{"id":72428,"date":"2021-11-04T18:19:31","date_gmt":"2021-11-04T17:19:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vendimin-per-konfirmimin-e-gjyqtarit-artan-cupi\/2021\/11\/04\/"},"modified":"2023-04-06T18:24:15","modified_gmt":"2023-04-06T16:24:15","slug":"kpk-u-nda-ne-vendimin-per-konfirmimin-e-gjyqtarit-artan-cupi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-ne-vendimin-per-konfirmimin-e-gjyqtarit-artan-cupi\/2021\/11\/04\/","title":{"rendered":"KPK u nda n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin e gjyqtarit Artan \u00c7upi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneret Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko n\u00eb shumic\u00eb i konsideruan bind\u00ebse shpjegimet e Artan \u00c7upit p\u00ebr problemet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe vler\u00ebsuar rezultatet e rikualifikimit t\u00eb tij n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, por relatorja Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb \u00c7upi t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mang\u00ebsi n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72748\" aria-describedby=\"caption-attachment-72748\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72748\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Artan-\u00c7upi-n\u00eb-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"72748\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-72748\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Artan \u00c7upi n\u00eb KPK | Foto : Vladimir Karaj \/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyqsor Mat, Artan \u00c7upi u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash m\u00eb 16 shtator, pasi kreu nj\u00eb vit rikualifikim n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Rikualifikimi po ashtu u caktua nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK po me shumic\u00eb votash, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj \u00c7upit. Procesi u rihap pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vitit kualifikues.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur del se shumica e trupit gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Genta Tafa Bungo dhe an\u00ebtarja Pamela Qirko, i cil\u00ebsuan jo shkarkuese problemet e gjetura p\u00ebr pasurin\u00eb duke u bazuar n\u00eb shpjegimet e \u00c7upit q\u00eb soll\u00ebn rrudhjen e balanc\u00ebs negative. N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit, Bungo dhe Qirko \u00e7mojn\u00eb se deklarimet e pasakta dhe mungesa financiare \u00a0mbetur kan\u00eb pesh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk duhet t\u00eb ndikojn\u00eb as n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb, i vler\u00ebson jo bind\u00ebse pretendimet e \u00c7upit p\u00ebr burimet financiare dhe konkludon se subjekti nuk ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb edhe p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin ku \u00c7iftja arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti me veprimet dhe mosveprimet e tij ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Mungesat p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, trupi gjykues \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Burrel, kundrejt \u00e7mimit 2 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka sh\u00ebnuar si burime dy hua, nj\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetra nga i ati 1.3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk i ka deklaruar burimet e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2007 kur jan\u00eb kryer pagesat, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2009 ka deklaruar se ka marr\u00eb dy hua. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament si adres\u00eb banimi q\u00eb prej vitit 2006, nj\u00eb vit para se ta blinte.<\/p>\n<p>\u00c7upi e ka pranuar pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin e vitit 2007 lidhur me mosdeklarimin e burimit dhe ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2009 lidhur me huat\u00eb e marra nga familjar\u00ebt. Shumica i vler\u00ebson bind\u00ebse k\u00ebto shpjegime t\u00eb subjektit dhe konsideron t\u00eb sakt\u00eb deklarat\u00ebn veting lidhur me burimet e apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shumic\u00ebn, \u00c7upi e ka kaluar testin lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs s\u00eb kaluar p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e babait p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb. Analiza e shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb periudh\u00ebn e pretenduar nga subjekti se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb huaja, prej nga ka rezultuar se babai ka t\u00ebrhequr nga banka shumat 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe 700 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se deri n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb apartamentit nga subjekti, i ati nuk ka kryer asnj\u00eb depozitim apo t\u00ebrheqje n\u00eb llogari bankare, si dhe nuk ka bler\u00eb ndonj\u00eb pasuri. Nisur nga k\u00ebto konstatime vlera 1.2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si gjendje cash. Sipas shumic\u00ebs, huadh\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebrfituar edhe 201 mij\u00eb lek\u00eb nga interesat dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb konsideruar se edhe v\u00ebllai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 700 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklaratat periodike, ku nuk jan\u00eb pasqyruar k\u00ebto hua, nuk jan\u00eb konsideruar si nj\u00eb shkak i vet\u00ebm dhe i ve\u00e7uar q\u00eb prodhon situat\u00ebn e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c[&#8230;]K\u00ebto pasakt\u00ebsi jan\u00eb korrigjuar prej tij pran\u00eb organit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, pasi shkaku i hartimit t\u00eb kontratave t\u00eb huas ka qen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb nga ky institucion, q\u00eb kan\u00eb detyruar subjektin p\u00ebr t\u00eb hartuar kontratat e huas\u201d, konstaton shumica dhe konkludon se \u00c7upi ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare edhe p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebtyre huave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa balanca negative e konstatuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 n\u00eb shum\u00ebn 822 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar \u00c7upin.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja e kund\u00ebrshton arsyetimin e shumic\u00ebs. Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se huat\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb u deklaruan n\u00eb vitin 2009 kur subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime nga ILDKPKI, por ai vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb i ka n\u00ebnshkruar kontratat e k\u00ebtyre huave.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7iftes, subjekti i ka deklaruar huat\u00eb pasi nga ana e ILDKPKI i \u00ebsht\u00eb paraqitur bilanci negativ p\u00ebr \u00e7mimin e apartamentit. Relatorja vler\u00ebson se k\u00ebto fakte \u201ckrijojn\u00eb bindjen se ato jan\u00eb lidhur me q\u00ebllim mbulimin me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb diferenc\u00ebs q\u00eb ka rezultuar e pajustifikuar nga kontrolli n\u00eb ILDKPKI\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, pakica v\u00ebren se subjekti ka ndryshuar q\u00ebndrim gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr huan e dh\u00ebn\u00eb nga babai. \u201cKa deklaruar se babai i ka krijuar k\u00ebto t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi n\u00eb aktivitetin publik dhe privat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, deklaron se nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e krijuara si rezultat i pun\u00ebsimit, por edhe t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara, nd\u00ebr vite, edhe nga pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb trungut familjar\u201d, citohet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7iftja e lidh ndryshimin e q\u00ebndrimit me pamund\u00ebsin\u00eb e \u00c7upit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje rezultateve t\u00eb hetimit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb mos merren n\u00eb vler\u00ebsim dhe \u00e7mon se vlerat e t\u00ebrhequra nga llogaria bankare nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se KPK ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare edhe t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebrpara vitit 1998, relatorja k\u00ebrkon t\u00eb vler\u00ebsohet si shpenzim shuma 2 milion\u00eb lek\u00eb e dhuruar f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e shk\u00ebputjes nga familja dhe shprehet se i ati i subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr huan\u00eb. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ajo shton se mungojn\u00eb prova q\u00eb t\u00eb konfirmojn\u00eb dh\u00ebnien e huave n\u00eb vitin 2007 dhe thekson se deklaratat noteriale t\u00eb huave duhet t\u00eb merren me rezerv\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Sipas saj nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme financiare p\u00ebr periduh\u00ebn 2003-2016 gjyqtari \u00c7upi rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Raportet p\u00ebr figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit. \u00c7upi p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, bazuar n\u00eb informacione ku ngrihen dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb shfaqur n\u00eb form\u00ebn e korrupsionit pasiv t\u00eb gjyqtarit, si dhe duke ndikuar e favorizuar disa persona n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore n\u00eb ndjekje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Mat.<\/p>\n<p>Nisur nga raporti i DSIK, Komisioni ka verifikuar dosjet e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb t\u00eb cilat pretendohet se jan\u00eb favorizuar t\u00eb pandehurit. Sipas shumic\u00ebs, nga studimi i materialeve t\u00eb dosjeve t\u00eb administruara konstatohen shkelje profesionale, por informacionet se ai ka kryer veprime korruptive kan\u00eb mbetur vet\u00ebm n\u00eb nivelin e dyshimeve.<\/p>\n<p>Bungo dhe Qirko theksojn\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb moment DSIK nuk referon n\u00ebse subjekti ka pasur lidhje me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar dhe \u00e7mojn\u00eb se \u00c7upi ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica, \u00c7iftja vler\u00ebson se indiciet nga organet ligjzbatuese dhe problemet e konstatuara nuk mund t\u00eb konsiderohen si mang\u00ebsi n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit, por duhet t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Me vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb dat\u00ebs 24 korrik 2020, KPK vendosi me shumic\u00eb pezullimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Artan \u00c7upi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb vje\u00e7are dhe detyrimin e tij p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Bungo dhe Qirko ishin n\u00eb shumic\u00eb, nd\u00ebrsa relatorja \u00c7iftja u shpreh kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Shumica konstatoi at\u00ebher\u00eb se subjekti ka treguar aft\u00ebsi t\u00eb cek\u00ebta lidhur me normat procedurale; se ka tejkaluar afatet duke zvarritur proceset; nuk ka qen\u00eb efektiv n\u00eb gjykime; ka pasur raste kur nuk ka argumentuar plot\u00ebsisht vendimin; si dhe ka treguar njohuri dhe aft\u00ebsi t\u00eb cek\u00ebta dhe gjykim t\u00eb dob\u00ebt, t\u00eb cilat konsiderohen mang\u00ebsi profesionale. KPK konkludoi se subjekti ka pasur detyrimin ligjor t\u00eb thellohej n\u00eb arsyetimin e vendimeve dhe t\u00eb kontrollonte lidhjen logjike t\u00eb argumenteve dhe vendosi q\u00eb ai t\u00eb trajnohej p\u00ebr nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb trajnimit, shumica konstaton se \u00c7upi ka arritur rezultate t\u00eb mira n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, duke i kaluar mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb hetimin administrativ.<\/p>\n<p>Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se subjekti ka demonstruar mang\u00ebsi t\u00eb theksuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij organizative.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se t\u00eb metat e konstatuara kan\u00eb provokuar ankesa t\u00eb shumta t\u00eb pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebs n\u00eb KLD dhe n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb. \u201c[&#8230;]\u00c7ka t\u00eb \u00e7on n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, ka shfaqur defekte t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb e afektojn\u00eb negativisht vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tij profesionale\u201d, citohet n\u00eb mendimin e pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7iftja konsideron se nisur nga analiza e fakteve, subjekti i rivler\u00ebsimit Artan \u00c7upi nuk mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb besimin e publikut p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb detyr\u00eb dhe ndodhet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e mang\u00ebsive n\u00ebp\u00ebrmjet programit t\u00eb trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneret Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko n\u00eb shumic\u00eb i konsideruan bind\u00ebse shpjegimet e Artan \u00c7upit p\u00ebr problemet p\u00ebr pasurin\u00eb dhe vler\u00ebsuar rezultatet e rikualifikimit t\u00eb tij n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, por relatorja Etleda \u00c7iftja n\u00eb pakic\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb \u00c7upi t\u00eb shkarkohej p\u00ebr mang\u00ebsi n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72429,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[498,135,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Artan-\u00c7upi-n\u00eb-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Artan \u00c7upi n\u00eb KPK | Foto : Vladimir Karaj \/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72428"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72430,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72428\/revisions\/72430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}