{"id":72476,"date":"2021-11-01T11:26:57","date_gmt":"2021-11-01T10:26:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-arrestuar-per-korrupsion-nuk-justifikon-pasurine\/2021\/11\/01\/"},"modified":"2023-04-06T18:26:09","modified_gmt":"2023-04-06T16:26:09","slug":"prokurori-i-arrestuar-per-korrupsion-nuk-justifikon-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-i-arrestuar-per-korrupsion-nuk-justifikon-pasurine\/2021\/11\/01\/","title":{"rendered":"Prokurori i arrestuar p\u00ebr korrupsion nuk justifikon pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori i Sarand\u00ebs, Sali Hasa ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore p\u00ebr pasurin\u00eb, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i fsheh\u00eb ato. Pranimi i nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb bregdet dhe i favoreve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia nga KPK. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80313\" aria-describedby=\"caption-attachment-80313\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vendimi-Sali-Hasa-.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80313\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vendimi-Sali-Hasa--533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80313\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80313\" class=\"wp-caption-text\">Trupa e KPK-s\u00eb gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr prokurorin Sali Hasa. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 3 shtator 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Sarand\u00ebs, Sali Hasa, i cili at\u00ebher\u00eb gjendej n\u00eb qeli prej dy muajsh e gjysm\u00eb, pasi u \u00a0arrestua p\u00ebr korrupsion m\u00eb 19 qershor, pas hetimeve ndaj nj\u00eb grupi t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs nga ana e SPAK.<\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr prokurorin Hasa u mbyll vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, pasi gjetjet u konsideruan t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr marrjen e vendimit p\u00ebrfundimtar vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb thuhet se Hasa nuk justifikon me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka ushtruar funksionin si prokuror.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb burimeve p\u00ebr krijimin e pasurive, trupi gjykues konstaton se Hasa ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dhe p\u00ebrdorim. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarime kontradiktore gjat\u00eb procesit administrativ dhe nuk iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur sakt\u00eb pyetjeve t\u00eb Komisionit lidhur me pasurit\u00eb. Nga analiza financiare p\u00ebrfundimtare p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2016 \u00ebsht\u00eb konkluduar balnc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 15 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e pasurive para deklarat\u00ebs fillestare t\u00eb vitit 2003. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe shpenzimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 500 m2 dhe nj\u00eb banes\u00eb me sip\u00ebrfaqe 130 m2 n\u00eb Kavaj\u00eb me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat Hasa ka deklaruar si burim krijimi gjendje cash dhe t\u00eb ardhurat nga paga e bashk\u00ebshortes, prej aktivitetit familjar p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2001.<\/p>\n<p>Sipas KPK, subjekti nuk ka paraqtiru dokumentacion ligjor p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit, si dhe p\u00ebr shpenzimet e kryera. Nisur nga ky fakt, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb si shpenzim n\u00eb analiz\u00ebn financiare vler\u00ebn 3.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb vitit 1999, p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb konfirmohet pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb aktivitetin tregtar, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi i t\u00eb ardhurave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse Komisioni do t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb koston e nd\u00ebrtimit n\u00eb vler\u00ebn 2.000.000 lek\u00eb sipas deklarimit t\u00eb subjektit dhe vler\u00ebn e truallit prej 500.000 lek\u00ebsh, p\u00ebrs\u00ebri subjekti do t\u00eb rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie me burime t\u00eb ligjshme\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, subjekti nuk ka lidhur kontrat\u00eb para noterit lidhur me shitjen e pretenduar t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs n\u00eb vitin 2004, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb paguar tatimi mbi t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn e pretenduar prej 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb k\u00ebsaj shume si burim i ligjsh\u00ebm, Hasa \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 163 m2 n\u00eb Durr\u00ebs. Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar si burim shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e objektit n\u00eb Kavaj\u00eb n\u00eb vitin 2004, rezulton se kontrata e porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>Pasi nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb p\u00ebrcaktohet dhe provohet se sa \u00ebsht\u00eb vlera e apartamentit, si dhe sa jan\u00eb vlerat e paguara nd\u00ebr vite, Komisioni konstaton se Hasa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb faktet dhe vlerat financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk p\u00ebrkon asnj\u00eb nga deklarimet e subjektit me deklaratat e b\u00ebra prej tij dhe me dokumentacionin shkresor provues lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri dhe vlerat p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, v\u00ebren KPK dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje kund\u00ebrshtit\u00eb e deklarimeve vjetore t\u00eb subjektit me ato veting kur vlera e apartamentit \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, ashtu si dhe n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes. Kjo, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb t\u00eb vitit 2001, vlera totale \u00ebsht\u00eb parashikuar 50 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>\u201cDyshohet q\u00eb vlera n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim mosdeklarimin e sakt\u00eb t\u00eb vler\u00ebs dhe shmangien e detyrimeve tatimore n\u00eb favor t\u00eb organeve kompetente\u201d, v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit se apartamenti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim si karabina \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i pabazuar pasi objekti ka qen\u00eb i regjistruar. \u201cNuk provohet me kontrat\u00eb shitjeje se apartamenti ka pasur t\u00eb met\u00eb apo se nuk mund t\u00eb jet\u00eb objekt karabina vet\u00ebm i nd\u00ebrtuar me kolona. Nuk provohet nd\u00ebrtimi m\u00eb pas nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe vlerat e shpenzuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb nga subjekti n\u00eb DPV-t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, konstaton Komisioni.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Hasa ka b\u00ebr\u00eb deklarim kontradiktor, t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb rrem\u00eb lidhur me vler\u00ebn dhe burimin e ligjsh\u00ebm p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, si dhe ka rezultuar me balanc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Deklarime kontradiktore dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme jan\u00eb gjetur edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 90 m2 n\u00eb Sarand\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 3.9 milion\u00eb lek\u00eb; si dhe p\u00ebr kat\u00ebr autovetura, nj\u00eb Benz-i t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 kundrejt shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb, nj\u00eb autoveture tip \u201cPeugeot\u201d p\u00ebr vler\u00ebn 500 euro dhe nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi A4\u201d n\u00eb vler\u00ebn 850 euro.<\/p>\n<p>Po ashtu, Hasa \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Rusi n\u00eb vitet 2003-2005. M\u00ebgjith\u00ebse subjekti ka pretenduar gjat\u00eb hetimit se shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve jan\u00eb mbuluar nga gjysh\u00ebrit e f\u00ebmij\u00ebve, ky deklarim nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe as n\u00eb at\u00eb veting.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut<\/strong><\/p>\n<p>Pranimi i dhuratave nga persona me t\u00eb cil\u00ebt nuk ka pasur lidhje familjare, jan\u00eb konsideruar prej Komisionit n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hasa ka deklaruar se me kontrat\u00ebn e dhurimit t\u00eb vitit 2014, shtetasi V.R. u ka dhuruar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 1.000 m2 n\u00eb Himar\u00eb. Dhuruesi V.R. ka deklarar se u dhuron pranuesve t\u00eb dhurimit pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb pandar\u00eb mes tyre me nga \u00bd pjes\u00eb, parcel\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 1000 m2, nga pasuria e tij me sip\u00ebrfaqe totale 38 mij\u00eb m2, n\u00eb Himar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Komisioni konstatoi se subjekti nuk shpjegoi bindsh\u00ebm si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar ky dhurim nga nj\u00eb shtetas i cili nuk ndodhet n\u00eb rrethin familjar t\u00eb tij. Pranimi i dhurimit nga nj\u00eb prokuror t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje t\u00eb konsiderueshme toke, ndon\u00ebse nuk evidentohet ndonj\u00eb rast i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i konfliktit t\u00eb interesit me dhuruesin, cenon besimin e publikut\u201d, \u00e7mon Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Hasa ka c\u00ebnuar besimin e publikut, edhe n\u00eb rastin e dhurimit t\u00eb nj\u00eb shume nga dy shtetas, q\u00eb sipas tij i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrballimin e shpenzimeve p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>I dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar edhe p\u00ebrdorimi i dy apartamenteve n\u00eb Sarand\u00eb, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2005, si dhe i dy mjeteve. \u201c[\u2026]Pavar\u00ebsisht mospasjes n\u00eb dukje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit dhe humbin besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u00e7mon trupi gjykues i KPK.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse prokurori Hasa ka k\u00ebkruar pezullimin e procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit penal ndaj tij, Komisioni nuk e ka pranuar me argumentimin se hetimi administrativ nuk ka asnj\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen penale n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori i Sarand\u00ebs, Sali Hasa ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore p\u00ebr pasurin\u00eb, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i fsheh\u00eb ato. Pranimi i nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb bregdet dhe i favoreve t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia nga KPK. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72477,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[118,149,134,503],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Vendimi-Sali-Hasa-.jpg","fifu_image_alt":"Trupa e KPK-s\u00eb gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit p\u00ebr prokurorin Sali Hasa. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72476"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72476"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72476\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72478,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72476\/revisions\/72478"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72477"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}