{"id":72497,"date":"2021-10-28T19:35:01","date_gmt":"2021-10-28T17:35:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtares-alkelina-gazidede\/2021\/10\/28\/"},"modified":"2023-04-06T18:26:59","modified_gmt":"2023-04-06T16:26:59","slug":"kolegji-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtares-alkelina-gazidede","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-ndaj-gjyqtares-alkelina-gazidede\/2021\/10\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji d\u00ebgjon parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj gjyqtares Alkelina Gazidede"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb zgjati gati 6 or\u00eb Komisioneri Publik k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Gjyqtarja u mbrojt duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara argumentet e ankimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_72381\" aria-describedby=\"caption-attachment-72381\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-72381\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alkelina-Gazedede-KPK-600x400.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"400\" data-id=\"72381\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-72381\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Alkelina Gazidede gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb enjten argumentet e pal\u00ebve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e rivler\u00ebsimit ndaj gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Alkelina Gazidede.<\/p>\n<p>Gazidede, e cila u konfirmua n\u00eb 10 korrik 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, u referua p\u00ebr apel nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit dhe u ankua nga Komisioneri Publik i cili k\u00ebrkon shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb publike n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit Komisioneri Publik Dariel Sina dhe Gazidede, e avokatja e saj Irena Reso u p\u00ebrball\u00ebn mbi argumentet e ngritura n\u00eb ankim kryesisht mbi t\u00eb ardhurat e ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie, blerjen e nj\u00eb dyqani, mos deklarimin e gjendjes cash n\u00eb disa vite dhe problemet n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Sina k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb seanc\u00eb se Gazidede nuk kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare t\u00eb ligjshme, kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb pamjaftueshme. Ai po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimi i KPK-s\u00eb ishte i c\u00ebnuesh\u00ebm edhe n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Duke iu referuar kat\u00ebr dosjeve t\u00eb Gazidedes q\u00eb u d\u00ebrguan nga KPK p\u00ebr hetim disiplinor\u00eb pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Sina tha se konstatonte q\u00eb \u201cmang\u00ebsit\u00eb e v\u00ebrejtura jan\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb nuk justifikojn\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit duhet t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Avokatja Irena Reso q\u00eb lexoi mbrojtjen e Gazidedes n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb kund\u00ebrshtoi pretendimet e Sin\u00ebs p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri, ngriti dyshime mbi analiz\u00ebn financiare dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vendimet e m\u00ebhershme t\u00eb KPA-s\u00eb u ishte dh\u00ebn\u00eb e drejt\u00eb subjektit mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Gazidede b\u00ebri mbrojtjen mbi profesionalizmin. Ajo k\u00ebrkoi fillimisht q\u00eb hetimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rr\u00ebzohej p\u00ebr procedur\u00eb dhe m\u00eb pas shpjegoi kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ishte ankimuar. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se s\u2019kishte konflikt interesi me Albtelekom, pavar\u00ebsisht zot\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb aksioneve. Po ashtu ajo pretendoi se s\u2019kishte pasur dijeni se dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte gjykuar n\u00eb Apel, i kishte gjykuar edhe m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Diskutimi p\u00ebr \u00a0pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik u m\u00ebshoi q\u00ebndrimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb ankim n\u00eb lidhje me sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb Gazidede ndan me prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit. Komisioneri vuri n\u00eb dukje se vler\u00ebsimi nga KPK i pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarim dhe munges\u00ebs s\u00eb burimeve ishte i pasakt\u00eb dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb rishqyrtonte k\u00ebt\u00eb aspekt.<\/p>\n<p>Sipas Sin\u00ebs, Gazidede nuk kishte deklaruar t\u00eb sakt\u00eb sip\u00ebrfaqen\u00a0 dhe vler\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie, kishte kontradikta n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb saj dhe se mungonte dokumentacioni provues p\u00ebr kostot. Sina k\u00ebmb\u00ebnguli se Komisioni kishte p\u00ebrllogaritur kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, pas t\u00eb cilave Gazidede rezultonte me bilanc negativ prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh. Ai pretendoj se n\u00ebse n\u00eb p\u00ebrllogaritje merreshin p\u00ebr baz\u00eb kostot e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, \u00a0Gazidede dhe personat e lidhur nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb shkonte mbi 4 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ai mbajti p\u00ebr blerjen e truallit, nj\u00eb nj\u00ebsie tregtare, dy makinave dhe disa transaksione bankare, bazuar mbi t\u00eb ardhura t\u00eb padeklaruara si gjendje cash. Sina k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti dhe t\u00eb marra n\u00eb konsiderat\u00eb nga KPK nuk duhej t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ligjshme. Ai tha se mos deklarimi i gjendjes cash n\u00eb vite b\u00ebnte t\u00eb pajustifikuara disa transaksione bankare dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat nga qiraja tatimet p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ishin paguar vet\u00ebm pas fillimit t\u00eb procesit veting nuk mund t\u00eb merreshin n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Sina po ashtu cil\u00ebsoi shkarkuese edhe mos deklarimin nga subjekti t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Avokatja Reso fillimisht i drejtoi disa pyetje Komisionerit dhe k\u00ebrkoi nga ai shpjegime mbi analiz\u00ebn financiare dhe p\u00ebrllogaritjen e kostove bazuar mbi tatimin e paguar te ALUIZN-i p\u00ebr legalizimin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb tej avokatja p\u00ebrdori dy argumente kryesore p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se k\u00ebrkesat n\u00eb ankim nuk q\u00ebndronin. Ajo tha se Gazidedes duhej t\u2019i llogariteshin kosto vet\u00ebm p\u00ebr \u00bd e banes\u00ebs, duke e ndar\u00eb at\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit. Duke iu referuar vendimeve t\u00eb KPK dhe KPA q\u00eb sipas saj i p\u00ebrkisnin \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngjashme, vjehrri dhe vjehrra ishin bashk\u00eb-investitor\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsideroheshin persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar mos deklarimin n\u00eb vite t\u00eb gjendjes cash avokatja tha se familja i kishte menaxhuar t\u00eb ardhurat sipas \u201ctradit\u00ebs zakonore\u201d. Ajo pretendoi se t\u00eb ardhurat e gjyqtares ishin menaxhuar nga vjehrri edhe pse familjet ishin t\u00eb ndara n\u00eb regjistrin e gjendjes civile. Duke iu referuar vendimit t\u00eb KPA p\u00ebr gjyqtaren Nertina Kosova, Reso pretendoi se vjehrri nuk kishte pasur detyrim deklarimi t\u00eb cashit, por se k\u00ebto para ishin mbajtur n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Reso po ashtu kund\u00ebrshtoi gjetjet e tjera t\u00eb Komisionerit. Sipas saj pagesa e tatimit p\u00ebr qirat\u00eb e p\u00ebrfituara vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2019 pas fillimit t\u00eb rivler\u00ebsimit, i b\u00ebnte ato t\u00eb ligjshme. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebto legjislacioni m\u00eb her\u00ebt nuk kishte parashikua modus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e tatimit n\u00eb burim dhe se kjo kishte krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Avokatja po ashtu k\u00ebrkoi q\u00eb KPA t\u00eb mos merrte parasysh k\u00ebrkesat e Sin\u00ebs sa i p\u00ebrket analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p><strong>Diskutimi mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pasuris\u00eb Sina i k\u00ebrkoi KPA t\u00eb rivler\u00ebsonte q\u00ebndrimi e Komisionit edhe n\u00eb lidhje me profesionalizmin e Gazidedes. Sina paraqiti si arsye vonesat n\u00eb dh\u00ebnien e vendimeve, nj\u00eb denoncim dhe 4 vendime t\u00eb gjyqtares.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb dyshuara p\u00ebr konflikt interesi p\u00ebr shkak t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb aksioneve n\u00eb kompanin\u00eb Albtelekom edhe pse k\u00ebto n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb mjaft t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Dy vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Administrative t\u00eb Apelit t\u00eb rr\u00ebzuara nga Gjykata e Lart\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor\u00eb, pasi Gazidede rezultoi t\u00eb kishte gjykuar k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje edhe si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i konsideroi si problematike k\u00ebto raste, por nuk mori vendim p\u00ebr to dhe i kaloi ato p\u00ebr procedim disiplinor\u00eb pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. ONM n\u00eb rekomandim p\u00ebr rastin e Gazidedes e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si shpangie t\u00eb KPK-s\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Sipas v\u00ebzhguesve KPK nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdorte referimin, por duhej t\u00eb gjykonte vet\u00eb sepse p\u00ebrndryshe \u201cheq dor\u00eb nga detyra e saj kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Sina n\u00eb ankim thot\u00eb se shkeljet t\u00eb marra s\u00eb bashku duhej t\u00eb sillnin shkarkimin e Gazidedes dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb KPA t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb ankimit Gazidede foli vet\u00eb. Ajo fillimisht pretendoi se kjo pjes\u00eb ankimi duhej t\u00eb rr\u00ebzohej p\u00ebr procedur\u00eb. Sipas gjyqtares vendimi i KPK-s\u00eb parashikonte se \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb referoheshin p\u00ebr procedim disiplinor\u00eb nuk mund t\u00eb ankoheshin.<\/p>\n<p>Gazidede m\u00eb tej, duke p\u00ebrmendur k\u00ebrkes\u00ebn e ONM-s\u00eb q\u00eb shqyrtimi n\u00eb KPA t\u00eb b\u00ebhej pa u shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb ILD, tha se kishte dy vendime t\u00eb ILD-s\u00eb t\u00eb marra mbi referimet nga KPK. Sipas saj Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb kishte vendosur pezullim p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb dy \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidheshin me vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe pezullim deri n\u00eb marrje t\u00eb nj\u00eb vendimi nga KPA p\u00ebr dy dosjet e tjera.<\/p>\n<p>Ajo pranoi problemet q\u00eb dilnin nga k\u00ebto raste, por k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur dijeni se kishte shqyrtuar m\u00eb her\u00ebt \u00e7\u00ebshtjen dhe pal\u00ebt nuk e kishin ngritur at\u00eb n\u00eb proces. Ajo po ashtu pretendoi se aksionet q\u00eb kishte pasur n\u00eb Albtelekom ishin minimale dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb p\u00ebrfitim financiare prej tyre. Gazidede mohoi problemet e tjera dhe tha se vonesat ishin shkak i ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs Komisioneri Sina k\u00ebrkoi t\u00eb njihej me vendimet e ILD-s\u00eb dhe trupa e kryesuar nga Ina Rama, me relator Ardian Hajdari e an\u00ebtar\u00eb\u00a0 Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz vendosi shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb or\u00ebn 14.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb zgjati gati 6 or\u00eb Komisioneri Publik k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit. Gjyqtarja u mbrojt duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara argumentet e ankimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":72498,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,362],"tags":[502,145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alkelina-Gazedede-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Alkelina Gazidede gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72497"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72497"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72497\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72499,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72497\/revisions\/72499"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}