{"id":72491,"date":"2021-10-29T15:34:52","date_gmt":"2021-10-29T13:34:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-bujar-musta-cenoi-besimin-e-publikut-me-veprimet-fiktive-dhe-vendimmarjet-e-tij\/2021\/10\/29\/"},"modified":"2023-04-06T18:26:42","modified_gmt":"2023-04-06T16:26:42","slug":"kpk-bujar-musta-cenoi-besimin-e-publikut-me-veprimet-fiktive-dhe-vendimmarjet-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-bujar-musta-cenoi-besimin-e-publikut-me-veprimet-fiktive-dhe-vendimmarjet-e-tij\/2021\/10\/29\/","title":{"rendered":"KPK: Bujar Musta c\u00ebnoi besimin e publikut me veprimet fiktive dhe vendimmarjet e tij"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtarit t\u00eb Elbasanit, Bujar Musta arsyetohet se ai ka kyer veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb fshehur nj\u00eb apartament, si dhe ka favorizuar t\u00eb pandehurit me veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_80596\" aria-describedby=\"caption-attachment-80596\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bujar-Musta-pas-shkarkimit.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-80596\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bujar-Musta-pas-shkarkimit-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"80596\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-80596\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Elbasanit, Bujar Musta pas shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 17 shtator t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin Elbasanit, Bujar Musta, pasi u konstatua se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues gjykues i KPK i kryesuar nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Zuela Zhegun, konkludon se Musta ka munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme dhe ka fshehur pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse gjat\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs nuk jan\u00eb provuar kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, \u2013 kan\u00eb rezultuar p\u00ebrputhje midis informacioneve t\u00eb klasifikuara dhe vendimarrjeve t\u00eb subjektit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb c\u00ebnimin t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Duke konsideruar edhe problemet profesionale prej nga jan\u00eb konstatuar vendimarrje n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb pandehurve, trupi gjykues ka krijuar bindjen se gjyqtari Musta duhet shkarkuar.<\/p>\n<p>Bujar Musta e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Elbasan. N\u00eb vitin 2014, Musta i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00eb procedimi disiplinor dhe ka marr\u00eb \u201cv\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim\u201d nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Veprime fiktive<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konkludon se gjyqtari Bujar Musta ka fshehur p\u00ebr disa vite nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 121.09 m2 n\u00eb Elbasan, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur prej tij pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim edhe kur ishte de jure n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb tij. N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb KPK shpjegohet se gjyqtari Musta e ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2010 nga kush\u00ebriri i tij E.L. kundrejt \u00e7mimit 3 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrsa shit\u00ebsi E.L. e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri nga vjehrri i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 3.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2010 ia ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim gjyqtarit Musta. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vjehrri i Must\u00ebs rezulton ta ket\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr vler\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se kush\u00ebriri E.L. ka deklaruar se ka marr\u00eb hua p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, megjith\u00ebse jetonte dhe e ushtronte aktivitetin e tij privat n\u00eb nj\u00eb qytet tjet\u00ebr. \u201c[\u2026]Z. E. L., jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, por as nuk kishte arsye brenda logjik\u00ebs ekonomike, ose tjet\u00ebr interes apo dobi q\u00eb t\u00eb blinte pasuri, n\u00ebse jo p\u00ebr interesin dhe p\u00ebr llogari t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pasi i vetmi person q\u00eb ka dal\u00eb me p\u00ebrfitim financiar, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb efekteve finale t\u00eb transaksioneve dhe l\u00ebvizjeve t\u00eb trefishta, t\u00eb lartp\u00ebrshkruara, rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, pik\u00ebrisht, subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, konkludon trupi gjykues.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se E. L. ia ka shitur apartamntin subjekti p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim 500 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak nga sa e kishte bler\u00eb vet\u00eb, duke dal\u00eb me humbje n\u00eb k\u00ebt\u00eb transaksion. \u201c[\u2026] \u2018thjesht\u2019 p\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar subjektit nj\u00eb \u00e7mim favorizues\u201d, v\u00ebren trupi gjykues.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konstatime, Komisioni konkludon se gjyqtari Musta nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2006 dhe n\u00eb 2004-\u00ebn dhe prandaj jan\u00eb kryer transaksionet pararend\u00ebse nga vjehrri dhe kush\u00ebriri i tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Krijohet bindja se subjekti ka qen\u00eb pronari de facto i apartamentit q\u00eb prej vitit 2004 dhe se t\u00eb gjitha veprimet juridike lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri kan\u00eb qen\u00eb fiktive dhe jan\u00eb kryer me porosi t\u00eb Must\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i mund\u00ebsuar atij blerjen e k\u00ebtij apartamenti me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga kostoja e nd\u00ebrtimit, q\u00eb t\u00eb kishte mund\u00ebsi ta p\u00ebrdorte dhe fshihte si pasuri t\u00eb tij\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u201d, vler\u00ebson trupit gjykues dhe i konsideron k\u00ebto veprime t\u00eb subjektit n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se Musta nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e gjith\u00eb vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri me \u00e7mim favorizues, edhe m\u00eb lir\u00eb se kostoja e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Gjyqtari Musta \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, pasi nga analiza financiare bazuar n\u00eb deklarimet vjetore, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 970 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 ka rezultuar nj\u00eb bilanc i p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ n\u00eb mas\u00ebn 3,3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cFavorizimi t\u00eb pandehurve\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, KPK ka gjetur vendimarje t\u00eb gjyqtarit Musta n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb favorizim t\u00eb t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Bujar Musta p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn, bazuar n\u00eb informacione q\u00eb referojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit n\u00eb korrupsion pasiv dhe n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb shfaqura edhe n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb raportuar informacione prej DSIK-s\u00eb, prej nga jan\u00eb ngritur dyshime se ato p\u00ebrkojn\u00eb me faktet. \u201c[\u2026]Duke i par\u00eb n\u00eb dinamik\u00ebn e tyre dhe n\u00eb kontekstin e dosjeve p\u00ebrkat\u00ebse, konfirmojn\u00eb dhe p\u00ebrputhen, ose s\u00eb paku nuk p\u00ebrjashtojn\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb se veprimet apo mosveprimet e subjektit t\u00eb ken\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim favorizimin e individ\u00ebve t\u00eb caktuar, dhe nga ana tjet\u00ebr faktin q\u00eb k\u00ebta persona kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb trajtim favorizues\/preferencial, pra kan\u00eb p\u00ebrfituar vendime m\u00eb t\u00eb buta se t\u00eb tjer\u00eb subjekte t\u00eb ligjit q\u00eb jan\u00eb gjendur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte apo n\u00eb rrethana t\u00eb ngjashme\u201d, konstaton trupi gjykues.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK \u00e7mon se nuk kan\u00eb rezultuar prova t\u00eb qarta lidhur me kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb subjektit me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, q\u00ebndrimet e subjektit t\u00eb disa dosje ku jan\u00eb gjetur rrethana specifike e kontradiktore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e zgjidhjeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve, konsiderohen si c\u00ebnim i besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konstatuar gjetje t\u00eb ngjashme edhe n\u00eb hetimin e aspektit profesional. Nga verifikimi t\u00eb dh\u00ebnave arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtarit Bujar Musta i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb masa disiplinore \u201cv\u00ebrejtje me paralajm\u00ebrim p\u00ebr largim nga detyra\u201d p\u00ebr zvarritje n\u00eb gjykim. Musta e ka ankuar mas\u00ebn disiplinore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, e cila ka vendosur \u201cMoskompetenc\u00ebn l\u00ebndore dhe d\u00ebrgimin e akteve p\u00ebr shqyrtim Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb\u201d. Kjo e fundit ka vendosur rr\u00ebzimin e padis\u00eb, por gjyqtari Bujar Musta ka paraqitur rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar deri n\u00eb momentin e hartimit t\u00eb raportit nga Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr \u201cshkarkim nga detyra\u201d n\u00eb vitin 2009, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gjykimin e t\u00eb pandehurit S.\u00c7. p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cvrasje me paramendim\u201d dhe \u201cprodhim e mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d. Megjith\u00ebse prokuroria ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e S.\u00c7. dhe t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb, trupi gjykues ku ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb edhe subjekti i ka shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga raportin e inspektimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb konstatuar se Musta ka treguar pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb dukshme profesionale n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit procedural, duke dh\u00ebn\u00eb vendime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin shoq\u00ebror me pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai nuk ka zbatuar urdh\u00ebrimet e dispozitave procedurale penale, duke sjell\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb veprimtarin\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan e duke c\u00ebnuar dhe ulur autoritetin e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShkeljet e kryera apo t\u00eb lejuara konsistojn\u00eb n\u00eb moskryerjen e veprimeve t\u00eb cilat ishte i detyruar t\u2019i kryente p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e rregullt t\u00eb detyr\u00ebs, me veprimet apo me mosveprimet e veta ka favorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb pandehurit, duke cenuar besueshm\u00ebrin\u00eb e publikut n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d, citohet n\u00eb vendim konstatimi i at\u00ebhersh\u00ebm i Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektimit t\u00eb Gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Po ashtu, v\u00ebrehet se Musta nuk e ka zbatuar me dashje Kodin e Procedur\u00ebs Penale n\u00eb gjykimin e k\u00ebtyre t\u00eb pandehurve. \u201c[\u2026]V\u00ebrtetohet ekzistenca e rrethanave t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb evidente dhe shum\u00eb t\u00eb qarta p\u00ebr gjykat\u00ebsin, por q\u00ebllimisht nuk jan\u00eb analizuar nga ana e gjyqtarit Bujar Musta\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe disa vendimarrje t\u00eb tjera t\u00eb gjyqtarit Musta. N\u00eb vitin 2005, subjekti dhe dy koleg\u00eb t\u00eb tij kan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm shtetasin A.C. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cshfryt\u00ebzim prostitucioni\u201d dhe i kan\u00eb hequr mas\u00ebn e sigurimit personal duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Pas akkimit nga Prokuroria e Apelit Durr\u00ebs, gjykata respektive e ka prishur vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit. Gjykata e Apelit Durr\u00ebs ka konstatuar se gjyqtar\u00ebt Bujar Musta dhe A. K., si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, kan\u00eb pasur penges\u00eb ligjore p\u00ebr marrjen pjes\u00eb n\u00eb gjykimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, pasi n\u00eb vitin 2004, kan\u00eb shfaqur mendimin p\u00ebr objektin e procedimit, duke i kaluar aktet prokurorit.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit Durr\u00ebs ka vler\u00ebsuar se duke qen\u00eb se ka shkelje procedurale aktet e prodhura nga vendimarrja e Must\u00ebs dhe koleg\u00ebve t\u00eb tij jan\u00eb absolutisht t\u00eb pavlefshme. Megjithat\u00eb, nj\u00eb treshe tjet\u00ebr gjykuese e Gjykat\u00ebs s\u00eb Elbasanit, e ka shpallur s\u00ebrish t\u00eb pafajsh\u00ebm shtetasin A.C., vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe prej Apelit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK ka njoftuar se emri i shtetasit Bujar Musta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gjat\u00eb kryerjes s\u00eb hetimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb vitit 2014 q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar, si dhe t\u00eb nj\u00eb procedimit t\u00eb 2019-\u00ebs q\u00eb vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb hetim. Po ashtu, ndaj Must\u00ebs jan\u00eb depozituar n\u00eb SPAK kall\u00ebzime penale n\u00eb vitet 2018 dhe 2019, por \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se subjekti nuk ka dor\u00ebzuar prova dhe argumente bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar rezultatet e hetimit administrativ p\u00ebr profesionalizimin. Gjithashtu, n\u00eb vendim thuhet se nuk ka mundur t\u00eb provoj\u00eb pretendimet e tij se masat disiplinore t\u00eb propozuara m\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb tendencioze dhe t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues \u00e7mon se shum\u00eb prej shkeljeve dhe problematikave t\u00eb konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter kontribuojn\u00eb gjithashtu n\u00eb krijimin e bindjes mbi cenimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb nga ana e subjektit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e gjyqtarit t\u00eb Elbasanit, Bujar Musta arsyetohet se ai ka kyer veprime fiktive p\u00ebr t\u00eb fshehur nj\u00eb apartament, si dhe ka favorizuar t\u00eb pandehurit me veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72492,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,362],"tags":[505,200,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bujar-Musta-pas-shkarkimit.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Elbasanit, Bujar Musta pas shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72491"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72491"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72493,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72491\/revisions\/72493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}