{"id":72372,"date":"2021-11-15T19:37:09","date_gmt":"2021-11-15T18:37:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-kapedani-i-kerkon-kpk-se-qe-te-mos-vleresoje-videot-ne-tiktok\/2021\/11\/15\/"},"modified":"2023-04-06T18:20:48","modified_gmt":"2023-04-06T16:20:48","slug":"gjyqtarja-kapedani-i-kerkon-kpk-se-qe-te-mos-vleresoje-videot-ne-tiktok","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-kapedani-i-kerkon-kpk-se-qe-te-mos-vleresoje-videot-ne-tiktok\/2021\/11\/15\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Kapedani i k\u00ebrkon KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vler\u00ebsoj\u00eb videot n\u00eb TikTok"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e pezulluar e Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime p\u00ebr shitjen e nj\u00eb kamioni nga bashk\u00ebjetuesi si dhe disa denoncime, por pretendoi se kompetenca p\u00ebr vler\u00ebsimin e videove n\u00eb TikTok ishte e KLGJ-s\u00eb dhe jo e vetingut.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81448\" aria-describedby=\"caption-attachment-81448\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkeleda-Kapedani-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81448\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkeleda-Kapedani-ne-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81448\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81448\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Enkeleda Kapedani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Enkeleda Kapedani dha shpjegime t\u00eb gjata t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku po p\u00ebrballet me hetimin administrativ n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Aktualisht, Kapedani \u00ebsht\u00eb e pezulluar nga detyra prej K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb procedimi disiplinor t\u00eb hapur nga Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD pas publikimit n\u00eb Tik Tok t\u00eb disa videove t\u00eb filmuara n\u00eb zyr\u00eb dhe teksa drejtonte makin\u00ebn.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Kapedanin po kryhet nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i ONM u ndal\u00ebn gjat\u00eb me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashk\u00ebjetuesi i subjektit, n\u00eb blerjen dhe shitjen e nj\u00eb kamioni. Bekteshi sqaroi se bashk\u00ebjtuesi i saj e kishte bler\u00eb kamionin p\u00ebr 950 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe e kishte shitur disa muaj m\u00eb pas n\u00eb vler\u00ebn e 32 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2017, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb huadh\u00ebnie nga bashk\u00ebjetuesi n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb euro. Kapedani ka deklaruar se huaja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe si burim ka qen\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e kamionit.<\/p>\n<p>Sipas relatores, transaksioni dukej i dyshimt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb diferenc\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes me at\u00eb at\u00eb shitjes. Megjith\u00ebse Tatimet kishin dor\u00ebzuar dokumentacion q\u00eb konfirmon pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr fitimin e krijuar nga shitja e kamionit, Komisioni vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb provuar t\u00ebr\u00ebsisht pagesa e k\u00ebtyre detyrimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2016 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si e ardhur vet\u00ebm \u00e7mimi i blerjes 950 mij\u00eb lek\u00eb dhe ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Kapedani tha se kishte p\u00ebrgatitur 150 faqe shpjegime.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb ditari i jet\u00ebs time dhe k\u00ebrkoj koh\u00ebn e mjaftueshme t\u00eb relatoj,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Kapedani i kund\u00ebrshtoi konstatimet e KPK lidhur me dyshimet e ngritura p\u00ebr diferenc\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb kamionit. Ajo deklaroi se \u00e7mimet ishin dakord\u00ebsuar me vullnet t\u00eb lir\u00eb t\u00eb pal\u00ebve dhe solli n\u00eb vemendje nj\u00eb vendim t\u00eb KPK, ku konkludohej se shitja e makinave n\u00eb tregun e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet mjaft fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kapedani k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nuk ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e asnj\u00eb pasurie. Ajo shpjegoi se pasi huaja ishte kthyer, bashk\u00ebjetuesi i kishte shpenzuar p\u00ebr q\u00ebllimet e tij t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e kamionit. \u201cMosinvestimi i k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave rr\u00ebzon dyshimet p\u00ebr pastrim t\u00eb parave,\u201d theksoi Kapedani.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se huaja ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 dhe ishte formalizuar n\u00eb 2017-\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb deklarimit \u2018veting\u2019 q\u00eb duhej t\u00eb kryente.<\/p>\n<p>Kapedani i m\u00ebshoi fort q\u00ebndrimit t\u00eb saj t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb shpjegimet gjat\u00eb hetimit administrativ se, p\u00ebr fitimin e siguruar nga shitja e pasurive t\u00eb luajtshme, nuk duhet t\u00eb paguhet tatim. Sipas subjektit, p\u00ebr pasurit\u00eb e luajtshme paguhet tatim fitimi kur ato shiten n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb aktiviteti tregtar dhe jo n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb q\u00eb e quajti sporadik.<\/p>\n<p>E pyetur nga an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb dhe v\u00ebshguesi i ONM-s\u00eb se p\u00ebrse kishte deklaruar fillimisht se nuk ishte paguar tatimi i fitimit, Kapedani shpjegoi se nuk e dinte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo pretendoi se transaksioni ishte kryer nga bashk\u00ebjetuesi n\u00eb vitin 2016 dhe se nuk dispononte dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar pages\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryesuesja Bungo i k\u00ebrkoi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb brenda dat\u00ebs 17 n\u00ebntor t\u00eb dor\u00ebzonte dokument provues p\u00ebr pages\u00ebn e tatimit, ose madat pages\u00ebn nga banka, ose dokumentin DIVA me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar pagesa.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problem q\u00eb u evidentua ishte edhe mosdeklarimi i nj\u00eb mjeti n\u00eb p\u00ebrdorim gjat\u00eb viteve 2015-2017, megjith\u00ebse Kapedani kishte disponuar dy polica sigurimi.<\/p>\n<p>Kapedani deklaroi se e kishte p\u00ebrdorur automjetin n\u00eb fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra kohore, tre jav\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015, nj\u00eb muaj para deklarat\u00ebs \u2018veting\u2019 dhe dy jav\u00eb pas k\u00ebsaj deklarate. Ajo theksoi se kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebr blerjen e mjetit n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shpjegoi se kishin qen\u00eb daja dhe djali i tij.<\/p>\n<p>Nga analiza e KPK-s\u00eb, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 197 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2014 dhe 2015, kur ajo ka bashk\u00ebjetuar me prind\u00ebrit. Kapedani k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00eb shpenzimet jetike t\u00eb prind\u00ebrve. Ajo deklaroi se me pag\u00ebn si gjyqtare ka mbuluar vet\u00ebm shpenzimet e saj dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Kapedani theksoi se prind\u00ebrit kishin patur kursime, si dhe v\u00ebllai i\u2019u kishte d\u00ebrguar gjat\u00eb asaj periudhe dy her\u00eb shuma monetare n\u00eb vler\u00ebn totale 6825 euro.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr pasurit\u00eb e tjera q\u00eb zot\u00ebrohen nga Kapedani dhe bashk\u00ebjetuesi i saj.<\/p>\n<p><strong>Videot n\u00eb Tik Tok dhe denoncimet<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, si n\u00eb raportin fillestar, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar. Megjitat\u00eb, n\u00eb raportin e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar nj\u00eb informacion p\u00ebr dyshime n\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtares Kapedani n\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb cilat u kund\u00ebrshtuan prej saj n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Nga vler\u00ebsimi i 3 dosjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe 5 t\u00eb shortuarave nuk jan\u00eb evidentuar probleme as prej KLGJ-s\u00eb dhe as prej Komisionit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka verifikuar dy nga shtat\u00eb denoncimet, ku n\u00eb nj\u00ebrin prej tyre ngrihen pretendime p\u00ebr nj\u00eb vendim penal p\u00ebr shmangien e d\u00ebnimit t\u00eb shtetasit V.Y. Nga sa u diskutua n\u00eb seanc\u00eb u kuptua se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vendimin e shuarjes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj Viktor Ymerit, ndaj t\u00eb cilit Gjykata e Apelit Durr\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2018 i hoqi d\u00ebnimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb. Ymeri njihet edhe si an\u00ebtar i nj\u00eb prej bandave t\u00eb vitit 1997. Ai ia doli t\u00eb rihapte \u00e7\u00ebshtjen dhe megjith\u00ebse u gjet fajtor p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje, u d\u00ebnua me 25 vjet burgim.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb d\u00ebnimit, gjyqtarja Kapedani vendosi lirimin e tij.<\/p>\n<p>Kapedani sqaroi se nuk ishte ajo q\u00eb kishte hequr burgimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr Ymerin, por Apeli Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cI kishte mbetur d\u00ebnim p\u00ebr 1 muaj e 23 dit\u00eb. \u00c7far\u00eb fitimi do t\u00eb kishte?\u201d, tha ajo dhe k\u00ebrkoi q\u00eb fajtori t\u00eb gjendet diku tjet\u00ebr. \u201cKush ia shtroi rrug\u00ebn e lirimit? Vendimi im \u00ebsht\u00eb hallka e fundit dhe e pavler\u00eb,\u201d deklaroi Kapedani.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim \u00ebsht\u00eb ngritur pretendim se gjyqtarja Kapedani ka lidhje me disa avokat\u00eb. Sipas Bekteshit, nga verifikimi i vendimarjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ku pal\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokat\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar raport i zhdrejt\u00eb krahasuar me avokat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kapedani theksoi se nuk ekzistonte asnj\u00eb trajtim preferencial p\u00ebr avokat\u00ebt dhe se vendimet e saj bazoheshin n\u00eb prova e n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb relatimit t\u00eb saj p\u00ebr profesionalizmin, Bekteshi u ndal n\u00eb videot e publikuara n\u00eb Tik Tok. Nga verifikimi i poseduesit t\u00eb mjetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti gjat\u00eb regjistrimit t\u00eb videove t\u00eb publikuara, nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar ndonj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK e ka pyetur subjektin n\u00ebse p\u00ebrdorimi i institucionit p\u00ebr regjistrimin e videove mund t\u00eb c\u00ebnonte etik\u00ebn e gjyqtarit gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kapedani paraqiti nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb lidhur me pyetjet e ngritura nga KPK p\u00ebr videot e publikuara n\u00eb Tik Tok. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se KPK nuk duhej t\u00eb vler\u00ebsonte mbi k\u00ebt\u00eb rast, pasi ishte jasht\u00eb afatit kushtetues p\u00ebr vler\u00ebsimin profesional, q\u00eb sipas subjektit ishte viti 2016. \u201cNga viti 2017 e n\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e KLGJ-s\u00eb,\u201d theksoi ajo dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ishte duke e trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sipas Kapedanit, n\u00ebse KPK do t\u00eb shqyrtonte \u00e7\u00ebshtjen e videove, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb c\u00ebnonte t\u00eb drejt\u00ebn e saj p\u00ebr t\u2019u gjykuar nga institucioni kompetent; do t\u00eb c\u00ebnonte procesin e rregullt ligjor; si dhe prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb. \u201cDo c\u00ebnonte edhe t\u00eb drejtat e njeriut duke m\u00eb gjykuar dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb,\u201d pretendoi ajo.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e ILD-s\u00eb p\u00ebr shkarkim dhe pretendoi se edhe KLGJ nuk kishte konstatuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda. Kapedani pohoi se KLGJ e kishte kthyer p\u00ebr rihetim n\u00eb ILD \u00e7\u00ebshtjen e saj dhe se tashm\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkim kishte r\u00ebn\u00eb, por Inspektori mund t\u00eb rikthehej me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kapedani e konsideroi publikimin e videove dhe mediatizimin e tyre si nj\u00eb sulm nga personat q\u00eb nuk e p\u00ebrdornin dot si notere.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjyq popullor me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr personin tim,\u201d vijoi subjekti, duke k\u00ebrkuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mos merrej n\u00eb shqyrtim nga KPK p\u00ebrderisa procedura disiplinore nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>E pyetur nga Bungo se p\u00ebrse nuk e kishte ngritur k\u00ebt\u00eb pretendim edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e trajtuara n\u00eb funksion t\u00eb denoncimeve t\u00eb cilat jan\u00eb pas vitit 2016, Kapedani tha se kishte dashur q\u00eb t\u00eb kishte transparenc\u00eb p\u00ebr publikun. Ajo shtoi se \u00e7\u00ebshtja e videove do t\u00eb b\u00ebhet transparente gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb KLGJ.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Kapedani k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 19 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e pezulluar e Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime p\u00ebr shitjen e nj\u00eb kamioni nga bashk\u00ebjetuesi si dhe disa denoncime, por pretendoi se kompetenca p\u00ebr vler\u00ebsimin e videove n\u00eb TikTok ishte e KLGJ-s\u00eb dhe jo e vetingut.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72373,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[200,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Enkeleda-Kapedani-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Enkeleda Kapedani pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72372"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72372"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72372\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72374,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72372\/revisions\/72374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}