{"id":72500,"date":"2021-10-28T18:34:59","date_gmt":"2021-10-28T16:34:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arbena-ahmeti-perballet-me-te-njejten-barre-prove-si-bashkeshorti-prokuror\/2021\/10\/28\/"},"modified":"2023-04-06T18:27:04","modified_gmt":"2023-04-06T16:27:04","slug":"arbena-ahmeti-perballet-me-te-njejten-barre-prove-si-bashkeshorti-prokuror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arbena-ahmeti-perballet-me-te-njejten-barre-prove-si-bashkeshorti-prokuror\/2021\/10\/28\/","title":{"rendered":"Arbena Ahmeti p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn barr\u00eb prove si bashk\u00ebshorti prokuror"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavaur i Kualifikimit e ka bazuar verifikimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Arbena Ahmeti n\u00eb hetimin e kryer m\u00eb par\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj &#8211; prokurorin Arens \u00c7ela, i konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash, por me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_81228\" aria-describedby=\"caption-attachment-81228\" style=\"width: 538px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Arbena-Ahmeti.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-81228\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Arbena-Ahmeti-538x400.jpg\" alt=\"\" width=\"538\" height=\"400\" data-id=\"81228\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-81228\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Arbena Ahmeti | Foto : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Arbena Ahmeti u p\u00ebrball t\u00eb enjten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs u evidentuan t\u00eb nj\u00ebjtat gjetje p\u00ebr pasurin\u00eb ashtu si dhe n\u00eb procesin e vetingut t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, ish-prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Arens \u00c7ela, i konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb shumic\u00eb votash, por me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb pasi nuk u ankimua prej Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Ahmeti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizimin e konstatuan tejkalim t\u00eb afeteve n\u00eb disa gjykime si dhe u evidentuan 19 denoncime, ku subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Arbena Ahmeti kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Arbena Ahmeti i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pasi punoi nj\u00eb vit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Lushnj\u00eb ku punoi gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2013. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mungesat p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Roland Ilia shpjegoi n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e hetimit p\u00ebr pasurin\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb hetimin administrativ t\u00eb kryer m\u00eb par\u00eb nga Komisioni p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj, prokurorin Arens \u00c7ela, pasi ka rezultuar se disponojn\u00eb pasuri t\u00eb nj\u00ebjta. \u201c\u00cbsht\u00eb pyetur subjekti n\u00ebse mban t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si bashk\u00ebshorti lidhur me konstatimet p\u00ebr pasurit\u00eb dhe ajo ka deklaruar se u p\u00ebrmbahet deklarimeve t\u00eb tij\u201d, sqaroi Ilia.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 67 m2 + 9 m2 sip\u00ebrfaqe e p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb porositur n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2008 p\u00ebr vler\u00ebn 60 mij\u00eb e 800 euro dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim n\u00eb vitin 2010, subjekti ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat e saj nga paga si magjistrate dhe pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb; t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si prokuror; dy huamarrje, nj\u00eb nga n\u00ebna e saj n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro dhe tjetra nga vjerri 5 mij\u00eb euro; si dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, an\u00ebtar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb Pamela Qirko dhe Firdes Shuli vler\u00ebsuan se prokurori \u00c7ela dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr apartamentin, nd\u00ebrsa an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb Xhensila Pine \u00e7moi se ata gjendeshin n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investmi.<\/p>\n<p>Shumica konstatoi se bashk\u00ebshort\u00ebt \u00c7ela kishin krijuar kursime n\u00eb form\u00eb likujditetesh q\u00eb jan\u00eb deklaruar rregullisht dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb ardhura n\u00eb analiz\u00ebn financiare, prej nga ka rezultuar se kan\u00eb pasur burime p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shtator 2008 n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, an\u00ebtarja Pine arsyetoi nuk kishin mund\u00ebsi pasi nuk justifikohej shuma e depozituuar cash n\u00eb vitin 2006, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica \u00ebsht\u00eb bindur edhe p\u00ebr burimet e prind\u00ebrve p\u00ebr dh\u00ebniet e huave, por Pine evidenton se n\u00ebna e gjyqtares Ahmeti e ka pasur n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me ish-bashk\u00ebshortin apartamentin q\u00eb ka shitur dhe nuk e ka disponuar gjith\u00eb vler\u00ebn e pretenduar si burim. Po ashtu, Pine vler\u00ebson se pprind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 5000 euro, pasi p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2011 kur ata kan\u00eb ndihmuar prokurorin \u00c7ela n\u00ebp\u00ebrmjet dhurimeve apo huave, sipas saj ata kan\u00eb rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, nga verifikimi i burimeve ka rezultuar se p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb euro kan\u00eb sh\u00ebrbyer likujditetet cash dhe ato n\u00eb bank\u00eb, t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2007 nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj. Nd\u00ebrsa p\u00ebr huat\u00eb, ve\u00e7 faktit se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb formalizuara me dokumentacion ligjor t\u00eb koh\u00ebs kur jan\u00eb deklaruar se jan\u00eb marr\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi e prind\u00ebrve t\u00eb t\u00eb dy subjekteve p\u00ebr kursimin e shumave t\u00eb pretenduara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00ebna e subjektit ka shitur nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb truall n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs, si dhe ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shum\u00eb 249 mij\u00eb lek\u00eb nga motra e saj q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, Komisioni ka kryer analiz\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2008 dhe konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb. E nj\u00ebjta situat\u00eb ka rezultuar edhe p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga vjehrri i subjektit. Ilia shpjegoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb Ahmetit kishin porositur n\u00eb ato koh\u00eb dy apartamente dhe rezultonin n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kredin\u00eb nuk jan\u00eb gjetur probleme dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00ebn 3800 euro n\u00eb momentin e marjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb apartamentit. Por, trupi gjykues ka konstatuar se pagesa e k\u00ebtij k\u00ebsti nuk \u00ebsht\u00eb depozituar tek shoq\u00ebria nd\u00ebrtimore, por tek nj\u00eb tjet\u00ebr kompani.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cDaimler Chrysler\u201d n\u00eb vitin 2016, kundrejt shum\u00ebs 3000 euro, si dhe mospasqyrim t\u00eb burimit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjetjet e tjera q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me transaksione para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe para martes\u00ebs mes dy subjekteve, nuk u relatuan probleme.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar balanc\u00eb negative totale n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb kaluar subjektit barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit nj\u00eb shoq\u00ebrie tjet\u00ebr nga ajo prej s\u00eb cil\u00ebs ishte bler\u00eb apartamenti, Ahmeti sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grupim shoq\u00ebrish, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe firma nd\u00ebrtuese ku kishin porositur banes\u00ebn. \u201cNe i kemi b\u00ebr\u00eb pages\u00eb vet\u00ebm shoq\u00ebris\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn kemi pasur marrdh\u00ebnien p\u00ebr blerjen e apartamentit. Formimi i grupit prej k\u00ebtyre shoq\u00ebrive nuk ka lidhje me ne\u201d, theksoi Ahmeti.<\/p>\n<p>Ajo vijoi shpjegimet p\u00ebr huat\u00eb duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se kishin sqauar dhe m\u00eb par\u00eb se u ishin drejtuar prind\u00ebrve p\u00ebr ndihm\u00eb financiare pasi kredia bankare donte koh\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitohej.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00ebna e saj kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro. Sipas Ahmetit, shpenzimet e jetes\u00ebs ishin mund\u00ebsuar nga pagat e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs, nd\u00ebrsa shumat e p\u00ebrfituara nga shitja e pasurie e mbulonin vler\u00ebn e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me konstatimet e Komisionit se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kishin bler\u00eb dy pasuin\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, ajo u shpreh se apartamentet ishin porositur para se \u00c7ela t\u00eb fillonte pun\u00ebn si prokuror. Ahmeti pretendoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit nuk kishin kryer asnj\u00eb pages\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre nga pagat p\u00ebr vitet 2007-2008. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se babai i bashk\u00ebshortit punon si mjek dhe se t\u00eb tre pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes punonin dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme edhe n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrllogaritej vet\u00ebm viti 2008.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se duhet t\u00eb krijohet bindja se ata kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huave dhe k\u00ebrkoj q\u00eb k\u00ebto vlera t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr apartamentin\u201d, pohoi Ahmeti.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb prind\u00ebrit e saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb konsiderohen si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur dhe jo si persona t\u00eb lidhur. Subjekti k\u00ebrkoi gjithashtu, q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2008 t\u00eb p\u00ebrfshihej edhe nj\u00eb dhurim nga n\u00ebna n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ahmeti pohoi se kishin pasur mund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2016 dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb gjendja cash e vitit 2015.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2012, Ahmeti evidentoi se nuk ishte kosideruar nj\u00eb shum\u00eb 400 mij\u00eb lek\u00eb nga pagat e bashk\u00ebshortit dhe as t\u00eb ardhurat e saj si pedagoge.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shpjegimeve t\u00eb saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter, Ahmeti deklaroi se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kriterin profesional u evidentuan disa \u00e7\u00ebshtje prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjykimi ka zgjatur jasht\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit 2013-2016\u00a0jan\u00eb regjistruar pran\u00eb Inspektoriatit t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb gjithsej 8 ankesa, nga t\u00eb cilat dy jan\u00eb regjistruar p\u00ebr vler\u00ebsim profesional dhe etik.<\/p>\n<p>Ilia sqaroi se ndaj gjyqtares Ahmeti jan\u00eb depozituar 19 denoncime nga publiku, ku nuk jan\u00eb gjetur probleme. Ai vijoi se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb prej denoncimeve. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, Ilia e pyeti Ahmetin lidhur me dy denoncime t\u00eb reja q\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb Komision nj\u00eb dit\u00eb para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Ahmeti shpjegoi gjat\u00eb idhur me dy \u00e7\u00ebshtjet, ku n\u00eb nj\u00eb rast b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padi ndaj IMT-s\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Vor\u00eb p\u00ebr shpron\u00ebsimin e nj\u00eb objekti. Ajo sqaroi se e kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb, pasi vendimi ishte marr\u00eb nga K\u00ebshilli i Bashkis\u00eb Vor\u00eb dhe se IMT dhe bashkia po zbatonin vendimin. \u201cPala padit\u00ebse nuk provoi se cili \u00ebsht\u00eb interesi konkret q\u00eb prek vendimin e IMT\u201d, deklaroi Ahmeti dhe sqaroi se kishte kryer edhe orjentim p\u00ebr zgjidhjen juridike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Lidhur me denoncimin e dyt\u00eb t\u00eb ri, Ahmeti deklaroi se kishte vepruar brenda afatit dhe se vendimin e mospranimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padis\u00eb e kishte arsyetuar. Gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve jasht\u00eb afatit ajo e justifikoi me ngarkes\u00ebn e madhe n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj Ahmeti solli n\u00eb v\u00ebmendje se kriteri i pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb gj\u00eb e gjykyar nga KPK dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 1 n\u00ebntor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavaur i Kualifikimit e ka bazuar verifikimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Arbena Ahmeti n\u00eb hetimin e kryer m\u00eb par\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj &#8211; prokurorin Arens \u00c7ela, i konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb me shumic\u00eb votash, por me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":72501,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[167,117,362],"tags":[421,102,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtarja-Arbena-Ahmeti.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Arbena Ahmeti | Foto : Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72500"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72500"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72500\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72502,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72500\/revisions\/72502"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72500"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72500"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72500"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}