{"id":72437,"date":"2021-11-03T17:19:47","date_gmt":"2021-11-03T16:19:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-hetoi-vetem-per-pasurine-gjyqtarja-saemira-hila-kerkon-hapje-te-procesit\/2021\/11\/03\/"},"modified":"2023-04-06T18:24:45","modified_gmt":"2023-04-06T16:24:45","slug":"kpk-e-hetoi-vetem-per-pasurine-gjyqtarja-saemira-hila-kerkon-hapje-te-procesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-hetoi-vetem-per-pasurine-gjyqtarja-saemira-hila-kerkon-hapje-te-procesit\/2021\/11\/03\/","title":{"rendered":"KPK e hetoi vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, gjyqtarja Saemira Hila k\u00ebrkon hapje t\u00eb procesit"},"content":{"rendered":"<p>Mosdokumentimi i disa transaksioneve n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe mungesa e burimeve vuri n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtaren e Lushnj\u00ebs Saemira Hila. Kjo e fundit dha shpjegime t\u00eb gjata para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe k\u00ebrkoi hapjen e hetimeve n\u00eb dy kritere.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81310\" aria-describedby=\"caption-attachment-81310\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81310\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1267-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81310\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-81310\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Saemira Hila dhe trupa q\u00eb kreu rivler\u00ebsimin e saj n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca ndaj gjyqtares s\u00eb Lushnj\u00ebs Saemira Hila fillioi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb me deklarimin e kryesueses s\u00eb trup\u00ebs Brunilda Bekteshi, se nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake p\u00ebr ri\u00e7elje hetimi n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit ishte rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha Bekteshi ajo dhe koleg\u00ebt, relatorja Pamela Qirko dhe an\u00ebtari i trup\u00ebs Roland Ilia kishin vendosur ta d\u00ebgjonin n\u00eb seanc\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb merrnin vendim mbi hetimin n\u00eb dy kriteret e tjera. Bekteshi tha se deri para seanc\u00ebs provat e mbledhura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb arrinin nivelin e provueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Qirko n\u00eb relatim vuri n\u00eb dukje se pas hetimit t\u00eb KPK dhe problemeve t\u00eb gjetura Hila rezultonte me bilanc negativ prej 7.1 milion lek\u00ebsh, i cili thuajse i gjithi lidhej me procedurat e ndjekura n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko tha se subjektit i ishte kaluar barr\u00eb prove mbi kursimet e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb, kursimet dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni, nj\u00eb huadh\u00ebnie mes bashk\u00ebshortit dhe v\u00ebllez\u00ebrve dhe transaksionet bazuar mbi kursimet 67 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb familja kishte pasur.<\/p>\n<p>Hila n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj barre prove k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat dhe burimet e saj financiare ishin t\u00eb ligjshme. Ajo kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs financiare te prind\u00ebrve dhe solli sipas saj prova mbi t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si emigrant n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Hila pranoi disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime. Ajo pranoi edhe se p\u00ebrfshirja n\u00eb nj\u00eb transaksion t\u00eb koklavitur me nj\u00eb pal\u00eb t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb, e b\u00ebr\u00eb sipas saj n\u00eb nxitim, kishte qen\u00eb nj\u00eb gabim, por pretendoi se detajet tregonin se parat\u00eb e p\u00ebrdorura n\u00eb transaksionin ishin prej kursimeve t\u00eb saj dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Saemira Hila e nisi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Hetimi mbi burimet e blerjes s\u00eb apartamentit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament 112 metra n\u00eb Tiran\u00eb, ishte pasuria kryesore e gjyqtares, i deklaruar si i bler\u00eb me kursime t\u00eb v\u00ebna nga prind\u00ebrit, bashk\u00ebshorti dhe ajo vet\u00eb, t\u00eb ardhurat nga shitja nj\u00eb apartamenti n\u00eb Lushnje, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga kthimi i huave q\u00eb ai u kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe nj\u00eb kredi bankare.<\/p>\n<p>Zanafilla e burimeve sipas relatimit t\u00eb Qirkos ishte nj\u00eb shum\u00eb mbi 1 milion lek\u00eb e kursyer n\u00eb bank\u00eb q\u00eb n\u00ebna e subjektit kishte l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim asaj dhe t\u00eb atit. Qirko tha se p\u00ebr shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb ishte vendosur n\u00eb llogari t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, prind\u00ebrit nuk kishin pasur burim t\u00eb ardhurash duke th\u00ebn\u00eb se ato kishin nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Por gjyqtarja e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje. Ajo relatoi situat\u00ebn familjare dhe tha se KPK nuk kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb ardhurat e saj deri n\u00eb dhjetor 2003 kur ajo ishte martuar. Ajo tha se e \u00ebma kishte punuar n\u00eb bank\u00eb dhe se prind\u00ebrit, q\u00eb nuk kishin pasur f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 saj, kishin pasur pun\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb u kishin mund\u00ebsuar llogari kursimi q\u00eb her\u00ebt. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se edhe pse shum\u00ebn e kishte trash\u00ebguar bashk\u00eb me t\u00eb atin, ky i fundit jetonte me t\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe se kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin q\u00eb parat\u00eb t\u00eb kalonin n\u00eb llogari t\u00eb dh\u00ebndrit dhe saj.<\/p>\n<p>Qirko vuri n\u00eb dukje se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit q\u00eb po ashtu ishin vendosur n\u00eb nj\u00eb llogari kursimi n\u00eb vitin 2004 nuk kishin t\u00eb provuar pages\u00ebn e tatimeve n\u00eb Itali. Hila k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte sjell\u00eb dokumente q\u00eb provonin se i shoqi kishte qen\u00eb i siguruar n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Itali, nj\u00eb kontrat\u00eb me pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin q\u00eb i garantonte banes\u00eb pa pages\u00eb dhe t\u00eb ngjashme. N\u00eb shk\u00ebmbim m\u00eb v\u00ebzhguesin nd\u00ebrkomb\u00ebtar Francesco Ciardi, ajo tha se kishte sjell\u00eb dokumente shtes\u00eb sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit si emigrant dhe tha se ishte n\u00eb pritje t\u00eb apostilimit t\u00eb tyre dhe se KPK i kishte tashm\u00eb t\u00eb noterizuara. Sipas saj n\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrgjigjet nj\u00eb institucion italian vinte n\u00eb dukje se i shoqi nuk kishte detyrime tatimore t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Gjetjes s\u00eb Komisionit se t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Lushnje pas vdekjes s\u00eb babait t\u00eb subjektit nuk und t\u00eb sh\u00ebrbenin n\u00eb blerje pasi ishin p\u00ebrdorur n\u00eb shlyerjen e kredis\u00eb, Hila tha se k\u00ebt\u00eb kishte pasur parasysh edhe n\u00eb deklarimin veting. Ajo iu referua disa her\u00eb deklarimeve vjetore q\u00eb sipas saj qart\u00ebsonin situat\u00ebn e krijuar, megjith\u00ebse si\u00e7 pranoi nuk kishin qen\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb detajuara.<\/p>\n<p>Nga sa doli prej relatimit problemi kryesor\u00eb i Hil\u00ebs mbi burimin rridhte nga mungesa e dokumentimit dhe deklarimet kontradiktore sa i p\u00ebrket nj\u00eb huaje q\u00eb bashk\u00ebshorti u kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe tok\u00eb n\u00eb fshatin Plug. Qirko tha se deklarimet e subjektit n\u00eb deklaratat periodike nuk p\u00ebrputheshin me deklarimin e b\u00ebr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2015 as n\u00eb koh\u00eb dhe as n\u00eb detaje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Hila pranoi n\u00eb fjal\u00ebn e saj mosp\u00ebrputhjet, por tha se kunet\u00ebrit kishin gabuar p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar, nd\u00ebrsa iu referua deklarimeve t\u00eb saj vjetore n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb si sqaruese. \u00a0Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur mund\u00ebsi ti deklaronte k\u00ebto hua n\u00eb vitin e par\u00eb pas martes\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve familjare, por se i kishte deklaruar ato sapo ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga bashk\u00ebshorti n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p><strong>Operacioni i koklavitur n\u00eb blerjen e sht\u00ebpis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga burimet m\u00eb sip\u00ebr, shtesat n\u00eb kursime dhe investimet n\u00eb bono thesari dhe interesat bankare, ishin n\u00eb vitin 2010 n\u00eb nj\u00eb llogari bankare prej 67 mij\u00eb dollar\u00ebsh. KPK thot\u00eb se kjo shum\u00eb u deklaruar nga subjekti si shuma e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb 25 mij\u00eb euro dhe at\u00eb t\u00eb dyt\u00eb prej 20 mij\u00eb euro. K\u00ebsti i tret\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb prej 37 mij\u00eb eurosh u pagua me marrjen e nj\u00eb kredie bankare.<\/p>\n<p>Por KPK tha se nga hetimet rezultonte se para se t\u00eb paguhej k\u00ebsti i par\u00eb dhe i dyt\u00eb shum\u00eb prej 67 mij\u00eb eurosh ishte t\u00ebrhequr nga banka nga nj\u00eb person me prokur\u00eb nga Hila dhe bashk\u00ebshortit. Sipas komisionit personi n\u00eb fjal\u00eb me inicialet S.Q, supozohej t\u00eb kishte paguar k\u00ebstet e apartamentit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kishte udh\u00ebtuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Komisioni tha se kishte munges\u00eb dokumentimi t\u00eb procesit dhe se n\u00eb dit\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, bazuar n\u00eb kontrat\u00eb, shuma n\u00eb bank\u00eb nuk ishte prekur. Kjo e vendoste Hil\u00ebn n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe me munges\u00eb t\u00eb theksuar burimesh t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Gjyqarja n\u00eb fjal\u00ebn e saj shpjegoi me detaje, p\u00ebrfshi data dhe l\u00ebvizje bankare at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur. Ajo tha se kishte udh\u00ebtuar n\u00eb Tiran\u00eb, ku ishte takuar me F.Q dhe S.Q dhe nj\u00eb familje tjet\u00ebr me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Sipas saj tre familjet me marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore kishin vendosur t\u00eb blinin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ishin fqinj\u00eb pas transferimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Hila tha se gjat\u00eb bisedimeve nd\u00ebrtuesi, i cili u kishte dh\u00ebn\u00eb ulje \u00e7mimi p\u00ebr shkak se po shiste tre apartamente, u kishte k\u00ebrkuar me ngul pages\u00ebn e k\u00ebstit 25 mij\u00eb dollar\u00ebsh n\u00eb at\u00eb moment. Gjyqtarja tha se nga t\u00eb tre \u00e7iftet vet\u00ebm F.Q i cili punonte n\u00eb kursin e k\u00ebmbimit kishte para cash me vete p\u00ebr t\u00eb mbuluar pagesat. Sipas saj at\u00eb dit\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti huazuan nga miqt\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro dhe me tu kthyer n\u00eb Lushnje b\u00ebn\u00eb prokur\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gruas s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit duke i kaluar t\u00eb gjitha tagrat mbi llogarin\u00eb e kursimit dhe po ashtu edhe tagra p\u00ebr t\u00eb proceduar me dokumentet p\u00ebr kredin\u00eb, p\u00ebr shkak se ata do t\u00eb ishin n\u00eb Itali. Ajo tha se gjith\u00e7ka ishte kryer n\u00eb mir\u00ebbesim dhe duke qen\u00eb se F.Q kishte mund\u00ebsi t\u2019i p\u00ebrdorte parat\u00eb n\u00eb tregun e k\u00ebmbimit valutor\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Ajo tha se l\u00ebvizjet e b\u00ebra m\u00eb pas n\u00eb bank\u00eb nga S.Q tregonin se k\u00ebto para ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe se ajo nuk e kishte deklaruar huan\u00eb sepse ajo kishte qen\u00eb e till\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb fundjave duke qen\u00eb se ata i kishin kaluar \u00e7iftit t\u00eb miqve t\u00eb drejtat mbi llogarin\u00eb e tyre t\u00eb kursimit.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i KPK Roland Ilia e pyeti gjyqtaren se pse nuk kishte p\u00ebrdorur statusin e saj si gjyqtare p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb para nd\u00ebrtuesit. Hila u p\u00ebrgjigj se nuk e kishte p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb pozicionin si gjyqtare n\u00eb transaksionet me sht\u00ebpin\u00eb dhe se nuk besonte q\u00eb nd\u00ebrtuesit e pasur impresionoheshin nga ky status.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje edhe probleme me dy makina dhe nj\u00eb problem me trash\u00ebgimin\u00eb e l\u00ebn\u00eb nga babai, p\u00ebrfshi nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Lushnje dhe nj\u00eb shum\u00eb 900 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb kursime. Hila tha se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr kursimet e t\u00eb atit dhe kishte m\u00ebsuar p\u00ebr to vet\u00ebm pas vdekjes. Ajo tha se ato ishin t\u00eb ardhurat nga pensioni, q\u00eb babai nuk i kishte harxhuar sa kohe jetonte me t\u00eb dhe bashk\u00ebshortin e saj. Ajo dha po ashtu t\u00eb nj\u00ebjtin shpjegim p\u00ebr shtes\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb pranoi si pasakt\u00ebsi disa mosdeklarime, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ato nuk ishin t\u00eb tilla n\u00ebse shikoheshin proporcionalisht. N\u00eb fund ajo dor\u00ebzoi dokumente shtes\u00eb dhe k\u00ebrkoi rihapje t\u00eb hetimit. KPK caktoi seanc\u00eb n\u00eb 5 n\u00ebntor n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mosdokumentimi i disa transaksioneve n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe mungesa e burimeve vuri n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi gjyqtaren e Lushnj\u00ebs Saemira Hila. Kjo e fundit dha shpjegime t\u00eb gjata para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe k\u00ebrkoi hapjen e hetimeve n\u00eb dy kritere.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72438,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,362],"tags":[211,103,118,456],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-1267-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Saemira Hila dhe trupa q\u00eb kreu rivler\u00ebsimin e saj n\u00eb KPK. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72437"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72437"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72437\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72439,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72437\/revisions\/72439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72437"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72437"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72437"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}