{"id":72345,"date":"2021-11-18T15:57:11","date_gmt":"2021-11-18T14:57:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-lindita-zigurin\/2021\/11\/18\/"},"modified":"2023-04-06T18:19:19","modified_gmt":"2023-04-06T16:19:19","slug":"kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-lindita-zigurin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbyll-hetimin-gjyqesor-per-lindita-zigurin\/2021\/11\/18\/","title":{"rendered":"KPA mbyll hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr Lindita Zigurin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit administroi si prova aktet e d\u00ebrguara prej institucioneve dhe dokumentet e dor\u00ebzua nga subjekti n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr hetimin e aktivitetit treg\u00ebtar t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokuroren Lindita Ziguri Male.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81069\" aria-describedby=\"caption-attachment-81069\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81069\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81069\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81069\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca publike n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA t\u00eb enjten m\u00eb 18 n\u00ebntor lidhur me procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren e Tiran\u00ebs, Lindita Ziguri Male vijoi me njoftimin e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionerit Publik, Florian Ballhysa p\u00ebr hetimin e aktivitetit privat t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Ziguri dor\u00ebzoi dokumente t\u00eb reja, nd\u00ebrsa Komisioneri Ballhysa paraqiti q\u00ebndrimin e tij mbi t\u00eb gjitha aktet q\u00eb u administruan si prova prej Kolegjit.<\/p>\n<p>N\u00eb seancat parardh\u00ebse, Ballhysa konstatoi munges\u00eb t\u00eb hetimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kalifikimit, KPK mbi rrethanat e aktivitetit tregtar t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2007; p\u00ebr huamarrjet e tij n\u00eb vitet 1993 dhe 1994 dhe p\u00ebr nj\u00eb hua 5000 euro t\u00eb marr\u00eb nga prokurorja Ziguri p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai evidentoi se Komisioni nuk ka kryer rivler\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi ose ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin e prokurores Lindita Ziguri Male.<\/p>\n<p>Kolegji e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit p\u00ebr hetimin e aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, n\u00ebse Ziguri ka hetuar ndonj\u00eb prej shoq\u00ebrive apo administrator\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt ai ka bashk\u00ebpunuar, si dhe p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsit e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 1993-1994. Gjithashtu, u k\u00ebrkua informacion edhe n\u00ebse bashk\u00ebshorti i prokurores ka pasur ndon\u00eb proces civil me k\u00ebto subjekte, si dhe t\u00eb t\u00ebrhiqej dosja e plot\u00eb e tij nga Agjencia e Trajtimit t\u00eb Kredive.<\/p>\n<p>N\u00eb q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr provat e d\u00ebrguara nga institucionet dhe ato t\u00eb depozituara t\u00eb enjten nga prokurorja Ziguri, Ballhysa konstatoi se administratori i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese kishte deklaruar se bashk\u00ebshorti i subjektit nuk kishte kryer asnj\u00eb investim dhe as nuk kishte p\u00ebrfituar di\u00e7ka gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005. Ai ka sqaruar se bashk\u00ebshorti ishte t\u00ebrhequr nga investimi dhe se nuk kishte kryer shitje apo t\u00eb kishte p\u00ebrfituar prej tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga p\u00ebrgjigja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ka rezultuar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2021 subjekti nuk ka hetuar shoq\u00ebrit\u00eb dhe administrator\u00ebt e tyre. Ballhysa konstatoi se k\u00ebrkesa e Kolegjit kishte qen\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005 e n\u00eb vijim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prokuroria e Tiran\u00ebs kishte d\u00ebrguar informacion p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2021.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e detyrimeve financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit, Komisioneri konstatoi se nga p\u00ebrgjigja e Agjencis\u00eb s\u00eb Trajtimit t\u00eb Kredive ka rezultuar nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i vitit 2002 p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb debitorit, ku bashk\u00ebshortit i ishte ngarkuar detyrimi.<\/p>\n<p>Prokurorja deklaroi se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij fakti, edhe pse gjyqtarin q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb vendimin e kishte pasur fqinj. Ajo pretendoi se e ka m\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb fakt gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Relatorja Rezarta Schuetz e pyeti prokuroren Ziguri lidhur me faktin se bashk\u00ebshorti i saj rezultonte q\u00eb n\u00eb vitin 2017 t\u00eb kishte qen\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebshillit mbikqyr\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me administrator personin q\u00eb i ka kaluar kredin\u00eb me an\u00eb t\u00eb vendimit 2002.<\/p>\n<p>Ziguri k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshorti nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr vendimin e vitit 2002 dhe se gjith\u00e7ka ishte punuar \u201cprapa kurrizit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb mashtruar,\u201d tha ajo dhe sqaroi se personi q\u00eb kishte kaluar detyrimet kishte punuar fillimisht si shofer n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e bashk\u00ebshortit, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb kishte krijuar shoq\u00ebrin\u00eb e tij t\u00eb karburanteve.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti nuk e ka ditur kurr\u00eb p\u00ebr vendimin. Emri i tij \u00ebsht\u00eb vendosur si an\u00ebtar i k\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs formalisht, pasi administratorit t\u00eb asaj shoq\u00ebrie nuk i pranonte askush ta vendoste emrin,\u201d shpjegoi ajo dhe theksoi se nuk kishin pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi nga fakti se bashk\u00ebshorti rezultonte an\u00ebtar k\u00ebshillit.<\/p>\n<p>Ajp deklaroi se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKI dhe gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut \u00e7do lloj dokumenti q\u00eb kishte gjetur n\u00eb sht\u00ebpi. Ziguri sqaroi se bashk\u00ebshorti prej vitesh nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe nuk i kujtohet gjith\u00e7ka me detaje.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb 5000 euro t\u00eb marr\u00eb prej prokurores nga daja i saj, Ballhysa tha se dokumentacioni i ri i dor\u00ebzuar nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se vajza e daj\u00ebs ka jetuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe se nuk duhet t\u00eb konsiderohen shpenzimet e saj jetike. Ajo shtoi se kush\u00ebrira kishte ndihmuar familjen financiarisht dhe shpjegoi se nuk kishte arritur t\u00eb siguronte dokumentacion p\u00ebr hyrjet dhe daljet e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ishte k\u00ebrkuar t\u00eb ishte vet\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, trupi gjykues vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr dat\u00ebn 2 dhjetor, ora 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit administroi si prova aktet e d\u00ebrguara prej institucioneve dhe dokumentet e dor\u00ebzua nga subjekti n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr hetimin e aktivitetit treg\u00ebtar t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokuroren Lindita Ziguri Male.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72346,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Ziguri-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Lindita Ziguri dhe avokati i saj pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72345"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72345"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72345\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72347,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72345\/revisions\/72347"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}