen-e-nje-apartamenti-penalizoi-gjyqtaren-irena-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/huaja-60-mije-euro-per-blerjen-e-nje-apartamenti-penalizoi-gjyqtaren-irena-hoxha\/2021\/11\/22\/","title":{"rendered":"Huaja 60 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti penalizoi gjyqtaren Irena Hoxha"},"content":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Hoxha nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb kunatit p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro \u2013e cila sh\u00ebrbeu si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80908\" aria-describedby=\"caption-attachment-80908\" style=\"width: 483px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0714.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80908\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0714-483x400.jpg\" alt=\"\" width=\"483\" height=\"400\" data-id=\"80908\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80908\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Irena Hoxha pas vendiming nga KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 8 tetor 2021 p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shkeljet procedurale n\u00eb trajtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje nuk u konsideruan penalizuese n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Suela Zhegun, gjyqtarja Irena Hoxha nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb burimet financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010 kundrejt \u00e7mimit 12 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Hoxha ka listuar si burime kursimet nga paga gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006-2010 n\u00eb shum\u00ebn totale 4.5 milion\u00eb lek\u00eb si dhe nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2010 nga kunati n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro. Hoxha ka pretenduar se kunati i ka krijuar kursimet nga puna n\u00eb Greqi dhe nga t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri, ILDKPKI ka konstatuar munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor p\u00ebr burimin financiar t\u00eb huamarrjes n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga toka bujq\u00ebsore n\u00eb Dib\u00ebr, e l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar mosdeklarim n\u00eb vitin 2010 i pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2010 q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se Hoxha e ka korrigjuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vitin 2010 dhe nga kursimet cash \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK konstaton se subjekti nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2010 huan\u00eb e marr\u00eb si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb ket\u00eb depozituar n\u00eb ndonj\u00eb llogari bankare t\u00eb ardhurat e tij prej vitit 2001 deri n\u00eb 2010-\u00ebn, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar kalimi i shum\u00ebs 60 mij\u00eb euro tek subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet transaksionit bankar.<\/p>\n<p>Nisur nga deklarimet e Hoxh\u00ebs se kunati e ka sjell\u00eb shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb hua dorazi pjes\u00eb-pjes\u00eb sa her\u00eb q\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pretendimit se si burim kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat e familjes nga bujq\u00ebsia, Komisioni ka vler\u00ebsuar t\u00eb domosdoshme t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00eb financare mbi mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr t\u00eb krijuar kursime n\u00eb shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit, pasi nuk jan\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna n\u00ebse p\u00ebrllogaritjet e t\u00eb ardhurave nga toka bujq\u00ebsore jan\u00eb bazuar n\u00eb ndonj\u00eb evidenc\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale apo jan\u00eb bazuar n\u00eb deklarimet e familjar\u00ebve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vlerat e referuara n\u00eb k\u00ebto shkresa nuk krijojn\u00eb bindjen se jan\u00eb t\u00eb ardhura reale t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 60.000 euro,\u201d vler\u00ebson KPK.<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues evidenton se ka qen\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebrse shuma 4.1 milion\u00eb lek\u00eb e pretenduar si e ardhur nga toka e vjehrrit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar pik\u00ebrisht nga huadh\u00ebn\u00ebsi i cili shkonte dhe vinte n\u00eb Greqi dhe jo nga dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij t\u00eb cil\u00ebt banonin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por, duke qen\u00eb se huadh\u00ebn\u00ebsi P. H. dhe familja e tij ka provuar pages\u00ebn e taks\u00ebs s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij me sip\u00ebrfaqe 1000 m2, prodhimet, si dhe faktin se ka paguar sigurime shoq\u00ebrore si i vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr veten dhe p\u00ebr bashk\u00ebshorten, KPK ka reduktuar shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Hoxha ka deklaruar se mospasqyrimi i huas\u00eb n\u00eb vitin 2010 ka qen\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi, pasi e ka konsideruar se e ka p\u00ebrmbushur detyrimin me deklarimin e shlyerjes s\u00eb saj \u00e7do vit. Subjekti ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje q\u00ebndrimin e mbajtur nga KPK n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, sipas t\u00eb cilit pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb pashoq\u00ebruara me dyshime p\u00ebr fshehjen e pasuris\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr sa pretendon subjekti, Komisioni vler\u00ebson se mosdeklarimi i burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive n\u00eb deklaratat vjetore merr nj\u00eb pesh\u00eb specifike t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb rastet kur pasuria nuk justifikohet me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, \u00e7ka krijon premisa p\u00ebr dyshime,\u201d vler\u00ebson trupi gjykues.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni ka konsideruar bind\u00ebse disa nga shpjegimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit, ai ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 60 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hoxha ka cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb lidhur me shpenzimet e jetes\u00ebs duke k\u00ebrkuar reduktimin e tyre, pasi ka deklaruar rregullisht t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore. Gjithashtu, subjekti ka pretenduar se likuiditetet n\u00eb cash me burim t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore, pa t\u00eb drejt\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Subjekti ka p\u00ebrmendur disa vendimarrje t\u00eb tjera t\u00eb KPK-s\u00eb, ku sipas saj jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore, si dhe shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb familjeve bujq\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb ekonomis\u00eb bujq\u00ebsore jan\u00eb konsideruar m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se ndryshe nga rasti i gjyqtares Hoxha, subjektet e tjer\u00eb kan\u00eb marr\u00eb hua n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>\u201cPra, n\u00eb k\u00ebto raste, shumat n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb duke gjykuar mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit, pasi duke qen\u00eb shuma modeste, mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb hua ose ndihm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb reale. Nd\u00ebrsa n\u00eb rastin konkret, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt qasjen me situat\u00ebn faktike,\u201d arsyeton KPK.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, n\u00eb rastin konkret pretendohet se huadh\u00ebn\u00ebsi i ka mbuluar gjith\u00eb shpenzimet e tij dhe t\u00eb familjes me t\u00eb ardhura nga toka bujq\u00ebsore 1000 m2. Nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat e fituara nga emigracioni gjat\u00eb 10 viteve dhe t\u00eb ardhurat nga toka bujq\u00ebsore n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait \u00ebsht\u00eb deklaruar se jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr huan\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb familjen e origjin\u00ebs jan\u00eb kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni krijoi bindjen se provat e administruara n\u00eb raport me rrethanat specifike t\u00eb k\u00ebtij subjekti nuk v\u00ebrtetuan dhe as i krijuan bindjen Komisionit q\u00eb personi tjet\u00ebr i lidhur P. H. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb prej 60.000 euro subjektit n\u00eb vitin 2010\u201d, konkludon KPK dhe duke mos e konsideruar huan\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare ku si rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2011-2016, nd\u00ebrsa nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 7.3 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues ka \u00e7muar se gjyqtarja Hoxha ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, Irena Hoxha nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb kunatit p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 60 mij\u00eb euro \u2013e cila sh\u00ebrbeu si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72329,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,415,117,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0714.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Irena Hoxha pas vendiming nga KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72328"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72330,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72328\/revisions\/72330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}