{"id":72461,"date":"2021-11-01T19:01:38","date_gmt":"2021-11-01T18:01:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-endrit-bimi-perballet-me-vetingun\/2021\/11\/01\/"},"modified":"2023-04-06T18:25:37","modified_gmt":"2023-04-06T16:25:37","slug":"prokurori-endrit-bimi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-endrit-bimi-perballet-me-vetingun\/2021\/11\/01\/","title":{"rendered":"Prokurori Endrit Bimi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Endrit Bimi dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb bashk\u00ebjetuesues nga puna si dentist si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb emigrim dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, q\u00eb sipas KPK-s\u00eb, kishin burime t\u00eb ligjshme. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81281\" aria-describedby=\"caption-attachment-81281\" style=\"width: 534px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Endrit-Bimi-pas-seances-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-81281 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Endrit-Bimi-pas-seances-1-534x400.jpg\" alt=\"\" width=\"534\" height=\"400\" data-id=\"81281\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81281\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Endrit Bimi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori Endrit Bimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime lidhur me huat\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij si dhe me burimet financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb banese.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai qart\u00ebsoi pozicionimin e tij n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie financiare t\u00eb babait t\u00eb ndjer\u00eb me nj\u00eb person tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i ati \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta zgjidh\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb zyre p\u00ebrmbarimi, por q\u00eb \u00e7\u00ebshtja vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Prokurori Bimi u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figures.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Endrit Bimi po kryhet nga trupa gjykuese e KPK-s\u00eb e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Genta Tafa Bungon dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Tonci Petkovic.<\/p>\n<p>Endrit Bimi e ka filluar karrier\u00ebn si jurist n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe organizata jo-fitimprur\u00ebse. Ai ndoqi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 2004-2007 dhe u em\u00ebrua m\u00eb pas prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lushnj\u00ebs. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentua pamund\u00ebsi e provimit me dokumentacion ligjor t\u00eb burimit financiar t\u00eb deklaruar nga prokurori Bimi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 8300 USD. Sipas relatores Bungo, para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, subjekti ka \u00e7elur dy depozita nga 3000 USD secila, t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb depozitave fillestare, Bimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna p\u00ebr tre vjet e gjysm\u00eb pran\u00eb Fondacionit p\u00ebr Edukimin Ekonomik t\u00eb t\u00eb Rinjve.<\/p>\n<p>Bungo sqaroi se megjith\u00ebse k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare pasi nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion, subjekti ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr krijimin e depozitave dhe \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin e Komisionit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe tre depozita t\u00eb tjera t\u00eb subjektit, p\u00ebr t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar se ai ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e tyre. T\u00eb kat\u00ebr vlerat e depozitave n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 40 mij\u00eb euro, prokurori Bimi ia ka dh\u00ebn\u00eb hua babait t\u00eb bashk\u00ebjetueses, i cili i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurori Bimi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 650 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2006, pasi si burim krijimi jan\u00eb pasqyruar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb ardhurat e siguruara nga puna pran\u00eb fondacionit t\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>Prokurori Bimi tha se kishte punuar p\u00ebr tre vjet e gjysm\u00eb si koordinator i nj\u00eb projekti pran\u00eb fondacionit dhe se ishte paguar 200 dollar\u00eb n\u00eb muaj. Si prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt, subjekti renditi nj\u00eb kopje t\u00eb gazet\u00ebs \u201cBiznes\u201d t\u00eb asaj periudhe, ku sipas tij trajtohej projekti n\u00eb fjal\u00eb dhe emri i tij citohej n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e koordinatorit.<\/p>\n<p>\u201cI kam deklaruar q\u00eb n\u00eb vitin 2006 k\u00ebto t\u00eb ardhura,\u201dpohoi subjekti dhe pretendoi se gjendej n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion lidhur me pun\u00ebsimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb fondacion, pasi dokumentet ruheshin p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar dhe ishin asgjesuar.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe pasurit\u00eb e bashk\u00ebjetueses s\u00eb prokurorit Bimi. Bashk\u00ebjetuesja e subjektit ka deklaruar dhurimin e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb shum\u00ebn 5500 euro n\u00eb vitin 2013 nga babai i saj, i cili zot\u00ebronte prej vitit 1994 nj\u00eb klinik\u00eb dentare.<\/p>\n<p>P\u00ebrllogaritja n\u00eb analiz\u00ebn financiare \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb marzhin e fitimit, prej nga ka rezultuar se deri n\u00eb 2010-\u00ebn kur aktiviteti ka qen\u00eb i regjistruar n\u00eb emrin e tij, ka fituar 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga viti 2010 e n\u00eb vijim, klinika dentare ka qen\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, e cila ushtron t\u00eb nj\u00ebjtin profesion si i ati. Relatorja Bungo tha se prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e Benzit. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka pasur mund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr krijimin e depozitave t\u00eb regjistruara n\u00eb emrin e saj, t\u00eb cilat ia ka kaluar babait p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 2017, ashtu si dhe subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2016 \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 462 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pamund\u00ebsi financiare, prokurori Bimi ngriti dy pretendime. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohej vlera e konvertimit t\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 24 mij\u00eb USD n\u00eb llogarin\u00eb e bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2014, si dhe t\u00eb uleshin shpenzimet p\u00ebr vajz\u00ebn e vog\u00ebl, pasi ato ishin mbuluar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar edhe origjin\u00ebn e nj\u00eb apartamenti t\u00eb deklaruar nga prokurori Bimi si adres\u00eb banimi q\u00eb prej vitit 2006 e n\u00eb vazhdim, prej nga ka rezultuar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb privatizuar nga babai i ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prej hetimit ka rezultuar se n\u00eb vitin 2019 subjekti ka t\u00ebrhequr shum\u00ebn 702 mij\u00eb lek\u00eb nga llogaria e babit t\u00eb ndjer\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb nga ai p\u00ebrfitonte 1\/3 e pjes\u00ebs takuese t\u00eb babait nga nj\u00eb fond 4.2 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb vler\u00eb ai e ka depozituar po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Nisur dhe nga dy denoncime se babai i subjektit, s\u00eb bashku me p\u00ebrmbaruesin gjyq\u00ebsor kan\u00eb shitur nj\u00eb pasuri pa zbatuar rregullat e ankandit, KPK ka verifikuar p\u00ebr ndonj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka hetuar n\u00eb vitin 2016 nj\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d ndaj p\u00ebrmbaruesit gjyq\u00ebsor n\u00eb fjal\u00eb, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cil\u00ebn e ka pushuar me argumentin se nuk ekziston vepra penale. Por k\u00ebrkesa nga i ati \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2013 dhe sipas Komisionit n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ka ekzistuar konflikti i interesit, pasi subjekti e ka hetuar kall\u00ebzimin penal 3 vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka shtrir\u00eb hetimin edhe mbi blerjen e nj\u00eb apartamenti nga n\u00ebna e subjektit n\u00eb vitin 2019 n\u00eb shum\u00ebn 95 mij\u00eb USD. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb deklaruar gjat\u00eb hetimit shuma 4.2 milion\u00eb lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga babai prej procedur\u00ebs p\u00ebrmbarimore; depozitat e investuara n\u00eb bono thesari nga prind\u00ebrit e subjektit q\u00eb prej vitit 2004; si dhe shuma t\u00eb d\u00ebrguara nga v\u00ebllai t\u00eb p\u00ebrfituara prej pun\u00ebs n\u00eb Kanada dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Bungo tha se nga hetimi ka rezultuar se i v\u00ebllai i subjektit ka pasur rreth 46 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vlerave t\u00eb depozituara. Sipas KPK, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar pas deklarat\u00ebs veting dhe nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur fshehje nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 154 nga babai i bashk\u00ebjtesues n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, komisioneri Lulzim Hamitaj shprehu q\u00ebndrimin e tij ndryshe nga konkluzionet e hetimit paraprak t\u00eb KPK p\u00ebr prokurorin Bimi dhe i drejtoi atij nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me marr\u00ebdh\u00ebniet e subjektit me familjen e origjin\u00ebs dhe me vjehrrin, t\u00eb cilit i kishte dh\u00ebn\u00eb hua n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se menj\u00ebher\u00eb pas nisjes s\u00eb detyr\u00ebs kishte kryer ndarjen nga certifikata familjare dhe se kishte shk\u00ebputur marrdh\u00ebnien financiare me an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs. \u201cNuk kishte pse t\u00eb mos jetonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi, pasi secili jepte kontributin e tij,\u201d pohoi subjekti.<\/p>\n<p>Lidhur me vlerat e dh\u00ebna nga v\u00ebllai, subjekti shpjegoi se ai kishte ardhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt n\u00eb Shqip\u00ebri kur kishte sjell\u00eb edhe shumat monetare t\u00eb p\u00ebrdorura nga n\u00ebna p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Bimi mohoi t\u00eb kishte pasur lidhje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e t\u00eb atit me shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmbaruese. \u201cAi nuk e ka zgjidhur problemin p\u00ebr 30 vjet, at\u00ebher\u00eb vler\u00ebsojeni favorizmin,\u201d tha Bimi, nd\u00ebrsa shtoi se denoncuesi i detyrohej t\u00eb atit 45 mij\u00eb USD q\u00eb prej vitit 1993 dhe se ishte me precedent\u00eb penal\u00eb.<\/p>\n<p>Bimi shpjegoi se vlerat e disponuara prej bashk\u00ebjetuesues jan\u00eb kursyer para fillimit t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Ai theksoi se vjehrri ishte njeri i ndersh\u00ebm, shum\u00eb pun\u00ebtor dhe se t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat i kishte t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Kur Hamitaj e pyeti p\u00ebr logjik\u00ebn ekonomike p\u00ebr dh\u00ebnien hua t\u00eb kursimeve t\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit nga vjehrri, subjekti shpjegoi se vjehrra ishte n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore dhe ishte nevojitur blerja e nj\u00eb apartamenti me sh\u00ebrbim ashensori. Ai shtoi se kishin marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira dhe gjith\u00e7ka ishte kryer n\u00eb mir\u00ebbesim.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat vendimet e prokurorit Bimi jan\u00eb rr\u00ebzuar nga prokurori m\u00eb i lart\u00eb ose nga gjykata. N\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara ka rezultuar se vendimi i pushimit \u00ebsht\u00eb shfuqizuar nga drejtuesi i prokuroris\u00eb, i cili ka urdh\u00ebruar regjistrimin e procedimit penal.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, subjekti shpjegoi se hetimet ishin kryer m\u00eb par\u00eb dhe se kund\u00ebrshtia me drejtuesin e prokuroris\u00eb ishte lidhur me kualifikimin e \u00e7\u00ebshtjes si penale apo civile. Ai theksoi se dhe gjykata i kishte dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pasi \u00e7\u00ebshtja ishte pushuar.<\/p>\n<p>Nga 11 denoncime e depozituara nga publiku, KPK ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim tre prej tyre. N\u00eb nj\u00eb rast, denoncuesi M.D. petendon se subjekti ka vendosur mosfillimin e \u00e7\u00ebshtjes pa kryer hetime; denoncuesi A.Z. ankohet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale pasi jan\u00eb tejkaluar afatet e hetimeve dhe denoncuesi i tret\u00eb ka pretenduar se subjekti, me t\u00eb padrejt\u00eb, ka ngritur ndaj tij akuz\u00ebn e kund\u00ebrshtimit t\u00eb gjyqtarit n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e par\u00eb, Bimi pretendoi se kishte kryer hetime dhe se \u00e7\u00ebshtja vazhdon t\u00eb pres\u00eb shqyrtimin n\u00eb Apel. P\u00ebr pretendimin e denoncuesit A.Z. p\u00ebr tejkalim t\u00eb afatit, subjekti u mbrojt me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb dhe shtoi se kishte parashkrim t\u00eb vepr\u00ebs penale n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr rastin e tret\u00eb, subjekti sqaroi se denoncuesit kishin goditur e d\u00ebmtuar fizikisht p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs nj\u00eb avokat, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb prej seancave.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Endrit Bimi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori Endrit Bimi dha shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb bashk\u00ebjetuesues nga puna si dentist si dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb emigrim dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, q\u00eb sipas KPK-s\u00eb, kishin burime t\u00eb ligjshme. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72462,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[415,117,2,362],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Endrit-Bimi-pas-seances-1.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Endrit Bimi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72463,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72461\/revisions\/72463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}