{"id":72449,"date":"2021-11-02T19:22:30","date_gmt":"2021-11-02T18:22:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtar-dhe-fermer-nazmi-troka-rezulton-me-probleme-te-pasurise\/2021\/11\/02\/"},"modified":"2023-04-06T18:25:09","modified_gmt":"2023-04-06T16:25:09","slug":"gjyqtar-dhe-fermer-nazmi-troka-rezulton-me-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtar-dhe-fermer-nazmi-troka-rezulton-me-probleme-te-pasurise\/2021\/11\/02\/","title":{"rendered":"Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka rezulton me probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe burimet e nj\u00eb huaje e vendos\u00ebn gjyqtarin e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka, n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar burimet financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb fshat, blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe krijimin e pasurive t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81298\" aria-describedby=\"caption-attachment-81298\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-81298 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"81298\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81298\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka pas sanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari Nazmi Troka i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 2 n\u00ebntor me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku hetimi administrativ ishte mbyllur vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Troka po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Firdes Shulin.<\/p>\n<p>Nazmi Troka e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe ka punuar p\u00ebr gati dy dekada si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD i k\u00ebrkoi K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ q\u00eb t\u00eb vendoste mas\u00ebn disiplinore \u201culje me 40% t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr 1 vit\u201d p\u00ebr Trok\u00ebn, me pretendimin se kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr rishikim mase sigurie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale. K\u00ebrkesa e ILD u pezullua nga KLGJ deri n\u00eb nj\u00eb vendim nga institucionet e vetingut.<\/p>\n<p>Kryesuesi Lulzim Hamitaj tha n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs se gjyqtari Troka kishte k\u00ebrkuar ri\u00e7eljen e hetimit edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, por \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb shqyrtimi t\u00eb kryhet pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe shpjegimet dhe provat e reja q\u00eb do t\u00eb paraqiten prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Troka p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ri\u00e7eljen e hetimit, por Hamitaj v\u00ebrejti se sapo kishte sqaruar, se nuk kishte ende nj\u00eb vendimarrje p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Pamund\u00ebsi p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi i Komisionit u fokusua m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb burimet financiare t\u00eb deklaruara nga subjekti se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie dykat\u00ebshe n\u00eb fshatin Tapi t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative Perondi n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Zhegu, sht\u00ebpia dy kate me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore 99 m2 gjendet n\u00eb nj\u00eb truall 200 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1991 nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d, s\u00eb bashku me pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 7800 m2. Komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb tok\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 1991, me sip\u00ebrfaqen q\u00eb rezulton n\u00eb kartel\u00ebn e pasuris\u00eb ku figuron 9000 m2. Mosp\u00ebrputhje \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb banes\u00ebs me dy kate nga subjekti, pasi n\u00eb vitin 2003 ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting rezulton n\u00eb vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto mosp\u00ebrputhje, gjyqtari Troka pretendoi se ka pasur raste kur matjet e tok\u00ebs jan\u00eb kryer gabim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb parashikuar nga legjislacioni q\u00eb t\u00eb kryhen matje edhe kur regjistrohet pasuria. P\u00ebr vlerat e ndryshme t\u00eb deklaruara p\u00ebr banes\u00ebn me dy kate, ai deklaroi se n\u00eb vitin 2003 kishte pasqyruar shpenzimet faktike p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb 2017-\u00ebn kishte pasqyruar vler\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie sipas tregut t\u00eb lir\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zhegu evidentoi se ishte e paqart\u00eb se kur ishte nd\u00ebrtuar kati i dyt\u00eb i banes\u00ebs, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar ky fakt as n\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb vitit 2003. Troka deklaroi se karabinaja e gjith\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1994, nd\u00ebrsa sht\u00ebpia ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2000, n\u00eb gjendjen q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe aktualisht.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kur \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar formulari i azhornimit n\u00eb vitin 1994, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb pasqyruar edhe objekti p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj pasurie, nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar v\u00ebrejtje apo informacione shtes\u00eb. Sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse n\u00eb formularin e asaj periudhe nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebnuar kati i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb dy kate, gjyqtari Troka ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes si m\u00ebsuese, si dhe t\u00eb ardhura t\u00eb p\u00ebrfituara nga aktiviteti bujq\u00ebsor, kryesisht pem\u00ebtaria.<\/p>\n<p>Komisioni ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb si shpenzim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1990-2000, vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Troka k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet si shpenzim vlera 1.2 milion lek\u00eb e deklaruar n\u00eb vitin 2003, q\u00eb sipas tij p\u00ebrfaq\u00ebson shum\u00ebn reale q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb dy kate. Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, si dhe t\u00eb ulen shpenzimet jetike, pasi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre i ka siguruar nga ferma familjare. \u201cJu keni zbritur 66% t\u00eb pag\u00ebs si shpenzime, por kam pasur shpenzime modeste pasi t\u00eb produktet p\u00ebr nevojat bazike i kemi siguruar nga bujq\u00ebsia dhe blegtoria\u201d, deklaroi Troka dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se del me bilanc pozitiv p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Munges\u00eb financiare u konstatua edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 64 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014, kundrejt \u00e7mimit 67 mij\u00eb euro. Si burime krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar kursimet n\u00eb vite n\u00eb gjendje depozitash bankare n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro, nj\u00eb hua po n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb transaksioni bankar nga nj\u00eb i af\u00ebrm; gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb 330 euro dhe nj\u00eb depozit\u00eb e vajz\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 5700 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk u gjet\u00ebn probleme p\u00ebr kursimet cash dhe depozitat e subjektit dhe t\u00eb vajz\u00ebs, u konstatua pamund\u00ebsi financiare e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro dhe t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjyqtari Troka ka arritur t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 161 mij\u00eb euro p\u00ebr periudh\u00ebn 2002-2015 nga puna n\u00eb shtetin grek, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr kursimin dhe dh\u00ebnien e huas\u00eb. N\u00eb seanc\u00eb u relatua pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 446 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Troka i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konstatime dhe u shpreh se baxhanaku q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb hua kishte shitur disa pasuri n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb sipas tij kapin vler\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kjo vler\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Gjithashtu, Troka pretendoi se kishte provuar se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur depozit\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme q\u00eb n\u00eb vitin 2000, kur kishte b\u00ebr\u00eb konvertimin e shumave q\u00eb dispononte n\u00eb bank\u00eb, nga dhrahmi, n\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 423 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen n\u00eb vitin 2003 t\u00eb nj\u00eb automjeti tip Benz vit prodhimi 1989, n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb fund t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr k\u00ebto balanca negative dhe p\u00ebr at\u00eb n\u00eb shlyerjen e huas\u00eb, Troka k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb uleshin shpenzimet e jetes\u00ebs si dhe t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia e blegtoria. \u201cKam pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makin\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhim i vitit 1989 dhe e kam akoma\u201d, pohoi Troka dhe rip\u00ebrs\u00ebriti se n\u00ebse konsiderohen t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia del me bilanc pozitiv p\u00ebr t\u00eb gjitha pasurit\u00eb dhe shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p><strong>Gjyqtar dhe fermer<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Troka p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara nd\u00ebr vite si t\u00eb p\u00ebrfituara nga pemtaria dhe bujq\u00ebsia, n\u00eb shum\u00ebn totale 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi administarativ ka rezultuar se subjekti \u00ebsht\u00eb pajisur edhe me nipt n\u00eb emrin e tij p\u00ebr ushtrimin e aktivitetit bujq\u00ebsor. Relatorja Zhegu renditi shpjegimet e dh\u00ebna nga Troka gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me aktivitetin bujq\u00ebsor. Ai ka deklaruara para Komisionit se ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se e ka shfryt\u00ebzuar tok\u00ebn bujq\u00ebsore p\u00ebr pemtari, se ka siguruar t\u00eb ardhura, si dhe ka paguar rregullisht detyrimet.<\/p>\n<p>Gjithashtu, subjekti ka deklaruar se gjat\u00eb pasditeve dhe fundjavave s\u00eb bashku me familjen i p\u00ebrkushtohet aktivitetit bujq\u00ebsor dhe ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ulen shpenzimet e jetes\u00ebs. Ai ka depozituar edhe nj\u00eb raport t\u00eb hartuar nga nj\u00eb ekspert vler\u00ebsues q\u00eb ka konkluduar se t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2016 arrijn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 12.9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu evidentoi mosp\u00ebrputhje mes vler\u00ebs s\u00eb deklaruar nga subjekti si t\u00eb p\u00ebrfituar nga aktiviteti bujq\u00ebsor, me at\u00eb t\u00eb konkluduar nga vler\u00ebsimi. Nga analiza e t\u00eb ardhurave nga bujq\u00ebsia t\u00eb deklaruara nga subjekti \u00ebsht\u00eb konkuluduar munges\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e tyre n\u00eb shum\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa prej analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2016 \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn totale 7.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores, megjith\u00ebse Troka \u00ebsht\u00eb regjistruar me statusin e fermerit, rezulton munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zhegu evidentoi faktin se legjislacioni n\u00eb fuqi e gjen n\u00eb papajtueshm\u00ebri detyr\u00ebn e gjyqtarit me ushtrimin e aktivitetit privat si fermer. Ajo theksoi se legjislacioni parashikon se magjistrat\u00ebt lejohet t\u00eb kryejn\u00eb vet\u00ebm m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe asnj\u00eb lloj profesioni tjet\u00ebr. Komisioni i ka kaluar trok\u00ebs barr\u00ebn e prov\u00ebs Trok\u00ebs p\u00ebr gjendjen n\u00eb papajuteshm\u00ebri me detyr\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb regjistrimit t\u00eb tij si fermer.<\/p>\n<p>Troka pretendoi n\u00eb seanc\u00eb se n\u00eb ligj nuk \u00ebsht\u00eb e ndaluar q\u00eb nj\u00eb gjqytar t\u00eb ushtroj\u00eb aktivitet bujq\u00ebsor. \u201cUn\u00eb nuk dal personalisht n\u00eb treg\u201d, pohoi subjekti. Ai sqaroi se ishte regjistruar p\u00ebr t\u00eb formalizuar aktivitetin bujq\u00ebsor sipas ligjit dhe se emri i tij rezulton pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryefamiljarit. Subjekti theksoi se ishte mjaft i lidhur me aktivitetin bujq\u00ebsor, pasi profesioni i tij i par\u00eb kishte qen\u00eb agronom.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, gjyqtari Troka k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb, \u00e7eljen p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb zhvillohet m\u00eb 4 n\u00ebntor, ora 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe burimet e nj\u00eb huaje e vendos\u00ebn gjyqtarin e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka, n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb provuar burimet financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb fshat, blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe krijimin e pasurive t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72450,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[191,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka pas sanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72449"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72449"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72451,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72449\/revisions\/72451"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}