{"id":72357,"date":"2021-11-17T12:08:38","date_gmt":"2021-11-17T11:08:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lorenc-merkuri-u-gjet-me-probleme-ne-te-tre-kriteret\/2021\/11\/17\/"},"modified":"2023-04-06T18:20:04","modified_gmt":"2023-04-06T16:20:04","slug":"lorenc-merkuri-u-gjet-me-probleme-ne-te-tre-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/lorenc-merkuri-u-gjet-me-probleme-ne-te-tre-kriteret\/2021\/11\/17\/","title":{"rendered":"Lorenc M\u00ebrkuri u gjet me probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit konstaton se prokurori i Sarand\u00ebs Lorenc M\u00ebrkuri kreu deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin. Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se M\u00ebrkuri nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament p\u00ebr t\u00eb cilin shumica konkludon se subjekti ndryshoi faktet, si dhe nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet i pap\u00ebrshtashem p\u00ebr profesionalizmin &#8211; por ai shprehet dakord p\u00ebr shkarkimin p\u00ebr shkak t\u00eb c\u00ebnimin t\u00eb besimit t\u00eb publikut dhe gjetjet e tjera.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80638\" aria-describedby=\"caption-attachment-80638\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-Kpk-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80638\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-Kpk--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80638\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80638\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Lorenc M\u00ebrkuri n\u00eb KPK, pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Sarand\u00ebs Lorenc M\u00ebrkuri u shkarkua nga detyra m\u00eb 22 shtator 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, profesionalizmit dhe figur\u00ebs. Megjith\u00ebse t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr shkarkimin e M\u00ebrkurit dhe kan\u00eb vler\u00ebsuar se me veprimet dhe mosveprimet e tij subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, jan\u00eb ndar\u00eb lidhur me vler\u00ebsimin n\u00eb nj\u00eb konstatim p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Lorenc M\u00ebrkuri e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs. Ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri n\u00eb shkarkimin e tij, e ushtroi funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Deklarim i rrem\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se M\u00ebrkuri ka tjet\u00ebrsuar faktet lidhur me nj\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe k\u00ebsaj t\u00eb fundit, e cila rezulton bashk\u00ebpronare me 1\/3 pjes\u00eb takuese. Subjekti ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 69.3 m2 n\u00eb Sarand\u00eb me vler\u00eb 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrive t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2007 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat e siguruara prej tyre nga puna n\u00eb SHBA. Bashk\u00ebshortja ka deklaruar se nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kontribut p\u00ebr pjes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Por, nga hetimi ka rezultuar se n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer shtija e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve, bashk\u00ebshortja e ka derdhur shum\u00ebn n\u00eb llogarin\u00eb e saj. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas ajo ka t\u00ebrhequr shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe n\u00eb prill t\u00eb 2008-\u00ebs ka transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e t\u00eb birit 14 mij\u00eb e 800 euro.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto shuma jan\u00eb kryer n\u00eb vijm\u00ebsi edhe transferta t\u00eb tjera, q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb vler\u00ebsimin e trupit gjykues se vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2007 nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pagesat p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Kur subjektit iu njoftua se nuk jan\u00eb prekur vlerat monetare t\u00eb mbetura n\u00eb llogarin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetaseve E. M. ose D. M. n\u00eb \u2018Societe Generale Albania Bank\u2019, ai deklaroi se si burim kishin sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga k\u00ebta shtetas nga pun\u00ebsimi i tyre n\u00eb SHBA\u201d, konstaton trupi gjykues dhe vler\u00ebson se deklarimi se pagesa p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb kryer pjes\u00eb-pjes\u00eb nga viti 2007 e n\u00eb vijim, nuk \u00ebsht\u00eb justifikuar me asnj\u00eb dokumentacion ligjor provues.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK thuhet se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes t\u00eb ken\u00eb pasur ndonj\u00eb marrdh\u00ebnie t\u00eb m\u00ebparshme me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar transferimi i shumave nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes prej SHBA, si n\u00eb rrug\u00eb bankare ashtu dhe tok\u00ebsore.<\/p>\n<p>KPK nuk ka konsideruar si prov\u00eb edhe deklarat\u00ebn e nj\u00eb prej ish-ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb konfirmonte se kishte miq\u00ebsi t\u00eb hershme me vjehrrin e subjektit dhe se pagesat ishin kryer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb SHBA. Kjo, pasi ka rezultuar se ky ish-ortak i kishte shitur aksionet q\u00eb zot\u00ebronte kur kishte udh\u00ebtuar drejt SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2009 dhe nuk kishte lidhje me shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb deformuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb funksion t\u00eb paraqitjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, q\u00eb lidheshin me krijimin e k\u00ebsaj pasurie. \u201c[\u2026]Trupi gjykues vler\u00ebson se sjellja e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke zgjedhur t\u00eb mos jet\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb shpjegimet mbi gjendjen e pasuris\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshortja e tij disponon n\u00eb 1\/3 pjes\u00ebn, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb m\u00eb s\u00eb pakti, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e nj\u00eb v\u00ebzhguesi objektiv, p\u00ebrb\u00ebn arsye q\u00eb t\u00eb cenohet besimi i publikut te drejt\u00ebsia\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast subjekti nuk gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb. \u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr veprime dhe informacione q\u00eb nuk burojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga veprimet apo dijenit\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, in prima persona, por p\u00ebr veprime, fakte dhe rrethana t\u00eb kryera apo t\u00eb njohura nga persona t\u00eb tret\u00eb dhe, m\u00eb pas, t\u00eb referuara te subjekti\u201d, konstaton Hamitaj dhe \u00e7mon se nuk mund t\u00eb konsiderohet deklarim i rrem\u00eb pasqyrimi i nj\u00eb fakti apo informacioni ashtu sikurse i \u00ebsht\u00eb referuar deklaruesit.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se nuk ka ndonj\u00eb veprim specifik t\u00eb subjektit q\u00eb t\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim deformimin e fakteve reale ose pasqyrimit t\u00eb tyre ndryshe me q\u00ebllim fshehjen e pasurive.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme si o\u00ebr apartamntin \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2009, \u00e7mimi shitjes s\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb automjeti tip Audi n\u00eb vitin 2015, kundrejt \u00e7mimit 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kronologjia e blerjes dhe shitjes s\u00eb automjetit tip Benz q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e Audi-t jan\u00eb gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Sipas KPK, subjekti e ka futur mjetin n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009, por pa kryer zhdoganimin e tij &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka realizuar rishtazi hyrjen e makin\u00ebs n\u00eb territorin shqiptar n\u00eb shkurt t\u00eb 2010-\u00ebs, por pa e dokumentuar daljen.<\/p>\n<p>Kryerja e zhdoganimit t\u00eb automjetit sikur t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb 2010-\u00ebs n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, konsiderohet jo vet\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb praktikave normale duke shmangur detyrimet doganore, por edhe si paraqitje e fakte t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Kjo m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit tregon qasjen e tij n\u00eb raport me respektimin e ligjit. Sjellja e subjektit, p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka besimi i publikut tek integriteti dhe autoriteti i ushtrimit t\u00eb ndjekjes penale, p\u00ebrb\u00ebn zgjedhje, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm nuk sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb krijimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia, por e d\u00ebmtojn\u00eb at\u00eb\u201d, arsyeton trupi gjykues megjith\u00ebse v\u00ebren se ky fakt ka ndodhur kur subjekti nuk ishte em\u00ebruar ende si prokuror.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se ky fakt nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor lidhur me shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Trupi gjkykues konstaton deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb M\u00ebrkurit p\u00ebr shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese 40 m2, n\u00eb nj\u00eb apartament banimi\u00a0 n\u00eb Sarand\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga privatizimi nga familja e origjin\u00ebs s\u00eb tij, si dhe paqart\u00ebsi t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 112 m2 n\u00eb sarand\u00eb + zyr\u00eb me sip\u00ebrfaqe 28 m2 + truall me sip\u00ebrfaqe 150 m2. Gjithashtu, M\u00ebrkuri nuk ka deklaruar kur ka filluar detyr\u00ebn nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 23.8 m2 n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pa leje rreth viteve 1994-1995 dhe nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb tre trojeve n\u00eb Sarand\u00eb, me sip\u00ebrfaqe totale 4200 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni konstaton se subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur nuk kan\u00eb shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr figur\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb M\u00ebrkurit n\u00eb veprime korruptive n\u00eb disa procese penale. Gjithashtu jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i fashikujve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime nga DSIK \u00ebsht\u00eb konkluduar se M\u00ebrkuri nuk ka p\u00ebrmbushur funksionet e prokurorit n\u00eb disa raste, pasi ka vendosur mosfillim procedimi penal pa kryer hetime shteruese.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]P\u00ebr nj\u00eb v\u00ebzhgues t\u00eb jasht\u00ebm krijon premisa serioze t\u00eb cenimit t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia, n\u00eb kontekstin e mosveprimit apo veprimeve t\u00eb q\u00ebllimshme p\u00ebr t\u00eb mos lejuar mbajtjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale, duke krijuar efektin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb perceptimin e publikut\u201d, konstaton KPK n\u00eb rastin e verifikimit t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb hetuar nga M\u00ebrkuri n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime procedural et\u00eb nevojshme p\u00ebr v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb veprave t\u00eb ndryshme penale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb evidentuar disa raste kur procedimet penale jan\u00eb regjistruar 3 ose 4 muaj pas depozitimit t\u00eb kall\u00ebzimeve.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni konkludon se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb M\u00ebrkuri t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, vler\u00ebson se subjekti me veprimet dhe mosveprimet e tij ka krijuar kushtet e klim\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut, duke c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Mang\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Mang\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura jan\u00eb dhe n\u00eb aspektin profesional. Sipas KPK subjekti \u00ebsht\u00eb treguar pasiv n\u00eb kryerjen e veprimeve hetimore ose nuk ka kryer hetime dhe jan\u00eb konstatuar raste kur \u00a0arsyetimet jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuara n\u00eb legjislacionin procedural penal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb evidentuar raste kur M\u00ebrkuri nuk ka referuar rrethanat r\u00ebnduese t\u00eb t\u00eb pandehurit ose i ka hequr lirin\u00eb nj\u00eb qytetari t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb moskryerjes s\u00eb hetimeve t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>\u201c K\u00ebto mosveprime t\u00eb subjektit kan\u00eb afektuar indikator\u00ebt e njohurive t\u00eb ligjit, aft\u00ebsit\u00eb organizative t\u00eb etik\u00ebs dhe integritetit, t\u00eb parashikuara n\u00eb nenet 74 dhe 75 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016, \u2018P\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u2019\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupi gjykues arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka demonstruar mang\u00ebsi t\u00eb theksuara t\u00eb njohurive ligjore, duke shkelur procedur\u00ebn.\u201c[\u2026]gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit ka demonstruar gjykim t\u00eb dob\u00ebt, q\u00eb ka sjell\u00eb, gjithashtu, shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve, n\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb q\u00eb shihen t\u00eb pamundura t\u00eb riparohen n\u00ebp\u00ebrmjet programit trajnues n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, konstaton KPK dhe vler\u00ebson se n\u00eb kushtet kur gabimet evidentohen t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, subjekti konsiderohet i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryesuesi Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara nuk e b\u00ebjn\u00eb M\u00ebrkurin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm profesionalisht, por sipas tij n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit ka c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Komisionit konstaton se prokurori i Sarand\u00ebs Lorenc M\u00ebrkuri kreu deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr profesionalizmin. Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se M\u00ebrkuri nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament p\u00ebr t\u00eb cilin shumica konkludon se subjekti ndryshoi faktet, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72358,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[481,117,362],"tags":[118,489,149,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-Kpk-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Lorenc M\u00ebrkuri n\u00eb KPK, pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72357"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72357"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72357\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72359,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72357\/revisions\/72359"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}