{"id":72405,"date":"2021-11-08T17:05:27","date_gmt":"2021-11-08T16:05:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ekspertiza-rrezon-komplotin-me-dokumente-false-kunder-sokol-ngresit\/2021\/11\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:23:13","modified_gmt":"2023-04-06T16:23:13","slug":"ekspertiza-rrezon-komplotin-me-dokumente-false-kunder-sokol-ngresit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ekspertiza-rrezon-komplotin-me-dokumente-false-kunder-sokol-ngresit\/2021\/11\/08\/","title":{"rendered":"Ekspertiza rr\u00ebzon \u201ckomplotin\u201d me dokumente false kund\u00ebr Sokol Ngresit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb penalisht nd\u00ebrtuesin dhe d\u00ebshmitarin Flamur Kad\u00ebna, pasi ekspertimet zbuluan se dokumentet e dor\u00ebzuara prej tij p\u00ebrmbanin n\u00ebnshkrime t\u00eb falsifikuara, t\u00eb cilat nuk i p\u00ebrkisnin gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79870\" aria-describedby=\"caption-attachment-79870\" style=\"width: 511px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79870\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-KPA-511x400.jpg\" alt=\"\" width=\"511\" height=\"400\" data-id=\"79870\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79870\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Sokol Ngresi duke dal\u00eb nga KPA | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Procesi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ndaj gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Sokol Ngresi mori nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb papritur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, kur rezultatet e ekspert\u00ebve t\u00eb Institutit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore shfaq\u00ebn nj\u00eb \u2018komplot\u2019 t\u00eb inskenuar p\u00ebrmes falsifikimit t\u00eb dokumenteve, me q\u00ebllim d\u00ebmtimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga d\u00ebshmitar dhe denoncues, nd\u00ebrtuesi Flamur Kad\u00ebna do t\u00eb p\u00ebrballet tashm\u00eb me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb dyt\u00eb penal p\u00ebr \u2018falsifikim dokumentesh\u2019 nga ana e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, edhe Ngresi e kishte kall\u00ebzuar nd\u00ebrtuesin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale dhe kishte sqaruar se Prokuroria e Vlor\u00ebs kishte regjistruar nj\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sokol Ngresi u p\u00ebrball n\u00eb KPA me nj\u00eb denoncim q\u00eb ngrinte dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb verifikimit, Kad\u00ebna u th\u00ebrrit si d\u00ebshmitar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAfa Konstruksion\u201d n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 9 shtator.<\/p>\n<p>Kad\u00ebna konfirmoi denoncimin dhe deklaroi se Ngresi kishte n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb parapake p\u00ebr nj\u00eb apartament, kishte n\u00ebnshkruar tre mandate ark\u00ebtimi n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb vitin 2014; nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr revokimin kontrat\u00ebs; si dhe nj\u00eb mandat pagese p\u00ebr kthimin e vler\u00ebs s\u00eb paguar n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Ngresi i kund\u00ebrshtoi deklarimet e Kad\u00ebn\u00ebs si t\u00eb pav\u00ebrteta, duke pretenduar se n\u00ebnshkrimi n\u00eb ato dokumente ishte i falsifikuar. Ai pretendoi se gjith\u00e7ka b\u00ebhej p\u00ebr shkak se mund t\u00eb kishte cenuar interesat e administratorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe t\u00eb \u201cxhelozis\u00eb\u201d s\u00eb nj\u00eb ish-kolegeje t\u00eb shkarkuar n\u00eb Apelin e Vlor\u00ebs, e cila sipas tij kishte lidhje t\u00eb ngushta me Kad\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 1 tetorit, KPA caktoi dy ekspert\u00ebt Shefqet Xhemollari dhe Durim \u00c7ako q\u00eb t\u00eb ekzaminonin n\u00ebse n\u00ebnshkrimet e dokumenteve origjinale t\u00eb pretenduara nga biznesmeni Kad\u00ebna, i p\u00ebrkisnin ose jo gjyqtarit Sokol Ngresi.<\/p>\n<p>Eksperti Shefqet Xhemollari lexoi konkluzionet e ekspertimit nj\u00eb mujor t\u00eb n\u00ebnshkrimeve n\u00eb dokumentet e servirua nga Kad\u00ebna, duke i krahasuar ato me n\u00ebnshkrimet e gjyqtarit Ngresi n\u00eb disa vendime t\u00eb dh\u00ebna prej tij gjat\u00eb disa viteve, si dhe me n\u00ebnshkrimet e tij n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Xhemollarit, ka rezultuar se n\u00ebnshkrimet n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake dhe tre mandate ark\u00ebtimet e vitit 2014 jan\u00eb t\u00eb shkruara direkt n\u00eb let\u00ebr dhe se jan\u00eb kryer nga i nj\u00ebjti person. Por sipas tij, n\u00ebnshkrimet nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer nga gjyqtari Sokol Ngresi, pasi ka shum\u00eb dallime dhe elemente t\u00eb kund\u00ebrta me n\u00ebnshkrimet e tij origjinale n\u00eb vendime apo deklarimet periodike, si dhe n\u00ebnshkrimet e marra gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb 1 tetorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, deklarata p\u00ebr revokimin e kontrat\u00ebs dhe mandate pages\u00ebn e vitit 2015 kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb falsifikuara n\u00ebp\u00ebrmjet kopjimit. Sipas Xhemollarit, n\u00eb k\u00ebto dokumente jan\u00eb evidentuar elemente t\u00eb mjetit shkrues t\u00eb m\u00ebparshme, si dhe element\u00eb t\u00eb falsifikimit duke p\u00ebrdorur laps plumbi.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa u shpreh se nuk kishte ndonj\u00eb pyetje p\u00ebr ekspert\u00ebt, nd\u00ebrsa gjyqtari Ngresi k\u00ebrkoi leje p\u00ebr t\u00eb drejtuar disa pyetje.<\/p>\n<p>Ngresi i pyeti ekspert\u00ebt t\u00eb konstatonin n\u00ebse n\u00ebnshkrimet e tij n\u00eb dokumentet e marra si prov\u00eb q\u00eb u p\u00ebrkasin viteve t\u00eb ndryshme, si dhe firmave t\u00eb marra n\u00eb seanc\u00ebn paraardh\u00ebse, ishin t\u00eb q\u00ebndrueshme ose jo. Gjithashtu, ai pyeti n\u00ebse n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb steriotipit t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb tij konstatohej ose jo nd\u00ebrprerja.<\/p>\n<p>Xhemollari deklaroi se kishin arritur n\u00eb konkluzionin se modelet krahasuese karakterizohen nga q\u00ebndrueshm\u00ebria. Sipas ekspertit \u00c7ako, nga ekzaminimet e kryer n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb ve\u00e7anti, nuk jan\u00eb konstatuar nd\u00ebrprerje t\u00eb n\u00ebnshkrimeve t\u00eb gjyqtarit Ngresi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb n\u00ebnshkrimet e gjendura n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara nga Kad\u00ebna jan\u00eb v\u00ebrejtur nd\u00ebrprerje, si dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar rit\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt krahasuar me n\u00ebnshkrimet origjinale t\u00eb gjyqtarit Ngresi.<\/p>\n<p>\u00c7ako shpjegoi se ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb konkludohet se si \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00ebnshkrimi n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake t\u00eb shitjes dhe tre mandatet e vitit 2014; si dhe nuk \u00ebsht\u00eb konkluduar koha e n\u00ebnshkrimit t\u00eb tyre. Sipas Xhemollarit, Instituti i Policis\u00eb Shkencore nuk disponon pajisje q\u00eb mund t\u00eb evidentojn\u00eb koh\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb akteve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla sqaroi se n\u00eb Kolegj kishin mb\u00ebrritur edhe tre denoncime t\u00eb reja. I pyetur lidhur me q\u00ebndrimin e tij, Komisioneri Ballhysa tha se n\u00eb \u201cprima facie\u201d k\u00ebto denoncime nuk p\u00ebrmbajn\u00eb shkaqe p\u00ebr t\u2019u hetuar, pasi nuk duket se ka ndonj\u00eb shkelje t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej denoncimeve, Ngresi sqaroi se pretendohet se masa e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr nj\u00eb shtetas nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Ai deklaroi se pretendimi i denoncuesit nuk q\u00ebndron, pasi ka rezultuar se ai ka qen\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb i d\u00ebnuar. Subjekti shtoi se vendimi i arsyetuar \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar prej tij n\u00eb sekretari dhe se pala denoncuese mund ta t\u00ebrheq\u00eb dhe t\u00eb njihet me argumentet mbi t\u00eb cil\u00ebt ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb mas\u00ebs \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Dy denoncimet e tjera, ai i konsideroi anonime dhe u shpreh se \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta dor\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb hedh\u00eb balt\u00eb. \u201cPor jam i hapur p\u00ebr shpjegime n\u00ebse do t\u00eb vler\u00ebsohet,\u201d pohoi Ngresi.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq, trupi gjykues vendosi t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb falsifikuara t\u00eb gjitha dokumentet e dor\u00ebzuara nga Flamur Kad\u00ebna; q\u00eb t\u00eb mos konsiderohen si prova n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe t\u00eb sh\u00ebnjohen t\u00eb gjitha si dokumente t\u00eb falsifikuara. Gjithashtu, u vendos t\u00eb kryhet kall\u00ebzim penal ndaj shtetasit Flamur Kad\u00ebna n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr veprat penale \u201cd\u00ebshmi e rreme\u201d dhe \u201cfalsifikim dokumentesh\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimet e reja t\u00eb depozituara s\u00eb fundmi n\u00eb Kolegj, u vendos t\u00eb mos kryehet hetim i m\u00ebtejsh\u00ebm pasi nuk jan\u00eb gjetur indicie.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb k\u00ebtyre vendimeve, gjyqtari Ngresi u shpreh se nuk e fshihte dot emocionin p\u00ebr konkluzionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit. I pyetur nga kryesuesja Shtylla n\u00ebse i q\u00ebndronte k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb d\u00ebshmie me dyer t\u00eb mbyllura, ai u t\u00ebrhoq duke sqaruar se nuk i interesonte shfaqja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb kishte nj\u00eb produkt konkret. N\u00eb vijim, Ngresi ritheksoi se ankimi i Komisionerit \u00ebsht\u00eb kryer jasht\u00eb afatit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi t\u00eb mbyll\u00eb hetimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisnin konkluzionet p\u00ebrfundimtare p\u00ebr t\u2019i paraqitur m\u00eb 16 n\u00ebntor, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb penalisht nd\u00ebrtuesin dhe d\u00ebshmitarin Flamur Kad\u00ebna, pasi ekspertimet zbuluan se dokumentet e dor\u00ebzuara prej tij p\u00ebrmbanin n\u00ebnshkrime t\u00eb falsifikuara, t\u00eb cilat nuk i p\u00ebrkisnin gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72406,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,114,2,362],"tags":[191,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Sokol-Ngresi-duke-dal\u00eb-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Sokol Ngresi duke dal\u00eb nga KPA | Foto : LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72405"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72407,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72405\/revisions\/72407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}