{"id":72393,"date":"2021-11-10T13:51:04","date_gmt":"2021-11-10T12:51:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-izet-dushaj-simuloi-transaksione-per-justifikimin-e-burimeve-te-pasurise\/2021\/11\/10\/"},"modified":"2023-04-06T18:22:31","modified_gmt":"2023-04-06T16:22:31","slug":"kpk-gjyqtari-izet-dushaj-simuloi-transaksione-per-justifikimin-e-burimeve-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjyqtari-izet-dushaj-simuloi-transaksione-per-justifikimin-e-burimeve-te-pasurise\/2021\/11\/10\/","title":{"rendered":"KPK: Gjyqtari Izet Dushaj simuloi transaksione p\u00ebr justifikimin e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit Durr\u00ebs, Izet Dushaj u gjet me balanc\u00eb negative n\u00eb krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, pasi veprimet dhe pretendimet e tij lidhur me sigurimin e burimeve dhe koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, u vler\u00ebsuan t\u00eb pav\u00ebrteta dhe fiktive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80629\" aria-describedby=\"caption-attachment-80629\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Izet-Dushaj-dhe-avokati-i-tij-.jpeg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80629\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Izet-Dushaj-dhe-avokati-i-tij--533x400.jpeg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80629\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80629\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Izet Dushaj (djathtas) dhe avokati i tij, Eridan Shehu pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi nga detyra m\u00eb 23 shtator 2021 gjyqtarin e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Izet Dushaj pasi rezultoi me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 9.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve, si dhe u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr veprime fiktive me q\u00ebllim justifikimin e burimit t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Izet Dushaj e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993, ku ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe kryetar gjykate n\u00eb Tropoj\u00eb. N\u00eb vitin 2006, Dushaj u promovua si gjyqtar Apeli n\u00eb Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2010 deri n\u00eb shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Pamela Qirko dhe Olsi Komicin an\u00ebtar, vendosi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb hetimi administrativ p\u00ebr gjyqtarin Izet Dushaj vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Balanca m\u00eb e madhe negative p\u00ebr gjyqtari Dushaj \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 158 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011, kundrejt \u00e7mimit 60 mij\u00eb euro. Komisioni ngre dyshime se subjekti ka kryer transaksione fiktive p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ai ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti banimi n\u00eb Bajram Curri n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2008-\u00ebs, pasuri t\u00eb cil\u00ebn e ka p\u00ebrfituar falas m\u00eb par\u00eb si ish- i p\u00ebrndjekur politik; shum\u00ebn 5000 paund t\u00eb dhuruar nga v\u00ebllai i tij, E.D. t\u00eb konfirmuar me nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2015; si dhe kursimet nd\u00ebr vite t\u00eb deklaruara m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dushaj ka deklaruar se p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie ka paguar shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa 10 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb hipotekimit n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se Dushaj e ka porositur apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007, por nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb fakt. Gjithashtu, jan\u00eb identifikuar mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb tij n\u00eb vitet 2008, 2011; p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2007; si dhe me kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb vitit 2011, lidhur me sip\u00ebrfaqen e apartamentit dhe momentit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Edhe pse subjekti ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2008 porositjen e k\u00ebsaj pasurie dhe pages\u00ebn e kryer n\u00eb shum\u00ebn prej 50 mij\u00eb euro, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb deklaruar detyrime t\u00eb mbetura ndaj shit\u00ebsit q\u00eb lidhen me kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2007, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7mimi prej 60 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga p\u00ebrcaktimet e b\u00ebra n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2007, fakti se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb koh\u00eb reale porositjen e k\u00ebtij apartamenti dhe interesat privat\u00eb t\u00eb lidhura me t\u00eb, si edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrputhjeve t\u00eb konstatuara n\u00eb deklarimet e b\u00ebra, Komisioni konsideron se pagesa prej 60 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb mars t\u00eb 2007-\u00ebs, n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrfshirjen e kryerjes s\u00eb pages\u00ebs n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2007 dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb pagesa e shum\u00ebs prej 50 mij\u00eb eurosh t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb vitin 2008, nd\u00ebrsa shlyerja e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro n\u00eb 2011-\u00ebn. Dushaj ka referuar si prova t\u00eb reja 2 mandatpagesa, nj\u00eb t\u00eb vitit 2008 p\u00ebr shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe 10 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Nga verifikimi dhe analizimi i dy mandatpagesave t\u00eb depozituara, Komisioni v\u00ebren se i dyti referon t\u00eb dh\u00ebna se pagesa e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dat\u00ebn 7 dhjetor 2011, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Dushaj n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka deklaruar se pagesa e k\u00ebtij k\u00ebsti \u00ebsht\u00eb kryer me n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, m\u00eb 3 janar 2011.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i vler\u00ebson jo bind\u00ebse pretendimet e Dushajt se shkak i mosdeklarimit t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn ka qen\u00eb fakti i mospagimit t\u00eb k\u00ebsteve n\u00eb at\u00eb vit. Kjo, pasi subjekti ka deklaruar gjat\u00eb hetimit administrativ se ka filluar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>Komisioni konsideron se nuk ka logjik\u00eb ekonomike q\u00eb pagesa e par\u00eb nga subjekti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb rreth 18 muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, trupi gjykues v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar n\u00eb DIP\/2007 detyrime financiare ndaj personave juridik\u00eb dhe fizik\u00eb\u201d, v\u00ebren KPK dhe i \u00e7mon deklarative dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova pretendimet e subjektit se nuk ka kryer asnj\u00eb pages\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe burimet financiare t\u00eb deklaruara nga subjekti p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti n\u00eb Tropoj\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2008 dhe se vlera e pretenduar si e p\u00ebrfituar nga ai transaksion nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk provohet pagesa e detyrimeve tatimore mbi t\u00eb ardhurat e pretenduara, si t\u00eb p\u00ebrfituara nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb, si rrjedhoj\u00eb e shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartameni n\u00eb vitin 2008\u201d, konstaton Komisioni lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb Tropoj\u00eb shtetasit A.G..<\/p>\n<p>Gjithashtu, trupi gjykues ngre dyshime mbi fiktivitetin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb vitit 2008 p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tropoj\u00eb. Sipas KPK, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb, nuk i p\u00ebrgjigjet \u00e7mimeve t\u00eb tregut t\u00eb koh\u00ebs, ku sipas p\u00ebrllogaritjes bazuar n\u00eb referencat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB duhej t\u00eb ishte rreth 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se kjo pasuri i \u00ebsht\u00eb shitur shtetasit I.K. n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb A.G. \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion nga v\u00ebllai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit tij R.D., I pajisur me prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nga gjyqtari Dushaj. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, bazuar n\u00eb pretendimet e subjektit p\u00ebr shitjen e pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2008, rezulton se subjekti me dijeni t\u00eb plot\u00eb ka autorizuar v\u00ebllain e tij p\u00ebr shitjen e saj n\u00eb vitin 2011\u201d, evidenton KPK.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime kontradiktore dhe ka munges\u00eb t\u00eb lidhjes logjike p\u00ebr transaksionet e kryera nd\u00ebr vite lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. N\u00eb vendim thuhet se Dushaj pretendon se e ka l\u00ebshuar prokur\u00ebn e posa\u00e7me pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga bler\u00ebsi, A.G, i cili k\u00ebrkonte t\u00eb regjistronte pasurin\u00eb n\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, subjekti ka deklaruar se v\u00ebllai i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka kryer veprime fiktive me q\u00ebllim shmangien e penalitetet p\u00ebr regjistrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shitjes, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb A.G. kishte hyr\u00eb n\u00eb bisedime me familjen K. p\u00ebr shitjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i q\u00ebndron konkluzionit se pagesa p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2007 dhe se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2008 nuk mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Gjithashtu Komisioni i \u00e7mon jo bind\u00ebse shpjegimet e subjektit dhe ngre dyshime se transaksioni i vitit 2008 \u00ebsht\u00eb veprim i simuluar, me q\u00ebllim n\u00eb dukje justifikimin e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr pages\u00ebn e deklaruar gjat\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioni konkludon se gjyqtari Dushaj nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion justifikues ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr nj\u00eb dhurim n\u00eb shum\u00ebn 5000 paund t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar krusime cash nd\u00ebr vite, ka rezultuar se ai nuk ka pasqyruar \u00a0pak\u00ebsimin e tyre dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb konsideruar si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto vler\u00ebsime, nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 7.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dushaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 672 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cMercedes Benz\u201d n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai nuk ka deklaruar p\u00ebrdorimin p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit t\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cVolkswagen, 3C Passat\u201d p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2019.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 9.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit Durr\u00ebs, Izet Dushaj u gjet me balanc\u00eb negative n\u00eb krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, pasi veprimet dhe pretendimet e tij lidhur me sigurimin e burimeve dhe koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebsteve p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, u vler\u00ebsuan t\u00eb pav\u00ebrteta dhe fiktive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72394,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[116,107,493,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Izet-Dushaj-pas-shkarkimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Izet Dushaj pas vendimit t\u00eb shkarkimit n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72393"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72393"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72393\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72395,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72393\/revisions\/72395"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72394"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72393"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72393"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72393"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}