{"id":72396,"date":"2021-11-09T20:19:50","date_gmt":"2021-11-09T19:19:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/veting-vetem-ne-dy-kritere-gjyqtari-ervin-trashi-perballet-me-pyetje-ne-kpk\/2021\/11\/09\/"},"modified":"2023-04-06T18:22:45","modified_gmt":"2023-04-06T16:22:45","slug":"veting-vetem-ne-dy-kritere-gjyqtari-ervin-trashi-perballet-me-pyetje-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/veting-vetem-ne-dy-kritere-gjyqtari-ervin-trashi-perballet-me-pyetje-ne-kpk\/2021\/11\/09\/","title":{"rendered":"Veting vet\u00ebm n\u00eb dy kritere, gjyqtari Ervin Trashi p\u00ebrballet me pyetje n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte gjetur probleme n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtarit Ervin Trashi dhe kishte cil\u00ebsuar si problem mosdeklarimin prej tij t\u00eb nj\u00eb procedimi penal. Trashi k\u00ebrkoi hapje t\u00eb hetimit edhe n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81375\" aria-describedby=\"caption-attachment-81375\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81375\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81375\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81375\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Ervin Trashi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Vladimir Karaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Vlor\u00ebs, Ervin Trashi u p\u00ebrfshi n\u00eb debat teorik me dy an\u00ebtaret e trup\u00ebs, relatoren Firdes Shuli dhe kryesuesen Brunilda Bekteshi, mbi sakt\u00ebsin\u00eb e plot\u00ebsimit prej tij t\u00eb formularit t\u00eb deklarimit t\u00eb figur\u00ebs dhe interpretimet juridike mbi t\u00eb. Por si\u00e7 doli nga relatimi, problemet kryesore t\u00eb tij ishin n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli relatoi se Trashi rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej 7.7 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb fund t\u00eb analiz\u00ebs financiare, me dyshimet p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb makine dhe munges\u00eb burimesh p\u00ebr disa transaksione t\u00eb tjera. Ai si\u00e7 edhe pohoi n\u00eb gjykat\u00eb kishte n\u00ebnshkruar, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale q\u00eb sipas vet\u00eb Trashit nuk ishte e sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Trashi kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, por nuk qe e qart\u00eb n\u00ebse ai mund t\u00eb provonte me dokumente t\u00eb ardhurat e t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Gjyqtari k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb rihapej hetimi p\u00ebr kriterin e profesionalizmit \u201dn\u00eb respekt t\u00eb 15 viteve pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Trashi u hetua nga nj\u00eb treshe q\u00eb ve\u00e7 Shulit dhe Bekteshit, kishte an\u00ebtare edhe Suela Zhegun. V\u00ebshguese e ONM-s\u00eb ishte Maria Tuma.<\/p>\n<p>Ervin Trashi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Gjirokastr\u00ebs. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimi mbi figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar kishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb KPK q\u00eb n\u00eb vitin 2017 nj\u00eb raport pap\u00ebrshtatshm\u00ebrie p\u00ebr Trashin. Sipas k\u00ebtij raporti, gjyqtari nuk kishte deklaruar nj\u00eb procedim penal ndaj tij p\u00ebr korrupsion aktiv.<\/p>\n<p>Shuli tha se vepra penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte nisur procedimi p\u00ebrfshihej n\u00eb veprat q\u00eb hetoheshin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, por tha se Trashi ishte p\u00ebrgjigjur negativisht pyetjes n\u00ebse ishte \u201ci p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d. Ajo tha se duke qen\u00eb se ligji i vet\u00ebdeklarimit nuk p\u00ebrjashtonte rastet e pushimit t\u00eb hetimeve, por vet\u00ebm ato t\u00eb pasuris\u00eb gjyqtari i ishin k\u00ebrkuar shpjegime mbi k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Trashi k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb fjal\u00ebn e tij se vet\u00ebdeklarimi ishe i sakt\u00eb. Ai tha se pyetja n\u00eb formular nuk ishte e llogjikshme dhe se ai nuk mund t\u00eb deklaronte se ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, kur hetimet ishin pushuar pasi ndaj tij nuk ishte gjetur asnj\u00eb element i p\u00ebrfshirjes n\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Por kryesuesja Bekteshi nd\u00ebrhyri dhe i k\u00ebrkoi shpjegime gjyqtarit n\u00eb lidhje me sakt\u00ebsin\u00eb formale t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb vet\u00ebdeklarimit. Bekteshi tha se e kuptonte q\u00eb n\u00eb thelb ai nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb, por se formalisht hetimet ndaj tij n\u00ebnkuptonin q\u00eb ai duhej t\u2019i kishte deklaruar.<\/p>\n<p>Trashi tha se ai p\u00ebrfshihej n\u00eb rastet p\u00ebrjashtimore, pasi nuk ishte marr\u00eb i pandehur dhe se ligji parashikonte q\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohej i \u201cp\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar\u201d sa koh\u00eb nuk ishte marr\u00eb i pandehur.<\/p>\n<p>Shuli u p\u00ebrfshi n\u00eb debat me gjyqtarin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se ai nuk ishte n\u00eb rastet p\u00ebrjashtimore dhe se duhej t\u00eb kishte deklaruar. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs KPK vuri n\u00eb dukje se provat n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter konsideroheshin t\u00eb plota dhe ishin nj\u00eb nga arsyet e mbylljes s\u00eb hetimit vet\u00ebm n\u00eb dy kritere.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari i rezultoi Komisionit me nj\u00eb bilanc negativ prej 7.7 milion lek\u00ebsh. Si\u00e7 doli nga relatimi ai kishte probleme me deklarimin dhe mbulimin me burime t\u00eb ligjshm et\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Orikum, nj\u00eb papafingoje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve, shpenzimet p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb dhe transaksionte q\u00eb kishin \u00e7uar deri te k\u00ebto zot\u00ebrime.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit Trashi nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb plota dhe nuk kishte deklaruar burimet p\u00ebr apartamentin 27 mij\u00eb euro n\u00eb Orikum. Apartamenti ishte paguar me 20 mij\u00eb euro kredi dhe 4 mij\u00eb euro t\u00eb paguara cash. Nj\u00eb shum\u00eb prej 3 mij\u00eb eurosh ishte ulur nga \u00e7mimi p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve t\u00eb pa kryera prej kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Por ky rezultoi nj\u00eb problem p\u00ebr gjyqtarin. KPK vuri n\u00eb dukje se kontrata e revokuar b\u00ebnte me dije se Trashi do kryente vet\u00eb punimet n\u00eb shum\u00ebn 3 mij\u00eb euro, por gjyqtari nuk kishte deklaruar t\u00eb tilla. N\u00eb seanc\u00eb dhe n\u00eb shpjegime gjyqtari tha se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb punime shtes\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7mimi ishte ulur p\u00ebr shkak t\u00eb mos p\u00ebrfundimit t\u00eb pun\u00ebve prej kompanis\u00eb n\u00eb mjediset e tjera t\u00eb pallatit q\u00eb e kishin l\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por Shuli i tha Trashit se deklarata e tij nuk p\u00ebrputhej me deklarat\u00ebn noteriale dhe kur u pyet specifikisht n\u00ebse kontrata noteriale ishte e sakt\u00eb, Trashi k\u00ebmb\u00ebnguli se ajo ishte b\u00ebr\u00eb e till\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe se atij i kishte leverdisur p\u00ebr shkak t\u00eb uljes n\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>Trashi kishte probleme edhe t\u00eb justifikonte t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait t\u00eb cilit i kishte marr\u00eb nj\u00eb hua prej 1.8 milion lek\u00ebsh. KPK tha se ai nuk kishte sjell\u00eb dokumente justifikuese p\u00ebr burimet e ligjshme. Vet\u00eb Trashi pranoi munges\u00ebn e dokumenteve p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe, por tha se i v\u00ebllai kishte punuar me kondicioner\u00ebt dhe se punonte n\u00eb rregullimin e ekspres\u00ebve t\u00eb kafes\u00eb. Ai tha se v\u00ebllain e kishte me vete dhe KPK mund t\u00eb kontrollonte duart e tij p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ai ishte apo jo pun\u00ebtor\u00eb. \u00a0Ai gjithashtu citoi disa kontrata pune t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait. Ai tha se KPK ishte kontradiktore pasi nuk kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb huan\u00eb, por kishte konsideruar shpenzimet e tij n\u00eb shlyerjen e saj.<\/p>\n<p>Trashi po ashtu sipas KPK-s\u00eb u gjet me probleme sa i p\u00ebrket nj\u00eb papafingoje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tre kat\u00ebshe t\u00eb familjes. Shuli tha se ai kishte dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrime kontradiktore mbi koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb papafingos. Kjo e fundit ishte deklaruar fillimisht se ishte nd\u00ebrtuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, por ortofotot q \u00ebKPK kishte marr\u00eb nga Kadastra tregonin se ky kat i tret\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb nuk ishte nd\u00ebrtuar deri n\u00eb vitin 2007, koh\u00eb kur Trashi kishte filluar pun\u00eb si gjyqtar.<\/p>\n<p>Pasi i ishte kaluar barra e prov\u00ebs Trashi kishte k\u00ebmb\u00ebngulur se papafingo ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb gusht 2007, tre muaj para se ai t\u00eb niste pun\u00eb si gjyqtar n\u00eb tetor t\u00eb atij viti. Trashi k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk kishte investuar n\u00eb sht\u00ebpi dhe ajo nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00ebn e tij financiare.<\/p>\n<p>Por Shuli i tha Trashit se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dhe i k\u00ebrkoi shpjegime. Trashi tha se koha e nd\u00ebrtimit nuk i kujtohej mir\u00eb, pasi ai kishte qen\u00eb student n\u00eb Tiran\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nj\u00eb fatur\u00eb e thjesht\u00eb tatimore, ndaj nj\u00eb personi fizik q\u00eb kishte kryer punimet e \u00e7atis\u00eb v\u00ebrtetonte pohimet e tij.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse fatur\u00ebn e kishte marr\u00eb nga familja apo nga personi fizik q\u00eb kishte kryer punimet Trashi nuk qe i qart\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje, por tha se mendonte q\u00eb at\u00eb e kishin gjetur prind\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Problem tjet\u00ebr p\u00ebr Trashin ishin transaksionet p\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb ishte bler\u00eb nga burri i tezes s\u00eb tij p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb, shitur nj\u00eb miku t\u00eb tij disa vite m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 800 mij\u00eb lek\u00eb dhe m\u00eb pas gjyqtarit p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb. KPK tha se shit\u00ebsi i par\u00eb e kishte bler\u00eb makin\u00ebn m\u00eb shtrenjt se sa ia kishte shitur at\u00eb burrit t\u00eb tezes s\u00eb gjyqtarit dhe se me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sqarime vet\u00eb gjyqtari kishte pranuar se ajo ishte bler\u00eb p\u00ebr 13 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se Trashi e kishte p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb makin\u00eb q\u00eb prej blerjes s\u00eb saj nga burri i tezes. M\u00eb pas kur ajo ishte bler\u00eb nga miku i tij Trashi ishte pajisur me prokur\u00eb q\u00eb i lejonte edhe ta shiste makin\u00ebn. Dhe se miku i tij n\u00eb fakt nuk jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se ai ia kishte shitur makin\u00ebn Trashit pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Trashi tha se makina i kishte p\u00eblqyer, por tha se ai vet\u00ebm e kishte p\u00ebrdorur. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se fakti q\u00eb sigurimet e makin\u00ebs dhe lejet e qarkullimit ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nuk e b\u00ebnin at\u00eb pronar dhe kund\u00ebrshtoi hetimet mbi pasurin\u00eb e burrit t\u00eb tezes si person tjet\u00ebr i lidhur. Trashi u hetua po ashtu edhe p\u00eb rnj\u00eb makin\u00eb t\u00eb xhaxhait p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte shum\u00eb dokumente dhe ai tha se nuk kishte sjell\u00eb t\u00eb tjera sepse nuk kishte pasur barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishte gjetur probleme n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtarit Ervin Trashi dhe kishte cil\u00ebsuar si problem mosdeklarimin prej tij t\u00eb nj\u00eb procedimi penal. Trashi k\u00ebrkoi hapje t\u00eb hetimit edhe n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72397,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ervin-Trashi-foto.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ervin Trashi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72396"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72396"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72398,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72396\/revisions\/72398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}