{"id":72384,"date":"2021-11-11T19:03:37","date_gmt":"2021-11-11T18:03:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pikat-e-nxehta-ne-hetimin-e-kpk-per-pasurine-e-gjyqtares-eda-kaja\/2021\/11\/11\/"},"modified":"2023-04-06T18:21:39","modified_gmt":"2023-04-06T16:21:39","slug":"pikat-e-nxehta-ne-hetimin-e-kpk-per-pasurine-e-gjyqtares-eda-kaja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pikat-e-nxehta-ne-hetimin-e-kpk-per-pasurine-e-gjyqtares-eda-kaja\/2021\/11\/11\/","title":{"rendered":"\u201cPikat e nxehta\u201d n\u00eb hetimin e KPK p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtares Eda Kaja"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Durr\u00ebsit, Eda Kaja dha shpjegime n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit lidhur me mungesat e burimeve t\u00eb pasurive q\u00eb jan\u00eb konstatuar si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e pasurive t\u00eb luajtshme dhe atyre t\u00eb paluajtshme, pasi nuk jan\u00eb paguar t\u00eb plota detyrimet tatimore.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81420\" aria-describedby=\"caption-attachment-81420\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kaja-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-81420 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kaja-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81420\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81420\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Durr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 11 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb zgjati afro kat\u00ebr or\u00eb, u pyet dhe dha shpjegime p\u00ebr problemet e konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar hetimi administrativ. Kaja u paraqit n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e saj ligjore, avokaten Romina Zano.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Kaja po kryhet nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pine. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Eda Kaja e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1992 si ndihm\u00ebs gjyqtare dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb funksionin e gjyqtares n\u00eb 1994-\u00ebn. Ajo punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kyesuesja Sanxhaktari sqaroi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit administrativ edhe p\u00ebr dy kriteret e tjera do t\u00eb shqyrtohet pas njohjes me shpjegimet dhe provat p\u00ebrfundimtare t\u00eb paraqitura nga Kaja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs u relatuan nj\u00eb list\u00eb e gjat\u00eb gjetjesh p\u00ebr disa pasuri t\u00eb paluajtshme dhe t\u00eb luajtshme, p\u00ebr transaksionet e t\u00eb cilave jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr Komisionin p\u00ebr veprime fiktive me q\u00ebllim shmangien e detyrimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti jepte shpjegime, kryesyesja Sanxhaktari kj\u00ebrkoi sqarime t\u00eb holl\u00ebsishme duke shteruar edhe pyetjet e komisioner\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, relatori Komici p\u00ebrmblodhi gjetjet e Komisionit, q\u00eb i konsideroi si \u201cpika t\u00eb nxehta\u201d t\u00eb k\u00ebtij hetimi administrativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 115.9 m2 n\u00eb Durr\u00ebs dhe nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 19.4 m2, subjekti ka deklaruar se i ka p\u00ebrfituar si bashk\u00ebpronare e truallit, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb vitit 2009. P\u00ebr garazhin, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese rezulton bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese 9.4 m2.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, kan\u00eb rezultuar deklarime kontradiktore t\u00eb subjektit lidhur me p\u00ebrfitimin e apartamentit, pasi n\u00eb vitin 2005 ka deklaruar se do t\u00eb paguante shum\u00ebn 37 mij\u00eb euro p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 90 m2 dhe do t\u00eb p\u00ebrfitonte falas 30 m2, nd\u00ebrsa n\u00eb 2009-\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfitimi i pasurive n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb truallit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u konstatua se subjekti ka deklaruar pages\u00ebn e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2005, por nuk ka deklaruar shlyerjen e shum\u00ebs s\u00eb mbetur 27 mij\u00eb euro, si dhe burimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Eda Kaja zgjodhi t\u00eb jepte vet\u00eb shpjegime p\u00ebr shumic\u00ebn e gjetjeve. N\u00eb disa raste ajo u emocionua dhe k\u00ebrkoi ndjes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrlotjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklaroi se punon si gjyqtare prej tre dekadash dhe se \u00ebsht\u00eb treguar gjithmon\u00eb e kujdeshme n\u00eb zbatimin e ligjit dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se trualli ishte p\u00ebrfituar prej saj n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb, nd\u00ebrsa gjyshi e kishte fituar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit t\u00eb Pronave. Sipas Kaj\u00ebs, nuk kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e sip\u00ebrfaqeve, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake, nuk ishte p\u00ebrcaktuar sip\u00ebrfaqja p\u00ebrfundimtare p\u00ebr shkak se objekti mund t\u00eb ndryshonte. Ajo theksoi se burimi i k\u00ebtyre pasurive ishte kontrata e shk\u00ebmbimit e vitit 2009.<\/p>\n<p>Kaja k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte deklaruar n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2010 sip\u00ebrfaqen e pasurive t\u00eb p\u00ebfituara nga kontrata e shk\u00ebmbimit, si dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si burim p\u00ebr krijimin e tyre. Sipas Kaj\u00ebs, n\u00eb asnj\u00eb rast pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet vjetore nuk kan\u00eb pasur si q\u00ebllim fshehjen e pasurive apo burimit.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit m\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, subjekti ka qen\u00eb p\u00ebrfituese me pjes\u00eb takuese edhe p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi me sip\u00ebrfaqe 23.79 m2, por ka rezultuar se subjekti nuk e ka deklaruar shitjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2012. Komisioni konstaton \u00e7mime t\u00eb ndryshme t\u00eb shitjes mes kontrat\u00ebs s\u00eb premtim-shitjes t\u00eb vitit 2008 ku p\u00ebrcaktohet vlera 46 mij\u00eb euro, me at\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes t\u00eb vitit 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 2.6 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Nisur nga ky fakt, KPK ngre dyshim se kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim shmangien e pagimit t\u00eb detyrimit tatimor p\u00ebr vler\u00ebn 46 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Kaja dhe avokatja Zano shpjeguan se \u00e7mimi real i p\u00ebrfituar \u00ebsht\u00eb ai sipas kontrat\u00ebs t\u00eb premtim shitjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera 23 mij\u00eb euro e sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes t\u00eb vitit 2012 p\u00ebrfaq\u00ebsonte detyrimin e mbetur t\u00eb bler\u00ebsit. \u201cNuk kam dijeni p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb vendosur ajo shum\u00eb. Mbetet dyshim i paprovuar dhe nuk ka fshehje,\u201d tha Kaja.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi edhe situat\u00ebn e subjektit n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb dukje gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb vendimi p\u00ebr mosfillim hetimesh t\u00eb prokuroris\u00eb, ku shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese kishte qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kall\u00ebzuesit. Komici evidentoi se pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e ankimit, subjekti duket se gjendej n\u00eb kushtet e heqjes dor\u00eb.<\/p>\n<p>Kaja dhe Zano e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb konstatim. Sipas subjektit, ajo kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese dhe jo me administratorin personalisht. Gjithashtu, duke iu referuar Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, Kaja tha se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se kur duhet t\u00eb hiqet dor\u00eb nga shqyrtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo k\u00ebrkese penale, si dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se vendimi i saj ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme me ato t\u00eb kontratave p\u00ebr shitjen e dyqanit, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb pages\u00ebn e detyrimeve tatimore p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga ajo e deklaruar si e p\u00ebrfituar, u konstatua edhe n\u00eb transaksionin e shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2004 nga bashk\u00ebshorti dhe familja e tij e origjin\u00ebs, t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb si dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar kalimi i k\u00ebsaj vlere nga shit\u00ebsi n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb Kaj\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve, ka rezultuar se n\u00eb hipotek\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb shitje, e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb, me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb nj\u00ebjta dhe i n\u00ebnshkruar nga i nj\u00ebjti noter e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona, bashk\u00ebshorti i subjektit dhe familjar\u00ebt e tij, por me \u00e7mim shitje 2 milion\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimet ka rezultuar se detyrimet tatimore jan\u00eb paguar p\u00ebr vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuket se jan\u00eb kryer veprime fiktive dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarim i rrem\u00eb n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e shitjes,\u201d tha Komici dhe sqaroi se duket se ky veprim ka pasur si q\u00ebllim shmangien e pages\u00ebs s\u00eb tatimit p\u00ebr vler\u00ebn e shitjes 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kaja deklaroi se k\u00ebt\u00eb fakt e kishte m\u00ebsuar gjat\u00eb hetimit administrativ. Ajo pretendoi se dhe bashk\u00ebshorti nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni, pasi pagesa e detyrimit pran\u00eb hipotek\u00ebs ishte kryer nga vjehrra dhe se ajo aktualisht \u00ebsht\u00eb e moshuar dhe nuk i kujtohen rrethanat.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK i ka kaluar subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr mospagimin e tatimit p\u00ebr fitimet e siguruara nga shitja e tre automjeteve dhe munges\u00ebn e burimeve p\u00ebr blerjen e dy prej tyre, Sanxhaktari e pyeti Kaj\u00ebn q\u00eb t\u00eb sqaronte se si n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kishin arritur t\u00eb p\u00ebrfitonin vlera t\u00eb konsiderueshme nga shitja e makinave, pasi i kishin p\u00ebrdorur p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Kaja pretendoi se automjetet ishin bler\u00eb jasht\u00eb shtetit nga bashk\u00ebshorti dhe n\u00eb nj\u00eb rast nga vjehrra me \u00e7mime okazion. Ajo deklaroi se n\u00eb \u00e7mimin fillestar nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohej pagesa e tatimit t\u00eb fitimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare vet\u00ebm ato t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e pasurive p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, Kaja ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kaja u pyet edhe lidhur me t\u00eb ardhurat e deklaruara si p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti nga aktiviteti i tij privat, autoshkoll\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2009 n\u00eb vler\u00ebn totale 10 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, subjekti nuk ka deklaruar shitjen e kuotave t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie n\u00eb vitin 2009, si dhe nuk ka pasqyruar shp\u00ebrndarjen e dividentit, si dhe pages\u00ebn e tatimit mbi dividentin.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Kaja deklaroi se aktivitti i bashk\u00ebshortit ka qen\u00eb biznes i vog\u00ebl dhe paguante vet\u00ebm tatim t\u00eb thjeshtuar dhe se nuk ka pasur detyrim t\u00eb paguante tatim mbi dividentin.<\/p>\n<p>KPK konstaton se Kaja nuk ka deklaruar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2009 aksionet q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb kantin\u00ebn e pijeve \u201cGjergj Kastrioti, Durr\u00ebs\u201d, duke ngritur dyshime p\u00ebr fshehje. Komici deklaroi se duket se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb me detyr\u00ebn e gjyqtarit lidhur me zot\u00ebrimin e aksioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Kaja sqaroi se aksionet ishin p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti si punonj\u00ebs i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie p\u00ebr shkak t\u00eb privatizimit n\u00eb vitin 1992. Ajo deklaroi se asnj\u00ebher\u00eb nuk kishin pasur p\u00ebrfitime nga k\u00ebto aksione, pasi nuk ishte shp\u00ebrndar\u00eb divident.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2017, ku si burim krijimi Kaja ka deklaruar kursimet familjare dhe t\u00eb vjehrr\u00ebs. Komici shpjegoi se subjekti nuk ka deklaruar likujditete cash gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2016, por Kaja pretendoi se vlera ishte kursim i vjehrr\u00ebs gjat\u00eb viteve q\u00eb ajo kishte jetuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin administrativ jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy hua t\u00eb dh\u00ebna subjektit nga djali i tezes n\u00eb vitet 2005 dhe 2006, nga 10 mij\u00eb euro secila. Sipas Komicit, nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre vlerave, si dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e tyre. Huaja e dyt\u00eb ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr pak dit\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si garanci p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vize.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se huaja e marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb mbajtur vet\u00ebm pak muaj n\u00eb llogari, pasi ka p\u00ebrfituar kredin\u00eb dhe i ka kthyer kush\u00ebririt shum\u00ebn 7 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb 2006-\u00ebn pjes\u00ebn e mbetur 3 mij\u00eb euro. Ajo deklaroi se kishte siguruar prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se kush\u00ebriri \u00ebsht\u00eb ortak n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tregjistruar n\u00eb Itali me t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e KPK-s\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 12 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Kaja e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb rezultat duke pretenduar se shpenzimet p\u00ebr krijimin e pasurive i jan\u00eb p\u00ebrllogaritur nga dy her\u00eb. Gjithashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe vlerat e pretenduara prej saj se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb nga bashk\u00ebshorti dhe familjar\u00ebt e saj, ato nga nj\u00ebsia e sh\u00ebrbimit si dhe automjetet.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Eda Kaja k\u00ebrkoi \u00e7eljen e hetimit administrativ p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin, si dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja Sanxhaktari sqaroi se do t\u00eb shqyrtohen provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe shtyu seanc\u00ebs p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 16 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Durr\u00ebsit, Eda Kaja dha shpjegime n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit lidhur me mungesat e burimeve t\u00eb pasurive q\u00eb jan\u00eb konstatuar si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e pasurive t\u00eb luajtshme dhe atyre t\u00eb paluajtshme, pasi nuk jan\u00eb paguar t\u00eb plota detyrimet tatimore.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72385,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Kaja-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Eda Kaja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72384"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72384"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72384\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72386,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72384\/revisions\/72386"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72385"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}