{"id":72408,"date":"2021-11-08T15:22:28","date_gmt":"2021-11-08T14:22:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-alketa-nushit-vetem-per-shkeljet-profesionale\/2021\/11\/08\/"},"modified":"2023-04-06T18:23:18","modified_gmt":"2023-04-06T16:23:18","slug":"kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-alketa-nushit-vetem-per-shkeljet-profesionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-la-ne-fuqi-shkarkimin-e-alketa-nushit-vetem-per-shkeljet-profesionale\/2021\/11\/08\/","title":{"rendered":"KPA la n\u00eb fuqi shkarkimin e Alketa Nushit vet\u00ebm p\u00ebr shkeljet profesionale"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi me shumic\u00eb pjes\u00ebt e vendimit t\u00eb KPK q\u00eb shkarkonin Alketa Nushin p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publiku\u201d dhe \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, por la n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb kriterin e profesionalizmit. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63387\" aria-describedby=\"caption-attachment-63387\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63387\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63387\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63387\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokurorise se Kukesit, Alketa Nushi pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u nda 3 me 2 p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhej t\u00eb vler\u00ebsoheshin problemet e pasuris\u00eb s\u00eb ish-prokurores Alketa Nushi, por KPA ishte unanime n\u00eb vendimin p\u00ebr shkarkimin e Nushit sa i p\u00ebrket shkeljeve t\u00eb gjetura n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Nushi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Etleda \u00c7iftja, Lulzim Hamitaj dhe Firdes Shuli n\u00eb 27 qershor 2019, p\u00ebr shkelje n\u00eb kriterin e profesionalizmit, pamjaftueshm\u00ebri deklarimit pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ish-prokurorja kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb Kolegj dhe trupa e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj, an\u00ebtar\u00eb Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz, i dha t\u00eb drejt\u00eb pjes\u00ebrisht Nushit, por la n\u00eb fuqi vendimin bazuar n\u00eb shkeljet mbi tre \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga ishin prokurorja.<\/p>\n<p>T\u00eb pest\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KPA kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord se subjekti n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit \u201cgjendet n\u00eb kushtet q\u00eb duhet vler\u00ebsuar si i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d. Sipas Kolegjit ish-prokurorja ka treguar cil\u00ebsi \u201ct\u00eb papranueshme n\u00eb pun\u00eb n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa programi i trajnimit pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs nuk mund t\u2019i rikuperoj\u00eb ato\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime KPA vendosi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb pik\u00ebn e vendimit t\u00eb Komisionit sipas t\u00eb cil\u00ebs ish-prokurorja ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia. Kolegji arsyeton se megjith\u00ebse integriteti i ish-prokurores \u201cdo t\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej me mang\u00ebsi\u201d, Komisioni nuk kishte arsyetuar si\u00e7 duhet c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Kolegji u nda sa i p\u00ebrket rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb. Gjyqtar\u00ebt Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari arsyetuan se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nuk ishin t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb sillnin shkarkimin. N\u00eb mendim paralel Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arsyetojn\u00eb se Nushi kishte b\u00ebr\u00eb \u201cdeklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d dhe vendimi i KPK duhej t\u00eb q\u00ebndronte edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendimi mbi procedur\u00ebn dhe privat\u00ebsin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Kolegjit del se t\u00eb pest\u00eb an\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord se pretendimet e Nushit n\u00eb lidhje me shkeljen e procedurave nga KPK dhe c\u00ebnimin e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetim Kolegji i \u00ebsht\u00eb referuar gjat\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb rastin e ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese Altina Xhoxhaj kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA Nushi pretendonte se n\u00eb vendimmarrjen e KPK kishte \u201cshkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb respektimit t\u00eb jet\u00ebs private\u201d dhe \u201cd\u00ebmtimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb reputacionit profesional\u201d.<\/p>\n<p>Por Kolegji arsyeton bazuan n\u00eb vendimin e GjEDNj-s\u00eb, se \u201cNdalimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm i vendosur ndaj k\u00ebrkueses dhe individ\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shkarkuar p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda etike nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim ose n\u00eb raport t\u00eb zhdrejt\u00eb me objektivin legjitim ndjekur nga Shteti p\u00ebr t\u00eb siguruar integritetin e detyr\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KPA thot\u00eb se nuk gjeti shkelje t\u00eb procedur\u00ebs\u00a0 dhe se pretendimi i subjektit se ka pasur shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs private duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb reputacionin profesional, nuk u gjet i bazuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj Kolegji rr\u00ebsoi pretendime t\u00eb tjera t\u00eb Nushit, bazuar kryesisht mbi problemet teknike t\u00eb\u00a0 korrespondenc\u00ebs me KPA, njohjen me materialet dhe pyet\u00ebsor\u00ebt. Kolegji arsyetoi se subjektit i ishin dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejtat dhe koha e mjaftueshme p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p><strong>Mendimet paralele mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me shumic\u00eb Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi se Nushi nuk kishte b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb atilla n\u00eb deklarimin e pasurive sa t\u00eb penalizohej me shkarkim. Nga sa del n\u00eb vendimin e zbardhur n\u00eb rastin e ish-prokurores trupa u fokusua n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti kishte pretenduar se i shoqi kishte paguar tatime si biznes i vog\u00ebl p\u00ebr xhiro deri n\u00eb shum\u00ebn 2 milion lek\u00eb. Por se vet\u00eb ajo kishte sjell\u00eb prova p\u00ebrmes faturave t\u00eb thjeshta tatimore se p\u00ebr vitin 2009 dhe 2011 qarkullimi\/xhiroja vjetore ishte m\u00eb shum\u00eb se 3 milion lek\u00eb dhe jo 0-2 milion\u00eb lek\u00eb si\u00e7 pretendohej n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>Por shumica n\u00eb KPA arsyeton se pas marrjes n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha deklarimeve, Nushi rezultonte me nj\u00eb bilanc negativ prej vet\u00ebm 294.390 lek\u00eb, t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ta ngritur n\u00eb shkak shkarkimi.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj shumica e trupit gjykues vler\u00ebsoi se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklaratat e interesave privat\u00eb periodik\u00eb, nuk mund t\u00eb konsideroheshin skualifikuese.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb me ket\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vendimit Mulaj dhe Schuetz arsyetuan se deklarimet e Nushit ishin t\u00eb rreme dhe se ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin kryer evazion fiskal. Sipas pakic\u00ebs vendimi i KPK n\u00eb pjes\u00ebn e pasuris\u00eb duhej t\u00eb lihej n\u00eb fuqi dhe Nushi duhej t\u00eb shkarkohej edhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket profesionalizmit KPA e ka bazuar vendimin e saj n\u00eb tre hetimet t\u00eb zhvilluara nga Nushi t\u00eb cilat si\u00e7 del edhe n\u00eb arsyetim ishin me mang\u00ebsi. Kolegji thot\u00eb se n\u00eb nj\u00eb rast, pas nj\u00eb p\u00ebrleshje me nj\u00eb t\u00eb plagosur Nushi edhe pse kishte nisur hetime penal p\u00ebr plagosjen, kishte ndryshuar n\u00eb vijim masat e siguris\u00eb dhe ishte t\u00ebrhequr nga disa prej akuzave pa arsyetim se pse kjo kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Sipas vendimit nj\u00eb prej t\u00eb akuzuarve i arrestuar p\u00ebr \u201cmoskall\u00ebzim krimi\u201d, ishte l\u00ebn\u00eb i lir\u00eb 9 dit\u00eb pas p\u00ebrplasjes dhe m\u00eb pas ishte arratisur. Nushi pretendonte se ndryshimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pas nj\u00eb deklarate noteriale t\u00eb pal\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn ishte konfliktuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuaj se marr\u00ebdh\u00ebniet ishin normalizuar. Por KPA thot\u00eb se hetimet tregonin q\u00eb kishte pal\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb konflikt dhe se arratisja e t\u00eb dyshuarit tregonte se situata ishte vler\u00ebsuar keq.<\/p>\n<p>\u201cNga trupi gjykues i Kolegjit u evidentuan mang\u00ebsi profesionale p\u00ebr sa i p\u00ebrket hetimit t\u00eb rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe p\u00ebrcaktimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe rolin e gjithsecilit, mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, mosvler\u00ebsim i duhur i kushteve dhe kritereve p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eblloj trajtohet \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb rasti t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb person i akuzuar fillimisht p\u00ebr \u201ctentativ\u00eb vrasje\u201d po prej Nushit i zbutet akuza n\u00eb plagosje t\u00eb leht\u00eb nga pakujdesia. Si\u00e7 del nga vendimi epror\u00ebt e Nushit e kishin rr\u00ebzuar vendimmarrjen e saj dhe m\u00eb pas personi n\u00eb fjal\u00eb ishte d\u00ebnuar p\u00ebr plagosje t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi pretendimet e Nushit se kjo vep\u00ebr penale nuk kishte q\u00ebndruar gjat\u00eb gjykimit n\u00eb Apelin e Tiran\u00ebs. KPA thot\u00eb se Gjykata e Apelit kishte hequr d\u00ebnimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb amnistis\u00eb, por kjo nuk p\u00ebrjashtonte prokuroren nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe nga moskryerja e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh hetimore. KPA thot\u00eb se i akuzuari kishte q\u00eblluar dy her\u00eb dhe se pretendimi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pakujdesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk ishte logjik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, pakujdesia si form\u00eb faji nuk duket logjike t\u00eb lidhet me p\u00ebrdorimin e arm\u00ebs, t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb, gjetjen n\u00eb vendin e ngjarjes t\u00eb nj\u00eb g\u00ebzhoje dhe nj\u00eb fisheku, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye v\u00ebrehet mang\u00ebsi n\u00eb arsyetimin e vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb hetimeve n\u00eb ngarkim t\u00eb personit n\u00ebn hetim F. N\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA gjeti si t\u00eb r\u00ebnd\u00eb edhe mos shpalljen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb personi, q\u00eb si\u00e7 del n\u00eb vendim, kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar pensionet e invalididetit t\u00eb disa personave.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se shkeljet e \u201ckonstatuara n\u00eb dosjet penale t\u00eb trajtuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, marrin kuptim e tjet\u00ebr pesh\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb informacioneve q\u00eb rezultojn\u00eb nga agjencit\u00eb ligjzbatuese\u201d. Sipas trup\u00ebs denoncimet ndaj Nushit edhe pse nuk u provuan mor\u00ebn besueshm\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre dosjeve.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rr\u00ebzoi me shumic\u00eb pjes\u00ebt e vendimit t\u00eb KPK q\u00eb shkarkonin Alketa Nushin p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publiku\u201d dhe \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, por la n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb kriterin e profesionalizmit. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72409,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,362],"tags":[494,112,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesja e Prokurorise se Kukesit, Alketa Nushi pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72408"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72408"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72410,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72408\/revisions\/72410"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}