{"id":72416,"date":"2021-11-05T18:51:41","date_gmt":"2021-11-05T17:51:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-lindita-sinanaj-kreu-transaksione-fiktive-dhe-fshehu-pasurine\/2021\/11\/05\/"},"modified":"2023-04-06T18:23:40","modified_gmt":"2023-04-06T16:23:40","slug":"kpk-lindita-sinanaj-kreu-transaksione-fiktive-dhe-fshehu-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-lindita-sinanaj-kreu-transaksione-fiktive-dhe-fshehu-pasurine\/2021\/11\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Lindita Sinanaj  kreu transaksione fiktive dhe fshehu pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ngrihen dyshime se gjyqtarja e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj kreu shitje fiktive t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier me q\u00ebllim justifikimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb banese tjet\u00ebr e nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe deklaroi \u00e7mim fiktiv n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_79579\" aria-describedby=\"caption-attachment-79579\" style=\"width: 447px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-79579\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK-447x400.jpg\" alt=\"\" width=\"447\" height=\"400\" data-id=\"79579\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-79579\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Lindita Sinanaj u shkarkua nga deytyra m\u00eb 8 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ngriti dyshime p\u00ebr kryerjen e transaksione fiktive me q\u00ebllim justifikimin e burimeve dhe fshehjen e pasurive, si dhe u konkludua nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 10.1 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk gjeti probleme n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, profesionalizmin dhe n\u00eb 22 denoncimet e publikut ndaj Sinanajt.<\/p>\n<p>Procesi p\u00ebr vetingun e gjyqtares Lindita Sinanaj u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn.<\/p>\n<p>Lindita Sinanaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit. Prej vitit 2013 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Transaksione fiktive dhe balanca negative<\/strong><\/p>\n<p>Nga analiza financiare, subjekti ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 83.3 m2 n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000, kundrejt \u00e7mimit 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, vlera e shitjes s\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb shum\u00ebn 55 mij\u00eb euro dhe \u00e7mimi i shitjes s\u00eb mobiljeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr 18 mij\u00eb euro, jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb konstatuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Fier. N\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003 dhe n\u00eb at\u00eb veting, Sinanaj ka deklaruar si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie kursimet familjare. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ajo ka ndryshuar q\u00ebndrim duke shpjeguar se kursimet familjare kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbuluar nga vlera 1.9 milion\u00eb lek\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb saj nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000, si dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb krijuara nga aktiviteti bujq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti nuk i ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe konstaton se prind\u00ebrit e kan\u00eb shitur apartamentin 2 muaj pasi gjyqtarja Sinanaj ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2000. Si rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar se kjo vler\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer si burim krijimi. Pasi Sinanaj nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit nga bujq\u00ebsia, KPK nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Sinanaj ka deklaruar se ka shpenzuar edhe 2.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mobilimin e apartamentit n\u00eb Fier gjat\u00eb periudh\u00ebs 2006-2010. Nisur nga fakti se mobiliet jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr disa vite, KPK e cil\u00ebson t\u00eb lart\u00eb \u00e7mimin e shitjes s\u00eb tyre 18 mij\u00eb euro, krahasuar me at\u00eb t\u00eb blerjes.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se apartamenti n\u00eb Fier nuk \u00ebsht\u00eb banuar nga momenti i shitjes p\u00ebr vite me radh\u00eb. \u201cBlerja e apartamentit dhe e mobilieve t\u00eb p\u00ebrdorura me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb konsideruesh\u00ebm, duke mos u p\u00ebrdorur p\u00ebr rreth 4 vjet, ngre dyshime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin e shitjes\u201d, vler\u00ebson trupi gjykues.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto dyshime, Komisioni ka hetuar edhe mbi \u00e7mimin e shitjes s\u00eb apartamentit pa p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb mobilimit, prej nga ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht dyfishi i \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs n\u00eb tregun e lir\u00eb sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB. Po ashtu, KPK v\u00ebren se mobilimi i apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 900 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i mobiljeve t\u00eb p\u00ebrdorura t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Fier \u00ebsht\u00eb deklaruar disa her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr indicie q\u00eb ka forcuar dyshimet e Komisionit se transaksioni p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb Fier mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb fiktiv, \u00ebsht\u00eb edhe fakti se bler\u00ebsit kan\u00eb lidhje t\u00eb af\u00ebrta familjare me subjektin, pasi rezulton se \u00ebsht\u00eb familja motra e bashk\u00ebshortit q\u00eb jeton n\u00eb fshatin Mbyet, n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsve p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 73 mij\u00eb euro, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb negative. N\u00eb vendim thuhet se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb as pretendimin tjet\u00ebr se bler\u00ebsi de facto ishte v\u00ebllai i kunatit, shtetasi A.B.. \u201c[\u2026]subjekti nuk ka depozituar asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb fakt, asnj\u00eb dokumentacion provues mbi t\u00eb ardhurat e ligjshme p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs financiare, si dhe mund\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtij shtetasi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vler\u00ebn 73.000 euro\u201d, v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se pagesat p\u00ebr blerjen e apartamentit nga shtetasit i dhe D.B, nuk mb\u00ebshteten me ndonj\u00eb dokument apo prov\u00eb indirekte, ku t\u00eb tregohej mund\u00ebsia financiare e bler\u00ebsve. Fakti se ata kan\u00eb figuruar si banor\u00eb t\u00eb fshatit Mbyet edhe pas blerjes s\u00eb apartamentit; pamund\u00ebsia e subjektit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se prona \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb; fakti se gjyqtarja Sinanaj ka\u00a0 vijuar likujdimin e detyrimeve me OSHEE-n\u00eb edhe pas shitjes deri n\u00eb vitin 2016; si dhe mos konsumimi i energjis\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013, kan\u00eb ngritur dyshime tek trupi gjykues se shitja e apartamentit n\u00eb Fier mund t\u00eb jet\u00eb fiktive, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasuris\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 111 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr \u00e7mimin 8.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seksionin e t\u00eb \u201cdh\u00ebnave konfidenciale\u201d t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2012 subjekti ka sqaruar se, \u201cduke qen\u00eb se apartamenti n\u00eb Fier nuk ishte shitur ende, p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb Sauk t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012, bashk\u00ebshorti ka marr\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn prej 80 mij\u00eb euro nga daja i saj, shtetasi A. C..<\/p>\n<p>Por, Komisioni konstaton se nga aktet e administruara nuk ka asnj\u00eb dokument ku t\u00eb provohet marrja e huas apo pagesa e kryer n\u00eb favor t\u00eb shit\u00ebsit si mandatpages\u00eb, apo transfert\u00eb bankare p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr shum\u00ebn 80 mij\u00eb euro n\u00eb janar t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasoj\u00eb, Komisioni konkludon se gjyqtarja Sinanaj nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, me burime t\u00eb ligjshme. KPK konstaton pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 30 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin Sinanaj ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga t\u00eb nj\u00ebjtat burime q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Sinanaj \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb situat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolkswagen Golf\u201d, vit prodhimi 2014, p\u00ebr \u00e7mimin 5000 euro. Nga hetimi ka rezultuar se shit\u00ebsja e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb t\u00eb re n\u00eb vitin 2014, kundrejt shum\u00ebs 23 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sinanaj ka deklaruar se shit\u00ebsja kishte p\u00ebsuar aksident n\u00eb vitin 2016 dhe si pasoj\u00eb kishte pasur tronditje psikologjike e nuk donte ta p\u00ebrdorte m\u00eb at\u00eb makin\u00eb. Sipas subjektit, n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar \u00e7mimi 5000 euro.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i akteve t\u00eb depozituara nga subjekti gjat\u00eb hetimit paraprak nuk ka rezultuar asnj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb provonte se automjeti ka p\u00ebsuar aksident, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb uljen e vler\u00ebs s\u00eb makin\u00ebs. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, trupi gjykues ka ngritur dyshime se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti \u00ebsht\u00eb fiktiv.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Sinanaj ka dor\u00ebzuar pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs nj\u00eb raport vler\u00ebsimi t\u00eb kryer nga nj\u00eb ekspert privat n\u00eb vitin 2021, bazuar n\u00eb disa foto q\u00eb sipas saj ishin t\u00eb aksidentit t\u00eb vitit 2016, n\u00eb vendim theksohet se ky pretendim nuk mund t\u00eb merret p\u00ebr baz\u00eb pasi nuk konfirmohet nga asnj\u00eb institucion zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb pretendimet e saj, n\u00eb lidhje me aksidentin e p\u00ebsuar n\u00eb automjet, rezultoi se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb automjetit nuk paraqet vler\u00ebn reale t\u00eb tij\u201d, konkludon Komisioni.<\/p>\n<p>Pasi subjekti ka deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e automjetit shum\u00ebn 5000 euro t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb fundit t\u00eb paguar nga bler\u00ebsi i apartamentit n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2016, trupi gjykues konstaton munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 gjyqtarja Lindita Sinanaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi finaciare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve n\u00eb shum\u00ebn 10.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i pasuris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit v\u00ebrehet se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb pasurin\u00eb dhe jan\u00eb konstatuar elemente, q\u00eb mund t\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon trupi gjykues.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ngrihen dyshime se gjyqtarja e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj kreu shitje fiktive t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier me q\u00ebllim justifikimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb banese tjet\u00ebr e nj\u00eb garazhi n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe deklaroi \u00e7mim fiktiv n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti duke rezultuar me balanc\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72417,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[145,107,118,496],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72416"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72416"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72418,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72416\/revisions\/72418"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}