{"id":72399,"date":"2021-11-09T18:53:11","date_gmt":"2021-11-09T17:53:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-mbyll-shqyrtimin-e-ceshtjes-ndaj-gjyqtares-alkelina-gazidedja\/2021\/11\/09\/"},"modified":"2023-04-06T18:22:53","modified_gmt":"2023-04-06T16:22:53","slug":"kolegji-mbyll-shqyrtimin-e-ceshtjes-ndaj-gjyqtares-alkelina-gazidedja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-mbyll-shqyrtimin-e-ceshtjes-ndaj-gjyqtares-alkelina-gazidedja\/2021\/11\/09\/","title":{"rendered":"Kolegji mbyll shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes ndaj gjyqtares Alkelina Gazidedja"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina i q\u00ebndroi ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ, Alkelina Gazidedja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81371\" aria-describedby=\"caption-attachment-81371\" style=\"width: 515px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gazidedja-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81371\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gazidedja-1-515x400.jpg\" alt=\"\" width=\"515\" height=\"400\" data-id=\"81371\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81371\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Alkelina Gazidedja pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u njoh t\u00eb mart\u00ebn me konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Alkelina Gazidedja.<\/p>\n<p>Sina theksoi se i q\u00ebndronte ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Gazidedes p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe problemet p\u00ebr profesionalizmin, nd\u00ebrsa subjekti i rivler\u00ebsimit i konsideroi t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura n\u00eb ankim dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Gazidede u konfirmua n\u00eb 10 korrik 2020 nga KPK, por u referua p\u00ebr Apel nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, rekomandimi t\u00eb cilit u pasua me ankimin e Sin\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina deklaroi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se gjyqtarja Gazidede nuk kishte arritur q\u00eb me shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzara gjat\u00eb procesit n\u00eb Kolegj, t\u00eb kund\u00ebrshtonte shkaqet e ankimit. \u201cP\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin mbetet e nj\u00ebjta gjendje,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sina v\u00ebrejti se nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb q\u00eb subjekti ndan me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, ishin kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ajo ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtares. Sina theksoi se subjekti ka pasur detyrimin t\u00eb deklaronte sakt\u00eb shpenzimet, nd\u00ebrsa shtoi se nuk kishte arritur t\u2019i provonte me dokumentacion ato.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti nga pun\u00ebsimi me koh\u00eb t\u00eb pjeshme, si dhe ato nga qiraja, Sina v\u00ebrejti se subjekti i rivler\u00ebsimit i ka paguar detyrimet tatimore n\u00eb vitin 2019. \u201cPagesa e detyrimeve gjat\u00eb hetimit administrativ nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb prove,\u201d tha Sina.<\/p>\n<p>Ai u ndal edhe tek kusimet cash, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se deklarimet vjetore sipas ligjit p\u00ebrdoren si prov\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimet vjetore tregojn\u00eb realitetin,\u201d vijoi argumentimin Sina dhe theksoi faktin se Gazidede nuk ka pasqyruar asnj\u00ebher\u00eb gjendje cash si dhe nuk ka deklaruar q\u00eb p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer k\u00ebto lloj likujditetesh.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, subjekti nuk provoi dot mbulimin e investimeve t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjyqtares Gazidedja u paraqit\u00ebn nga avokatja Reso. P\u00ebr afro tre or\u00eb, Reso lexoi 54 faqe me kund\u00ebrshtime ndaj konkluzioneve t\u00eb Komisionerit Sina. Ajo deklaroi se vendimi i Komisionit ishte konkluduar pas nj\u00eb hetimi administrativ t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka qen\u00eb e leht\u00eb t\u2019u mbushej mendja an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Reso e cil\u00ebsoi ankimin dhe konkluzionet e Komisionerit Sina t\u00eb pabazuar dhe t\u00eb pargumentuar. \u201cKomisioneri thot\u00eb se vlera e deklaruar nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, por nuk thot\u00eb se sa duhet t\u00eb jet\u00eb,\u201d konstatoi avokatja.<\/p>\n<p>P\u00ebr mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet periodike ajo u shpreh se nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr shkarkimin. Sipas Resos, k\u00ebto mang\u00ebsi quhen parregullsi sipas ligjit dhe shtoi se KPK ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb se nd\u00ebrtimi ka qen\u00eb informal.<\/p>\n<p>Reso solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trupit gjykues jurispudenc\u00ebn e KPA dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe t\u00eb KPK, duke pretenduar se subjekti nuk kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Avokatja vijoi arsyetimin e saj duke pretenduar se subjekti nuk ka pasur detyrim t\u00eb deklaronte papafingon, p\u00ebrsa ishte ende n\u00eb proces legalizimi. \u201cDo t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte detyrim vet\u00ebm n\u00eb momentin e legalizimit,\u201d pohoi ajo dhe v\u00ebrejti se vet\u00eb n\u00eb jurispudenc\u00ebn e KPA p\u00ebrcaktohet se edhe n\u00ebse nuk do ishte deklaruar nj\u00eb nd\u00ebrtim n\u00eb proces legalizimi, nuk ka penalizim.<\/p>\n<p>Sipas avokates Reso, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktohen shpenzimet e kryera n\u00eb nd\u00ebrtimet informale. Ajo shtoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mjaft punime jan\u00eb kryer nga vjehrri e bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>Sipas Resos, vlera e punimeve e deklaruar nga subjekti \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfa\u00ebrt me kostot mesatare sipas EKB. Ajo e quajti t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionerit se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar vlera e shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb. Gjithashtu, cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar edhe konstatimin p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga puna dhe qiraja.<\/p>\n<p>Sipas saj, ndryshe nga sa pretendon Komisioneri, KPA ka vler\u00ebsuar se pagesa me vones\u00eb e detyrimeve tatimore, qoft\u00eb edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, nuk sjell penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me dh\u00ebnien e ambjenteve t\u00eb banimit me qira, Reso shpjegoi se qiramarr\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb student\u00eb p\u00ebr periudha t\u00eb shkurtra dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ka qen\u00eb detyrim p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00eb formale. P\u00ebr mospagimin e detyrimeve p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja, Reso pretendoi se ka qen\u00eb detyrim i qiramarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Reso theksoi se Komisioneri me t\u00eb padrejt\u00eb nuk konsideron bashk\u00ebjet\u00ebs\u00ebn me prind\u00ebrit e subjektit sipas \u2018tradit\u00ebs zakonore\u201d. Ajo argumentoi se kursimet n\u00eb cash jan\u00eb administruar nga vjehrri i subjektit dhe prandaj nuk jan\u00eb deklaruar, nd\u00ebrsa vjehrri sipas saj nuk ka pasur detyrim p\u00ebr deklarim.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi i gjendjes cash nuk e zeron mund\u00ebsin\u00eb e kursimit,\u201d pohoi avokatja dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti ka pasur burime t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb mjaftueshme duke arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik nuk thot\u00eb se cilin ligj ka shkelur KPK,\u201d konstatoi Reso lidhur me pretendimin e Sin\u00ebs se vler\u00ebsimi nga KPK i pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarim dhe munges\u00ebs s\u00eb burimeve ishte i pasakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Parashtrimet p\u00ebrfudimtare p\u00ebr profesionalizmin, Sina i filloi me \u00e7\u00ebshtjet e shqyrtuara nga gjyqtarja Gazidedja ku pal\u00eb ka qen\u00eb edhe kompania \u201cAlbtelekom\u201d ku zot\u00ebron aksione, edhe pse me vler\u00eb mjaft t\u00eb vog\u00ebl. Sina ngre si shkak gjendjen e Gazidedes n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve. \u201cSubjekti nuk provoi dot t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkakut t\u00eb ankimit,\u201d tha Sina.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb marra n\u00eb shqyrtim n\u00eb kriterin profesional, Sina tha se shkeljet e subjektit tregojn\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb demonstruara n\u00eb kuptim t\u00eb njohjes s\u00eb ligjit. Gjithashtu, u v\u00ebrejt tejkalimi i afatit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se mang\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe duhet t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor. \u201cMang\u00ebsi t\u00eb tilla nuk justifikojn\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb,\u201d pohoi komisioneri Sina dhe n\u00eb p\u00ebrfundim k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Gazidede.<\/p>\n<p>Avokatja Reso deklaroi se Sina ka d\u00ebshtuar edhe n\u00eb analizimin e veprimeve apo mosvperimeve t\u00eb subjektit dhe se vendimi i Komisionit p\u00ebr transferimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr inspektim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, sipas ligjit \u00ebsht\u00eb i paankimuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se ILD kishte vendosur mosfillimin e procedimit disiplinor p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit. P\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtjet e tjera ka vendosur pezullimin deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit n\u00eb KPA. Reso v\u00ebrejti se \u00e7\u00ebshtjet e parashkruara nuk duhet t\u00eb shqyrtohen nga Kolegji.<\/p>\n<p>Lidhur me shkakun p\u00ebr gjendjen e Gazidedes n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje, Reso e mbrojti subjektin duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje faktin se Albtelekom nuk kishte shp\u00ebrndar\u00eb divident dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, subjekti apo t\u00eb af\u00ebrmit nuk kishin p\u00ebrfituar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr penalizim dukja e nj\u00eb interesi, por duhet t\u00eb provohet se interesi egziston,\u201d tha Reso. Ajo pretendoi se sjellja e subjektit nuk ka qen\u00eb n\u00eb papajtueshm\u00ebri dhe se nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar paanshm\u00ebria, pasi nuk ka pasur trajtim preferencial. \u201cNuk ka ndonj\u00eb p\u00ebrfitim apo pasoj\u00eb,\u201d vijoi Reso.<\/p>\n<p>Shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve jasht\u00eb afatit, Reso e justifikoi me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Gazidedes dhe t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit, q\u00eb sipas saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt publik.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e tjera, avokatja sqaroi se jan\u00eb n\u00eb gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb trajtohen nga Kolegji.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb prej shkaqeve n\u00eb ankim nuk \u00ebsht\u00eb i arsyetuar. Jan\u00eb thjesht mosdakord\u00ebsi q\u00eb Komisionerit Publik p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb vogla q\u00eb ka menduar se t\u00eb gjitha bashk\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe,\u201d pohoi Reso dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares Gazidedja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, Kolegji mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb dat\u00eb 23 n\u00ebntor, ora 12:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Darjel Sina i q\u00ebndroi ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ, Alkelina Gazidedja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72400,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gazidedja-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Alkelina Gazidedja pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72399"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72399"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72399\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72401,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72399\/revisions\/72401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}