{"id":72387,"date":"2021-11-11T09:42:13","date_gmt":"2021-11-11T08:42:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-dritan-gina-cenoi-besimin-e-publikut-me-sjelljen-e-tij-gjate-vetingut\/2021\/11\/11\/"},"modified":"2023-04-06T18:21:58","modified_gmt":"2023-04-06T16:21:58","slug":"kpk-dritan-gina-cenoi-besimin-e-publikut-me-sjelljen-e-tij-gjate-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-dritan-gina-cenoi-besimin-e-publikut-me-sjelljen-e-tij-gjate-vetingut\/2021\/11\/11\/","title":{"rendered":"KPK: Dritan Gina c\u00ebnoi besimin e publikut me sjelljen e tij gjat\u00eb vetingut"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebrkesat e shumta p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues dhe shtyrje t\u00eb seancave t\u00eb depozituara n\u00eb Komision nga prokurori i Tiran\u00ebs gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit konsiderohen si t\u00eb q\u00ebllimshme dhe s\u00eb bashku me sjelljen e tij n\u00eb seanc\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit &#8211; kur hyri me forc\u00eb n\u00eb sall\u00eb, vler\u00ebsohen se c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79867\" aria-describedby=\"caption-attachment-79867\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Dritan-Gina-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79867\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Dritan-Gina--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"79867\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79867\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Dritan Gina gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 22 shtator t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Tiran\u00ebs, Dritan Gina pasi konkludoi se me sjelljen e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit subjekti c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia, si dhe ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Nj\u00eb raport i ndryshuar i DSIK q\u00eb e cil\u00ebsonte Gin\u00ebn si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga detyra, \u00ebsht\u00eb analizuar prej KPK, por nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e nevojshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, duke u konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim dy shkaqet e tjera t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p>Dritan Gina p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs. M\u00eb pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, drejtues i komanduar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Elbasanit dhe prokuror n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2018, Dritan Gina dhe bashk\u00ebshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e koh\u00ebs, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durr\u00ebsit i procedoi ata p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshort\u00ebt Gashi dhe Gina e kontestuan n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit vendimin e Markut, por k\u00ebrkesa e tyre nuk u mor parasysh. Nd\u00ebrsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashk\u00ebshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d t\u00eb pasuris\u00eb, q\u00eb u pasua edhe me shkarkimin e Gin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit renditen konstatimet lidhur me k\u00ebrkesat procedurale t\u00eb shumta t\u00eb Gin\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues q\u00eb konsiderohen se jan\u00eb kyrer p\u00ebr zvarritjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Gjithashtu, theksohet edhe sjellja e Gin\u00ebs n\u00eb nj\u00eb prej seancave d\u00ebgjimore kur ai nuk paraqiti kart\u00ebn e identitetit dhe hyri me forc\u00eb n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Menjeher\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb njohur me p\u00ebrb\u00ebrjen e trupit gjykues t\u00eb KPK t\u00eb kryersuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Xhensila Pine dhe an\u00ebtare Valbona Shanxhaktarin, Gina ka deklaruar konfliktin e interesin me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit; por k\u00ebrkesa u rr\u00ebzua nga nj\u00eb tjet\u00ebr trup gjykues.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb raporti sh\u00ebndet\u00ebsor dy javor Gina arriti t\u00eb shtyj\u00eb kthimin e p\u00ebrgjigjeve p\u00ebr rezultatet e hetimit deri n\u00eb muajin korrik. Seanca e par\u00eb d\u00ebgjimore me prokurorin Gina u zhvillua mesdit\u00ebn e 26 korrikut. Ai paraqiti k\u00ebrkes\u00ebn e p\u00ebrjashtimit p\u00ebr trupin gjykues dhe referoi nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb paraqitur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues, Etleda \u00c7iftja dhe Xhensila Pine, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Komisioni shtyu s\u00ebrish seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 3 shtator, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrjashtim u rr\u00ebzuan s\u00ebrish nga trupa t\u00eb tjera gjykuese. Por edhe seanca e dat\u00ebs 3 shtator u nd\u00ebrpre, pasi subjekti k\u00ebrkoi shtyrjen me pretendimin se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor nuk mund t\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbrojtjen p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Gina paraqiti si prov\u00eb nj\u00eb raport mjek\u00ebsor p\u00ebr mbrojt\u00ebsin e tij dhe fitoi nj\u00eb tjet\u00ebr shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs dri m\u00eb 15 shtator.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs Gina paraqiti k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Etleda \u00c7iftja dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues, si dhe k\u00ebrkoi shtyrje. Komisioni vendosi t\u00eb mospranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shtyrjen e seanc\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb \u00c7iftes, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa u d\u00ebrgua p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar nga nj\u00eb trup tjet\u00ebr gjykues t\u00eb p\u00ebrzgjedhur me short.<\/p>\n<p>Komisioni e vijoi seanc\u00ebn kur u paraqit\u00ebn rezultatet e hetimit dhe mbrojtja e subjektit nga avokati i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u b\u00eb me dije se an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues nuk do t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb dh\u00ebnien e vendimit p\u00ebr Gin\u00ebn derisa t\u00eb kishte nj\u00eb vendimarrje lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e \u00c7iftes.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs m\u00eb 22 shtator, Gina paraqiti s\u00ebrish k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtares Etleda \u00c7iftja dhe trupit gjykues. Ai u njoftua p\u00ebr mospranimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasi u mblodh n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi trupi gjykues vendosi t\u00eb vijoj\u00eb me procesin e vendimarrjes.<\/p>\n<p>Seanca e shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr Gin\u00ebn u zhvillua n\u00eb tension. Nd\u00ebrsa kryesuesja e trup\u00ebs s\u00eb KPK kishte filluar seanc\u00ebn duke konstatuar munges\u00ebn e subjektit, prokurori Dritan Gina u shty me forc\u00eb mes oficer\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs Republik\u00ebs dhe u fut pjes\u00ebrisht n\u00eb sall\u00eb duke b\u00ebrtitur: \u201c\u00c7\u2019a \u00ebsht\u00eb kjo seanc\u00eb?!\u201d, por oficer\u00ebt e shtyn\u00eb jasht\u00eb n\u00eb pak sekonda.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Gina u d\u00ebgjua t\u00eb debatonte me oficer\u00ebt e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs pasi ishte paraqitur pa kart\u00eb ID dhe refuzoi q\u00eb t\u00eb kontrollohej.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Dritan Gina nuk ka qen\u00eb gjithmon\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer ndaj tij dhe se ka synuar t\u00eb zvarris\u00eb procesin me an\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave procedurale t\u00eb shumta p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]N\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve t\u00eb tij p\u00ebr mosparaqitjen e kart\u00ebs s\u00eb identitetit dhe mos lejimin e kontrollit fizik nga garda e republik\u00ebs, si organ p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb e zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe, m\u00eb tej, hyrja me forc\u00eb n\u00eb sall\u00ebn ku zhvillohej seanca d\u00ebgjimore tregoi se nuk ishte bashk\u00ebpunues me Komisionin\u201d, konstaton KPK.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Nj\u00eb sjellje e till\u00eb ndaj nj\u00eb procesi kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn profesionale t\u00eb subjekteve, por edhe t\u00eb mir\u00ebfunksionimit t\u00eb vet\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb vend, cenon besimin e publikut te funksionari q\u00eb e kryen at\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parikuperueshme n\u00ebp\u00ebrmjet ndonj\u00eb programi trajnimi n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues dhe \u00e7mon se vet\u00ebm kjo qasje e sjelljes ndaj procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebrmbush kushtet e parashikuara p\u00ebr shkarkim nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Mungesat financiare<\/strong><\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 105 m2 n\u00eb Durr\u00ebs me vler\u00eb 80 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011, Gina ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 45 mij\u00eb euro dhe 35 mij\u00eb euro si trajtim preferencial p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes familjare.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe akteve t\u00eb administruara. Kjo pasi Gina ka pretenduar se vlera e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb 44 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes e tetorit t\u00eb vitit 2011 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb parapaguar cash pal\u00ebs bler\u00ebse jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale dhe se k\u00ebsti i dyt\u00eb dhe i fundit n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro do t\u00eb paguhej brenda n\u00ebntorit 2011.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale q\u00eb mban dat\u00ebn 14 n\u00ebntor 2011, pal\u00ebt shit\u00ebse dhe bler\u00ebse kan\u00eb rikonfirmuar pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb blerjes n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs dhe se nga ana e pal\u00ebs bler\u00ebse \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar cash jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale, k\u00ebsti i dyt\u00eb dhe i fundit i \u00e7mimit t\u00eb shitjes n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se nuk ekziston asnj\u00eb shkak ligjor q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dyshim v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fakteve t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes dhe deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb n\u00ebnshkruar mes pal\u00ebve dhe konkludon se Gina ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 121 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Gina ka deklaruar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga vjehrri. Por Komisioni konstaton se ky apartament duket se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2004 kundrejt shum\u00ebs 38 mij\u00eb e 800 euro.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb vitit 2013 babai i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ka deklaruar se ka vendosur t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga pron\u00ebsia e apartamentit dhe t\u2019ia dhuroj\u00eb vajz\u00ebs Rovena Gashi dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj duke shfuqizuar kontrat\u00ebn e vitit 2004, ka rezultuar se kjo e fundit ka qen\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb e thjesht\u00eb nd\u00ebrmjet pal\u00ebs shit\u00ebse dhe vjehrrit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb prej vitit 2004, kontrata e furnizimit me energji elektrike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se n\u00eb vitin 2013 bashk\u00ebshort\u00ebt Gina kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e shitblerjes ku thuhet se \u00ebsht\u00eb likujduar i gjith\u00eb \u00e7mimi ashtu si ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb porosis\u00eb, ndryshe nga sa ai pretendon se ka ndodhur realisht, Komisioni ngre dyshime p\u00ebr etik\u00ebn e subjektit.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Veprimet e subjektit nuk do p\u00ebrputheshin me sjelljen etike q\u00eb nj\u00eb prokuror pritet t\u00eb ket\u00eb dhe q\u00eb duhet t\u00eb demonstroj\u00eb, si gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, ashtu edhe jasht\u00eb saj, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb autoritetin dhe reputacionin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson\u201d, vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p>Po ashtu, konkludohet se nga analiza financiare, sipas t\u00eb gjith\u00eb skenareve t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb pagimit t\u00eb shum\u00ebs 38 mij\u00eb e 800 euro, do t\u00eb rezultonte me balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Balanc\u00eb negative ka rezultuar edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie leasing p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cPeugeot 308\u201d, me vler\u00eb 15 mij\u00eb e 100 euro n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebrkesat e shumta p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues dhe shtyrje t\u00eb seancave t\u00eb depozituara n\u00eb Komision nga prokurori i Tiran\u00ebs gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit konsiderohen si t\u00eb q\u00ebllimshme dhe s\u00eb bashku me sjelljen e tij n\u00eb seanc\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit &#8211; kur hyri me forc\u00eb n\u00eb sall\u00eb, vler\u00ebsohen se c\u00ebnojn\u00eb besimin e publikut tek [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72388,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,473],"tags":[492,118,149,131],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prokurori-Dritan-Gina-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Dritan Gina gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72387"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72389,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72387\/revisions\/72389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}